{"id":63231,"date":"2026-01-10T15:48:21","date_gmt":"2026-01-10T15:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/10\/brenda-banketit-te-vucicit-ne-beograd-me-nje-kriminel-lufte-me-derrkuc-ne-hell\/"},"modified":"2026-01-10T15:48:21","modified_gmt":"2026-01-10T15:48:21","slug":"brenda-banketit-te-vucicit-ne-beograd-me-nje-kriminel-lufte-me-derrkuc-ne-hell","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/10\/brenda-banketit-te-vucicit-ne-beograd-me-nje-kriminel-lufte-me-derrkuc-ne-hell\/","title":{"rendered":"Brenda banketit t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb Beograd me nj\u00eb kriminel lufte, me derrkuc n\u00eb hell"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Enver Robelli<\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb banket me nj\u00eb kriminel lufte, me derrkuc n\u00eb hell dhe n\u00eb furr\u00eb, me nj\u00eb vras\u00ebs t\u00eb d\u00ebnuar (dhe di\u00e7ka p\u00ebr gjyshen e Ivica Da\u00e7iqit dhe nj\u00eb masak\u00ebr t\u00eb vitit 1903 n\u00eb Pallatin Mbret\u00ebror n\u00eb Beograd)<\/p>\n<p>Si \u00e7do fest\u00eb fetare edhe Krishtlindjet konsiderohen fest\u00eb e dashuris\u00eb, mir\u00ebkuptimit e solidaritetit. S\u00eb paku k\u00ebshtu thuhet. Zakonisht festat fetare priten e kremtohen n\u00eb rreth familjar. Gazeta serbe \u201cInformer\u201d, e cila drejtohet nga rr\u00ebmujaxhiu Dragan Vu\u00e7i\u00e7eviq, e mblodhi sivjet \u201celit\u00ebn\u201d serbe p\u00ebr t\u00eb festuar Krishtlindjet Ortodokse. N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb emisionit ishte edhe presidenti Aleksandar Vu\u00e7iq, i cili para disa vitesh ka treguar se \u00e7ka mendon p\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7eviqin: \u201cE kam mik personal qe 25 vjet\u201d.<\/p>\n<p>Pastaj, n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb emisionit, Vu\u00e7iqi s\u2019u pa m\u00eb, por ai u p\u00ebrfaq\u00ebsua denj\u00ebsisht nga \u201celita\u201d serbe. P\u00ebr shembull nga babai i tij politik Vojisllav Shesheli. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb banket ishin t\u00eb pranish\u00ebm: Vojisllav Shesheli, i d\u00ebnuar p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs dhe kampion i gjuh\u00ebs toksike n\u00eb Serbi (ndon\u00ebse konkurrenca \u00ebsht\u00eb e madhe), Ana B\u00ebrnabiq, kryetare e parlamentit, Ivica Da\u00e7iq, minist\u00ebr i brendsh\u00ebm dhe shum\u00eb ministra t\u00eb tjer\u00eb. Da\u00e7iqi ishte ulur nga fundi i tavolin\u00ebs, n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb tij q\u00ebndronte nj\u00eb derrkuc i pjekur. Apo mos ishte i pkastik\u00ebs?<\/p>\n<p>Me mikrofon t\u00eb pranishmit i arg\u00ebtoi Dragan Ashanin, i d\u00ebnuar p\u00ebr vrasje. M\u00eb 1992 ai vrau ish t\u00eb dashur\u00ebn e tij, 18-vje\u00e7are. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb qe d\u00ebnuar me 11 vjet burg.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e do rendi e kuvendi, i pari e mori fjal\u00ebn mikprit\u00ebsi dhe i zoti i sht\u00ebpis\u00eb Dragan Vu\u00e7i\u00e7eviq. Ai tha: \u201cJa, ne kemi p\u00ebrgatitur gjith\u00e7ka ashtu si\u00e7 i ka hije k\u00ebsaj feste t\u00eb madhe. Kemi derrkuc n\u00eb hell, derrkuc n\u00eb furr\u00eb, kush si ta doj\u00eb. I lutem shok\u00ebve kamarier\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb te k\u00ebta mysafir\u00eb, t\u2019u ofrojn\u00eb, t\u2019i sh\u00ebrbejm\u00eb mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Mandej Vu\u00e7i\u00e7eviq e pyeti Sheshelin se \u00e7far\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb hante? Shesheli s\u2019ishte n\u00eb disponim t\u00eb fliste menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr mishin, por p\u00ebr Da\u00e7iqin. Tha se \u201cgjyshja e tij iku nga gjyshi me n\u00ebnt\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe iku p\u00ebr nj\u00eb shqiptar\u201d. Dhe i k\u00ebrkoi falje \u201cshqiptarit t\u00eb ndersh\u00ebm\u201d Demo Berisha, i cili ishte po ashtu pjes\u00eb e k\u00ebtij banketi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ministrit p\u00ebr t\u00eb drejtat e pakicave (\u201cIzvni Demo, to je bila druga vrsta \u0160iptara\u201d).<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7eviq e gjeti shpejt rolin e vet dhe sillej si pronar kafejene duke porositur k\u00ebng\u00eb. K\u00ebshtu muzikant\u00ebt i k\u00ebnduan Sheshelit: \u201cShiko, n\u00ebn\u00eb, si t\u2019ia b\u00ebsh, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7etnik t\u00eb m\u00eb martosh\u201d. Mandej festa rr\u00ebshiqi drejt k\u00ebng\u00ebve raciste, shq\u00ebruar me alkool e ul\u00ebrima. P\u00ebr shembull me k\u00ebt\u00eb vrag fyes ndaj grave turke e myslimane n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi: \u201cTurkesha para xhamis\u00eb u betua, se vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb serb u dashurua\u201d.<\/p>\n<p>I vetmi politikan europian q\u00eb deri m\u00eb tani protestoi kund\u00ebr k\u00ebsaj origjie nacionaliste ishte ish-ministri i Jasht\u00ebm kroat Tonino Picula, i cili \u00ebsht\u00eb raportues i Parlamentit Europian p\u00ebr Serbin\u00eb. Picula i tha revist\u00ebs kroate \u201cNacional\u201d se \u201cme njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb nuk mund t\u00eb negociosh p\u00ebr hyrjen n\u00eb BE, ata jan\u00eb p\u00ebr \u2018Serbin\u00eb e Madhe\u2019\u201d. Ai shtoi: \u201cDo t\u00eb d\u00ebshiroja, natyrisht, t\u00eb d\u00ebgjoja edhe reagime m\u00eb t\u00eb ashpra nga adresat e Brukselit sepse \u2026 Serbia \u00ebsht\u00eb kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Ajo, n\u00eb fakt, ka plot kat\u00ebr vite q\u00eb nuk hap kapituj, por mendoj se edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr ata n\u00eb Bruksel q\u00eb mbase kan\u00eb ndonj\u00eb pik\u00ebpamje tjet\u00ebr, apo konsiderojn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb incident i rast\u00ebsish\u00ebm, se realiteti n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm ndryshe, shum\u00eb m\u00eb i keq\u201c.<\/p>\n<p>P\u00ebr Vu\u00e7iqin nuk ka dilem\u00eb. Ai thot\u00eb p\u00ebr Dragan Vu\u00e7i\u00e7eviqin: \u201cE konsideroj njeri t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb sjellsh\u00ebm\u201d. Ashiqare nderi matet me vizore t\u00eb ndryshkura n\u00eb Serbin\u00eb e Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>T\u00eb kalojm\u00eb pak tani n\u00eb \u00e7\u00ebshtje jasht\u00eb tavolin\u00ebs s\u00eb banketit. N\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb Mbreti Aleksand\u00ebr i Serbis\u00eb vendosi t\u00eb martohej me Draga Mashinin, e cila sh\u00ebrbente si sh\u00ebrb\u00ebtore e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb oborrin mbret\u00ebror n\u00eb Beograd. Draga Mashin nuk g\u00ebzonte imazh t\u00eb mir\u00eb n\u00eb qytet. Ishte e ve, 10 vjet m\u00eb e moshuar se mbreti dhe konsiderohej sterile (p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb mbret\u00ebrore ishte me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb kishte pasardh\u00ebs e trash\u00ebgimtar\u00eb). Qarkullonin edhe llafe t\u00eb tjera mbi Draga Mashinin. Nj\u00eb dit\u00eb u mblodh K\u00ebshilli i Kuror\u00ebs p\u00ebr ta bindur Mbretin t\u00eb hiqte dor\u00eb nga synimi p\u00ebr t\u00eb lidhur kuror\u00eb me Draga Mashinin. Ministri i Brendsh\u00ebm, Gjorgje Gen\u00e7iq, tha: \u201cLartmadh\u00ebri, ju nuk mund t\u00eb martoheni me t\u00eb. Ajo ka qen\u00eb dashnorja e t\u00eb gjith\u00ebve \u2013 edhe e imja\u201d. Mbreti u p\u00ebrgjigj duke ia dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shuplak\u00eb t\u00eb fort\u00eb Gen\u00e7iqit n\u00eb prani t\u00eb ministrave t\u00eb tjer\u00eb. M\u00eb von\u00eb Gen\u00e7iq u b\u00eb pjes\u00eb e planit p\u00ebr vrasjen e Mbretit Aleksand\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo ndodhi m\u00eb 11 qershor 1903. Rreth 30 oficer\u00eb u fut\u00ebn me forc\u00eb n\u00eb Pallatin Mbret\u00ebror. Trupat e Mbretit dhe t\u00eb gruas s\u00eb tij u masakruan. Ja si e ka p\u00ebrshkruar k\u00ebt\u00eb sken\u00eb historiani Christopher Clark n\u00eb librin e tij mbi shkaqet e shp\u00ebrthimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore: \u201cKufomat, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb m\u00ebvonshme t\u00eb berberit italian t\u00eb mbretit, i cili ishte i traumatizuar dhe kishte marr\u00eb urdhrin p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb trupat e p\u00ebr t\u2019i veshur p\u00ebr varrim, ishin shpuar me shpata, \u00e7ar\u00eb me bajoneta, pjes\u00ebrisht ishin nxjerr\u00eb organet dhe ishin cop\u00ebtuar me s\u00ebpat\u00eb, derisa u masakruan aq sa nuk njiheshin m\u00eb. Kufoma e mbret\u00ebresh\u00ebs u soll deri te parmak\u00ebt e dritares s\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb gjumit dhe, pothuajse nudo e krejt\u00ebsisht e mbuluar me gjak, u hodh n\u00eb kopsht. Kur vras\u00ebsit tentuan t\u00eb b\u00ebnin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb me Aleksandrin, thuhet se dora e mbretit u shtr\u00ebngua p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast pas parmak\u00ebve. Nj\u00eb oficer e preu grushtin e tij me nj\u00eb goditje t\u00eb shpat\u00ebs. Gishtat dhe trupi i monarkut ran\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Nd\u00ebrsa atentator\u00ebt ishin mbledhur n\u00eb kopsht p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb cigare dhe p\u00ebr t\u00eb inspektuar vepr\u00ebn e tyre shkat\u00ebrruese, filloi t\u00eb binte shi\u201d.<\/p>\n<p>Ka lloj-lloj banketesh n\u00eb historin\u00eb e Ballkanit. Disa mbahen n\u00eb kopshte, disa n\u00eb redaksin\u00eb e televizionit \u201cInformer\u201d. <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli Nj\u00eb banket me nj\u00eb kriminel lufte, me derrkuc n\u00eb hell dhe n\u00eb furr\u00eb, me nj\u00eb vras\u00ebs t\u00eb d\u00ebnuar (dhe di\u00e7ka p\u00ebr gjyshen e Ivica Da\u00e7iqit dhe nj\u00eb masak\u00ebr t\u00eb vitit 1903 n\u00eb Pallatin Mbret\u00ebror n\u00eb Beograd) Si \u00e7do fest\u00eb fetare edhe Krishtlindjet konsiderohen fest\u00eb e dashuris\u00eb, mir\u00ebkuptimit e solidaritetit. S\u00eb paku k\u00ebshtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63231","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63231"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63231\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}