{"id":62977,"date":"2026-01-09T12:48:21","date_gmt":"2026-01-09T12:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/enver-robelli-nga-hici-i-homeinit-te-rrethi-qe-po-ngushtohet-a-po-i-vjen-fundi-republikes-islamike-te-iranit-47-vjet-pas-themelimit\/"},"modified":"2026-01-09T12:48:21","modified_gmt":"2026-01-09T12:48:21","slug":"enver-robelli-nga-hici-i-homeinit-te-rrethi-qe-po-ngushtohet-a-po-i-vjen-fundi-republikes-islamike-te-iranit-47-vjet-pas-themelimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/enver-robelli-nga-hici-i-homeinit-te-rrethi-qe-po-ngushtohet-a-po-i-vjen-fundi-republikes-islamike-te-iranit-47-vjet-pas-themelimit\/","title":{"rendered":"Enver Robelli: Nga \u201chi\u00e7i\u201d i Homeinit te rrethi q\u00eb po ngushtohet: a po i vjen fundi Republik\u00ebs Islamike t\u00eb Iranit 47 vjet pas themelimit?"},"content":{"rendered":"<p>Gjysm\u00eb shekulli m\u00eb par\u00eb: kur lideri iranian Homeini e p\u00ebrdori fjal\u00ebn \u201chi\u00e7\u201d (t\u00eb cil\u00ebn shqipja me gjas\u00eb e ka grabitur me mir\u00ebsjellje nga persishtja). Tani p\u00ebr regjimin teokratik n\u00eb Teheran po ngushtohet rrethi nga protestat masive. (Shoq\u00ebruar me disa fjal\u00eb p\u00ebr Naim Frash\u00ebrin, nj\u00eb Mbret\u00ebresh\u00eb shqiptare t\u00eb Iranit, nj\u00eb banket n\u00eb Persepolis dhe disa kamerier\u00eb zviceran\u00eb nga viti 1971).<\/p>\n<p>Nga Enver Robelli<\/p>\n<p>1.<\/p>\n<p>M\u00eb 2 shkurt 1979, pothuaj 47 vjet m\u00eb par\u00eb, gazeta \u201cRilindja\u201d njoftonte n\u00eb faqen e tret\u00eb p\u00ebr kthimin triumfal t\u00eb Ajatollah Ruhollah Homeinit nga Parisi n\u00eb Teheran. Dy milion\u00eb e gjysm\u00eb ithtar\u00eb dol\u00ebn ta prisnin prij\u00ebsin e revolucionit islamik. Homeini aterroi n\u00eb Aeroportin e Teheranit n\u00eb or\u00ebn 09:32 minuta sipas or\u00ebs lokale. Bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb avionin Boeing 747 t\u00eb \u201cAir France\u201d ishin edhe 50 bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb dhe 150 gazetar\u00eb nga mbar\u00eb bota. Alkool nuk u sh\u00ebrbye.<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>Gati gjysm\u00eb shekulli m\u00eb von\u00eb n\u00eb Iran ka shp\u00ebrthyer nj\u00eb revolt\u00eb e madhe kund\u00ebr pushtetar\u00ebve islamist\u00eb. Protestuesit po k\u00ebrkojn\u00eb rr\u00ebzimin e Ajatollahut Hamenei dhe fundin e republik\u00ebs islamiste. Organizata Netblocks me seli n\u00eb Lond\u00ebr njoftoi se regjimi ka nd\u00ebrprer\u00eb furnizimin me internet. Organizata Iran Human Rights me seli n\u00eb Norvegji njoftoi se tashm\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 45 njer\u00ebz, mes tyre tet\u00eb t\u00eb mitur. Mediat iraniane kan\u00eb raportuar deri m\u00eb tani 21 t\u00eb vdekur, p\u00ebrfshir\u00eb edhe forcat e siguris\u00eb. Protestat kishin nisur n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit fillimisht si reagim ndaj gjendjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Profesoresha e shkencave islame Katajun Amirpur, autore e nj\u00eb biografie t\u00eb Homeinit (botuar nga C.H. Beck, M\u00fcnchen), k\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan momentin e kthimit t\u00eb tij: \u201eShum\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Iran, Homeini u dukej si Mahdiu q\u00eb e prisnin, imami i fshehur, i cili tani po kthehej nga p\u00ebrhumbja n\u00eb ekzil. Secili priste p\u00ebrmbushjen e d\u00ebshirave dhe \u00ebndrrave t\u00eb veta. \u2018Ti je shpirti im, Homeini\u2019, jehonte n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetin. Vet\u00eb i rikthyeri nuk shfaqi emocione t\u00eb tilla t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb pyetjen e reporterit t\u00eb BBC-s\u00eb, John Simpson, se \u00e7far\u00eb ndiente p\u00ebrball\u00eb kthimit t\u00eb tij pas 15 vitesh n\u00eb ekzil dhe miliona njer\u00ebzve q\u00eb po e prisnin, ai thuhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjigjur: \u2018Hi\u00e7ie\u2019, hi\u00e7, asgj\u00eb\u201c. <\/p>\n<p>Duket se gjuha shqipe k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb e ka grabitur me mir\u00ebsjellje nga persishtja. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u2019duhet t\u00eb ndihemi keq, sepse nj\u00eb shqiptar i madh i ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kultur\u00ebs persiane \u2013 lexoni n\u00eb vijim: Libri i par\u00eb i Naim Frash\u00ebrit ishte nj\u00eb gramatik\u00eb e gjuh\u00ebs persiane e titulluar \u201cKava\u02bbid-i Farsiyye ber-Tarz-\u0131 Nevin\u201d [Rregullat e persishtes sipas metod\u00ebs s\u00eb re]. U botua n\u00eb Stamboll m\u00eb 1871. Kjo \u00ebsht\u00eb gramatika e par\u00eb e persishtes e shkruar sipas stilit per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>4.<\/p>\n<p>Vjershat e para Naim Frash\u00ebri i shkroi n\u00eb persisht. N\u00eb vitin 1885 botoi n\u00eb Stamboll p\u00ebrmbledhjen poetike \u201cTehajjul\u0101t\u201d (\u00cbnd\u00ebrrime). Gramatika persiane e shkruar prej tij \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb orientalist\u00ebve Abdulla Rexhepi dhe Zeqije Xhaf\u00e7e nga Universiteti i Prishtin\u00ebs gramatika i ka 168 faqe: \u201cPjesa e par\u00eb, 65 faqe, p\u00ebrmban informacion mbi rregullat e gjuh\u00ebs persiane, ve\u00e7an\u00ebrisht mbi morfologjin\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa e dyt\u00eb, e cila ka 83 faqe, p\u00ebrb\u00ebhet nga kat\u00ebr ushtrime dhe nj\u00eb fjalorth n\u00eb fund me disa fjal\u00eb persiane-osmane\u201d.<\/p>\n<p>5.<\/p>\n<p>Naser Nikoubakht, profesor i Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Persiane n\u00eb Universitetin Tarbiat Modares n\u00eb Teheran, lidhur me poetin shqiptar shkruan: \u201cNdoshta Naim Frash\u00ebri n\u00eb mosh\u00ebn 25-vje\u00e7are, ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjuha persiane \u00ebsht\u00eb mjeti m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shprehur imagjinatat e tij poetike. K\u00ebshtu, meditimet e tij poetike derdh\u00ebn thesarin e let\u00ebrsis\u00eb persiane. Konceptet dhe poetika e k\u00ebsaj let\u00ebrsie si dhe tradita poetike e gjuh\u00ebs persiane e ndihmuan poetin shqiptar t\u00eb shprehte p\u00ebrvoja t\u00eb thella poetike dhe evokime, e k\u00ebsisoj rezultoi n\u00eb krijimin e p\u00ebrmbledhjes \u2018Tehajjul\u0101t\u2019. Ose mund t\u00eb themi k\u00ebshtu: P\u00ebrmbledhja \u2018Tehajjul\u0101t\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manifestim i sistemit intelektual dhe shpirt\u00ebror t\u00eb Frash\u00ebrit, i cili shprehet n\u00eb koordinim me opinionet e poet\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj iranian\u00eb\u201d (cituar nga punimi i Abdulla Rexhepit dhe Zeqije Xhaf\u00e7es).<\/p>\n<p>6.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket kthimit t\u00eb Homeinit nga Franca n\u00eb Iran, duhet treguar edhe nj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr spektakulare. N\u00eb avion me imamin iranian ishte edhe gazetari gjerman Peter Scholl-Latour. Gjat\u00eb fluturimit, Scholl-Latour u ftua nga nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i Homeinit q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb te lideri i ri iranian, i cili po falte sabahun. Pastaj Homeini i dor\u00ebzoi bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb tij nj\u00eb dosje dhe ky ia dha gjermanit me porosin\u00eb se \u201en\u00ebse na arrestojn\u00eb, n\u00ebse na vrasin me t\u00eb mb\u00ebrritur, at\u00ebher\u00eb fshiheni mir\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, dhe n\u00ebse \u00e7do gj\u00eb shkon mir\u00eb, ashtu si\u00e7 shpresojm\u00eb, at\u00ebher\u00eb ma ktheni dosjen\u201c. Po \u00e7\u2019kishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje? Peter Scholl-Latour shpjegon: \u201eTet\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb e mora vesh se \u00e7far\u00eb kishte brenda. Ajo ishte kushtetuta e Republik\u00ebs Islamike t\u00eb Iranit\u201c. Nganj\u00ebher\u00eb gazetar\u00ebt jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb ngjarjeve historike. Me pranin\u00eb e tyre n\u00eb avion korrespondent\u00ebt sh\u00ebrbyen edhe si mburoj\u00eb njer\u00ebzore kund\u00ebr z\u00ebave k\u00ebrc\u00ebnues se avioni do t\u00eb q\u00ebllohej dhe rr\u00ebzohej. Kthimi i Homeinit n\u00eb Iran ishte ngjarje globale. Filozofi francez Michel Foucault, i cili m\u00eb 1978 vizitoi dy her\u00eb Teheranin p\u00ebr gazet\u00ebn italiane \u201cCorriere della Sera\u201d tha: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb mbase kryengritja e par\u00eb e madhe kund\u00ebr sistemeve mbar\u00ebbot\u00ebrore, forma m\u00eb moderne dhe m\u00eb e \u00e7mendur e revolt\u00ebs\u201c. Ky revolucion ishte triumfi i par\u00eb i madh i islamit politik. Grat\u00eb e b\u00ebra fut\u00eb nga teshat e zeza u shnd\u00ebrruan n\u00eb simbol t\u00eb kthimit n\u00eb Mesjet\u00eb. <\/p>\n<p>7.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 janar 1979 Iranin e kishte braktisur me shpejt\u00ebsi Shahu Mohamad Reza Pahlavi. K\u00ebsisoj mori fund mbret\u00ebria 2500-vje\u00e7are persiane. Pahlavi vdiq m\u00eb 1980 n\u00eb Kairo. Nga pallati mbret\u00ebror i Kajros vinte gruaja e par\u00eb e Pahlavit. Ajo quhej Favzia bint Fuad dhe ishte e bija e Mbretit Fuad I, i cili rridhte nga dinastia me origjin\u00eb shqiptare e Muhamed Aliut, sundimtarit t\u00eb Egjiptit. M\u00eb 16 mars 1939 Favzia bint Fuad u martua me \u2013 at\u00ebher\u00eb \u2013 princin e kuror\u00ebs iraniane Reza Pahlavin, Mbretin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Iranit (nga viti 1941). Rrjedhimisht Favzia bint Fuad, nj\u00eb grua me origjin\u00eb shqiptare, ishte Mbret\u00ebresh\u00eb e Iranit. N\u00eb vitin 1942 portreti i saj u botua n\u00eb ballin\u00ebn e revist\u00ebs s\u00eb famshme amerikane \u201cLife\u201d. K\u00ebshtu Favzia u b\u00eb ikon\u00eb bot\u00ebrore. Fotografi Cecil Beaton e p\u00ebrshkroi at\u00eb si nj\u00eb \u201cvenus aziatik\u201d me fytyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur n\u00eb form\u00eb t\u00eb zemr\u00ebs dhe me sy t\u00eb kalt\u00ebr dep\u00ebrtues. M\u00eb 1945 \u00e7ifti u shkuror\u00ebzua.<\/p>\n<p>8.<\/p>\n<p>Iranian\u00ebt e akuzonin Shahun p\u00ebr korrupsion dhe keqp\u00ebdorim t\u00eb resurseve t\u00eb shtetit. Si shembull t\u00eb bab\u00ebzis\u00eb p\u00ebrmendet nj\u00eb fest\u00eb gjigante e organizuar m\u00eb 1971 p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 2500-vjetorin e monarkis\u00eb. U ftuan dhjet\u00ebra burr\u00ebshtetas nga mbar\u00eb bota. Erdh\u00ebn 69 krer\u00eb shtetesh ose d\u00ebrguan z\u00ebvend\u00ebsit e tyre. Banketi dhe ceremonia u mbajt\u00ebn n\u00eb Persepolis, kryeqyteti i monarkis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb persiane. P\u00ebr t\u00eb aterruar mysafir\u00ebt u nd\u00ebrtua ekstra nj\u00eb pist\u00eb. Kamerier\u00ebt u soll\u00ebn nga Zvicra. N\u00eb vitin 2005 ata, tashm\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb, i treguan kolegut tim Martin Beglinger se \u00e7\u2019kishin p\u00ebrjetuar n\u00eb Persepolis. Teksti \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb shtojc\u00ebn \u201cDas Magazin\u201d t\u00eb gazet\u00ebs \u201cTages Anzeiger\u201d. <\/p>\n<p>Kamerieri Emil Real: \u201cN\u00eb mesdit\u00eb, p\u00ebrpara dark\u00ebs s\u00eb madhe, (lideri jugosllav) Titoja h\u00ebngri nj\u00eb gjeldeti t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Nd\u00ebrsa (sundimtari i Etiopis\u00eb) Haile Selasie nj\u00eb ros\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kamerieri Oswald Toutsch: \u201cGjithashtu, Titos, nd\u00ebrsa po i sh\u00ebrbeja, ia derdha nj\u00eb pik\u00eb (ver\u00eb) mbi uniform\u00ebn e bardh\u00eb. Por ai nuk tha asgj\u00eb dhe vet\u00ebm e fshiu shpejt m\u00ebng\u00ebn me dor\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kamerieri Emil Real: \u201cTri dit\u00eb p\u00ebrpara dark\u00ebs s\u00eb madhe gala, erdh\u00ebn 18 ton\u00eb ushqime. Sipas list\u00ebs, midis tyre kishte: 2700 kilogram\u00eb mish lope, derri dhe qengji. 1280 kilogram\u00eb shpend\u00eb dhe mish gjahu. Dhe 30 kilogram\u00eb havjar. T\u00eb tjer\u00eb than\u00eb se ishin 150 kilogram\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDhe nj\u00eb kamion plot me akull\u201d, sipas kamerierit Oswald Toutsch.<\/p>\n<p>Kolegu i tij Felix Real tha: \u201c\u00c7do gj\u00eb erdhi me avion nga Parisi, madje edhe magdanozi dhe qepa e njom\u00eb. Vet\u00ebm havjari ishte nga Irani\u201d.<\/p>\n<p>Dante Franzetti, kamarier: \u201cT\u00eb gjith\u00eb supozonin se (presidenti francez) Pompidou nuk erdhi n\u00eb Persepolis vet\u00ebm sepse nuk do t\u00eb lejohej t\u00eb ulej pran\u00eb perandoresh\u00ebs Farah Diba. Ky vend i ishte premtuar tashm\u00eb Haile Selassiet\u201d.<\/p>\n<p>Selassie, at\u00ebbot\u00eb 79-vje\u00e7, shoq\u00ebrohej nga e bija dhe nga qeni i tij, i cili p\u00ebrreth qaf\u00ebs bartte nj\u00eb zinxhir me diamante. Presidenti i SHBA-s\u00eb, Nixon, p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga z\u00ebvend\u00ebsi i tij Spiro Agnew, familja e t\u00eb cilit rridhte nga Peloponezi i Greqis\u00eb. Mbret\u00ebresha e Anglis\u00eb, Elizabeth, d\u00ebrgoi bashk\u00ebshortin e saj, Princin Philip, dhe Princesh\u00ebn Anne.<\/p>\n<p>9.<\/p>\n<p>U shtruan 80 kilometra autostrad\u00eb.<\/p>\n<p>U ftoh\u00ebn 25 mij\u00eb shishe ver\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKampingu i miliardave\u201d, shkroi revista zvicerane \u201cSchweizer Illustrierte\u201d p\u00ebr banketin n\u00eb Persepolis. <\/p>\n<p>\u201cFesta e shekullit\u201d, shkroi revista amerikane \u201cLife\u201d. <\/p>\n<p>\u201cN\u00ebna e t\u00eb gjitha festave\u201d, shkroi revista gjermane \u201cStern\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti gjerman Gustav Heinemann nj\u00ebher\u00eb pranoi ftes\u00ebn, por pas kritikave nga qarqet e majta hoqi dor\u00eb dhe nuk shkoi n\u00eb Persepolis.<\/p>\n<p>Q\u00eb festa t\u00eb kaloj\u00eb pa tensione regjimi iranian n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preventive arrestoi 1500 persona.<\/p>\n<p>Mohamad Reza Pahlavi hodhi posht\u00eb kritikat p\u00ebr harxhime t\u00eb panevojshme. \u201e\u00c7far\u00eb po k\u00ebrkohet nga un\u00eb \u2013 t\u2019u sh\u00ebrbej krer\u00ebve t\u00eb shteteve buk\u00eb dhe rrepa?\u201c, pyeti ai me ciniz\u00ebm. Pushteti iranian njoftoi se banketi kushtoi 16,8 milion\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb, n\u00eb bot\u00ebn e jashtme u p\u00ebrmend shifra 300 milion\u00eb dollar\u00eb, kurse gazetat zvicerane spekuluan se ishin shpenzuar 2 miliard\u00eb franga.<\/p>\n<p>10.<\/p>\n<p>Homeini e quajti ndej\u00ebn \u201cfestival t\u00eb dreqit\u201d dhe \u201ctradhti ndaj islamit dhe popullit iranian\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 1979, si\u00e7 u tha n\u00eb hyrje t\u00eb k\u00ebtij teksti, Homeini mori pushtetin. Ai vdiq m\u00eb 1989. Regjimi mbijetoi. Shpesh duke p\u00ebrdorur dhun\u00eb. Duke shtypur brutalisht grat\u00eb q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb bartin shamin\u00eb. Duke futur n\u00eb burg kritik\u00eb t\u00eb regjimit. Shpeshher\u00eb kur kan\u00eb shp\u00ebrthyer protesta n\u00eb Iran \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se regjimit teokratik n\u00eb Teheran po i vjen fundit. K\u00ebsaj here laku po ngushtohet. M\u00eb 1979 nga Irani iku nj\u00eb mbret (Mohamad Reza Pahlavi), nj\u00eb imam erdhi (Ajatollah Ruhollah Homeini) dhe, sipas gazet\u00ebs \u201cRilindja\u201d t\u00eb dat\u00ebs 4 shkurt 1979, Spanja e p\u00ebrzuri t\u00eb \u201cvet\u00ebquajturin Mbret t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d sepse qenk\u00ebsh marr\u00eb me pun\u00eb t\u00eb palejueshme. Teksti i shkurt\u00ebr \u00ebsht\u00eb mjaft shpotit\u00ebs, titulli: \u201cLek\u00ebs ia mblodh\u00ebn \u00e7aklat\u201d. <\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb kishte halle t\u00eb tjera. N\u00eb nj\u00eb shkrim gazetar\u00ebt Nexhmedin Kelmendi e Rrustem Rugova ankoheshin se trenat kosovar\u00eb po qarkullonin pa orar. Njoftohej me krenari se hekurudhat e Kosov\u00ebs tashm\u00eb ishin shk\u00ebputur nga Beogradi dhe kishin marr\u00eb 5 lokomotiva dizel t\u00eb tipit \u201cKenedi\u201d. Planifikohej q\u00eb m\u00eb 1980 t\u00eb hiqen t\u00ebr\u00ebsisht prej p\u00ebrdorimit makinat me avull dhe t\u00eb bliheshin 13 lokomotiva dizel. Por trenat prap\u00eb vonoheshin. Si sot. Disa gj\u00ebra s\u2019ndryshojn\u00eb kurr\u00eb. Regjimi i Iranit edhe mund t\u00eb bie, por trenat e Kosov\u00ebs do t\u00eb vazhdojn\u00eb me t\u00eb vjetr\u00ebn. Mungojn\u00eb vet\u00ebm makinat me avull.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjysm\u00eb shekulli m\u00eb par\u00eb: kur lideri iranian Homeini e p\u00ebrdori fjal\u00ebn \u201chi\u00e7\u201d (t\u00eb cil\u00ebn shqipja me gjas\u00eb e ka grabitur me mir\u00ebsjellje nga persishtja). Tani p\u00ebr regjimin teokratik n\u00eb Teheran po ngushtohet rrethi nga protestat masive. (Shoq\u00ebruar me disa fjal\u00eb p\u00ebr Naim Frash\u00ebrin, nj\u00eb Mbret\u00ebresh\u00eb shqiptare t\u00eb Iranit, nj\u00eb banket n\u00eb Persepolis dhe disa kamerier\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62977","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62977","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62977"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62977\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}