{"id":62937,"date":"2026-01-09T09:48:26","date_gmt":"2026-01-09T09:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/je-hipokrit-qesharak-ke-hapur-lokal-ne-shesh-plas-mes-qorit-dhe-lapajt-leri-denglat-mos-bridh-por-bashkohu-te-rrezojme-ramen\/"},"modified":"2026-01-09T09:48:26","modified_gmt":"2026-01-09T09:48:26","slug":"je-hipokrit-qesharak-ke-hapur-lokal-ne-shesh-plas-mes-qorit-dhe-lapajt-leri-denglat-mos-bridh-por-bashkohu-te-rrezojme-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/je-hipokrit-qesharak-ke-hapur-lokal-ne-shesh-plas-mes-qorit-dhe-lapajt-leri-denglat-mos-bridh-por-bashkohu-te-rrezojme-ramen\/","title":{"rendered":"\u201cJe hipokrit, qesharak, ke hapur lokal n\u00eb shesh!\u201d \u2013 Plas mes Qorit dhe Lapajt: L\u00ebri d\u00ebnglat, mos bridh, por bashkohu t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb Ram\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb emisionin \u201cT\u00eb Paekspozuarit\u201d n\u00eb MCN TV, ka patur nj\u00eb p\u00ebrplasje mes Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qasje t\u00eb ndryshme p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si e mendojn\u00eb rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs. <\/p>\n<p>Lapaj tha se t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb bashkohen n\u00eb shesh duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb logot e partive, p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Ram\u00ebn, nd\u00ebrsa Qori refuzon kategorikisht \u00e7do bashkim me forca t\u00eb tjera si PD, apo edhe partit\u00eb e reja, pasi thot\u00eb se nuk jan\u00eb t\u00eb ndershme. <\/p>\n<p>Arlind Qori: Na k\u00ebrkohet t\u00eb bashkohemi me parti t\u00eb tjera. Kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb partit\u00eb e tjera nuk kan\u00eb ndershm\u00ebrin\u00eb dhe nivelin e seriozitetit ton\u00eb. Fatmir\u00ebsisht nuk e b\u00ebm\u00eb gabimin t\u00eb bashkoheshim me ta, sepse do t\u00eb b\u00ebheshim gazi i bot\u00ebs me tezen apo me daj\u00ebn q\u00eb lufton p\u00ebr mandat. T\u00eb gjith\u00eb partit\u00eb e tjera p\u00ebrve\u00e7 L\u00ebvizjes Bashk\u00eb jan\u00eb n\u00eb koalicion me Sali Berish\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet e Tiran\u00ebs. \u00c7do parti ka lirin\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do aksion q\u00eb ka qejf, \u00e7do lloj proteste q\u00eb d\u00ebshiron. Ne q\u00ebndrojm\u00eb larg k\u00ebtyre aventurave.<\/p>\n<p>Adriatik Lapaj: N\u00eb lidhje me tryez\u00ebn e zotit Berisha, jemi n\u00eb shesh po protestojm\u00eb prej 32 dit\u00ebsh pa nd\u00ebrprerje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nuk \u00ebsht\u00eb normale t\u00eb ulemi sallave t\u00eb konferencave t\u00eb diskutojm\u00eb n\u00eb lidhje me protestat. Protesta \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, sheshi \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\nKemi th\u00ebn\u00eb ka nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr partin\u00eb dhe ka nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Asnj\u00eb nga ne ve\u00e7 e ve\u00e7, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb ndodhet vendi nuk e mund dot Edi Ram\u00ebn. Ai ka nj\u00eb sistem montruoz t\u00eb projeksionimit t\u00eb vot\u00ebs, \u00ebsht\u00eb \u201cmonst\u00ebr politike\u201d, q\u00eb prodhon rezultat n\u00eb disfavor t\u00eb ndryshimit dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb at\u00eb tryez\u00eb, pasi ajo ka logo partie. Po t\u00eb qe p\u00ebr tryeza partie, e shtroja un\u00eb nj\u00eb dhe i ftoja t\u00eb gjith\u00eb. Po ndenj\u00ebm brenda gardheve nuk krijohet dot kohezioni social p\u00ebr t\u00eb detyruar Ram\u00ebn t\u00eb ik\u00eb.<\/p>\n<p>Ylli Rakipi: Ju ndryshoni shum\u00eb edhe me nj\u00ebri tjetrin te forcat e reja. Ju mbeteni si shoqata. K\u00ebt\u00eb a ma shpjegoni dot? <\/p>\n<p>Adriatik Lapaj: Ju aty zoti Rakipi, ndoshta nuk doni ta kuptoni por un\u00eb sapo ta shpjegova, thash\u00eb ka nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr partin\u00eb dhe nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ne nuk jemi si parti politike k\u00ebtu. Ne e kemi l\u00ebn\u00eb egon m\u00ebnjan\u00eb, partin\u00eb m\u00ebnjane te selia dhe po themi e kemi ulur gardhin partiak p\u00ebr ta hapur veten ndaj shoq\u00ebris\u00eb, qytetar\u00ebve. Nuk kemi siklet t\u00eb rrim\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh edhe me qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb votuar l\u00ebvizjen e Qorit, partine e Shehajt, PD-n\u00eb. Mjafton t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb edhe pse nuk e p\u00ebrlqejm\u00eb nj\u00ebri tjet\u00ebr halli i p\u00ebrbashk\u00ebt, Edi Rama, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh. Problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb Edi Rama. Ve\u00e7 e ve\u00e7 t\u00eb ndar\u00eb, gjtihmon\u00eb humbasim ne. Askush t\u00eb mos ket\u00eb sikletin e logove dhe partive, ne themi, nuk jemi k\u00ebtu si Shqip\u00ebria B\u00ebhet dhe t\u00eb mos vijn\u00eb t\u00eb tjet\u00ebr si parti, por si shqiptar\u00eb. Edi Rama me band\u00ebn q\u00eb drejton duhet t\u00eb ik\u00eb. Ndaj them, ka nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr partine, ka nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. K\u00ebta mund t\u00eb mos m\u00eb duan mua, edhe pse nuk kam ndonj\u00eb problem me k\u00ebta, por nuk mund t\u00eb jen\u00eb egoist\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb p\u00ebrballen me Edi Ram\u00ebn. Edi Rama e ka zyr\u00ebn n\u00eb Bulevardin D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit.<\/p>\n<p>Arlind Qori: Politika duhet b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs dhe v\u00ebrtet\u00ebs. Kush g\u00ebnjen i b\u00ebn d\u00ebm shoq\u00ebrise. Nj\u00eb kryetar partie nuk mund t\u00eb thot\u00eb nuk veproj si kryetar i nj\u00eb parti politike. T\u00eb thuash jam kryetar dhe jam pa logo, \u00ebsht\u00eb nonsense. N\u00eb vitin 2018 gjat\u00eb protestave t\u00eb student\u00ebve, kryetarja e LSI ishte Monika Kryemadhi, tha grisa teser\u00ebn e LSI dhe tani po shkoj si qytetare. N\u00ebse thua nuk vij si kryetar partie, duhet t\u00eb pranosh q\u00eb edhe Berisha do t\u00eb vij\u00eb si qytetar. Edhe bashkimi yt me Berish\u00ebn. Nuk \u00ebsht\u00eb koalicoon partiak por na qenka bashkim popullor\u2026 Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrt\u00ebt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb hipokrizi. Kemi nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe ata q\u00eb merren me politik\u00eb t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Adriatik Lapaj: \u00cbsht\u00eb hall i madh, por nuk e l\u00eb pa p\u00ebgjigje. E para, e di gjith\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb ne vendos\u00ebm listat e mbyllura njer\u00ebz p\u00ebr ti djegur p\u00ebr t\u00eb garuar me list\u00eb t\u00eb hapur dhe un\u00eb kam garuar me list\u00eb t\u00eb hapur, nuk u fsheha te lista e mbyllur. Tezet dhe hallat, ne i vendos\u00ebm p\u00ebr ti djegur, por ju i keni vendosur n\u00ebp\u00ebr lista, motrat dhe v\u00ebllez\u00ebrit.<\/p>\n<p>Arlind Qori: Ata jan\u00eb aktivist\u00eb. A e di kush \u00ebsht\u00eb deputeti i L\u00ebvizja Bashk\u00eb? E njohin t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr mir\u00eb. Deputeten tuaj nuk e njeh njeri. Ju u tall\u00ebt me popullin. Si pretendoni q\u00eb pasi u b\u00ebt\u00eb gazi i bot\u00ebs t\u00eb t\u00ebrhiqni edhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Adriatik Lapaj: The nj\u00eb pretendim q\u00eb nuk bashkohen njer\u00ebz. T\u00eb diel\u00ebn kur jan\u00eb arrestuar kat\u00ebr persona, duhet t\u00eb dilje krah tyre, sepse gjykata tha u arrestuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme. Ka patur 3 mij\u00eb qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Arlind Qori: A mos u tall? Po si mo 3 mij\u00eb qytetar\u00eb?<\/p>\n<p>Adriatik Lapaj: Kjo qasje i sh\u00ebrben Edi Ram\u00ebs. Bashkohu n\u00eb shesh kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs!<\/p>\n<p>Arlind Qori: Ti ke hapur lokal n\u00eb shesh.<\/p>\n<p>Adriatik Lapaj: T\u00eb gjtih\u00eb bashk\u00eb t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb Ram\u00ebn! Nuk ka nevoj\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr d\u00ebnglat e tua dhe t\u00eb mijat, por ka nevoj\u00eb t\u00eb ik\u00eb Rama sot, jo nes\u00ebr!<\/p>\n<p>Arlind Qori: Si e heq ti Ram\u00ebn, duke u b\u00ebr\u00eb qesharak? Duke z\u00ebn\u00eb at\u00eb vend?<\/p>\n<p>Adriatik Lapaj: T\u00eb kam kursyer kaq koh\u00eb. Bashkohu n\u00eb shesh kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs. Ti dhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Bashkohuni kund\u00ebr Ram\u00ebs, l\u00ebri tezet dhe dajot. Bashkohu kund\u00ebr Ram\u00ebs dhe pastaj futu n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Arlind Qori: Ju jeni n\u00eb koalicion me nj\u00ebri tjetrin, nuk ju ndjek njeri, nuk keni reputacion.<\/p>\n<p>Adriatik Lapaj: Mos m\u00eb bridh n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb, bashkohu kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs, q\u00eb drejton regjimin. Shefi i Ballukut \u00ebsht\u00eb Rama. Klptokracin\u00eb e drejton Edi Rama.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb emisionin \u201cT\u00eb Paekspozuarit\u201d n\u00eb MCN TV, ka patur nj\u00eb p\u00ebrplasje mes Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qasje t\u00eb ndryshme p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si e mendojn\u00eb rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs. Lapaj tha se t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb bashkohen n\u00eb shesh duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb logot e partive, p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Ram\u00ebn, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62937","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62937","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62937"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62937\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}