{"id":63429,"date":"2026-01-11T17:48:30","date_gmt":"2026-01-11T17:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/11\/shqiperia-ne-syte-dhe-mendjen-e-nje-amerikani-kuqezi\/"},"modified":"2026-01-11T17:48:30","modified_gmt":"2026-01-11T17:48:30","slug":"shqiperia-ne-syte-dhe-mendjen-e-nje-amerikani-kuqezi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/11\/shqiperia-ne-syte-dhe-mendjen-e-nje-amerikani-kuqezi\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria, n\u00eb syt\u00eb dhe mendjen e nj\u00eb \u201camerikani kuqezi\u201d"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Marko Caka\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Erdha, pash\u00eb dhe ika. Si\u00e7 vijn\u00eb zakonisht ata q\u00eb ende kan\u00eb sy p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe nerva p\u00ebr t\u00eb mos u mashtruar. Pash\u00eb at\u00eb q\u00eb kisha l\u00ebn\u00eb, sepse realiteti nuk ka l\u00ebvizur askund. Por nuk pash\u00eb at\u00eb q\u00eb kisha \u00ebnd\u00ebrruar, sepse n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme \u00ebndrrat p\u00ebrdoren kryesisht si dekor fushatash. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e skenografis\u00eb politike, jo e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria q\u00eb m\u00eb doli p\u00ebrpara nuk ishte nj\u00eb vend n\u00eb transformim, por nj\u00eb sken\u00eb e lodhur, e mbuluar me drita festive, sikur t\u00eb ishte marr\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht me qira p\u00ebr xhirime propagandistike. Sikur varf\u00ebria t\u00eb ishte thjesht problem ndri\u00e7imi. Sikur mjaftonin dritat p\u00ebr t\u00eb zhdukur err\u00ebsir\u00ebn sociale.<\/p>\n<p>Ky iluzion u rr\u00ebzua brutalisht me p\u00ebrmbytjet q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb pothuajse gjith\u00eb vendin. Ato treguan edhe nj\u00eb her\u00eb se fatkeq\u00ebsit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri rrall\u00ebher\u00eb jan\u00eb thjesht natyrore. Sht\u00ebpi t\u00eb p\u00ebrmbytura, rrug\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruara, lagje t\u00eb t\u00ebra n\u00ebn uj\u00eb, jo sepse reshjet ishin t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por sepse kanalizimet nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar kurr\u00eb si\u00e7 duhet, lumenjt\u00eb nuk jan\u00eb mir\u00ebmbajtur dhe planifikimi urban \u00ebsht\u00eb sakrifikuar p\u00ebr p\u00ebrfitime afatshkurtra dhe imazh politik.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbytjet nuk zbuluan nj\u00eb p\u00ebrjashtim, por zbuluan realitetin. Ato ekspozuan nj\u00eb shtet q\u00eb investon m\u00eb shum\u00eb n\u00eb fasad\u00eb sesa n\u00eb infrastruktur\u00eb, m\u00eb shum\u00eb n\u00eb propagand\u00eb sesa n\u00eb parandalim. Kur uji ngrihet, ngrihen edhe pasojat e dekadave t\u00eb neglizhenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria flet vazhdimisht p\u00ebr \u201cmadh\u00ebshti\u201d dhe \u201czhvillim\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jeton me nj\u00eb kompleks inferioriteti kronik. Pra, mjafton vet\u00ebm nj\u00eb fatkeq\u00ebsi natyrore dhe gjith\u00e7ka del n\u00eb sip\u00ebrfaqe, sepse bonifikimi dhe menaxhimi i uj\u00ebrave ose nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb, ose ekzistojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb letra.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja, ta doja Shqip\u00ebrin\u00eb si SHBA-n\u00eb ku jetoj. Por atje madh\u00ebshtia nuk fillon me zbukurime dhe nuk mbaron me slogane. Realiteti nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr grimin e festave p\u00ebr t\u00eb fshehur rrudhat e pabarazis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu d\u00ebshira \u00ebsht\u00eb luks, nd\u00ebrsa realiteti \u00ebsht\u00eb borxh, por nj\u00eb borxh q\u00eb trash\u00ebgohet brez pas brezi. Shqip\u00ebria ime \u00ebsht\u00eb ende shum\u00eb larg asaj q\u00eb shitet n\u00eb vitrin\u00ebn politike. Jo gjeografikisht, por moralisht.<\/p>\n<p>Mediat e m\u00ebdha jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kronikan\u00eb oborri. Jo p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin p\u00ebrgjegj\u00ebs, por p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer atij. Ato transmetojn\u00eb jet\u00ebn e politikan\u00ebve me nj\u00eb devotshm\u00ebri q\u00eb do ta kishin zili edhe regjimet autoritare klasike. Asnj\u00eb pyetje e pak\u00ebndshme, asnj\u00eb bezdi. Vet\u00ebm reportazhe t\u00eb l\u00ebmuara p\u00ebr \u201cvizion\u201d, \u201csukses\u201d dhe \u201ctransformim\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm, jan\u00eb ata q\u00eb dhan\u00eb vot\u00ebn dhe besimin, shpesh n\u00ebn kushte varf\u00ebrie dhe verb\u00ebrie, por mbeten figurant\u00eb n\u00eb fund t\u00eb kronik\u00ebs, n\u00ebse p\u00ebrmenden fare.<\/p>\n<p>Qendra e Tiran\u00ebs i ngjan gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb Times Square-i t\u00eb keqkopjuar. Drita q\u00eb verbojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos lejuar shikimin p\u00ebrtej tyre. Nj\u00eb qend\u00ebr e shk\u00eblqyer p\u00ebr turist\u00ebt dhe kamerat, nd\u00ebrsa periferit\u00eb mbeten po aq t\u00eb harruara sa dekada m\u00eb par\u00eb. Sot ato nuk jan\u00eb m\u00eb thjesht t\u00eb varfra, por jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb padukshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb elit\u00eb e re e mban k\u00ebt\u00eb prapasken\u00eb t\u00eb mbyllur me vet\u00ebdije. Sepse luksi n\u00eb Rolling Hills, Kodrat e Diellit apo Gjirin e Lal\u00ebzit humbet \u00e7do kuptim po t\u2019u hapet perdja. Kjo elit\u00eb, e prodhuar nga nj\u00eb sistem i korruptuar, sot shitet si imazh suksesi dhe jep leksione p\u00ebr \u201csip\u00ebrmarrje\u201d dhe \u201crrug\u00eb drejt pasuris\u00eb\u201d, gjithmon\u00eb kundrejt nj\u00eb pagese, gjithmon\u00eb pa shpjeguar pik\u00ebn e nisjes.Nj\u00eb elit\u00eb q\u00eb mat zhvillimin me restorante luksoze dhe kulla, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt matin muajin me dit\u00eb.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr \u201cboom ekonomik\u201d kur komunitete t\u00eb t\u00ebra mbijetojn\u00eb me borxhe, kredi informale dhe d\u00ebrgesa nga diaspora? Si mund t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr zhvillim kur p\u00ebrmbytjet shkat\u00ebrrojn\u00eb sht\u00ebpi dhe biznese q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb rrjet sigurie? Si mund t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr mir\u00ebqenj\u00eb kur p\u00ebrmbytjet shkat\u00ebrrojn\u00eb jet\u00ebn e atyre q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e mbijetes\u00ebs?<\/p>\n<p>Pash\u00eb edhe nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb ka zbuluar formatin m\u00eb t\u00eb sigurt t\u00eb pushtetit, monologun e paketuar si dialog. N\u00eb podcastin e tij ftohen vet\u00ebm ata q\u00eb e admirojn\u00eb, ata q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb narrativ\u00ebs. Kritika nuk hyn n\u00eb studio, sepse do t\u2019i prishte akustik\u00ebn e lavd\u00ebrimeve. Kur pushteti flet vet\u00ebm me veten, demokracia kthehet n\u00eb podcast, nd\u00ebrsa realiteti mbetet jasht\u00eb mikrofonit.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo Shqip\u00ebri e ndri\u00e7uar, e kuruar, e filtruar, m\u00eb ngjan me nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bukur nga jasht\u00eb, por me themele t\u00eb krisura. Nj\u00eb vend q\u00eb investon m\u00eb shum\u00eb n\u00eb fasad\u00eb sesa n\u00eb dinjitet, m\u00eb shum\u00eb n\u00eb propagand\u00eb sesa n\u00eb drejt\u00ebsi, m\u00eb shum\u00eb n\u00eb imazh sesa n\u00eb njeriun.<\/p>\n<p>Prandaj erdha, pash\u00eb dhe ika. Jo nga mungesa e dashuris\u00eb, por sepse dashuria k\u00ebrkon sinqeritet. Dhe aty ku realiteti mbytet nga dritat, apo nga uj\u00ebrat, sinqeriteti \u00ebsht\u00eb viktima e par\u00eb.<\/p>\n<p>Erdha, pash\u00eb\u2026 dhe ika s\u00ebrish. Jo si akt braktisjeje, por si akt mbijetese morale.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Marko Caka\/ Erdha, pash\u00eb dhe ika. Si\u00e7 vijn\u00eb zakonisht ata q\u00eb ende kan\u00eb sy p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe nerva p\u00ebr t\u00eb mos u mashtruar. Pash\u00eb at\u00eb q\u00eb kisha l\u00ebn\u00eb, sepse realiteti nuk ka l\u00ebvizur askund. Por nuk pash\u00eb at\u00eb q\u00eb kisha \u00ebnd\u00ebrruar, sepse n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme \u00ebndrrat p\u00ebrdoren kryesisht si dekor fushatash. Ato [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63429","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63429"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63429\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63429"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}