{"id":63296,"date":"2026-01-10T20:48:26","date_gmt":"2026-01-10T20:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/10\/askush-nuk-ka-pyetur-per-familjet-e-prekura\/"},"modified":"2026-01-10T20:48:26","modified_gmt":"2026-01-10T20:48:26","slug":"askush-nuk-ka-pyetur-per-familjet-e-prekura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/10\/askush-nuk-ka-pyetur-per-familjet-e-prekura\/","title":{"rendered":"Askush nuk ka pyetur p\u00ebr familjet e prekura \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar nga tregu pran\u00eb ish-Uzin\u00ebs \u201cDinamo\u201d, i njohur si tregu i 5 Majit, ku nj\u00eb zjarr i p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha ka shkrumbuar mbi 100 biznese dhe magazina, duke l\u00ebn\u00eb pa t\u00eb ardhura dhjet\u00ebra familje shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb nga vendngjarja, Tabaku theksoi se d\u00ebmi ekonomik \u00ebsht\u00eb masiv dhe se shum\u00eb biznese familjare kan\u00eb humbur mallra me vler\u00eb nga qindra mij\u00ebra deri n\u00eb 1 milion euro. Sipas saj, edhe pse kan\u00eb kaluar or\u00eb nga ngjarja, bizneset e prekura nuk kan\u00eb pasur ende asnj\u00eb kontakt nga institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cAskush nuk ka ardhur t\u2019i pyes\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e mallit, p\u00ebr punonj\u00ebsit apo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb nes\u00ebr me familjet q\u00eb sot kan\u00eb par\u00eb t\u00eb digjet e ardhmja e tyre,\u201d u shpreh Tabaku.<\/p>\n<p>Deputetja e PD k\u00ebrkoi masa t\u00eb menj\u00ebhershme nga qeveria, duke nisur nga nj\u00eb bilanc i plot\u00eb i d\u00ebmeve dhe i punonj\u00ebsve t\u00eb prekur, si dhe hartimin urgjent t\u00eb nj\u00eb pakete mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl. Ajo theksoi se kjo paket\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb heqjen e taksave dhe detyrimeve doganore p\u00ebr rifurnizimin e mallrave, si dhe mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen.<\/p>\n<p><strong>Reagimi<\/strong><\/p>\n<p>Akoma nuk jan\u00eb shuar flak\u00ebt dhe akoma ndihet era e r\u00ebnd\u00eb e d\u00ebmit te bizneset e djegura t\u00eb tregut pran\u00eb ish-Uzin\u00ebs \u201cDinamo\u201d.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbi 100 biznese dhe magazina q\u00eb strehonin mallrat e m\u00eb shum\u00eb se 100 bizneseve t\u00eb tjera, t\u00eb cilat jan\u00eb shkrumbuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Pronar\u00ebt e k\u00ebtyre bizneseve jan\u00eb kryesisht biznese familjare, njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb investuar n\u00eb to jet\u00ebn, pun\u00ebn, sakrific\u00ebn dhe gjith\u00e7ka kan\u00eb pasur. Jan\u00eb familje t\u00eb t\u00ebra q\u00eb jetonin nga t\u00eb ardhurat e k\u00ebtyre bizneseve.<\/p>\n<p>Edhe sot, teksa flasim, ata nuk kan\u00eb ende nj\u00eb bilanc t\u00eb qart\u00eb t\u00eb d\u00ebmit. Shum\u00eb prej tyre m\u00eb tregojn\u00eb se mallrat e magazinuara kishin vler\u00eb nga 300\u2013400 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr disa biznese d\u00ebmi shkon deri n\u00eb 1 milion euro.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, asnj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i shtetit nuk ka shkuar p\u00ebr t\u2019i pyetur p\u00ebr vler\u00ebn e mallit, p\u00ebr punonj\u00ebsit apo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb nes\u00ebr me familjet q\u00eb sot kan\u00eb par\u00eb t\u00eb shkrumbohet e ardhmja e tyre.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb merren masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb bilanc t\u00eb qart\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha bizneseve t\u00eb d\u00ebmtuara dhe t\u00eb punonj\u00ebsve q\u00eb punonin aty.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare duhet patjet\u00ebr t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb paket\u00eb masash konkrete: duke nisur nga heqja e t\u00eb gjitha taksave dhe detyrimeve doganore p\u00ebr bizneset q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb rifurnizohen me produkte t\u00eb nj\u00ebjta, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe masa mb\u00ebshtet\u00ebse financiare.<\/p>\n<p>Biznesi i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb shtylla e ekonomis\u00eb shqiptare. Ashtu si\u00e7 jan\u00eb hequr taksa p\u00ebr bizneset e m\u00ebdha dhe jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb favore fiskale p\u00ebr klient\u00ebt e qeveris\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb radha q\u00eb dora e shtetit t\u00eb shtrihet p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej tyre sot jan\u00eb n\u00eb kufirin minimal t\u00eb mbijetes\u00ebs: dyert jan\u00eb mbyllur dhe bashk\u00eb me to \u00ebsht\u00eb mbyllur edhe e ardhmja e shum\u00eb familjeve q\u00eb deri dje jetonin nga k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar nga tregu pran\u00eb ish-Uzin\u00ebs \u201cDinamo\u201d, i njohur si tregu i 5 Majit, ku nj\u00eb zjarr i p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha ka shkrumbuar mbi 100 biznese dhe magazina, duke l\u00ebn\u00eb pa t\u00eb ardhura dhjet\u00ebra familje shqiptare. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb nga vendngjarja, Tabaku theksoi se d\u00ebmi ekonomik \u00ebsht\u00eb masiv dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63296","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63296","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63296"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63296\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}