{"id":63708,"date":"2026-01-13T06:51:45","date_gmt":"2026-01-13T06:51:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/13\/buxheti-i-2026-es-po-paguan-miliona-euro-per-faturat-e-2025\/"},"modified":"2026-01-13T06:51:45","modified_gmt":"2026-01-13T06:51:45","slug":"buxheti-i-2026-es-po-paguan-miliona-euro-per-faturat-e-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/13\/buxheti-i-2026-es-po-paguan-miliona-euro-per-faturat-e-2025\/","title":{"rendered":"Buxheti i 2026-\u00ebs, po paguan miliona euro p\u00ebr faturat e 2025"},"content":{"rendered":"<p>Kan\u00eb kaluar dy jav\u00eb nga nisja e vitit dhe buxheti i shtetit ende po b\u00ebn pagesat e muajit dhjetor 2025.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga thesari i Ministris\u00eb s\u00eb Financave q\u00eb i takojn\u00eb dat\u00ebs 7 dhjetor, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 380 milion\u00eb lek\u00eb pagesa (3 milion\u00eb euro) p\u00ebr faturat e dat\u00ebs 24 dhjetor, mbi 505 milion\u00eb lek\u00eb ose 5,5 milion\u00eb euro p\u00ebr faturat e dat\u00ebs 31 dhjetor.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm dy shembuj, teksa shumica e pagesave nga thesari n\u00eb dy jav\u00ebt e para t\u00eb janarit 2026 po b\u00ebhen p\u00ebr faturat e dhjetorit 2025.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e financave pohojn\u00eb se, pagesa e faturave t\u00eb dhjetorit n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb vitit pasardh\u00ebs \u00ebsht\u00eb e lejueshme nga pik\u00ebpamja ligjore.<\/p>\n<p>Sistemi buxhetor shqiptar funksionon kryesisht mbi baz\u00eb cash, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se shpenzimet regjistrohen n\u00eb momentin kur kryhet pagesa dhe jo domosdoshm\u00ebrish kur lind detyrimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nj\u00eb fatur\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket sh\u00ebrbimeve apo mallrave t\u00eb dhjetorit, por q\u00eb paguhet n\u00eb janar, llogaritet ligj\u00ebrisht si shpenzim i vitit t\u00eb ri. Kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr menaxhimin e financave publike, por i deformon treguesit e nj\u00eb viti buxhetor dhe d\u00ebmton transparenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Pagesa e faturave t\u00eb dhjetorit n\u00eb janar b\u00ebn q\u00eb deficiti i vitit t\u00eb kaluar t\u00eb shfaqet m\u00eb i ul\u00ebt, nd\u00ebrsa barra reale e shpenzimeve zhvendoset artificialisht te viti pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb e pagesave t\u00eb dhjetorit n\u00eb vitin tjet\u00ebr fiskal \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur \u00e7do fund-vit, duk\u00eb d\u00ebmtuar besueshm\u00ebrin\u00eb e raportimit fiskal dhe kufizimin e t\u00eb drejt\u00ebs e publikut dhe t\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa ka kushtuar realisht qeverisja e vitit te kaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb raportimet sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare shpenzimet regjistrohen n\u00eb momentin kur lind detyrimi ekonomik.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga thesari i Ministris\u00eb e Financave p\u00ebrgjat\u00eb muajit dhjetor nga data 2 deri me 29 u kryen rreth 84 miliard\u00eb lek\u00eb (840 milion\u00eb euro) pagesa.<\/p>\n<p>Nga 1 janari deri me 29 dhjetor 2025 kur rezultojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e fundit mbi pagesat e thesarit jan\u00eb shpenzuar gjithsej rreth 722,6 miliard\u00eb lek\u00eb, teksa plani vjetor ishte 831,7 miliard\u00eb lek\u00eb ose 109 miliard\u00eb lek\u00eb tepric\u00eb, rreth 1,1 miliard\u00eb euro n\u00eb dat\u00ebn 30 dhjetor nj\u00eb dit\u00eb para mbylljes s\u00eb vitit.<\/p>\n<p>\u00c7do fund viti qeveria miraton buxhet n\u00eb rritje p\u00ebr vitin pasardh\u00ebs, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete asnj\u00ebher\u00eb nuk arrin t\u00eb ekzekutohet sipas planit t\u00eb miratuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb edhe pse vendi ka nevoja t\u00eb m\u00ebdha me gati 20 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb varf\u00ebri relative dhe nj\u00eb emigracion masiv.<\/p>\n<p>N\u00eb 2025 teprica ishte shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb pasi pagesat e muajit dhjetor ishin m\u00eb t\u00eb kufizuara, prej hetimeve. Teprica buxhetore, nj\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr uljen e m\u00ebtejshme t\u00eb borxhit publik \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se abuzimet me to, si\u00e7 edhe kan\u00eb treguar rezultatet e hetimeve nga SPAK.\/Monitor.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/13\/buxheti-i-2026-es-po-paguan-miliona-euro-per-faturat-e-2025\/\">Buxheti i 2026-\u00ebs, po paguan miliona euro p\u00ebr faturat e 2025<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kan\u00eb kaluar dy jav\u00eb nga nisja e vitit dhe buxheti i shtetit ende po b\u00ebn pagesat e muajit dhjetor 2025. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga thesari i Ministris\u00eb s\u00eb Financave q\u00eb i takojn\u00eb dat\u00ebs 7 dhjetor, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 380 milion\u00eb lek\u00eb pagesa (3 milion\u00eb euro) p\u00ebr faturat e dat\u00ebs 24 dhjetor, mbi 505 milion\u00eb lek\u00eb ose [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63708","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63708","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63708"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63708\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63708"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63708"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63708"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}