{"id":63657,"date":"2026-01-12T20:46:08","date_gmt":"2026-01-12T20:46:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/12\/kushtetuesja-zbardh-vendimin-per-veliajn-presidenti-shkeli-kushtetuten\/"},"modified":"2026-01-12T20:46:08","modified_gmt":"2026-01-12T20:46:08","slug":"kushtetuesja-zbardh-vendimin-per-veliajn-presidenti-shkeli-kushtetuten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/12\/kushtetuesja-zbardh-vendimin-per-veliajn-presidenti-shkeli-kushtetuten\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja zbardh vendimin p\u00ebr Veliajn: Presidenti shkeli Kushtetut\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><span>Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shkarkimit t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Erion Veliaj, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kryebashkiakut dhe duke rr\u00ebzuar vendimet e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb seanc\u00ebn plenare publike t\u00eb dat\u00ebs 31 tetor 2025, Gjykata Kushtetuese, e kryesuar nga Holta Za\u00e7aj dhe me pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, shqyrtoi k\u00ebrkes\u00ebn e paraqitur nga Veliaj.<\/span><\/p>\n<p><span>Me shumic\u00eb votash, Gjykata vendosi pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs dhe shfuqizimin e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si t\u00eb papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ne vendimin e zbardhur, theksohen nj\u00eb seri shkeljesh t\u00eb b\u00ebra q\u00eb nga K\u00ebshilli Bashkiak p\u00ebr mospranin\u00eb e Veliajt n\u00eb mbledhje dhe deri te argumenti se kryebashkiaku kishte munguar mbi 30 dit\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cNga analiza e rrethanave faktike, Gjykata evidenton, s\u00eb pari, se e drejta p\u00ebr proces t\u00eb rregullt ligjor p\u00ebrfshin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb garancish procedurale, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb detyrime pozitive t\u00eb organeve publike q\u00eb zhvillojn\u00eb procedur\u00ebn e shkarkimit nga detyra t\u00eb organit t\u00eb zgjedhur t\u00eb qeverisjes vendore. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Barra p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre garancive nuk mund t\u00eb zhvendoset tek individi ndaj t\u00eb cilit zhvillohet kjo procedur\u00eb. K\u00ebto garanci synojn\u00eb jo vet\u00ebm sigurimin e transparenc\u00ebs dhe informimit t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr natyr\u00ebn dhe arsyet e procedimit, por edhe krijimin e kushteve reale dhe efektive q\u00eb subjekti i prekur t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe p\u00ebr t\u00eb paraqitur mbrojtjen e tij.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Gjykata v\u00eb n\u00eb dukje se thjesht marrja dijeni nga k\u00ebrkuesi p\u00ebr dat\u00ebn e mbledhjes s\u00eb k\u00ebshillit bashkiak nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar organin publik nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha masat e domosdoshme procedurale q\u00eb garantojn\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb dhe jo formalist.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span><em>Standardi kushtetues i procesit t\u00eb rregullt k\u00ebrkon q\u00eb organet publike t\u00eb veprojn\u00eb me nism\u00ebn e tyre, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastet kur individi ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb objektive jofavorizuese, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb izolimi p\u00ebr shkak t\u00eb masave t\u00eb sigurimit personal. Kjo e fundit, logjikisht, e b\u00ebn t\u00eb pamundur pjes\u00ebmarrjen fizike t\u00eb k\u00ebrkuesit n\u00eb mbledhjen e k\u00ebshillit bashkiak pa nd\u00ebrhyrjen e organeve kompetente\u201d \u2013<\/em> thuhet n\u00eb vendim.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cVendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, i cili ka marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb vet\u00ebm faktin e munges\u00ebs tremujore n\u00eb detyr\u00eb, nuk ka analizuar shkakun, rrethanat dhe as ndikimin e munges\u00ebs n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs, duke mos vler\u00ebsuar n\u00ebse kjo situat\u00eb rridhte nga veprimet ose mosveprimet e vet\u00eb kryetarit dhe n\u00ebse ajo mund t\u00eb konsiderohej shkelje e r\u00ebnd\u00eb e Kushtetut\u00ebs ose e ligjeve. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Gjykata thekson se mbrojtja e interesit publik p\u00ebr t\u00eb siguruar funksionimin e rregullt t\u00eb organeve t\u00eb qeverisjes vendore dhe t\u00eb drejt\u00ebn e zgjedh\u00ebsve p\u00ebr t\u2019u qeverisur nga nj\u00eb organ i zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si argument p\u00ebr t\u00eb relativizuar ose anashkaluar k\u00ebrkesat e qarta kushtetuese. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Standardet kushtetuese t\u00eb mbrojtjes s\u00eb mandatit t\u00eb t\u00eb zgjedhurit vendor dhe t\u00eb kufizimit t\u00eb kompetencave shkarkuese t\u00eb pushtetit ekzekutiv kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim pik\u00ebrisht mbrojtjen e parimit t\u00eb autonomis\u00eb vendore dhe t\u00eb vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve. Prandaj, zbatimi mekanik i nj\u00eb dispozite ligjore pa u lidhur me kriterin material kushtetues, p\u00ebrb\u00ebn shmangie nga rendi kushtetues dhe cenon garancit\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb ushtrimit t\u00eb mandatit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit vendor.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span><em>P\u00ebr sa m\u00eb lart, Gjykata arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se vendimi i shkarkimit t\u00eb k\u00ebrkuesit nga detyra \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb procesi t\u00eb parregullt ligjor, q\u00eb ka sjell\u00eb pasoj\u00eb cenimin edhe t\u00eb parimit t\u00eb autonomis\u00eb vendore, ndaj pretendimet e tij q\u00eb lidhen me at\u00eb proces jan\u00eb t\u00eb bazuara\u201d<\/em> \u2013 thuhet n\u00eb vendim.<\/span><\/p>\n<p><span>Po ashtu, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dekretin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore\u201d, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb lidhet me Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, duke konstatuar shkelje t\u00eb neneve 115, pikat 2 dhe 3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cGjykata \u00e7mon se Presidenti ka nxjerr\u00eb dekretin p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, duke mos mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb se vendimi i shkarkimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, p\u00ebr shkak t\u00eb paraqitjes s\u00eb ankimit kushtetues nga ana e organit t\u00eb zgjedhor vendor, ishte i pezulluar ipso iure. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Ai ishte i detyruar t\u00eb priste vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Gjykat\u00ebs dhe vet\u00ebm n\u00eb rast t\u00eb l\u00ebnies n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit p\u00ebr shkarkimin nga detyra, mund t\u00eb ushtronte kompetenc\u00ebn e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Presidenti ka caktuar dat\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, edhe pse gjendej p\u00ebrpara nj\u00eb pengese kushtetuese t\u00eb parashikuar nga neni 115 i Kushtetut\u00ebs. <\/span><\/em><\/p>\n<p><span><em>N\u00eb vler\u00ebsimin e Gjykat\u00ebs, kjo m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb vepruarit t\u00eb Presidentit nuk respekton edhe parimin e luajalitetit kushtetues. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Gjykata arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se dekreti i Presidentit, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb ka caktuar dat\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb, ka dal\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb parashikimeve kushtetuese dhe duhet t\u00eb shfuqizohet\u201d<\/em> \u2013 thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur. <strong>\u00a9LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/12\/kushtetuesja-zbardh-vendimin-per-veliajn-presidenti-shkeli-kushtetuten\/\">Kushtetuesja zbardh vendimin p\u00ebr Veliajn: Presidenti shkeli Kushtetut\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shkarkimit t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Erion Veliaj, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kryebashkiakut dhe duke rr\u00ebzuar vendimet e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. N\u00eb seanc\u00ebn plenare publike t\u00eb dat\u00ebs 31 tetor 2025, Gjykata Kushtetuese, e kryesuar nga Holta Za\u00e7aj dhe me pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63657","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63657"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63657\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}