{"id":63233,"date":"2026-01-10T15:48:22","date_gmt":"2026-01-10T15:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/10\/carlo-bollino-arben-ahmetaj-te-syri-si-pentito-apo-si-shejtan-budalla\/"},"modified":"2026-01-10T15:48:22","modified_gmt":"2026-01-10T15:48:22","slug":"carlo-bollino-arben-ahmetaj-te-syri-si-pentito-apo-si-shejtan-budalla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/10\/carlo-bollino-arben-ahmetaj-te-syri-si-pentito-apo-si-shejtan-budalla\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Arben Ahmetaj te Syri, si pentito apo si shejtan budalla?"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt q\u00eb nga fillimi i arratisjes s\u00eb tij, ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka mbajtur monologun e radh\u00ebs p\u00ebrpara mikrofonit dashamir\u00ebs t\u00eb \u00e7impek\u00ebs. Si edhe her\u00ebt e tjera, as k\u00ebsaj radhe nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb, sepse nuk u b\u00eb asnj\u00eb pyetje. E megjithat\u00eb, pyetje p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kishte plot, p\u00ebr shembull: Ku i kishte gjetur 93 mij\u00eb eurot e shpenzuara sipas SPAK n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2018 duke luajtur bixhoz n\u00eb kazinon\u00eb e Malt\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur si minist\u00ebr fitonte vet\u00ebm 2 mij\u00eb euro n\u00eb muaj?<\/p>\n<p>Ahmetaj, megjithat\u00eb, kishte p\u00ebrgatitur nj\u00eb list\u00eb pikash p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb, dhe \u00e7impeka thjesht ia rikujtonte. M\u00eb shum\u00eb nj\u00eb sufler sesa nj\u00eb gazetar. Por deri k\u00ebtu nuk ka pse t\u00eb \u00e7uditet kush, duke qen\u00eb se \u00e7impeka pretendon se t\u00eb b\u00ebsh \u201dinformim\u201d n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb gazetari e pavarur. Madje mezi pret q\u00eb Sali Berisha t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet, p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb nj\u00eb media qeveritare.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duhet t\u00eb habis\u00eb, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb nj\u00eb ish-minist\u00ebr i Financave, ish-z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe madje ish-drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Tatimeve, zgjedh si avokat mbrojt\u00ebs nj\u00eb media n\u00ebn hetim p\u00ebr evazion fiskal dhe pastrim parash. N\u00ebse k\u00ebto jan\u00eb parimet q\u00eb e kan\u00eb frym\u00ebzuar edhe kur ishte n\u00eb pushtet, at\u00ebher\u00eb akuzat p\u00ebr korrupsion t\u00eb ngritura nga SPAK b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>Por problemi sot \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptohet sa i besuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb Arben Ahmetaj n\u00eb monolog\u00ebt e tij televiziv\u00eb. Verifikimi i par\u00eb q\u00eb prokurorit\u00eb per\u00ebndimor\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb testuar besueshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb penduari \u00ebsht\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se ai ka pranuar plot\u00ebsisht t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta. Nj\u00eb i penduar q\u00eb e akuzon veten vet\u00ebm pjes\u00ebrisht p\u00ebr krimet e kryera, rr\u00ebzohet. Nj\u00eb i penduar q\u00eb vet\u00ebshpallet i pafajsh\u00ebm dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb statusin e tij si i pandehur vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten dhe p\u00ebr t\u00eb akuzuar t\u00eb tjer\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm. Pra, Arben Ahmetaj nuk \u00ebsht\u00eb i penduar dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr: Ai ka qen\u00eb n\u00eb qeveri pa nd\u00ebrprerje nga shtatori 2013 deri n\u00eb korrik 2022 dhe n\u00eb ato n\u00ebnt\u00eb vite nuk e kemi d\u00ebgjuar kurr\u00eb t\u00eb denoncoj\u00eb asnj\u00eb parregullsi, asnj\u00eb abuzim, asnj\u00eb korrupsion, asnj\u00eb lidhje mes qeveris\u00eb dhe krimit. Dhe n\u00ebse i ka par\u00eb dhe nuk i ka denoncuar, do t\u00eb thot\u00eb se ka p\u00ebrfituar edhe ai prej tyre dhe ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor.<\/p>\n<p>Akuzat e tij televizive kan\u00eb filluar vet\u00ebm pas ngritjes s\u00eb akuzave ndaj tij nga SPAK, kur tashm\u00eb ishte n\u00eb arrati nga vendi. Gjat\u00eb arratisjes ka filluar t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe \u201cinvestigime\u201d, por pesha e k\u00ebtyre investigimeve \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me pesh\u00ebn e nj\u00eb hetimi q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb qytetar i lir\u00eb q\u00eb, duke mos pasur \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb, rri gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb internet n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb skandaleve. Jan\u00eb sigurisht denoncime t\u00eb dobishme, por nuk kan\u00eb vler\u00ebn e shtuar q\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb denoncim q\u00eb vjen nga brenda sistemit. Me pak fjal\u00eb, Arben Ahmetaj, kur denoncon historin\u00eb e \u00e7uditshme t\u00eb ishullit fiskal \u201cDurana\u201d, dinamikat financiare t\u00eb \u201cKajo\u201d-s apo infiltrime t\u00eb mundshme ruse n\u00eb Porto Romano, shfaqet si nj\u00eb bloger i zakonsh\u00ebm, i verbuar nga urrejtja, q\u00eb hedh akuza q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb verifikohen, por jo si nj\u00eb minist\u00ebr i penduar q\u00eb e njeh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte m\u00eb serioze, n\u00eb fakt, n\u00ebse do t\u00eb denonconte \u201cskandalet\u201d q\u00eb e p\u00ebrfshijn\u00eb at\u00eb vet\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb pranonte se ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor apo madje ideatori i tyre, si p\u00ebr shembull formula e diskutueshme e partneritetit publik-privat (PPP), p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00e7udit\u00ebrisht nuk thot\u00eb kurr\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb. P\u00ebr Arben Ahmetajn, t\u00eb gjitha koncesionet e miratuara me firm\u00ebn e tij jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb ligjshme, ashtu si edhe procedurat e rind\u00ebrtimit pas t\u00ebrmetit, shpenzimet n\u00eb koh\u00ebn e Covid-it, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr privatizimet q\u00eb ka drejtuar kur ishte minist\u00ebr dhe \u00e7do akt tjet\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar gjat\u00eb n\u00ebnt\u00eb viteve n\u00eb qeveri. Sikur t\u00eb thoshte se, sipas Arben Ahmetajt, korrupsioni i Edi Ram\u00ebs ka filluar vet\u00ebm dit\u00ebn kur e shkarkoi si z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe vendosi n\u00eb vend t\u00eb tij Belinda Ballukun, ndaj s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrqendron edhe akuzat e tij. Madje, sipas Ahmetajt, edhe ndikimet e krimit n\u00eb zgjedhje kan\u00eb filluar vet\u00ebm pasi ai u p\u00ebrjashtua nga politika. Ai nuk flet p\u00ebr asnj\u00eb skandal t\u00eb periudhave t\u00eb m\u00ebparshme dhe \u00e7impeka nuk guxon t\u00eb b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb pyetje p\u00ebr k\u00ebto tema. K\u00ebshtu, nuk duket shejtan budalla vet\u00ebm i intervistuari, por edhe intervistuesi.<\/p>\n<p>Arben Ahmetaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kujdessh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten, por edhe p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm ato gj\u00ebra q\u00eb p\u00ebrputhen me vij\u00ebn politike t\u00eb Sali Berish\u00ebs. E b\u00ebn k\u00ebt\u00eb kur shmang p\u00ebrmendjen e oligark\u00ebve miq t\u00eb Berish\u00ebs (denoncon abuzime n\u00eb koncesionin Thuman-Kashar, por harron t\u00eb akuzoj\u00eb botuesin Bashkim Ulaj q\u00eb e ka fituar at\u00eb, sepse Ulaj financon edhe familjen Berisha), dhe e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb kur akuzon armiqt\u00eb e \u201cfamiljes\u201d, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, natyrisht, jam edhe un\u00eb, i vetmi botues mes qindra pronar\u00eb televizionesh, gazetash dhe faqesh online, q\u00eb jam gjithmon\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr shpifjes t\u00eb klanit Berisha. Ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb prova e papritur se 99% e mediave te tjera jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lidhura me Berish\u00ebn sesa me qeverin\u00eb: dhe prov\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe demokracie dhe pluralizmi se kjo nuk ka.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb rastin tim, megjithat\u00eb, kam prov\u00ebn se Arben Ahmetaj g\u00ebnjen. P\u00ebrralla q\u00eb m\u00eb p\u00ebrket mua, e p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb mikrofonin e \u00e7impek\u00ebs q\u00eb tundte kok\u00ebn i k\u00ebnaqur, dhe e treguar para Ahmetajt mij\u00ebra her\u00eb edhe nga Berisha, \u00ebsht\u00eb se Edi Rama do t\u00eb m\u00eb kishte dhuruar nj\u00eb truall mbi t\u00eb cilin kam nd\u00ebrtuar redaksin\u00eb e Report TV, duke u paguar ish-pronar\u00ebve t\u00eb shpron\u00ebsuar n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit 2.9 milion\u00eb euro. Natyrisht, kjo \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb. K\u00ebta 2.9 milion\u00eb euro jan\u00eb paguar si detyrim ligjor p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 9.500 metrash katror\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ish-pronar\u00ebt kishin fituar t\u00eb drejt\u00ebn e kompensimit, por jo t\u00eb drejt\u00ebn e kthimit, nje truall q\u00eb vet\u00ebm kufizohet me truallin q\u00eb un\u00eb kam marr\u00eb me qira nga shteti pas nj\u00eb gare publike dhe p\u00ebr t\u00eb cilin, pra, nuk jam pronar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Rama nuk m\u00eb ka dhuruar absolutisht asgj\u00eb, dhe n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb privatizoja truallin e Report-it p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pronar, un\u00eb do t\u00eb duhej t\u2019i paguaja shtetit vler\u00ebn e tij t\u00eb tregut, rreth 1.3 milion\u00eb euro. Ku \u00ebsht\u00eb dhurata? N\u00ebse do t\u00eb kishte pronar\u00eb legjitim\u00eb q\u00eb e pretendojn\u00eb, shteti do t\u2019ua kalonte atyre pages\u00ebn time. K\u00ebshtu e parashikon ligji, dhe duke qen\u00eb se nuk mund t\u00eb besoj q\u00eb nj\u00eb ish-minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb t\u00eb mos e njoh\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, e kuptoj se Arben Ahmetaj, vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb qejfin Berish\u00ebs p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn televizive q\u00eb i ofron p\u00ebr monolog\u00ebt e tij t\u00eb maskuar si \u201cintervista ekskluzive\u201d, \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb thot\u00eb \u00e7do mashtrim, mjafton t\u00eb jet\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr propagand\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb t\u00eb pak\u00ebrkuar e kam: N\u00eb epok\u00ebn e rrjeteve sociale do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb Arben Ahmetaj t\u2019i b\u00ebnte monolog\u00ebt e tij n\u00eb Facebook dhe jo te Syri i evazionit fiskal dhe parave t\u00eb pista: Do t\u00eb ishte m\u00eb i besuesh\u00ebm, mund t\u00eb g\u00ebnjente m\u00eb pak, do t\u00eb kishte rritur numri i d\u00ebgjuesve, por mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb tregonte m\u00eb shum\u00eb dinjitet.<\/p>\n<p>POST SCRIPTUM \u2013 Pasi fyerjeve q\u00eb m\u00eb ka rezervuar z\u00ebvend\u00ebskryeministrja n\u00eb detyr\u00eb Belinda Balluku gjat\u00eb komunikimeve me vart\u00ebsit e saj, tani nj\u00eb tjet\u00ebr z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr socialist m\u00eb sulmon duke kopjuar argumentet e p\u00ebrdorura nga lideri i opozit\u00ebs. Por nuk jam i surprizuar pse ky \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi (dhe prova) i v\u00ebrtet\u00eb i t\u00eb q\u00ebnit gazetar i pavarur.\/Shqiptarja.com <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt q\u00eb nga fillimi i arratisjes s\u00eb tij, ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka mbajtur monologun e radh\u00ebs p\u00ebrpara mikrofonit dashamir\u00ebs t\u00eb \u00e7impek\u00ebs. Si edhe her\u00ebt e tjera, as k\u00ebsaj radhe nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb, sepse nuk u b\u00eb asnj\u00eb pyetje. E megjithat\u00eb, pyetje p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kishte plot, p\u00ebr shembull: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63233","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63233","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63233"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63233\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63233"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63233"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63233"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}