{"id":63430,"date":"2026-01-11T17:48:31","date_gmt":"2026-01-11T17:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/11\/drejtesi-permes-ligjit-apo-politike-permes-drejtesise-tani-duhen-denime-gjyqin-le-ta-bejme-me-vone\/"},"modified":"2026-01-11T17:48:31","modified_gmt":"2026-01-11T17:48:31","slug":"drejtesi-permes-ligjit-apo-politike-permes-drejtesise-tani-duhen-denime-gjyqin-le-ta-bejme-me-vone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/11\/drejtesi-permes-ligjit-apo-politike-permes-drejtesise-tani-duhen-denime-gjyqin-le-ta-bejme-me-vone\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsi p\u00ebrmes ligjit, apo politik\u00eb p\u00ebrmes drejt\u00ebsis\u00eb? (tani duhen d\u00ebnime, gjyqin le ta b\u00ebjm\u00eb m\u00eb von\u00eb)"},"content":{"rendered":"<p><em>DREJT\u00cbSI P\u00cbRMES LIGJIT, APO POLITIK\u00cb P\u00cbRMES DREJT\u00cbSIS\u00cb? (tani duhen d\u00ebnime, gjyqin le ta b\u00ebjm\u00eb m\u00eb von\u00eb) <\/em><\/p>\n<p><strong>Nga Plarent Ndreca\/<\/strong><\/p>\n<p>Ta nisim nga ajo q\u00eb duket e vet\u00ebkuptueshme dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe e rrezikshme: lufta kund\u00ebr korrupsionit. Kush mund t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr saj? Vet\u00eb pyetja ting\u00ebllon absurde, madje imorale. Por pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon problemi. Kur nj\u00eb ide shnd\u00ebrrohet n\u00eb aksiom\u00eb morale absolute, ajo pushon s\u00eb qeni politik\u00eb publike dhe kthehet n\u00eb ideologji. Ideologjia nuk g\u00ebnjen hapur, ajo thot\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, aq bind\u00ebse, saq\u00eb \u00e7do pyetje p\u00ebr gjysm\u00ebn tjet\u00ebr b\u00ebhet e panevojshme.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri sot, lufta kund\u00ebr korrupsionit ka fituar statusin e nj\u00eb kauze q\u00eb mbyll debatin p\u00ebrpara se ai t\u00eb hapet. Kush k\u00ebrkon procedur\u00eb, standard prove apo kufij kompetencash, nuk trajtohet si kritik institucional, por si armik moral. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb. Demokracit\u00eb rrall\u00eb rr\u00ebzohen nga korrupsioni vet\u00eb; qeverit\u00eb, po. Ato rr\u00ebzohen nga antidoti i gabuar ndaj tij, nga nj\u00eb ila\u00e7 aq i fort\u00eb, sa n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar s\u00ebmundjen, shkat\u00ebrron organizmin. Ndaj pyetja reale nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse korrupsioni ekziston apo n\u00ebse duhet luftuar. K\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrgjigje tashm\u00eb t\u00eb dh\u00ebna. Pyetja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pak\u00ebndshme dhe aspak popullore: a po b\u00ebjm\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebrmes ligjit, apo po b\u00ebjm\u00eb politik\u00eb p\u00ebrmes drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00ebn predikimin ironik se nuk po b\u00ebjm\u00eb politik\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb para s\u00eb gjithash procedur\u00eb, proces i rregullt ligjor dhe vet\u00ebm p\u00ebrmes saj merr p\u00ebrmbajtje. Procedura nuk \u00ebsht\u00eb penges\u00eb teknike; ajo \u00ebsht\u00eb vet\u00eb substanca e drejt\u00ebsis\u00eb. Pa proces t\u00eb rregullt ligjor, drejt\u00ebsia nuk zbatohet keq; ajo thjesht nuk ekziston. K\u00ebtu shfaqet edhe paradoksi i par\u00eb: sa m\u00eb \u201ce drejt\u00eb\u201d t\u00eb perceptohet kauza, aq m\u00eb shum\u00eb procedura shihet si luks i panevojsh\u00ebm, si formalitet bezdis\u00ebs, si penges\u00eb p\u00ebr \u201ct\u00eb mir\u00ebn e madhe\u201d. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast shfaqet perversiteti ideologjik: shkelja e ligjit fillon t\u00eb justifikohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prokuror apo gjyqtar q\u00eb mendon, qoft\u00eb edhe n\u00eb heshtje, se \u201cduhet patjet\u00ebr nj\u00eb d\u00ebnim, sepse shoq\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sinjal\u201d, nuk po gabon thjesht profesionalisht. Ai po ndryshon natyr\u00ebn e rolit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Sinjalet jan\u00eb gjuh\u00eb e pushtetit politik, jo e ligjit. Drejt\u00ebsia nuk sinjalizon; ajo gjykon mbi baz\u00ebn e rregullave t\u00eb vendosura nga pushteti politik (ligji).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb shpesh d\u00ebgjohet nj\u00eb kund\u00ebrargument: \u201cDrejt\u00ebsia shqiptare nuk komandohet nga politika.\u201d Ndoshta. Por kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht forma m\u00eb e sofistikuar e politizimit. Drejt\u00ebsia b\u00ebhet politike jo vet\u00ebm kur merr urdhra partiak\u00eb apo qeveritar\u00eb, por kur p\u00ebrvet\u00ebson nj\u00eb q\u00ebllim politik dhe e ushtron at\u00eb pa mandat, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb neutralitetit teknik. Vendimet nuk merren m\u00eb sepse plot\u00ebsohen kriteret ligjore, por sepse \u201crasti e k\u00ebrkon\u201d. Dhe \u201crasti\u201d nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb kategori juridike. \u00cbsht\u00eb kategori politike. Nj\u00eb figur\u00eb, nj\u00eb moment, nj\u00eb mesazh. N\u00eb \u00e7astin q\u00eb drejt\u00ebsia fillon t\u00eb operoj\u00eb n\u00eb nivel simbolik, ajo ka dal\u00eb nga fusha e ligjit e ka hyr\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>\nKjo prodhon nj\u00eb dilem\u00eb q\u00eb rrall\u00eb artikulohet hapur: a po p\u00ebrballemi me raste individuale korrupsioni, apo me nj\u00eb transformim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb rolit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb rendin politik? N\u00ebse drejt\u00ebsia fillon t\u00eb prodhoj\u00eb pasoja politike t\u00eb pakthyeshme p\u00ebrpara se t\u00eb ket\u00eb vendime p\u00ebrfundimtare, at\u00ebher\u00eb ajo nuk po kufizon pushtetin; po e z\u00ebvend\u00ebson at\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb forma klasike e asaj q\u00eb mund t\u00eb quhet shtet gjyq\u00ebsor: pushtet pa mandat demokratik, i ushtruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb legjitimitetit moral.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rend demokratik, boshll\u00ebqet politike nuk mbeten kurr\u00eb bosh. Kur politika heq dor\u00eb nga ushtrimi i mandatit t\u00eb saj, nga marrja e vendimeve t\u00eb v\u00ebshtira, nga mbajtja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe nga p\u00ebrballja me koston elektorale, ky boshll\u00ebk mbushet nga institucione q\u00eb nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb vepruar politikisht. Paradoksi i fundit dhe ndoshta m\u00eb ciniku \u00ebsht\u00eb ky: kjo drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb m\u00eb efikase. Ajo prodhon arrestime, tituj dhe ndjesin\u00eb e pastrimit moral, gj\u00eb q\u00eb politika nuk arriti ta b\u00ebnte. Por pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron mashtrimi ideologjik. Efikasiteti afatshkurt\u00ebr fsheh koston afatgjat\u00eb: shkat\u00ebrrimin e besimit te ligji si kufi i pakap\u00ebrcyesh\u00ebm. Dhe n\u00eb momentin q\u00eb qytetari kupton se rregullat vlejn\u00eb vet\u00ebm derisa t\u00eb b\u00ebhen \u201cpenguese\u201d, pastaj shtyhen, ai nuk beson m\u00eb as te drejt\u00ebsia, as te shteti.<\/p>\n<p>Korrupsioni q\u00eb pretendojm\u00eb se po luftojm\u00eb nuk zhduket. Ai rikthehet n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, si pushtet q\u00eb vepron \u201cp\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb\u201d, pa na pyetur dhe pa iu bindur rregullave q\u00eb vet\u00eb ne kemi vendosur p\u00ebr ta kufizuar. Ndaj pyetja p\u00ebrfundimtare nuk \u00ebsht\u00eb morale, por thell\u00ebsisht politike: n\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ligjin dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit, ne e shkelim ligjin, \u00e7far\u00eb po mbrojm\u00eb realisht?<\/p>\n<p>Rreziku m\u00eb i madh nuk \u00ebsht\u00eb korrupsioni penal, por ai institucional, ideja iluzive se korrupsioni penal mund t\u00eb zhduket duke sakrifikuar pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb e b\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb t\u00eb drejt\u00eb: ligjin si kufi t\u00eb panegociuesh\u00ebm t\u00eb pushtetit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DREJT\u00cbSI P\u00cbRMES LIGJIT, APO POLITIK\u00cb P\u00cbRMES DREJT\u00cbSIS\u00cb? (tani duhen d\u00ebnime, gjyqin le ta b\u00ebjm\u00eb m\u00eb von\u00eb) Nga Plarent Ndreca\/ Ta nisim nga ajo q\u00eb duket e vet\u00ebkuptueshme dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe e rrezikshme: lufta kund\u00ebr korrupsionit. Kush mund t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr saj? Vet\u00eb pyetja ting\u00ebllon absurde, madje imorale. Por pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon problemi. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63430","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63430","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63430"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63430\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}