{"id":63090,"date":"2026-01-09T20:32:18","date_gmt":"2026-01-09T20:32:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/oret-e-fundit-te-maduros-vatikani-e-dinte-putin-i-ofroi-azil-por-ai-nuk-pranoi\/"},"modified":"2026-01-09T20:32:18","modified_gmt":"2026-01-09T20:32:18","slug":"oret-e-fundit-te-maduros-vatikani-e-dinte-putin-i-ofroi-azil-por-ai-nuk-pranoi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/oret-e-fundit-te-maduros-vatikani-e-dinte-putin-i-ofroi-azil-por-ai-nuk-pranoi\/","title":{"rendered":"Or\u00ebt e fundit t\u00eb Maduros\/ Vatikani e dinte, Putin i ofroi azil, por ai nuk pranoi"},"content":{"rendered":"<p><span>N\u00eb prag t\u00eb Krishtlindjeve, Kardinali Pietro Parolin, z\u00ebvend\u00ebskomandanti i Vatikanit dhe prej koh\u00ebsh negociatori diplomatik m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike Romake thirri urgjentisht Brian Burch, ambasadorin e SHBA-s\u00eb n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar sqarime mbi planet e SHBA-s\u00eb n\u00eb Venezuel\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Lajmin e ka publikuar \u201c<a href=\"https:\/\/www.washingtonpost.com\/world\/2026\/01\/09\/venezuela-us-maduro-capture-vatican-russia\/?itid=hp-top-table-main_p001_f001\">The Washington Post\u201d<\/a> sipas disa dokumenteve qeveritare q\u00eb ka siguruar.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cA do t\u00eb godas\u00eb SHBA-t\u00eb vet\u00ebm trafikant\u00ebt e drog\u00ebs?\u201d kishte pyetur ai dhe kishte shtuar n\u00ebse v\u00ebrtet \u201cadministrata Trump po k\u00ebrkonte t\u00eb b\u00ebnte ndryshimin e regjimit?\u201d. Nicol\u00e1s Maduro duhej t\u00eb largohej, ishte ajo q\u00eb kishte marr\u00eb si p\u00ebrgjigje Parolin, sipas dokumenteve, por ai i k\u00ebrkoi SHBA-s\u00eb q\u00eb t\u2019i ofronte atij nj\u00eb rrug\u00ebdalje.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Parolin: Rusia ishte gati t\u2019i ofronte azil Maduros<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Dokumentet tregojn\u00eb se p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, kardinali i fuqish\u00ebm italian ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb fitonte akses te Sekretari i Shtetit Marco Rubio, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb parandaluar gjakderdhjen dhe destabilizimin n\u00eb Venezuel\u00eb. N\u00eb bised\u00ebn e tij me Burch, nj\u00eb aleat i ngusht\u00eb i Trump, Parolin kishte th\u00ebn\u00eb se Rusia ishte gati t\u2019i ofronte azil Maduros ndaj ai iu lut amerikan\u00ebve t\u00eb ishin t\u00eb duruar duke e shtyr\u00eb at\u00eb drejt asaj zgjidhjeje.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cAjo q\u00eb iu propozua ishte q\u00eb ai t\u00eb mund t\u00eb largohej dhe t\u00eb shijonte parat\u00eb e tij\u201d, \u2013 tha nj\u00eb person i njohur me propozimin rus. \u201cPjes\u00eb e asaj marr\u00ebveshjeje ishte q\u00eb Vladimir Putin do t\u00eb garantonte sigurin\u00eb e tij\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Por kjo nuk ndodhi. Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, Maduro dhe gruaja e tij u kap\u00ebn nga Forcat Speciale Amerikane n\u00eb nj\u00eb operacion q\u00eb kushtoi jet\u00ebn e rreth 75 personave. Maduro u d\u00ebrgua me aeroplan n\u00eb Nju Jork p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me akuzat p\u00ebr trafik droge.<\/span><\/p>\n<p><span>Takimi i panjohur m\u00eb par\u00eb n\u00eb Vatikan ka qen\u00eb nj\u00eb nga shum\u00eb p\u00ebrpjekjet e d\u00ebshtuara mes amerikan\u00ebve dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsve rus\u00eb, katarian\u00eb, turq, Kisha Katolike dhe t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb shmangnin nj\u00eb kriz\u00eb diplomatike dhe t\u00eb gjenin nj\u00eb streh\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr Maduron p\u00ebrpara operacionit amerikan q\u00eb ndodhi at\u00eb t\u00eb shtun\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Vatikani: Zhg\u00ebnjim q\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bised\u00ebs konfidenciale u publikuan<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>\u201c\u00cbsht\u00eb zhg\u00ebnjyese q\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb bisede konfidenciale jan\u00eb publikuar dhe nuk pasqyrojn\u00eb me sakt\u00ebsi p\u00ebrmbajtjen e vet\u00eb diskutimit, i cili u zhvillua gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Krishtlindjeve\u201d, \u2013 tha zyra e shtypit e Vatikanit n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat amerikane. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Birch ia kaloi Departamentit t\u00eb Shtetit, pyetjet e The Washington Post\u201d, i cili nuk pranoi t\u00eb komentoj\u00eb. Nd\u00ebrsa z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment nga gazeta amerikane.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Paralajm\u00ebrimi i fundit p\u00ebr Maduron<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Raporti, i bazuar n\u00eb intervista me gati 20 persona, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve fol\u00ebn n\u00eb kushte anonimiteti p\u00ebr shkak t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb bisedave dhe informacionit, p\u00ebrfshin detaje t\u00eb reja rreth p\u00ebrpjekjeve t\u00eb gjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ta d\u00ebbuar Maduron n\u00eb m\u00ebrgim dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar nj\u00eb nd\u00ebrhyrje ushtarake amerikane, si dhe vendimin e administrat\u00ebs Trump p\u00ebr t\u00eb punuar me n\u00ebnpresidenten aktuale t\u00eb Venezuel\u00ebs n\u00eb vend t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebses s\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn Uashingtoni e ka mb\u00ebshtetur prej vitesh.<\/span><\/p>\n<p><span>Jav\u00ebt dhe muajt q\u00eb \u00e7uan te ajo dit\u00eb ishin t\u00eb mbushura me mund\u00ebsi t\u00eb humbura p\u00ebr Maduron, i cili dukej i pavet\u00ebdijsh\u00ebm se sa i pasigurt ishte b\u00ebr\u00eb pozicioni i tij. Refuzimi i shum\u00eb \u201cdaljeve emergjente\u201d t\u00eb mundshme teksa anijet luftarake amerikane filluan t\u00eb godisnin anijet q\u00eb dyshohej se ishin t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb trafikun e drog\u00ebs n\u00eb brigjet e Venezuel\u00ebs dhe retorika amerikane u ashp\u00ebrsua, p\u00ebrfundimisht do t\u00eb vuloste fatin e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb rrug\u00ebdalje p\u00ebr Maduron vazhduan deri n\u00eb minut\u00ebn e fundit. Ai mori nj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb fundit vet\u00ebm disa dit\u00eb para operacionit t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr ta kapur at\u00eb, sipas nj\u00eb personi t\u00eb njohur me propozimin. Por udh\u00ebheq\u00ebsi autokratik refuzoi t\u00eb l\u00ebvizte.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cAi nuk e pranoi marr\u00ebveshjen\u201d, tha nj\u00eb person tjet\u00ebr me njohuri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen. \u201cAi thjesht u ul aty dhe pa t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb krijonin nj\u00eb kriz\u00eb\u201d, \u2013 shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Sfida e Machados, zgjedhja e Rodriguezit dhe roli i CIA-s<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, SHBA-t\u00eb po finalizonin nj\u00eb plan p\u00ebr pasardh\u00ebsin e tij, duke e kthyer v\u00ebmendjen te \u201cnumri 2\u201d i Maduros, z\u00ebvend\u00ebspresidentja Delcy Rodriguez. Ishte nj\u00eb ndryshim i habitsh\u00ebm p\u00ebr Presidentin Donald Trump, i cili gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb kishte vendosur sanksione ndaj Rodriguez dhe v\u00ebllait t\u00eb saj t\u00eb fuqish\u00ebm, Jorge, t\u00eb cil\u00ebt Uashingtoni n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i konsideronte an\u00ebtar\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb Maduros.<\/span><\/p>\n<p><span>Por nj\u00eb qasje m\u00eb pragmatike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur gradualisht, pasi zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje aft\u00ebsin\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebses s\u00eb opozit\u00ebs Maria Corina Machado p\u00ebr t\u00eb fituar mb\u00ebshtetjen e ushtris\u00eb dhe shtyllave t\u00eb tjera t\u00eb pushtetit q\u00eb jan\u00eb kontrolluar p\u00ebr dekada nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e t\u00eb ndjerit Hugo Chavez, themeluesit t\u00eb shtetit socialist t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span>Mendimi i Trump u ndikua pjes\u00ebrisht nga nj\u00eb vler\u00ebsim i koh\u00ebve t\u00eb fundit i klasifikuar i CIA-s se besnik\u00ebt e Maduros do t\u00eb ishin m\u00eb efektiv\u00eb n\u00eb qeverisjen e nj\u00eb Venezuele pas-Maduros sesa Machado dhe ekipi i saj. K\u00ebt\u00eb e ka konfirmuar edhe nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb dhe nj\u00eb person n\u00eb dijeni me \u00e7\u00ebshtjen. Vler\u00ebsimi, i raportuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Wall Street Journal, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Machado do t\u00eb kishte v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb kap\u00ebrcimin e forcave t\u00eb siguris\u00eb pro-regjimit. Analiza iu transmetua Trump nga drejtori i CIA-s John Ratcliffe, tha zyrtari.<\/span><\/p>\n<p><span>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, rr\u00ebfeu zyrtari, Trump vendosi p\u00ebr Rodriguez si pasardh\u00ebse t\u00eb Maduros, pas nj\u00eb rekomandimi nga zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe siguris\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Rodriguez \u201cishte krejt e kund\u00ebrta e nj\u00eb ideologu\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>P\u00ebr vite me radh\u00eb, Rodriguez kishte nj\u00eb imazh publik si nj\u00eb \u201c\u00e7aviste\u201d e zjarrt\u00eb. Por privatisht, ve\u00e7an\u00ebrisht me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e industris\u00eb amerikane t\u00eb naft\u00ebs, ajo e paraqiti veten si nj\u00eb person krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr. \u201cAjo nuk ishte antiamerikane, ajo madje jetoi n\u00eb Santa Monica\u201d gjat\u00eb viteve t\u00eb kolegjit, tha nj\u00eb person q\u00eb e kishte kontaktuar vazhdimisht. \u201cAjo ishte e kund\u00ebrta e nj\u00eb ideologeje.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Nuk ka asnj\u00eb tregues se Rodriguez e dinte p\u00ebr planin e SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar Maduron. As nuk iu tha se kishte dal\u00eb si zgjedhja e preferuar p\u00ebr ta pasuar at\u00eb, tha zyrtari i lart\u00eb i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb. Do t\u00eb kishte qen\u00eb \u201cjasht\u00ebzakonisht e rrezikshme p\u00ebr ne t\u00eb komunikonim di\u00e7ka para operacionit\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Trump i tha Maduros \u201cse mund t\u00eb largohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e leht\u00eb ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb\u201d<\/span><br \/>\n<span>Vet\u00eb Maduro dukej se po i keqinterpretonte sistematikisht sinjalet nga Uashingtoni. Ai besonte se nj\u00eb telefonat\u00eb n\u00eb n\u00ebntor me Trumpin kishte shkuar \u201cmir\u00eb\u201d, kur n\u00eb fakt po i thuhej se koha e tij kishte mbaruar. \u201cPresidenti i tha se mund t\u00eb ndiqte rrug\u00ebn e leht\u00eb ose t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d, tha nj\u00eb zyrtari i lart\u00eb i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Trump madje e ftoi homologun e tij venezuelian n\u00eb Uashington, sipas t\u00eb nj\u00ebjtit person, duke i ofruar atij nj\u00eb kalim t\u00eb sigurt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb flisnin ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb. Maduro refuzoi. Ai mendoi se demokrat\u00ebt do t\u00eb fitonin zgjedhjet e mesmandatit, Trumpi do t\u00eb dob\u00ebsohej politikisht dhe ai vet\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb pushtet.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cAi rrinte atje jasht\u00eb duke k\u00ebrcyer\u201d, tha i nj\u00ebjti person. \u201cPor tani jo m\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Rusia dhe Vatikani<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Vatikani ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh nj\u00eb lidhje ky\u00e7e n\u00eb negociatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare me qeverin\u00eb e izoluar t\u00eb Venezuel\u00ebs. Nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, Selia e Shenjt\u00eb u p\u00ebrpoq pa sukses t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsonte nj\u00eb marr\u00ebveshje midis Maduros dhe opozit\u00ebs s\u00eb fragmentuar. Koh\u00ebt e fundit, ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb promovoj\u00eb dialogun p\u00ebrmes klerit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vend, nd\u00ebrsa <\/span><\/p>\n<p><span>Papa Leo XIV i ka paralajm\u00ebruar Shtetet e Bashkuara kund\u00ebr p\u00ebrdorimit t\u00eb forc\u00ebs.<\/span><br \/>\n<span>\u201cUn\u00eb besoj se dhuna nuk sjell kurr\u00eb fitore\u201d, tha Papa n\u00eb n\u00ebntor, pas raportimeve se nj\u00eb anije luftarake amerikane po shkonte drejt Venezuel\u00ebs. \u201c\u00c7el\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb dialogun\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Parolin, i cili m\u00eb par\u00eb ka sh\u00ebrbyer si nunc papnor (ambasador i Vatikanit) n\u00eb Karakas, kishte nj\u00eb interes personal n\u00eb Venezuel\u00eb. Ai gjithashtu ka nd\u00ebrmjet\u00ebsuar me administrat\u00ebn Trump n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe Rusin\u00eb, sipas asaj q\u00eb thot\u00eb nj\u00eb person n\u00eb dijeni t\u00eb bisedimeve.<\/span><\/p>\n<p><span>Venezuela \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00ebmb\u00ebshtetje e madhe p\u00ebr Mosk\u00ebn n\u00eb Amerik\u00ebn Latine. Kur Chavez mori pushtetin n\u00eb vitin 1999, vendi b\u00ebri blerje t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb arm\u00ebve ruse, duke p\u00ebrfshir\u00eb tanke, avion\u00eb luftarak\u00eb \u201cSukhoi\u201d dhe raketa tok\u00eb-aj\u00ebr. Rusia gjithashtu i ka ofruar kredi t\u00eb konsiderueshme Karakasit, ka ofruar leht\u00ebsi financiare p\u00ebr ta ndihmuar at\u00eb t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb sanksionet e SHBA-s\u00eb dhe mbetet nj\u00eb lojtar n\u00eb industrin\u00eb e naft\u00ebs s\u00eb Venezuel\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dokumenteve, Parolin i tha Burch se besonte q\u00eb Maduro ishte i p\u00ebrgatitur t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen pas zgjedhjeve t\u00eb korrikut 2024, t\u00eb cilat u konsideruan gjer\u00ebsisht si t\u00eb manipuluara. Megjithat\u00eb, ai u bind m\u00eb pas nga Ministri i Brendsh\u00ebm i linj\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr, Diosdado Cabello, se nj\u00eb veprim i till\u00eb do t\u2019i kushtonte jet\u00ebn. Parolin gjithashtu vler\u00ebsoi se Maduro tani do t\u00eb ngurronte t\u00eb largohej pa mb\u00ebshtetjen e rrethit t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb dhe se ai ndoshta ishte i shqet\u00ebsuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb vinte m\u00eb pas.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb personi q\u00eb ka njohuri p\u00ebr propozimin rus thot\u00eb se Moska ishte e gatshme t\u2019u ofronte edhe azil pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb venezuelian\u00eb. Gjith\u00e7ka tregon se Maduro u tregua thjesht nj\u00eb kok\u00ebfort\u00eb, duke besuar se Shtetet e Bashkuara nuk do t\u00eb nd\u00ebrmerrnin veprime. \u201cMendoj se ishte arroganc\u00eb\u201d, \u2013 tha i nj\u00ebjti person.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb faktor tjet\u00ebr duket se ka luajtur nj\u00eb rol. Disa n\u00eb Uashington besojn\u00eb se Maduro nuk do t\u00eb shkonte kurr\u00eb n\u00eb Rusi sepse regjimi atje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb kufizues dhe sepse ai nuk do t\u00eb kishte qasje n\u00eb parat\u00eb nga tregtia e arit t\u00eb Venezuel\u00ebs, t\u00eb cilat thuhet se i ka fshehur jasht\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span>Parolin sugjeroi, sipas t\u00eb nj\u00ebjtave dokumente, q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb vendosnin nj\u00eb afat q\u00eb Maduro t\u00eb largohej dhe t\u00eb ofronin garanci p\u00ebr familjen e tij. Kardinali tha se ishte \u201cshum\u00eb, shum\u00eb, shum\u00eb i shqet\u00ebsuar nga mungesa e qart\u00ebsis\u00eb n\u00eb lidhje me q\u00ebllimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Venezuel\u00eb\u201d. Ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr durim, kujdes dhe p\u00ebrmbajtje. Por Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb nuk priste m\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Nj\u00eb zgjedhje e re p\u00ebr udh\u00ebheqjen venezueliane<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Rodriguez, vajza e nj\u00eb aktivisti t\u00eb majt\u00eb i cili vdiq n\u00ebn dhun\u00ebn e sh\u00ebrbimeve sekrete venezueliane, ishte nj\u00eb figur\u00eb e lart\u00eb n\u00eb regjimin socialist p\u00ebr vite me radh\u00eb. N\u00ebn Maduron, ajo u ngrit n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit dhe u b\u00eb nj\u00eb an\u00ebtare e domosdoshme e rrethit t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Si ministre e naft\u00ebs, ajo mori p\u00ebrsip\u00ebr misione t\u00eb ndjeshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Turqi dhe Katar dhe u b\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbiseduese e besuar p\u00ebr interesat e naft\u00ebs dhe investitor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb Venezuel\u00eb edhe pse n\u00eb krahun tjet\u00ebr edhe ajo ndihmoi n\u00eb minimin e demokracis\u00eb dhe konsolidimin e regjimit autoritar t\u00eb Maduros.<\/span><\/p>\n<p><span>Vitet e fundit, Rodriguez kishte filluar t\u00eb fitonte besimin e segmenteve t\u00eb komunitetit t\u00eb biznesit n\u00eb Karakas duke zbatuar reforma ekonomike, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar kursin e k\u00ebmbimit dhe duke punuar me nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh, p\u00ebrfshir\u00eb ekonomist\u00eb nga qeveria e Rafael Correa kur ai ishte president i Ekuadorit.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebto reforma kan\u00eb provokuar kund\u00ebrshtim brenda qeveris\u00eb s\u00eb Maduro, ve\u00e7an\u00ebrisht nga zonja e par\u00eb Celia Flores dhe nga element\u00eb t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb establishmentit t\u00eb Chavez t\u00eb cil\u00ebt kishin p\u00ebrfituar nga sistemi i rr\u00ebnjosur i pushtetit.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e \u201cChevron\u201d, e vetmja kompani amerikane q\u00eb Uashingtoni e kishte lejuar t\u00eb operonte n\u00eb Venezuel\u00eb pavar\u00ebsisht sanksioneve, takoheshin \u00e7do muaj me Rodriguez dhe flisnin pozitivisht p\u00ebr t\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn amerikane, madje edhe gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Biden, sipas nj\u00eb ish-diplomati amerikan. Zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb than\u00eb se \u201cmodeli Chevron\u201d po funksiononte dhe Rodriguez po i p\u00ebrmbushte k\u00ebrkesat e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>I pyetur p\u00ebr nj\u00eb koment, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Chevron tha se kompania nuk kishte pasur njohuri paraprake p\u00ebr operacionin ushtarak amerikan dhe nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb diskutime me zyrtar\u00ebt qeveritar\u00eb rreth qeverisjes s\u00eb nj\u00eb Venezuele pas Maduros.<\/span><\/p>\n<p><span>Udh\u00ebheq\u00ebsit e biznesit venezuelian\u00eb filluan ta promovonin Rodriguez si dik\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr nj\u00eb tranzicion politik. \u201cKy konsensus duket se \u00ebsht\u00eb pranuar n\u00eb Uashington\u201d, tha nj\u00eb person me njohuri brenda qeveris\u00eb s\u00eb Maduros.<\/span><\/p>\n<p><span>Z\u00ebvend\u00ebspresidentja ishte shfaqur gjithashtu si nj\u00eb menaxhere efektive n\u00eb bisedimet me Katarin, nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtar i OPEC-ut dhe nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs ky\u00e7 me Venezuel\u00ebn vitet e fundit.<\/span><br \/>\n<span>Katarian\u00ebt ishin \u201cthell\u00ebsisht t\u00eb zhg\u00ebnjyer\u201d me Maduron, i cili po i shkelte marr\u00ebveshjet q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb negociator\u00ebt e tij, sipas asaj q\u00eb thot\u00eb nj\u00eb zyrtar i administrat\u00ebs Biden me njohuri p\u00ebr bisedimet. Vler\u00ebsimi i Katarit ishte se n\u00ebse Rodriguez \u201cthot\u00eb se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka, ajo b\u00ebhet\u201d. Katarian\u00ebt \u201ce pranuan q\u00eb Delcy duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb vendit para kujtdo tjet\u00ebr\u201d n\u00ebse Maduro do t\u00eb largohej.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i qeveris\u00eb s\u00eb Katarit nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, i d\u00ebrguari special i Trump p\u00ebr misionet speciale, Richard Grenell, mori nj\u00eb rol qendror n\u00eb negociatat me Venezuel\u00ebn, ndonj\u00ebher\u00eb me ndihm\u00ebn e Katarit dhe ndonj\u00ebher\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me v\u00ebllain e Rodriguez, Jorge Rodriguez, nj\u00eb psikiat\u00ebr, ish-minist\u00ebr i informacionit dhe president aktual i Asambles\u00eb Komb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebto bisedime, Venezuela i hodhi posht\u00eb vazhdimisht propozimet amerikane p\u00ebr largimin e Maduros nga pushteti. <strong>\u00a9P\u00ebrshtati n\u00eb shqip LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/09\/oret-e-fundit-te-maduros-vatikani-e-dinte-putin-i-ofroi-azil-por-ai-nuk-pranoi\/\">Or\u00ebt e fundit t\u00eb Maduros\/ Vatikani e dinte, Putin i ofroi azil, por ai nuk pranoi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb prag t\u00eb Krishtlindjeve, Kardinali Pietro Parolin, z\u00ebvend\u00ebskomandanti i Vatikanit dhe prej koh\u00ebsh negociatori diplomatik m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike Romake thirri urgjentisht Brian Burch, ambasadorin e SHBA-s\u00eb n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar sqarime mbi planet e SHBA-s\u00eb n\u00eb Venezuel\u00eb. Lajmin e ka publikuar \u201cThe Washington Post\u201d sipas disa dokumenteve qeveritare q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63090","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63090","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63090"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63090\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}