{"id":63035,"date":"2026-01-09T16:48:19","date_gmt":"2026-01-09T16:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/durresi-permbytet-emiriana-sako-ben-pazar-me-neim-beqirajn-per-400-mln-leke-te-kanalit-spitalle-porto-romano\/"},"modified":"2026-01-09T16:48:19","modified_gmt":"2026-01-09T16:48:19","slug":"durresi-permbytet-emiriana-sako-ben-pazar-me-neim-beqirajn-per-400-mln-leke-te-kanalit-spitalle-porto-romano","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/durresi-permbytet-emiriana-sako-ben-pazar-me-neim-beqirajn-per-400-mln-leke-te-kanalit-spitalle-porto-romano\/","title":{"rendered":"Durr\u00ebsi p\u00ebrmbytet, Emiriana Sako b\u00ebn pazar me Neim Beqirajn p\u00ebr 400 MLN lek\u00eb t\u00eb kanalit Spitall\u00eb-Porto Romano \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Kryetarja e Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, Emiriana Sako, ka humbur lidhjen me realitetin. Tek kjo zyrtare, porosit\u00eb kan\u00eb zv\u00ebnd\u00ebsuar ligjin, ndjeshm\u00ebria p\u00ebr njer\u00ebzit ka humbur p\u00ebrball\u00eb parave t\u00eb korrupsionit. N\u00eb k\u00ebto kushte buxheti i krijuar nga taksapaguesit u ndahet kompanive t\u00eb favorizuara n\u00eb tendera pa gar\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt binzesmen\u00eb q\u00eb marrin n\u00eb Durr\u00ebs prej dy dekadash qindra milion\u00eb euro p\u00ebr rrug\u00ebt, kanalet, pusetat! Nd\u00ebrsa qyteti vazhdon t\u00eb p\u00ebrmbytet.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebto lloj tenderash, nga t\u00eb cilat varet largimi i uj\u00ebrave dhe shmangia e p\u00ebrmbytjeve, nuk duhet t\u00eb vidheshin. Ja shembulli m\u00eb i fundit, vep\u00ebr e kryebashkiakes Sako. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjithe operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrvec fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrimi q\u00eb i b\u00ebhet tenderit t\u00eb Sakos nga Open Data Albania.<\/p>\n\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb sinjalizon riskun e korrupsionit. E th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht, paralajm\u00ebrohet vjedhja e 400 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb destinuara p\u00ebr kanalin e uj\u00ebrave t\u00eb larta n\u00eb Spitall\u00eb. Pik\u00ebrisht aty ku nisi p\u00ebrmbytja para dy dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender, kontrata \u00ebsht\u00eb lidhur m\u00eb 30 dhjetor 2025. Nuk i doli koha gith\u00eb vitin Sakos q\u00eb ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb pazar, por e la nj\u00eb dit\u00eb para Vitit t\u00eb Ri.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, ky \u00ebsht\u00eb prokurimi i Bashkis\u00eb Durr\u00ebs me objekt \u201cRehabilitim i kanalit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb larta Spitall\u00eb-Porto Romano (Faza 3)\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit i financuar me buxhetin vitit 2025 t\u00eb miratuar nga K\u00ebshilli Bashkiak \u00ebsht\u00eb 36 223 477,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00ebse Sako do t\u00eb shqet\u00ebsohej p\u00ebr jet\u00ebn dhe pasurin\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb saj k\u00ebt\u00eb projekt duhet ta kishte p\u00ebrfudnuar qysh n\u00eb ver\u00eb. N\u00eb fakt, kryetarja tenderin e ka mbyllur m\u00eb 26 gusht 2025 dhe kontrat\u00ebn e ka firmosur n\u00eb 30 dhjetor! N\u00ebse ky kanal do t\u00eb ishte rehabilituar n\u00eb ver\u00eb, ndoshta do t\u00eb kishim m\u00eb pak sht\u00ebpi t\u00eb p\u00ebrmbytura n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt kryetarja e ka mendjen tek parat\u00eb e tenderave, jo tek zbatimi i projekteve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 3 operator\u00eb konkurrues, ku dy prej tyre jan\u00eb skualifikuar qysh n\u00eb fillim me argumente q\u00eb nuk e justifikojn\u00eb shkeljen e barazis\u00eb. Nj\u00ebri prej operator\u00ebve \u00ebsht \u00eb skualifikuar p\u00ebr nj\u00eb gabim aritmetik, q\u00eb nuk e kalon vler\u00ebn 2% t\u00eb ofert\u00ebs. Sipas ligjit, k\u00ebto gabime nuk merren parasysh n\u00eb vler\u00ebsim.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, arsye e skualifikimit t\u00eb dy ofertave \u00ebsht\u00eb se ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se propozimi q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb kompania e Neim Beqirajt. \u201cBEQIRI\u201d SHPK ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 34 000 200,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, oferta e oferta e operatorit \u201cBE \u2013 IS \u201c shpk \u00ebsht\u00eb\u00a0 29 807 690 lek\u00eb dhe me vler\u00eb t\u00eb korrigjuar n\u00eb shifr\u00ebn 30 153 410 lek\u00eb. Nd\u00ebrsa kompania \u201cK.M.K\u201d shpk ka propozuar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 30 430 990 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Megjithat\u00eb, pazari ishte kryer n\u00eb favor t\u00eb \u201cBeqiri\u201d shpk, prandaj n\u00eb 30 dhjetor 2025 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata dhe \u00ebsht\u00eb fiksuar vlera p\u00ebrfundimtre totale 40 800 240,00 lek\u00eb me TVSH.<\/p>\n<p><strong>Kompania mbingarkohet me pun\u00eb publike<\/strong><\/p>\n<p>\u201cBeqiri\u201d Shpk paralelisht me tenderin e Sakos, ka firmosur nj\u00eb kontrat\u00eb 1 milion\u00eb euro me Bashkin\u00eb Sarand\u00eb. \u00a0B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn me objekt: \u201cNd\u00ebrtim pedonale segmenti rrug\u00ebve \u201cDea \u2013Isadora Dunkan- Alida Hysku\u201d, Ksamil\u201d me fondin Limit 83 333 333 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 5 n\u00ebntor 2025 kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fitues t\u00eb paracaktuar dhe marr\u00ebveshje t\u00eb heshtur mes operator\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb operator\u00eb \u201ckonkurrues\u201d: \u201cBEQIRI\u201d SHPK me pronar Neim Beqirajn dhe \u201cC O L O M B O\u201d SHPK, me pronare Diana Laba.<\/p>\n<p>Pra, kemi oferta gati sa fondi limit dhe t\u00eb ngjashme si dy pika uji. Kjo \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme q\u00eb tenderi t\u00eb anulohet.<\/p>\n<p>Dy kompanit\u00eb garojn\u00eb krejt fiktivisht me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, pasi shpesh kan\u00eb qen\u00eb ortake (n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb tipit BOE) n\u00eb kontrata publike q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Po sjellim k\u00ebtu dy shembuj, q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojm\u00eb se dy firmat pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb tenderin e pedonales s\u00eb Ksamilit ndajn\u00eb interesa ekonomike dhe marr\u00ebveshje s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb tetor 2018, \u201cBeqiri\u201d shpk dhe \u201cColombo\u201d shpk kan\u00eb hyr\u00eb t\u00eb bashkuara me marrr\u00ebveshje n\u00eb tenderin e bashkis\u00eb Durr\u00ebs me objekt \u201cRikonstruksion i shkoll\u00ebs s\u00eb mesme \u201cLeonik Tomeo\u201d dhe kan\u00eb p\u00ebrfituar fondin 99 860 000,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb von\u00eb, s\u00ebrish nga Bashkia Durres, dy kompanit\u00eb kan\u00eb marr\u00eb s\u00eb bashku me marr\u00ebveshje tenderin \u201cReabilitimi kanalit KUL F.II dhe KUL F.III\u201d me fondin limit 54 166 000,00 lek\u00eb pa TVSH. Kontrata \u00ebsht\u00eb firmosur m\u00eb 26 korrik 2019.<\/p>\n<p>Jan\u00eb dy kompani nga Fieri, me seli n\u00eb dy lagje ngjitur dhe partnere t\u00eb vjetra n\u00eb biznes. Nj\u00ebra kompani ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 80 833 473,00 lek\u00eb pa TVSH dhe tjetra 82 486 852 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p><strong>Beqiri merr miliona euro tendera dhe i l\u00eb pun\u00ebt pa mbaruar<\/strong><\/p>\n<p>Kompania \u201cBeqiri\u201d shpk me pronar Neim Beqirajn ka treguar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn se merr parat\u00eb dhe nuk kryen pun\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 2016, kompania \u201cBeqiri\u201d firmosi me Bashkin\u00eb Durr\u00ebs kontrat\u00ebn \u201cRind\u00ebrtim i ur\u00ebs q\u00eb lidh fshatin Jub\u00eb me Rrushkull dhe segmenti rrugor q\u00eb lidh rrug\u00ebn\u201d. Vlera e fondit limit ishte 21 552 000,00 lek\u00eb pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>Ura 115 metra e gjat\u00eb dhe 4 metra e gjer\u00eb u rikonstruktua m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb vitin 2017 me fondet e Agjencis\u00eb Zvicerane p\u00ebr Zhvillim dhe Bashk\u00ebpunim (SDC) dhe bashkis\u00eb Durr\u00ebs. Por kjo rrug\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb pas ishte n\u00eb gjendje t\u00eb degraduar.<\/p>\n<p>P\u00ebr banor\u00ebt e zon\u00ebs, ura e tipit \u201cBejli\u201d ishte kthyer n\u00eb shqet\u00ebsimin kryesor t\u00eb tyre. Fotoja tregon situat\u00ebn n\u00eb qershor 2023, kur Rruga Ura Durr\u00ebs e detyruar nga protestat e banor\u00ebve po kryente disa arnime me d\u00ebrrasa.<\/p>\n\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2017, Beqiraj mori nga Erion Veliaj tenderin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs \u201cDanish Jukniu\u201d n\u00eb Tiran\u00eb me fondin limit 38 732 631,00 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Rruga duhej mbyllur p\u00ebr 6 muaj, por Beqiraj nuk arriti t\u00eb mbyllte punimet n\u00eb afat ashtu si\u00e7 n\u00ebnshkroi kontrat\u00ebn. \u00c7\u2019ndodhi? N\u00eb prill 2018, Erion Veliaj i dha fond shtes\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdonte pun\u00ebn. Pra, bashkia derdhi edhe 5 576 441 lek\u00eb tek xhepi i Neim Beqirajt.<\/p>\n<p>N\u00eb 20 maj 2022, kjo kompani mori tenderin e rind\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebs tek Currilat, e cila \u00ebsht\u00eb kryer me cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Tenderi \u201cRikonstruksion rruga Currila segmenti hotel Ferrara \u2013 Guest House\u201d e kishte fondin limit 37 248 896,00 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kodra e Currilave n\u00eb Durr\u00ebs thuajse u l\u00ebshua n\u00eb janar 2023\u00a0 mbi rrug\u00ebn mbi t\u00eb cil\u00ebn ngrihet, teksa shembja e skarpateve an\u00ebsore dhe \u00e7arja e rrjetave mbrojt\u00ebse b\u00ebri q\u00eb dherat t\u00eb pushtonin aksin q\u00eb lidh zon\u00ebn me qytetin e Durr\u00ebsit. Teksa kjo duket t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet thuajse sa her\u00eb ka reshje t\u00eb dendura shiu, ajo \u00e7\u2019ka del n\u00eb pah \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim i punimeve. \u201cPor, pavar\u00ebsisht k\u00ebtij fakti, ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb ndjekje penale nga Prokuroria e Durr\u00ebsit apo\u00a0 t\u00eb ket\u00eb nisur ndonj\u00eb hetim p\u00ebr d\u00ebmin financiar t\u00eb shkaktuar nga zbatuesit e projektit\u2026\u201d deklaronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Dega e PD Durr\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Kompania \u00ebsht\u00eb favorizuar vazhdimisht nga zyrtar\u00eb bashkish me procedura me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, shenja q\u00eb p\u00ebrdor Open Data Albania p\u00ebr t\u00eb sinjalizuar riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb 25 qershor 2024, kryebashkiaku Erion veliaj i ka dh\u00ebn\u00eb Neim Beqirit tenderin me vler\u00eb af\u00ebrsisht 1 milion euro me objekt \u2018Nd\u00ebrtim Ura e Bonarak\u00ebve, Ib\u00eb e Poshtme\u2019.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, Ura duhet t\u00eb niste nga nd\u00ebrtimi m\u00eb 1 gusht 2024 dhe duhej t\u00eb dor\u00ebzohej brenda 6\u00a0 muajsh. Pra, ura duhej t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb shkurt 2025. Kjo foto m\u00eb posht\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkrepur nga ATSH m\u00eb 13 korrik 2025, ku punimet dukeshin shum\u00eb larg p\u00ebrfundimit.<\/p>\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb paaft\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer punimet me cil\u00ebsi dhe n\u00eb afat, niveli i lart\u00eb i korrupsionit e ndihmon Neim Beqirajn q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb marr\u00eb miliona euro kontrata publike.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb 29 janar 2025, kryebashkiaku i Mallakastr\u00ebs, Qerim Ismailaj, i ka skualifikuar t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit e tenderit dhe ia ka dh\u00ebn\u00eb Neim Beqirit kontrat\u00ebn me objekt: \u201cRikonstruksionin e rrug\u00ebve n\u00eb fshatrat e Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Fratar dhe Kut\u00eb\u201d.<\/p>\n\n<p>Jan\u00eb 51 971 681,00 lek\u00eb q\u00eb Ismailaj i xhiron n\u00eb shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb prokurimit, duke favorizuar mikun e tij biznesmenin Neim Beqiraj.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, Emiriana Sako, ka humbur lidhjen me realitetin. Tek kjo zyrtare, porosit\u00eb kan\u00eb zv\u00ebnd\u00ebsuar ligjin, ndjeshm\u00ebria p\u00ebr njer\u00ebzit ka humbur p\u00ebrball\u00eb parave t\u00eb korrupsionit. N\u00eb k\u00ebto kushte buxheti i krijuar nga taksapaguesit u ndahet kompanive t\u00eb favorizuara n\u00eb tendera pa gar\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt binzesmen\u00eb q\u00eb marrin n\u00eb Durr\u00ebs prej dy dekadash [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63035","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63035"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63035\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}