{"id":63752,"date":"2026-01-13T11:48:22","date_gmt":"2026-01-13T11:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/13\/shoqata-e-gjyqtareve-reagon-per-statusin-e-magjistrateve-dhe-prokuroreve-po-uzurpohet-pushteti-i-klgj\/"},"modified":"2026-01-13T11:48:22","modified_gmt":"2026-01-13T11:48:22","slug":"shoqata-e-gjyqtareve-reagon-per-statusin-e-magjistrateve-dhe-prokuroreve-po-uzurpohet-pushteti-i-klgj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/13\/shoqata-e-gjyqtareve-reagon-per-statusin-e-magjistrateve-dhe-prokuroreve-po-uzurpohet-pushteti-i-klgj\/","title":{"rendered":"Shoqata e Gjyqtar\u00ebve reagon p\u00ebr statusin e magjistrat\u00ebve dhe prokuror\u00ebve: Po uzurpohet pushteti i KLGJ"},"content":{"rendered":"<p>Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka reaguar n\u00eb lidhje me ndryshimet ligjore q\u00eb prekin statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb reagim theksohet se me ndryshmet ligjore shmanget gara p\u00ebr postet drejtuese n\u00eb pushtetin gjyq\u00ebsor si dhe po tentohet t\u00eb uzurpohet pushteti q\u00eb Kushtetuta i ka dh\u00ebn\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor n\u00eb em\u00ebrimin e kryetar\u00ebve t\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njohur me projektligjin \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d\u201d, si pjes\u00eb e nj\u00eb pakete ndryshimesh t\u00eb ligjeve t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb d\u00ebrguar nga ana e Kuvendit, p\u00ebr konsultim. N\u00eb parim, Shoqata \u00ebsht\u00eb shprehur gjithmon\u00eb e gatshme p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me Kuvendin dhe \u00e7do institucion tjet\u00ebr n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e kuadrit ligjor q\u00eb normon statusin e magjistrat\u00ebve si dhe organizimin dhe veprimtarin\u00eb e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb qeverisjes s\u00eb tyre. Megjithat\u00eb, kjo Shoqat\u00eb thekson se \u00e7do ndryshim normativ duhet t\u00eb jet\u00eb i kujdessh\u00ebm, t\u00eb mos bjer\u00eb ndesh me parimet themelore t\u00eb shtetnd\u00ebrtimit, si ndarja dhe balancimi i pushteteve dhe pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit, si dhe duhet t\u00eb synoj\u00eb perfeksionimin e ligjeve baz\u00eb t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe jo t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb sukseset e arritura deri tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Shoqata konstaton se n\u00eb projektligjin \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d\u201d, t\u00eb paraqitur nga ana e Kuvendit, nd\u00ebr t\u00eb tjera, prezantohet edhe nj\u00eb norm\u00eb e cila vler\u00ebsohet si shum\u00eb problematike nga pik\u00ebpamja kushtetuese. Konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nenin 12 t\u00eb k\u00ebtij projektligji, q\u00eb synon t\u00eb shtoj\u00eb nenin 170\/3 n\u00eb ligjin nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve ne Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj norme, kryetar\u00ebt n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjykatave t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb apelit t\u00eb juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe atij administrativ konfirmohen si kryetar\u00eb t\u00eb em\u00ebruar deri n\u00eb dat\u00ebn 31 dhjetor 2028, duke shmangur sakaq gar\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto poste drejtuese n\u00eb pushtetin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb thekson se nj\u00eb dispozit\u00eb e till\u00eb, s\u00eb pari, tenton t\u00eb uzurpoj\u00eb pushtetin q\u00eb Kushtetuta i ka dh\u00ebn\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor n\u00eb em\u00ebrimin e kryetar\u00ebve t\u00eb gjykatave. N\u00eb nenin 147\/a, pika 1, shkronja \u201ca\u201d, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, parashikohet se K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor em\u00ebron, vler\u00ebson, ngre n\u00eb detyr\u00eb dhe transferon gjyqtar\u00ebt e t\u00eb gjitha niveleve. Em\u00ebrimi n\u00eb pozicionin e kryetarit t\u00eb gjykat\u00ebs konsiderohet si ngritje n\u00eb detyr\u00eb sipas ligjit nr. 96\/2016 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb disponoj\u00eb vet\u00ebm K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. S\u00eb dyti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, kjo dispozit\u00eb shtrihet vet\u00ebm ndaj gjykatave t\u00eb juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe atyre administrative dhe nuk p\u00ebrfshin gjykatat e posa\u00e7me. S\u00eb treti, projektligji nuk mban n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se KLGJ-ja tashm\u00eb ka miratuar aktin normativ p\u00ebrkat\u00ebs lidhur me procedur\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb gjykatave t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb apelit, akt i cili ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 1 janar 2026 dhe pritet t\u2019i sjell\u00eb efektet shum\u00eb shpejt, me hapjen e gar\u00ebs p\u00ebr postet e kryetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto gjykata, si dhe faktin se p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej gati gjasht\u00eb vitesh gjykatat e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb apelit jan\u00eb drejtuar nga z\u00ebvend\u00ebskryetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ushtruar funksionet e kryetarit n\u00eb detyr\u00eb. Kjo gj\u00eb e b\u00ebn jo vet\u00ebm t\u00eb panevojsh\u00ebm caktimin e kryetar\u00ebve t\u00eb gjykatave nga ana e Kuvendit, por sjell edhe cenimin e parimeve kushtetuese t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Shoqata sjell n\u00eb v\u00ebmendje se edhe tentativa t\u00eb ngjashme p\u00ebr miratimin e normave t\u00eb tilla me karakter ad personam kan\u00eb d\u00ebshtuar pasi jan\u00eb p\u00ebrballur me gjykimin kushtetues. P\u00ebrmendim k\u00ebtu vendimin nr. 34, dat\u00eb 10.04.2017, t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb shfuqizuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, neni 161, pika 3, e ligjit nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, dispozit\u00eb e cila synonte t\u00eb nd\u00ebrpriste mandatin e Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb si dhe t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb gjykatave t\u00eb tjera. N\u00eb k\u00ebto rrethana, Shoqata fton Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrpiqet t\u00eb cenoj\u00eb standardet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, duke d\u00ebmtuar arritjet e realizuara p\u00ebrmes ngritjes s\u00eb organeve t\u00eb reja t\u00eb qeverisjes s\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor, pushtet i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb reformimit si dhe q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb jurisprudenc\u00ebn udh\u00ebrr\u00ebfyese t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Nga ana tjet\u00ebr, ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00e7do moment e hapur p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar dhe ofruar kontributin e saj n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e procesit t\u00eb ligjb\u00ebrjes.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shoqata-e-gjyqtareve-reagon-per-statusin-e-magjistrateve-dhe-prokuroreve-po-uzurpohet-pushteti-i-klgj\/\">Shoqata e Gjyqtar\u00ebve reagon p\u00ebr statusin e magjistrat\u00ebve dhe prokuror\u00ebve: Po uzurpohet pushteti i KLGJ<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka reaguar n\u00eb lidhje me ndryshimet ligjore q\u00eb prekin statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. N\u00eb reagim theksohet se me ndryshmet ligjore shmanget gara p\u00ebr postet drejtuese n\u00eb pushtetin gjyq\u00ebsor si dhe po tentohet t\u00eb uzurpohet pushteti q\u00eb Kushtetuta i ka dh\u00ebn\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor n\u00eb em\u00ebrimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63752","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63752","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63752"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63752\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63752"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63752"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63752"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}