{"id":62980,"date":"2026-01-09T12:27:43","date_gmt":"2026-01-09T12:27:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/skandali-i-bllokimit-te-aeroportit-te-vlores-cfare-po-luhet-ne-prapaskene\/"},"modified":"2026-01-09T12:27:43","modified_gmt":"2026-01-09T12:27:43","slug":"skandali-i-bllokimit-te-aeroportit-te-vlores-cfare-po-luhet-ne-prapaskene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/skandali-i-bllokimit-te-aeroportit-te-vlores-cfare-po-luhet-ne-prapaskene\/","title":{"rendered":"Skandali i bllokimit t\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs\/ \u00c7far\u00eb po luhet n\u00eb prapasken\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span>Pas ceremonis\u00eb pompoze gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, ku Edi Rama njotoi se Aeroporti i Vlor\u00ebs ishte pothuajse gati p\u00ebr t\u00eb nisur fluturimet, ka rrjedhur shum\u00eb uj\u00eb. Uj\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrmbytur jo vet\u00ebm pist\u00ebn e pap\u00ebrfunduar, por q\u00eb rrezikon t\u00eb fundos\u00eb t\u00eb gjith\u00eb investimin, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i bllokuar.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, ky bllokim duket pasoj\u00eb e nj\u00eb konflikti mes dy aksioner\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncensionare VIA (Vlora International Airport), q\u00eb jan\u00eb <strong>Mabco e Behgjet Pacollit<\/strong> dhe <strong>2A Group e Valon Ademit.<\/strong> Ky i fundit pretendon se ka m\u00eb shum\u00eb aksione n\u00eb kompani se sa ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruara zyrtarisht n\u00eb Qendr\u00ebn N\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, nd\u00ebrsa Pacolli i q\u00ebndron faktit se Mabco \u00ebsht\u00eb zot\u00ebruese e 98% t\u00eb tyre. <\/span><\/p>\n<p><span>Kjo mosmarr\u00ebveshje mes dy aksioner\u00ebsh, q\u00eb normalisht do t\u00eb duhej t\u00eb zgjidhej n\u00eb gjykata, u b\u00eb \u00e7\u00ebshtje e debatit publik disa muaj m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb prodhuar m\u00eb pas nj\u00eb ngjarje unikale. Ademi me 2% t\u00eb aksioneve ia ka dal\u00eb t\u00eb paralizoj\u00eb gjith\u00eb investimin n\u00eb Aeroportin e Vlor\u00ebs. Sot, bllokimi i vendimmarrjes tek VIA i ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr nisjen e fluturimeve n\u00eb kryeqendr\u00ebn e Jugut. Si mundi nj\u00eb biznesmen, deri dje thuajse anonim, q\u00eb me 2 p\u00ebrqind\u00ebshin e tij t\u00eb nxjerr\u00eb bllof edhe vet\u00eb kryeministrin? \u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb\u2026<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Zanafilla, nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb bllokad\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb ardhur deri tek bllokimi i investimit n\u00eb Aeroportin e Vlor\u00ebs, duhet nisur nga zanafilla e mosmarr\u00ebveshjes mes dy aksioner\u00ebve t\u00eb VIA. <\/span><\/p>\n<p><span>Pas shitjes s\u00eb 40% t\u00eb aksioneve t\u00eb aksionerit turk YDA tek Mabco, struktura e shoq\u00ebris\u00eb VIA, regjistruar n\u00eb QKB \u00ebsht\u00eb <strong>98% Mabco<\/strong> dhe <strong>2% 2A group. <\/strong>(Shiko m\u00eb posht\u00eb)<\/span><\/p>\n<p>Faksimile nga ekstrakti-i QKB ku Mabco rezulton me 98% te aksioneve, kurse 2A me 2%<\/p>\n<p><span>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2025, aksioneri me 2% pretendon se Mabco i ka kaluar edhe 47% aksione nga pjesa e vet (si kompensim p\u00ebr punimet e kryera, gjithnj\u00eb sipas Valon Ademit). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Ademi ka paraqitur nj\u00eb kontrat\u00eb, ku administratori i at\u00ebhersh\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb VIA, me prokur\u00eb nga Behgjet Pacolli, ka b\u00ebr\u00eb kalimin e aksioneve. Ademi k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kontrate, 2A Group t\u00eb regjistrohet n\u00eb QKB si bart\u00ebse e 49% t\u00eb aksioneve dhe Mabco t\u00eb 51% t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb VIA.<\/span><\/p>\n<p><span>Mabco n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr deklaron se kontrata n\u00eb fjal\u00eb nuk ka asnj\u00eb vler\u00eb ligjore. Se jo vet\u00ebm Pacolli e ka n\u00ebnshkruara prokur\u00ebn n\u00eb mir\u00ebbesim ndaj administratorit pa lexuar p\u00ebrmbajtjen e saj, por se ai vet\u00eb as nuk ka qen\u00eb prezent tek noterja kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb akti. <\/span><\/p>\n<p><span>Nga ana tjet\u00ebr, Pacolli, ndon\u00ebse aksioner i Mabco, nuk ka patur asnj\u00eb tag\u00ebr p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar kompanin\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor\u00eb jan\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Dhe mbi t\u00eb gjitha, q\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb kalimi aksionesh t\u00eb jet\u00eb e vlefshme n\u00eb rastin e shoq\u00ebrive koncensionare, <strong>duhet miratimi i ministris\u00eb s\u00eb linj\u00ebs, asaj t\u00eb Financave dhe si dhe e Bank\u00ebs Komb\u00ebtare Tregtare, e cila ka kredituar VIA<\/strong> n\u00eb baz\u00eb t\u00eb garancis\u00eb s\u00eb aseteve t\u00eb l\u00ebna si kolateral ekzkluzivisht nga Mabco.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjithsesi, n\u00eb nj\u00eb vend normal, k\u00ebto pretendime mes dy pal\u00ebve t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie do t\u00eb duhej t\u00eb shqyrtoheshin n\u00eb gjykat\u00eb, pa ndikuar n\u00eb veprimtarin\u00eb e vet\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Pra gjykata do t\u00eb peshonte vlefshm\u00ebrin\u00eb ose jo t\u00eb kontrat\u00ebs q\u00eb pretendon Ademi dhe <strong>garancia e autoriteteve shtet\u00ebrore<\/strong> p\u00ebr validimin e aksioneve n\u00eb QKB, do t\u00eb ishte vet\u00eb garancia edhe p\u00ebr pal\u00ebt q\u00eb aksionet t\u00eb mos tjet\u00ebrsoheshin nd\u00ebrkoh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, n\u00eb vend t\u00eb rrjedh\u00ebs normale t\u00eb shqyrtimit t\u00eb nj\u00eb konflikti q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me administrimin korporativ, gjykata shqiptare ka prodhuar nj\u00eb precedent t\u00eb rrall\u00eb dhe t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo lloj biznesi dhe \u00e7do investim t\u00eb huaj n\u00eb Shqip\u00ebri. Deri tani, ato i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fuqin\u00eb nj\u00eb aksioneri me 2% q\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb aktivitetin e krejt kompanis\u00eb dhe t\u00eb paralizoj\u00eb investimin n\u00eb Aeroportin e Vlor\u00ebs.<\/span><\/p>\n<h3><strong><span>Fatmiri dhe Marjana, vendimet me \u201cnishana\u201d<\/span><\/strong><\/h3>\n<p><span>Nisur nga zanafilla, pra nga kontrata e prillit 2025, aksioneri me 2% iu drejtua Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr siguri padie, ndon\u00ebse nuk kishte ngritur ende nj\u00eb padi konkrete. Gjithsesi, Ademi k\u00ebrkoi nga gjykata jo thjesht sigurin\u00eb juridike, q\u00eb 47% e aksioneve t\u00eb pretenduara nga kontrata n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mos tjet\u00ebrsoheshin, por edhe <strong>pezullimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs s\u00eb Mabco<\/strong>, q\u00eb ka zyrtarisht <strong>98% t\u00eb aksioneve<\/strong>, n\u00eb vendimmarrjen e kompanis\u00eb VIA.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebtu del n\u00eb sken\u00eb gjyqtari <strong>Fatmir Ndreu,<\/strong>\u00a0i cili kryen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vendim skandaloz. N\u00eb tetor 2025, ai <strong>pranon sigurin\u00eb e padis\u00eb pa u ngritur padia akoma<\/strong>, e shqyrton k\u00ebrkes\u00ebn e 2A group n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi<strong> pa pranin\u00eb e pal\u00ebve,<\/strong> jep vendim jo vet\u00ebm p\u00ebr mostjet\u00ebrsimin e aksioneve t\u00eb pretenduara nga Ademi, por <strong>pezullon t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs p\u00ebr Mabco<\/strong> duke pezulluar k\u00ebsisoj veprimtarin\u00eb e VIA e p\u00ebr pasoj\u00eb investimin e m\u00ebtejm\u00eb n\u00eb Aeroport. <\/span><\/p>\n<p><span>Dhe, qershia mbi tort\u00eb e vendimit t\u00eb Ndreut: Ky pezullim i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs s\u00eb Mabco, do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi jo deri sa t\u00eb zgjidhet \u00e7\u00ebshtja n\u00eb themel mes dy aksioner\u00ebve, por <strong>deri sa t\u00eb regjistrohen n\u00eb QKB aksionet e pretenduara nga Ademi.<\/strong> <\/span><\/p>\n<p><span>Pra nj\u00eb gjyqtar q\u00eb jep nj\u00eb vendim pa asnj\u00eb afat logjik e ligjor. <strong>S\u00eb pari,<\/strong> regjistrimi n\u00eb QKB i aksioneve t\u00eb 2A Group nuk varet nga pezullimi ose jo i vot\u00ebs s\u00eb Mabco. <strong>S\u00eb dyti,<\/strong> ky pezullim nuk lidhet me ndonj\u00eb afat konkret si p\u00ebr shembull deri n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, por me regjisrimin n\u00eb QKB q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje e pasigurt\u00eb, q\u00eb as kjo nuk varet nga vota e Mabco. Dhe <strong>s\u00eb treti,<\/strong> n\u00eb rastin e VIA, \u00e7do ndryshim i struktur\u00ebs aksionere validohet nga ministria e linj\u00ebs, ajo e Financave dhe Banka huadh\u00ebn\u00ebse.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebt\u00eb \u201cgaf\u00eb\u201d t\u00eb Fatmir Ndreut, e korrigjon dy muaj m\u00eb pas <strong>Gjykata e Apelit<\/strong>, pas ankimimit t\u00eb Mabco. Apeli, me <strong>vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, <\/strong>(shiko m\u00eb posht\u00eb) jep verdiktin se sigurimi i padis\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon 2A Group vlen vet\u00ebm p\u00ebr mostjet\u00ebrsimin e 47% t\u00eb aksioneve q\u00eb ajo i pretendon n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb prillit 2025. <\/span><\/p>\n\n<p>Faksimile nga vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit q\u00eb i hapi rrug\u00eb vazhdimit t\u00eb punimeve p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs, pavar\u00ebsisht konfliktit mes aksioner\u00ebve<\/p>\n<p><span>Pra sipas Apelit, deri sa \u00e7\u00ebshtja t\u00eb zgjidhet n\u00eb themel se kujt i takojn\u00eb ato aksione, ato mbeten t\u00eb paprekshme. Por nd\u00ebrkoh\u00eb aksioneri i shumic\u00ebs ka t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb veprimtaria e shoq\u00ebris\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk c\u00ebnon pretendimin e pakic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn mbi aksionet n\u00eb fjal\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Vendimi i form\u00ebs <strong>s\u00eb prer\u00eb,<\/strong> rihapte nj\u00ebkoh\u00ebsisht kantierin e paralizuar t\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe e \u00e7onte konfliktin n\u00eb shqyrtim gjyq\u00ebsor n\u00eb themel, pa pasoja p\u00ebr investimin strategjik.<\/span><\/p>\n<p>Kryeministri Rama gjat\u00eb prezantimit t\u00eb projektit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs<\/p>\n<p><span>Por k\u00ebtu del n\u00eb sken\u00eb kolegia e Fatmir Ndreut, <strong>Mariana Shegani.<\/strong> Pothuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb jepej vendimi n\u00eb Apel, Ademi paraqet nj\u00eb tjet\u00ebr <strong>k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr siguri padie<\/strong> n\u00eb Gjykat\u00ebn e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, ku k\u00ebrkon p\u00ebrs\u00ebri pezullimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs s\u00eb Mabco n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb VIA deri sa n\u00eb QKB t\u00eb regjistrohen 47% t\u00eb aksioneve q\u00eb ai pretendon. <\/span><\/p>\n<p><span>Duke ngritur nj\u00eb padi t\u00eb re p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e ortakut Mabco nga shoq\u00ebria VIA, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, Ademi k\u00ebrkon jo vet\u00ebm sigurimin e mostjet\u00ebrsimit t\u00eb 47% t\u00eb aksioneve por edhe <strong>pezullimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs s\u00eb Mabco<\/strong> q\u00eb zyrtarisht zot\u00ebron <strong>98% t\u00eb aksioneve,<\/strong> t\u00eb \u00e7ertifikuara dhe nga autoritetet shtet\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe Mariana, <strong>ndon\u00ebse ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb vendimit t\u00eb nj\u00eb gjykate m\u00eb t\u00eb lart\u00eb si ajo e Apelit,<\/strong> q\u00eb n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, pavar\u00ebsisht form\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, pra q\u00eb garanton k\u00ebrkuesin p\u00ebr mostjet\u00ebrsimin e aksioneve por nuk pezullon veprimtarin\u00eb e kompanis\u00eb, <strong>b\u00ebn krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/strong> P\u00ebrs\u00ebrit skandalin e Ndreut dhe i jep t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb aksioneri me 2%, t\u00eb paralizoj\u00eb aksionerin me 98% e, p\u00ebr pasoj\u00eb, krejt veprimtarin\u00eb e kompanis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>Faksimile nga vendimi i gjyqtares s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Marjana-Shegani q\u00eb p\u00ebrmbys vendimin e Gjykates s\u00eb Apelit<\/p>\n<p><span>Sigurisht k\u00ebto vendime \u201cme nishana\u201d bien er\u00eb me kilometra larg. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur nj\u00eb vendimarrje e Apelit ka rr\u00ebzuar arsyetimin e Ndreut q\u00eb ngjash\u00ebm e p\u00ebrs\u00ebrit Shegani. Ankimimi i dyt\u00eb i Ademit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht me vendimin e Apelit, marrja menj\u00ebher\u00eb n\u00eb shqyrtim nga Shegani <strong>(p\u00ebrs\u00ebri pa pranin\u00eb e pal\u00ebve)<\/strong> dhe vendimi i nj\u00ebjt\u00eb me Ndreun, me nj\u00eb efikasitet q\u00eb do linte goj\u00ebhapur \u00e7do ekspert t\u00eb gjyq\u00ebsorit shqiptar, \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb skenar me t\u00eb tjer\u00eb aktor\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb prapasken\u00eb.<\/span><\/p>\n<h3><strong><span>Kujt i nevojitet bllokimi i Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs<\/span><\/strong><\/h3>\n<p><span>Dy vendimet e lart\u00ebp\u00ebrmendura t\u00eb Ndreut dhe Sheganit, q\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb \u00e7do raport proporcionaliteti n\u00eb funksionimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie aksionere, kan\u00eb sjell si rezultat pezullimin e aktivitetit t\u00eb VIA dhe bllokimin e investimit n\u00eb aeroport. <strong>Pra nj\u00eb aksioner me vet\u00ebm 2% t\u00eb aksioneve t\u00eb regjistruara dhe validuara zyrtarisht, mund t\u00eb mbaj\u00eb peng nj\u00eb investim qindra milion\u00eb euro.<\/strong> <\/span><\/p>\n<p><span>Gjyqtar\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb sigurojn\u00eb pretendimin e Valon Ademit (pra mos tjet\u00ebrsimin e 47% t\u00eb aksioneve t\u00eb pretenduara) dhe t\u00eb zhbllokojn\u00eb funskionimin e nj\u00eb kompanie private q\u00eb ka afate t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebr p\u00ebrfundimin e nj\u00eb vepre t\u00eb caktuar, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb do duhej t\u00eb arsyetonte \u00e7do gjykat\u00eb nj\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb. Pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb b\u00ebri gjykata e Apelit.<\/span><\/p>\n<p><span>A e ka Ademi i 2A Group <strong>fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar gjyqtar\u00eb t\u00eb caktuar<\/strong> deri n\u00eb vendime q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje investime strategjike? Si mundet q\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e premtuar dhe e kontraktuar p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb plot\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2026, t\u00eb pezullohet <strong>pa afat?<\/strong> A po sh\u00ebrben 2 p\u00ebrqindshi i Ademit si leva e Arkimedit p\u00ebr t\u00eb zhvendosur Mabcon krejt\u00ebsisht nga koncensioni i aeroportit dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb <strong>\u201cinvestitor efikas\u201d, si ata q\u00eb u gjend\u00ebn n\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Deri sa shp\u00ebrthyen mosmarr\u00ebveshjet tek VIA, emri i Ademit nuk ishte i njohur n\u00eb peisazhin ekonomiko- mediatik shqiptar. Edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb raport me VIA, rezulton se ai, t\u00eb vetmin kolateral q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebr kredin\u00eb 60 milion euro nga BKT p\u00ebr VIA jan\u00eb ato 2% t\u00eb aksioneve. i gjith\u00eb kolaterali tjet\u00ebr fizik \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i Mabco. <\/span><\/p>\n<p><span>2A Group \u00ebsht\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e n\u00ebnkontraktorit dhe jo t\u00eb investitorit tek VIA dhe ka n\u00ebnshkruar me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, po ashtu si Mabco, p\u00ebr realizimin e punimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb kontrat\u00eb. Deri tani, 2A Group ka faturuar rreth 42 milion euro punime, nd\u00ebrsa Mabco rreth 44 milion euro dhe, n\u00eb kontrat\u00ebn q\u00eb ato kan\u00eb me VIA, nuk thuhet n\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb se kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb konvertojn\u00eb vler\u00ebn e pun\u00ebs n\u00eb aksione.<\/span><\/p>\n<p><span>At\u00ebher\u00eb si mundet q\u00eb me k\u00ebt\u00eb tabllo reale t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb investimin e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, gjyqtar\u00ebt e Shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb mbyllin syt\u00eb dhe ta shnd\u00ebrrojn\u00eb 2 p\u00ebrqindshin n\u00eb forc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe fuqiplot\u00eb? \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se <strong>kjo forc\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb Valon Ademit<\/strong>. Ka dyshime se ai po p\u00ebrdoret nga t\u00eb tjer\u00eb <strong>njer\u00ebz t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb<\/strong> <strong>i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb syrin koncensionit t\u00eb aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/strong> Thuhet se individ\u00eb me pozit\u00eb dhe ndikim n\u00eb politik\u00eb e biznes, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb se si mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb, ashtu si n\u00eb dhjetra raste t\u00eb tjera, nga nj\u00eb investim i till\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/07\/rrefimi-i-pacollit-aeroporti-skandali-tjeter-i-tenderit-te-ballukut\/\">Rr\u00ebfimi i Pacollit\/ Aeroporti skandali tjet\u00ebr i tenderit t\u00eb Ballukut<\/a><\/p>\n<p><span><strong>Ish-deputet\u00eb, deputet\u00eb e deri ministra<\/strong> p\u00ebrflitet se kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb q\u00eb Mabco t\u00eb bllokohet n\u00eb aktivitetin e VIA, derisa t\u00eb detyrohet t\u00eb t\u00ebrhiqet. Nuk shpjegohet ndryshe se si deri tani, <strong>nga kryeministri e deri te ministrja e l\u00ebnduar e Transporteve<\/strong>, q\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb vendim gjykate e prokurorie pa komentuar e sulmuar, t\u00eb mos thon\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr bllokimin e paprecedent t\u00eb nj\u00eb investimi strategjik, t\u00eb cilit i kan\u00eb dal\u00eb zot me z\u00eb dhe figur\u00eb se do ta inaguronin vet\u00ebm pas nj\u00eb muaji.<\/span><\/p>\n<p><span>Strategjia \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Nga bllokimi me gjykat\u00eb, d\u00ebmi ekonomik p\u00ebr VIA, q\u00eb n\u00eb thelb i bie p\u00ebr Mabco, t\u00eb jet\u00eb katastrofik. Pagat e pun\u00ebtor\u00ebve, furnitor\u00ebt, kontratat me t\u00eb tret\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet me partner\u00eb e deri te sigurimet e tatimet, jan\u00eb bllokuar p\u00ebrsa koh\u00eb aktiviteti i VIA \u00ebsht\u00eb i pezulluar. Mosrespektimi i afateve nga VIA, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb pezullimit nga gjykata, e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik serioz t\u00eb gjith\u00eb investimin. E n\u00ebse Mabco largohet, sigurisht q\u00eb aktor\u00ebt e k\u00ebsaj grabitje t\u00eb radh\u00ebs mund t\u2019ia arrijn\u00eb q\u00ebllimit, por fatur\u00ebn e kripur do ta paguajn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri shqiptar\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas k\u00ebsaj katrahure jurudike, Mabco i ka t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt solid\u00eb p\u00ebr ta fituar nj\u00eb gjyq t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb arbitrazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Aeroporti i Vlor\u00ebs, n\u00ebse do t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb dit\u00eb, do t\u00eb na kushtoj\u00eb minimumi dyfish: lek\u00ebt p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar dhe lek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblyer Pacollin. Si p\u00ebr dreq, edhe Francesko Beketi, lek\u00ebt po na i merr nga agjensia jon\u00eb komb\u00ebtare e aviacionit.\/Lapsi.al<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/09\/skandali-i-bllokimit-te-aeroportit-te-vlores-cfare-po-luhet-ne-prapaskene\/\">Skandali i bllokimit t\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs\/ \u00c7far\u00eb po luhet n\u00eb prapasken\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas ceremonis\u00eb pompoze gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, ku Edi Rama njotoi se Aeroporti i Vlor\u00ebs ishte pothuajse gati p\u00ebr t\u00eb nisur fluturimet, ka rrjedhur shum\u00eb uj\u00eb. Uj\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrmbytur jo vet\u00ebm pist\u00ebn e pap\u00ebrfunduar, por q\u00eb rrezikon t\u00eb fundos\u00eb t\u00eb gjith\u00eb investimin, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i bllokuar. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, ky bllokim duket [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":62981,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62980","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62980","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62980"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62980\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62981"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62980"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62980"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62980"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}