{"id":63197,"date":"2026-01-10T12:48:25","date_gmt":"2026-01-10T12:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/10\/shteti-nuk-duhet-te-rishfaqet-vetem-per-zjarret-e-veres-dhe-permbytjet-e-dimrit\/"},"modified":"2026-01-10T12:48:25","modified_gmt":"2026-01-10T12:48:25","slug":"shteti-nuk-duhet-te-rishfaqet-vetem-per-zjarret-e-veres-dhe-permbytjet-e-dimrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/10\/shteti-nuk-duhet-te-rishfaqet-vetem-per-zjarret-e-veres-dhe-permbytjet-e-dimrit\/","title":{"rendered":"Shteti nuk duhet t\u00eb rishfaqet vet\u00ebm p\u00ebr zjarret e ver\u00ebs dhe p\u00ebrmbytjet e dimrit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Arben Dervishi\/<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb qart\u00eb pas n\u00eb drejtim t\u00eb decentralizimit, duke p\u00ebrqendruar shumic\u00ebn e sh\u00ebrbimeve publike dhe t\u00eb vendimmarrjes n\u00eb duart e qeveris\u00eb qendrore, pavar\u00ebsisht se bashkit\u00eb jan\u00eb niveli i qeverisjes m\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve. Autoritetet vendore p\u00ebrballen me kriza, por u mungojn\u00eb mjetet financiare dhe administrative p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Buxhetet p\u00ebr investime kapitale p\u00ebr masa parandaluese kund\u00ebr zjarreve dhe p\u00ebrmbytjeve jan\u00eb praktikisht inekzistente \u2014 si p\u00ebr bashkit\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr ministrit\u00eb e linj\u00ebs \u2014 edhe pse Shqip\u00ebria ka prej koh\u00ebsh t\u00eb identifikuara disa zona me rrezik t\u00eb lart\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin.<br \/>\nShteti shqiptar po funksionon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb mekaniz\u00ebm reagimi dhe jo parandalimi. <\/p>\n<p>Ai rishfaqet n\u00eb ver\u00eb, kur zjarret shkat\u00ebrrojn\u00eb pyje, toka bujq\u00ebsore dhe prona private, dhe n\u00eb dim\u00ebr, kur reshjet e dendura e kthejn\u00eb ujin n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr banesat dhe jet\u00ebn e njer\u00ebzve. Ajo q\u00eb po ndodh aktualisht me p\u00ebrmbytjet n\u00eb Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Kurbin, Durr\u00ebs, Fier, Vlor\u00eb dhe Gjirokast\u00ebr \u2014 ashtu si zjarret e ver\u00ebs s\u00eb kaluar \u2014 nuk \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e fatkeq\u00ebsive natyrore t\u00eb paparashikueshme, por rezultat i nj\u00eb d\u00ebshtimi sistemik institucional.<br \/>\nDecentralizimi, nj\u00eb gur themeli i qeverisjes funksionale, \u00ebsht\u00eb zbrazur gradualisht nga p\u00ebrmbajtja gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. Kompetencat dhe burimet financiare jan\u00eb centralizuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, nd\u00ebrsa bashkit\u00eb \u2014 nj\u00ebsit\u00eb administrative m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe adresuar rreziqet lokale \u2014 jan\u00eb l\u00ebn\u00eb pa financim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, pa pajisje dhe pa autonomi reale. Ato mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi pa autoritet dhe detyrime pa buxhet, edhe pse p\u00ebr dy vite radhazi buxheti i shtetit ka rezultuar me suficit fiskal n\u00eb qindra milion\u00eb euro.<br \/>\nInvestimet parandaluese mungojn\u00eb duksh\u00ebm, ndon\u00ebse fondet publike ekzistojn\u00eb. Nuk ka programe t\u00eb dedikuara p\u00ebr argjinatura, p\u00ebr hidrovore funksionale, p\u00ebr kanale kulluese dhe p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e tyre periodike. Nuk ka financim sistematik p\u00ebr pastrim, monitorim dhe mir\u00ebmbajtje bazike t\u00eb infrastruktur\u00ebs. Kapacitetet zjarrfik\u00ebse mbeten t\u00eb pamjaftueshme, t\u00eb patrajnuara dhe t\u00eb keqpaguara. E gjith\u00eb kjo vazhdon n\u00eb nj\u00eb vend ku zonat e rrezikut jan\u00eb t\u00eb njohura, t\u00eb hartuara dhe t\u00eb goditura vazhdimisht nga t\u00eb nj\u00ebjtat fatkeq\u00ebsi, vit pas viti.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb planifikimit afatgjat\u00eb, sistemi mb\u00ebshtetet n\u00eb improvizim. N\u00eb vend t\u00eb parandalimit, autoritetet ofrojn\u00eb premtime p\u00ebr kompensim pas fatkeq\u00ebsis\u00eb, ndon\u00ebse praktika nd\u00ebr vite tregon se qytetar\u00ebt e prekur rrall\u00ebher\u00eb jan\u00eb kompensuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e d\u00ebmeve t\u00eb p\u00ebsuara. P\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb as e ndar\u00eb qart\u00eb dhe as e zbatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente. Kur nj\u00eb bashki p\u00ebrmbytet apo digjet, llogaridh\u00ebnia shp\u00ebrndahet mes ministrive, agjencive dhe pushtetit vendor t\u00eb pafuqish\u00ebm financiarisht \u2014 institucione q\u00eb, n\u00eb realitet, nuk kan\u00eb as burimet dhe as autoritetin p\u00ebr t\u00eb vepruar, dhe k\u00ebrkesat e t\u00eb cilave p\u00ebr fonde emergjente mbeten zakonisht pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Shtetet serioze nuk nd\u00ebrtohen mbi emergjenca sezonale, paketa t\u00eb p\u00ebrkohshme kompensimi apo dalje t\u00eb inskenuara para mediave me \u00e7izme gome n\u00eb mes t\u00eb ujit. Ato nd\u00ebrtohen mbi planifikim, investime dhe besim te pushteti vendor. Bashkit\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr buxhete kapitale dometh\u00ebn\u00ebse, jo thjesht fonde p\u00ebr paga. Ministrit\u00eb e linj\u00ebs duhet t\u00eb prioritizojn\u00eb strategjit\u00eb parandaluese dhe jo shp\u00ebrndarjen e fondeve emergjente pasi d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb shkaktuar, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb sistem ku detyrimet ligjore p\u00ebr kompensim rrall\u00ebher\u00eb p\u00ebrmbushen.<br \/>\nP\u00ebrmbytjet dhe zjarret nuk jan\u00eb surpriza natyrore. <\/p>\n<p>Ato jan\u00eb pasoja t\u00eb parashikueshme t\u00eb nj\u00eb modeli qeverisjeje q\u00eb p\u00ebrqendron pushtetin, por shp\u00ebrndan p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb; q\u00eb reagon pasi humbjet kan\u00eb ndodhur, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb investoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i parandaluar ato. P\u00ebr sa koh\u00eb shteti vazhdon t\u00eb rishfaqet vet\u00ebm gjat\u00eb emergjencave t\u00eb ver\u00ebs dhe dimrit, qytetar\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb barr\u00ebn e nj\u00eb sistemi t\u00eb neglizhuar t\u00eb mbrojtjes civile dhe t\u00eb nj\u00eb decentralizimi t\u00eb braktisur n\u00eb praktik\u00eb.<br \/>\nPa dashur t\u00eb mbroj kryetar\u00ebt e bashkive, q\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb u japin qytetar\u00ebve l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar \u2014 madje ka kryetar\u00eb bashkish q\u00eb sillen si despot\u00eb ose nuk shkojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb fare \u2014, por sa i takon menaxhimit t\u00eb fatkeq\u00ebsive natyrore, ato nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb kurban\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtime q\u00eb strukturalisht u mohohet t\u2019i adresojn\u00eb, sepse nuk kan\u00eb as buxhet, as burime njer\u00ebzore dhe as logjistik\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi nj\u00eb qeveri qendrore q\u00eb duhet ose t\u00eb transferoj\u00eb pushtet real, s\u00eb bashku me buxhetet p\u00ebrkat\u00ebse, te pushteti vendor, ose t\u00eb marr\u00eb mbi vete p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e qytetar\u00ebve gjat\u00eb fatkeq\u00ebsive natyrore dhe t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga menaxhimi butaforik i krizave, n\u00eb favor t\u00eb qeverisjes substanciale.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arben Dervishi\/ Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb qart\u00eb pas n\u00eb drejtim t\u00eb decentralizimit, duke p\u00ebrqendruar shumic\u00ebn e sh\u00ebrbimeve publike dhe t\u00eb vendimmarrjes n\u00eb duart e qeveris\u00eb qendrore, pavar\u00ebsisht se bashkit\u00eb jan\u00eb niveli i qeverisjes m\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve. Autoritetet vendore p\u00ebrballen me kriza, por u mungojn\u00eb mjetet financiare dhe administrative p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Buxhetet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63197","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63197","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63197"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63197\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63197"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63197"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63197"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}