{"id":63635,"date":"2026-01-12T17:53:39","date_gmt":"2026-01-12T17:53:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/12\/divorc-te-noteri-ministri-i-drejtesise-flet-per-uljen-e-stokut-te-dosjeve\/"},"modified":"2026-01-12T17:53:39","modified_gmt":"2026-01-12T17:53:39","slug":"divorc-te-noteri-ministri-i-drejtesise-flet-per-uljen-e-stokut-te-dosjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/12\/divorc-te-noteri-ministri-i-drejtesise-flet-per-uljen-e-stokut-te-dosjeve\/","title":{"rendered":"\u201cDivorc te noteri\u201d, Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb flet p\u00ebr uljen e stokut t\u00eb dosjeve"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Besfort Lamallari, ka th\u00ebn\u00eb sot se n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm do t\u00eb prezantohet nj\u00eb platform\u00eb e re p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb ndryshme p\u00ebrmes formave alternative sipas modeleve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendeve europiane, pa qen\u00eb nevoja p\u00ebr t\u00eb shkuar detyrimisht n\u00eb gjykat\u00eb. Kjo pritet q\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb edhe n\u00eb uljen e stokut t\u00eb dosjeve n\u00ebp\u00ebr gjykata.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin Arb\u00ebr Hitaj n\u00eb Radio Televizionin Shqiptar, Lamallari solli p\u00ebr ilustrim rastin e nj\u00eb \u00e7ifti i cili k\u00ebrkon t\u00eb divorcohet dhe s\u2019ka implikime financiare apo trash\u00ebgimtar\u00eb. Sipas tij martesa t\u00eb tilla mund t\u00eb zgjidhen leht\u00ebsisht edhe te noteri pa shkuar fare n\u00eb gjykat\u00eb duke shmangur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb koh\u00ebn e gjat\u00eb, kostot financiare dhe frustrimin.<\/p>\n<p><em>\u201cSot n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb \u00e7ift i cili vendos q\u00eb fatet e tyre nuk jan\u00eb m\u00eb bashk\u00eb duke k\u00ebrkuar t\u00eb zgjidhin martes\u00ebn, sipas kuadrit ligjor n\u00eb fuqi, sipas proceseve standarde tradicionale prej kaq vitesh q\u00eb nuk jan\u00eb sfiduar, duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Nuk ka arsye sepse t\u00eb zvarriten disa \u00e7\u00ebshtje, kur nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera, zgjidhja e martes\u00ebs kur nuk ka element\u00eb financiare, kur nuk ka trash\u00ebgimtar\u00eb, kjo zgjidhet edhe p\u00ebrmes noterit. Pra, \u00ebsht\u00eb shprehje e vullnetit p\u00ebrpara p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor. Kjo ishte sa p\u00ebr ilustrim, por ka shum\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb tjera ligjore q\u00eb duhen ripar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ua leht\u00ebsojm\u00eb jet\u00ebn qytetar\u00ebve\u201d<\/em>, tha Lamallari.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb intervist\u00ebs ai foli edhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e formave t\u00eb tjera alternative p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve pa shkuar n\u00eb gjykat\u00eb, si nd\u00ebrmjet\u00ebsimi, arbitrazhi, apo pajtimi, forma t\u00eb cilat duhet t\u00eb sugjerohen p\u00ebr qytetar\u00ebt edhe nga vet\u00eb gjykatat, ku p\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb vendin ton\u00eb pothuajse nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb fare deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Lamallari p\u00ebrmendi gjithashtu mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb e t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve ose p\u00ebr t\u00eb shmangur vajtjen fizikisht n\u00ebp\u00ebr gjykata e prokurori p\u00ebr depozitim t\u00eb dokumenteve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Por ai theksoi gjithashtu edhe nevoj\u00ebn q\u00eb institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb raport me llogaridh\u00ebnien karshi qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb nj\u00eb nga efektet e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb edhe leht\u00ebsimi i jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb mos presin pafund\u00ebsisht edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje krejt minore q\u00eb t\u00eb enden n\u00eb dyert e gjykatave p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra. Ky \u00ebsht\u00eb prioritet madhor i yni. Ne do t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb \u00e7do mekaniz\u00ebm t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr adresimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, duke p\u00ebrfshir\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb ne kemi dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat n\u00eb raport me llogaridh\u00ebnien karshi qytetar\u00ebve duhet t\u00eb japin shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga sa ata kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb deri m\u00eb tani. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e mir\u00eb megjithat\u00eb nuk do t\u00eb jemi kurrsesi t\u00eb k\u00ebnaqur derisa t\u00eb shohim q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet nuk zgjasin me vite t\u00eb t\u00ebra n\u00eb gjykat\u00eb, qofshin k\u00ebto t\u00eb natyr\u00ebs civile apo penale apo administrative. Ne k\u00ebtu do t\u00eb p\u00ebrdorim mekanizma t\u00eb ndrysh\u00ebm ligjore si me mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme q\u00eb ne kemi dh\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb kapaciteteve t\u00eb institucioneve t\u00eb ndryshme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, qoft\u00eb edhe me numrin e ndihm\u00ebsave ligjor\u00eb, po nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishm\u00eb p\u00ebr ne q\u00eb kjo nuk duhet t\u00eb shikohet vet\u00ebm si \u00e7\u00ebshtje e rritjes s\u00eb pagave apo rritjes s\u00eb numrit t\u00eb ndihm\u00ebsave. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrkushtimi ndaj pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, e t\u00eb qenit efektiv n\u00eb trajtimin e ankesave apo padive t\u00eb qyetar\u00ebve. Ne do t\u00eb prezantojm\u00eb nj\u00eb platform\u00eb e cila do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb jo vet\u00ebm miratim t\u00eb strategjis\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb nivel politik, por edhe rishikimin p\u00ebrmes k\u00ebsaj i nevojave p\u00ebr nd\u00ebrhyrje ligjore aty ku \u00ebsht\u00eb vendi, duke par\u00eb edhe praktikat e vendeve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Bashkimit Evropian, p\u00ebr adresimin e \u00e7\u00ebshtjeve, e konfliktit mes pal\u00ebve p\u00ebrmes mekanizmave alternative si nd\u00ebrmjet\u00ebsimi, arbitrazhi, pajtimi, zgjidhja e mosmarr\u00ebveshjeve p\u00ebrmes formave hibride duke p\u00ebrdorur edhe teknologjin\u00eb. Nuk ka arsye q\u00eb nj\u00eb qytetar p\u00ebr t\u00eb depozituar nj\u00eb dokument t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb disa kilometra rrug\u00eb p\u00ebr n\u00eb gjykat\u00eb os\u00eb prokurori nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky mund t\u00eb depozitohet edhe online. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb aspekt, por sigurisht deri n\u00eb pjes\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve mund\u00ebsisht pa shkuar fare n\u00eb gjykat\u00eb. Apo edhe p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb, p\u00ebrfshi edhe Inteligjenc\u00ebn Artificiale, pa i hyr\u00eb fare proceseve gjyq\u00ebsore\u201d,<\/em> deklaroi ministri Lamallari.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/12\/divorc-te-noteri-ministri-i-drejtesise-flet-per-uljen-e-stokut-te-dosjeve\/\">\u201cDivorc te noteri\u201d, Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb flet p\u00ebr uljen e stokut t\u00eb dosjeve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Besfort Lamallari, ka th\u00ebn\u00eb sot se n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm do t\u00eb prezantohet nj\u00eb platform\u00eb e re p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb ndryshme p\u00ebrmes formave alternative sipas modeleve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendeve europiane, pa qen\u00eb nevoja p\u00ebr t\u00eb shkuar detyrimisht n\u00eb gjykat\u00eb. Kjo pritet q\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb edhe n\u00eb uljen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63635","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63635"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63635\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}