{"id":63069,"date":"2026-01-09T18:48:22","date_gmt":"2026-01-09T18:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/pas-ankeses-nga-disa-deputete-te-pdk-se-gjykata-kushtetuese-ne-kosove-shfuqizon-13-ligje\/"},"modified":"2026-01-09T18:48:22","modified_gmt":"2026-01-09T18:48:22","slug":"pas-ankeses-nga-disa-deputete-te-pdk-se-gjykata-kushtetuese-ne-kosove-shfuqizon-13-ligje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/pas-ankeses-nga-disa-deputete-te-pdk-se-gjykata-kushtetuese-ne-kosove-shfuqizon-13-ligje\/","title":{"rendered":"Pas ankes\u00ebs nga disa deputet\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb, Gjykata Kushtetuese n\u00eb Kosov\u00eb shfuqizon 13 ligje"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Lart\u00eb e Kosov\u00ebs i ka shfuqizuar 13 ligje t\u00eb premten, p\u00ebrfshir\u00eb Ligjin p\u00ebr Byron\u00eb p\u00ebr verifikimin dhe konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb pajustifikueshme, duke th\u00ebn\u00eb se Kuvendi kishte b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb rregullave kur i kishte kaluar ato dhjetorin e 2024-t\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr media, Gjykata Kushtetuese tha se ligjet n\u00eb fjal\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e vendit, pasi gjeti se ishin shkelur rregullat p\u00ebr qeverisjen, ndarjen e pushtetit, vlerat, ushtrimin e funksionit, rregulloren e pun\u00ebs dhe komisionet kur deputet\u00ebt i kishin miratuar ato n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankes\u00ebs s\u00eb parashtruar nga disa deputet\u00eb t\u00eb partis\u00eb opozitare, Partia Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK).<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb hera e dyt\u00eb q\u00eb Kushtetuesja e rr\u00ebzon Ligjin p\u00ebr verifikimin dhe konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb pajustifikueshme, pas vendimit t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb par\u00eb, Qeveria e at\u00ebhershme e kryeministrit Albin Kurti, b\u00ebri ndryshime n\u00eb Ligj n\u00eb shtator 2024 dhe m\u00eb pas i d\u00ebrgoi ato n\u00eb Kuvend n\u00eb dhjetor, ku deputet\u00ebt e k\u00ebsaj partie i miratuan.<\/p>\n<p>Ligji synonte q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt publik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb ishin subjekt i verifikimit t\u00eb pasuris\u00eb n\u00ebse do t\u00eb kishte dyshime se ajo ishte fituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>Kushtetuesja tha t\u00eb premten n\u00eb vendimin e saj se e shfuqizoi Ligjin p\u00ebr Byron\u00eb sepse ai u miratua me \u201cshkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale dhe kushtetuese\u201d.<\/p>\n<p>Sipas saj, Kuvendi e p\u00ebrdori n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pajustifikuar shmangien nga afatet procedurale, duke mos u dh\u00ebn\u00eb deputet\u00ebve dhe komisioneve koh\u00eb p\u00ebr shqyrtim, debat dhe amendamente, n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenet 74, 76 dhe 77 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Ushtruesi i detyr\u00ebs t\u00eb ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Blerim Sallahu, e kritikoi Kushtetuesen dhe tha se \u201cp\u00ebrfundimisht mund t\u00eb themi se, pavar\u00ebsisht pengesave nga aktor\u00eb me q\u00ebllime t\u00eb caktuara, konfiskimi i pasuris\u00eb s\u00eb pajustifikueshme do t\u00eb filloj\u00eb k\u00ebt\u00eb vit!\u201d<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb joligjore, joprofesionale dhe joetike, q\u00eb nj\u00eb ligj kaq me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr luftimin e krimit dhe korrupsionit t\u00eb zyrtar\u00ebve publik t\u00eb mbahet n\u00eb sirtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs me shum\u00eb se nj\u00eb vit vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje procedurale! Vonesa t\u00eb tilla, cenojn\u00eb kompetencat eksluzive kushtetuese t\u00eb Qeveris\u00eb dhe Kuvendit n\u00eb miratimin e ligjeve\u201d, shkroi Sallahu n\u00eb Facebook t\u00eb premten.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 atij p\u00ebr Byron\u00eb p\u00ebr konfiskimin e pasuris\u00eb, u shfuqizuan edhe 12 ligje t\u00eb tjera p\u00ebr arsye t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>Naim Jakaj nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD) tha se 12 ligjet e miratuara nga Kuvendi m\u00eb 5 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb 2024 \u201cmund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por procedura e ndjekur ka qen\u00eb fatale p\u00ebr cenimin e procedur\u00ebs parlamentare\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Kuvendi i miratoi k\u00ebto 12 ligje \u201cp\u00ebrmes nj\u00eb procesi q\u00eb cenoi demokracin\u00eb parlamentare dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>12 ligjet e shfuqizuara<br \/>\nLigji p\u00ebr Sh\u00ebrbimet e Pagesave; Ligji kund\u00ebr dukurive negative n\u00eb sport; Ligji p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr parandalimin e pastrimit t\u00eb parave dhe luftimin e financimit t\u00eb terrorizmit; Ligji p\u00ebr provimin e matur\u00ebs shtet\u00ebrore; Ligji p\u00ebr Banim Social dhe t\u00eb P\u00ebrballuesh\u00ebm; Ligji p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim; Ligji p\u00ebr Sigurimin e Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor; Ligji p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Prokurorin\u00eb Speciale; Ligji p\u00ebr Inspektoratin Qendror t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore; Ligji p\u00ebr Financimin e Menaxhimit t\u00eb Resurseve Ujore; Ligji p\u00ebr Inspektoratin Qendror t\u00eb mjedisit, uj\u00ebrave, natyr\u00ebs, nd\u00ebrtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria b\u00ebrthamore; Ligji p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese tha se ligje t\u00eb miratuara nga Kuvendi m\u00eb 5 dhjetor 2024 jan\u00eb jokushtetuese p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve procedurale gjat\u00eb procesit ligjb\u00ebr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto 12 ligje, miratimi n\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb pa shqyrtim t\u00eb duhur nga komisionet parlamentar\u00eb cenoi parimet e ndarjes s\u00eb pushteteve dhe siguris\u00eb juridike, t\u00eb garantuara nga nenet 4 dhe 7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, tha ajo.<\/p>\n<p>Gjykata theksoi se procedurat e p\u00ebrshpejtuara lejohen vet\u00ebm n\u00eb raste urgjente si siguria komb\u00ebtare ose gjendja e jasht\u00ebzakonshme, por k\u00ebto ligje nuk plot\u00ebsonin k\u00ebto kushte, duke rezultuar n\u00eb munges\u00eb transparence dhe parashikueshm\u00ebrie.<\/p>\n<p>Ajo erdhi n\u00eb p\u00ebrfundim se Kuvendi nuk i respektoi afatet e Rregullores s\u00eb Pun\u00ebs, duke miratuar ligje pa lejuar koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr amendamente dhe debat parlamentar.<\/p>\n<p>\u201cKjo shkelje e nenit 76 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili k\u00ebrkon q\u00eb Kuvendi t\u00eb veproj\u00eb sipas rregullores s\u00eb tij, pengoi deputet\u00ebt t\u00eb ushtrojn\u00eb funksionin e tyre si\u00e7 parashihet n\u00eb nenin 74\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebto 12 ligje n\u00eb Kushtetuese u ankuan deputet\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb.\/REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Lart\u00eb e Kosov\u00ebs i ka shfuqizuar 13 ligje t\u00eb premten, p\u00ebrfshir\u00eb Ligjin p\u00ebr Byron\u00eb p\u00ebr verifikimin dhe konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb pajustifikueshme, duke th\u00ebn\u00eb se Kuvendi kishte b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb rregullave kur i kishte kaluar ato dhjetorin e 2024-t\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr media, Gjykata Kushtetuese tha se ligjet n\u00eb fjal\u00eb nuk jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63069","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63069","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63069"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63069\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63069"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63069"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63069"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}