{"id":62903,"date":"2026-01-09T07:48:26","date_gmt":"2026-01-09T07:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/terminale-aeroporte-tuneli-dhe-kayo-14-miliarde-dollare-deme-ndaj-buxhetit\/"},"modified":"2026-01-09T07:48:26","modified_gmt":"2026-01-09T07:48:26","slug":"terminale-aeroporte-tuneli-dhe-kayo-14-miliarde-dollare-deme-ndaj-buxhetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/terminale-aeroporte-tuneli-dhe-kayo-14-miliarde-dollare-deme-ndaj-buxhetit\/","title":{"rendered":"Terminale, aeroporte, tuneli dhe KAYO, 14 miliard\u00eb dollar\u00eb d\u00ebme ndaj buxhetit! \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Ish-zv\/kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar mbr\u00ebmjen e djeshme me rr\u00ebfimin e tij t\u00eb kat\u00ebrt p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai i quan aferat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ekonomike t\u00eb qeveris\u00eb Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr \u201c\u00c7im Peka LIVE\u201d, Ahmetaj akuzoi kryeministrin dhe kabinetin e tij p\u00ebr shp\u00ebrdorim masiv t\u00eb pasurive publike p\u00ebrmes koncesioneve, investimeve strategjike, marr\u00ebveshjeve t\u00eb pafishta dhe projekteve pa gar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Porto Romano \u2013 koncesioni 35\u201370 vjet\u00ebsh p\u00ebr \u201cLidl\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Ahmetaj deklaroi se kompania gjermane \u201cLidl\u201d ka marr\u00eb nj\u00eb koncesion 35-vje\u00e7ar (me t\u00eb drejt\u00eb rinovimi edhe p\u00ebr 35 vite t\u00eb tjera) p\u00ebr nj\u00eb terminal doganor n\u00eb Porto Romano, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb porti i ri ende nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar.<\/p>\n<p>Sipas tij, qeveria ka kryer shpron\u00ebsime duke p\u00ebrdorur argumentin e interesit publik, por aseti n\u00eb fakt kalon n\u00eb duart e nj\u00eb subjekti privat p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p><strong>Arben Ahmetaj:\u00a0<\/strong>Problemi tjet\u00ebr. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shpron\u00ebsime p\u00ebr interes t\u00eb privatit t\u00eb shitura si interes publik. Sot \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb koncesion, akoma s\u2019\u00ebsht\u00eb firmosur kontrata, por p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Lidl jan\u00eb duke punuar atje, nj\u00eb koncesion p\u00ebr terminal doganor, magazin\u00eb doganore, ekskluzivitet 35 vite me rinovim automatik, pra privatizim asetesh shtet\u00ebrore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte, me ekskluzivitet q\u00eb 5 km rreth nuk do ket\u00eb asnj\u00eb tjet\u00ebr, dhe jan\u00eb shpron\u00ebsuar privat\u00eb n\u00eb raport me konceptin e interesit publik dhe atyre privat\u00ebve q\u00eb jan\u00eb, jan\u00eb shpron\u00ebsuar q\u00eb Lidl t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb po b\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb me Kod Doganor nuk mund t\u2019i jepet tani, se nuk ka port. Nuk ka port dhe nuk jepet si investitor strategjik magazina doganore. O i marr\u00eb! O pla\u00e7kit\u00ebs! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do? Porti \u00ebsht\u00eb afera jote? Po e kap nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb portin ti, q\u00eb deri kur t\u00eb vdes\u00ebsh ti ta kesh portin t\u00ebnd? 35 vjet plus 35 vjet. Q\u00eb ta trash\u00ebgosh ti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb pasurin\u00eb e shqiptar\u00ebve. T\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb shpron\u00ebsuar p\u00ebr, n\u00eb favor t\u00eb Lidlit, ka shum\u00eb thashetheme,\u00a0 kush \u00ebsht\u00eb mbrapa. Po le t\u2019i investigojn\u00eb gazetar\u00ebt. Po edhe SPAK-u mor le ta investigoj\u00eb.\u00a0Nuk jam Ansa dhe as 007-a. Un\u00eb ja ku e ke dosjen, do ta jap me vete. T\u00eb gjitha dosjet do t\u2019i jap me vete. Dhe \u00ebsht\u00eb skandal. Pra projekti Lidl, magazin\u00eb doganore, duke p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale ligjin e investimeve strategjike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po kriminale p\u00ebr t\u00eb privatizuar dhe dh\u00ebn\u00eb ku t\u00eb do qejfi ty, dhe ku t\u00eb do qejfi ty, pron\u00ebn shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Aeroporti i Vlor\u00ebs \u2013 pagesa t\u00eb padeklaruara dhe ndarje paraprake t\u00eb hap\u00ebsirave tregtare<\/strong><\/p>\n<p>Ahmetaj pretendoi se tenderi i aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb negociuar n\u00eb zyrat qeveritare dhe se partner\u00eb t\u00eb projektit i kan\u00eb pohuar ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb pagese jozyrtare rreth 3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ai shtoi se duty-free-t dhe hap\u00ebsirat komerciale jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebrpara hapjes s\u00eb aeroportit, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtimet e tij dhe t\u00eb Damian Gjiknurit, sipas tij, jan\u00eb injoruar.<\/p>\n<p><strong>Arben Ahmetaj:<\/strong>\u00a0Edhe, edhe \u00e7far\u00eb se isha atje? \u00c7\u2019pun\u00eb kam un\u00eb me procedur\u00ebn? Un\u00eb kur kam pasur pun\u00eb dikur p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn time, un\u00eb do shkoja edhe ke inaugurimi i p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve n\u00ebse, n\u00ebse, n\u00ebse drejt\u00ebsia do vihet n\u00eb vend ore. Patjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se sot tashm\u00eb Pla\u00e7kit\u00ebsja i ka shp\u00ebrndar\u00eb ato duty-free-t\u00eb aty, q\u00eb pa u inauguruar. E din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Tashi, \u00e7far\u00eb tha Behgjeti? Behgjeti tha q\u00eb n\u00eb zyr\u00eb t\u00eb saj u nda koncesioni. \u00cb? E tha publikisht. Po. Foli dhe p\u00ebr nj\u00eb 3 milion\u00ebsh, q\u00eb nuk rezulton zyrtarisht. Duhet t\u00eb jen\u00eb par\u00eb. Ato ma tha dhe mua. Duhet t\u00eb jen\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Tuneli i Llogaras\u00eb \u2013 kompania supervizore \u201cHill International\u201d ka paguar hotelet e ministrave<\/strong><\/p>\n<p>Ahmetaj tha se kompania q\u00eb mbik\u00ebqyr nd\u00ebrtimin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb ka paguar shpenzime hoteli jasht\u00eb vendit p\u00ebr kryeministrin Rama, z\u00ebvend\u00ebskryeministren Belinda Balluku dhe ministren Delina Ibrahimaj, nd\u00ebrsa m\u00eb pas fitoi kontrata shtet\u00ebrore. Ai e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb rast konflikt t\u00eb hapur interesi.<\/p>\n<p><strong>Arben Ahmetaj:<\/strong>\u00a0Ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Delin\u00ebn, Delina tani ka marr\u00eb rolin e Belind\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb kompanit\u00eb shkojn\u00eb te Delina, arsyet ja kam th\u00ebn\u00eb nj\u00ebher\u00eb kryeministrit kur ishte kryeminist\u00ebr n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p>Pagesa n\u00eb nj\u00eb aktivitet n\u00eb Greqi. Belinda, Rama, Delina. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebta kam un\u00eb k\u00ebtu. Dhe diskutimet p\u00ebr supervizionin. Hill International ka marr\u00eb supervizionin p\u00ebr tunelin.<\/p>\n<p>Pra ky \u00ebsht\u00eb supervizori i tunelit, q\u00eb ka paguar p\u00ebr hotelet e k\u00ebtyre. Tani zoti Dumani, me t\u00eb nj\u00ebjtin argument duhet dhe Delin\u00ebn.<\/p>\n<p>Belind\u00ebn po e po, se ka dh\u00ebn\u00eb. Po si\u00e7 ka tentuar t\u00eb m\u00eb akuzoj\u00eb mua, Delina \u00a0ka b\u00ebr\u00eb rialokime. I bie se \u00e7a m\u00eb thua mua ti, ti ke b\u00ebr\u00eb rialokime, ti ke fjetur n\u00eb nj\u00eb hotel me gruan edhe ke b\u00ebr\u00eb dhe rialokime.<\/p>\n<p>Pra, sipas k\u00ebtij standarti zoti Dumani, ti dhe Delin\u00ebn duhet ta \u00e7osh n\u00eb ndjekje penale p\u00ebr korrupsion, apo jo? Me k\u00ebt\u00eb.Ka paguar p\u00ebr kryeministrin dhe ka marr\u00eb dhe tender ky.<\/p>\n<p>Ka paguar p\u00ebr kryeministrin, ka paguar p\u00ebr Delin\u00ebn dhe p\u00ebr Belind\u00ebn. I ke k\u00ebtu. Dakord? Merre. Po rrim\u00eb tek infrastruktura kritike.<\/p>\n<p><strong>Projekti \u201cSmart City\u201d \u2013 kosto t\u00eb shum\u00ebfishuara p\u00ebr kamerat e siguris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ahmetaj tha se projekti komb\u00ebtar p\u00ebr instalimin e kamerave t\u00eb survejimit, financuar p\u00ebrmes nj\u00eb kredie jasht\u00eb vendit, ka kaluar nga 60 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb mbi 140 milion\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb pa tender.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi \u00e7mime t\u00eb pajustifikueshme, si 15,700 dollar\u00eb p\u00ebr kamera trupi dhe 52,000 dollar\u00eb p\u00ebr kamera trafiku.<\/p>\n<p><strong>Arben Ahmetaj:\u00a0<\/strong>Nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh? 5.7 milion\u00eb euro kushtoi at\u00ebher\u00eb. N\u00eb koh\u00ebt e Tahirit. 5.7 milion\u00eb euro. Tani \u00ebsht\u00eb gjysma e fondit q\u00eb u shkon vet\u00ebm me shtes\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr kamera \u00eb trupi. Dhe mos harroni q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb 70 milion\u00eb dollar\u00eb Banka Bot\u00ebrore p\u00ebr monitorimin e trafikut. Dhe mos harroni q\u00eb \u00e7do, q\u00eb \u00e7do bashki ka investuar tek Smart Safe Cities. P\u00ebr \u00e7far\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb projekt? P\u00ebr veten e vet. P\u00ebr \u00e7far\u00eb? P\u00ebr \u00e7far\u00eb? Kujt do t\u2019ia japi? Ku shkojn\u00eb, ku shkojn\u00eb kompanit\u00eb? Dhe e mori, e hoqi z\u00ebvend\u00ebsministrin, e dhunoi, se k\u00ebshtu i p\u00ebrdor dhe mir\u00eb ja i b\u00ebn. Mua m\u00eb ka ardhur anash, s\u2019m\u00eb ka p\u00ebrdorur ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebr k\u00ebto.<\/p>\n<p>S\u2019kam qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb depozit\u00eb e tij. Po sigurisht q\u00eb mua m\u00eb nxor\u00ebn prit\u00eb dhe pushk\u00ebn e kishte Altini. Gjithsesi, edhe shkon Xhemali firmos. Se nuk pranoi Albana. Se sigurisht q\u00eb me k\u00ebt\u00eb shkon n\u00eb burg nes\u00ebr. Ky ik\u00ebn, se ky \u00ebsht\u00eb i papreksh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Ahmetaj: Rama e ka \u201cshqepur n\u00eb para\u201d Karlo Bolinon<\/strong><\/p>\n<p>Ahmetaj tha se kreu i qeveris\u00eb i ka falur Karlo Bolinos nj\u00eb tok\u00eb, pasi shteti e kishte shpron\u00ebsuar m\u00eb par\u00eb me 2.9 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i qart\u00eb i trajtimit preferencial ndaj mediave apo pronar\u00ebve q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p><strong>Arben Ahmetaj:\u00a0<\/strong>Ti shkon shpron\u00ebson 2.9 milion\u00eb euro nj\u00eb zonj\u00eb, nuk e di si e ka emrin ajo zonja q\u00eb ka qen\u00eb tek vetingu, nuk e di se ku ka qen\u00eb.\u00a0Dhe p\u00ebr t\u2019i shpron\u00ebsuar nj\u00eb tok\u00eb me 2.9 milion\u00eb euro dhe pastaj ti shpron\u00ebson shtetin se ja jep Karlo Bolinos.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb jan\u00eb k\u00ebto sjellje mo? Nj\u00ebrin e merr e shkat\u00ebrron, e shkrin. K\u00ebt\u00eb tjetrin e merr dhe i fal gj\u00ebra. Kam ikur un\u00eb. I kam atje, e kam kund\u00ebrshtuar un\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00ebn\u00eb e Karlo Bolinos, ndaj ka h\u00ebng\u00ebr Karlo kund\u00ebr meje dhe vazhdon.<\/p>\n<p>Se \u00ebsht\u00eb shkep Karlo me para. Karlo \u00ebsht\u00eb shkep me para. Dhe rrinte aty, turp nuk i vjen. A, ka dhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, se \u00ebsht\u00eb e bukur kjo puna e turpit. E di \u00e7far\u00eb b\u00ebn kreu i organizat\u00ebs? Kreu i organizat\u00ebs turpin e kalon p\u00ebrtej turpit, fajin e kalon p\u00ebrtej fajit. Do ju tregoj te Kajo, te dosja e Kajos. E ka stil. Ku e ke par\u00eb ti k\u00ebt\u00eb mo?.<\/p>\n<p><strong>KAYO \u2013 privatizim i pasuris\u00eb shtet\u00ebrore n\u00ebn petkun e mbrojtjes<\/strong><br \/>N\u00eb pik\u00ebn e fundit, Ahmetaj u ndal te kompania KAYO, projektuar si shtylla e industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes. Sipas tij, KAYO po p\u00ebrdoret si ur\u00eb p\u00ebr devijimin e pronave dhe aseteve publike drejt bizneseve private, duke shmangur tenderat, transparenc\u00ebn dhe kontrollin e KLSH-s\u00eb. Ai tha se shteti rrezikon humbjen e kontrollit mbi baz\u00ebn materiale t\u00eb ushtris\u00eb, nd\u00ebrsa kontratat mund t\u00eb jepen me negociata t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p><strong>Arben Ahmetaj:\u00a0<\/strong>E dini besoj q\u00eb \u00eb, Kayo \u00ebsht\u00eb kjo kompania e industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes. Ky nuk \u00ebsht\u00eb projekt industrial, t\u00eb dashur qytetar\u00eb. \u00cbsht\u00eb Roni Yeffet? Do vijm\u00eb te Roni Yeffet. Ky \u00ebsht\u00eb projekt financiar.<br \/>Se Kayo s\u2019do prodhoj\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Por dua t\u2019ju tregoj gjenez\u00ebn e KAYO-s, q\u00eb t\u00eb kuptoni se \u00e7far\u00eb ndodh me vendin ton\u00eb dhe me kreun e organizat\u00ebs. Okej.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb 24-\u00ebs u b\u00eb ligji num\u00ebr 88. Dhe u krijua KAYO si kompani shtet\u00ebrore me 100%. Okej? Me objekt prodhimin dhe tregtimin e arm\u00ebve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake. N\u00eb let\u00ebr ky ishte projekt p\u00ebr modernizimin e industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Dakord? N\u00eb praktik\u00eb, ky ligj u b\u00eb baza formale p\u00ebr krijimin e nj\u00eb mekanizmi q\u00eb i jep qeveris\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pasurit\u00eb shtet\u00ebrore si kapital tregtar privat, jasht\u00eb \u00e7do mbik\u00ebqyrje parlamentare.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas ligjit 88, u b\u00eb nj\u00eb seri me VKM. I kam k\u00ebtu VKM-t\u00eb, do t\u2019i jap dosjen. 230, 231. K\u00ebto i sajonte Elira Kokona se ajo i merrte dhe i b\u00ebnte nj\u00eb p\u00ebrdredhje p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb aty ku deshte kreu i organizat\u00ebs. Dhe thot\u00eb, zgjerimi i fush\u00ebs s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Kayos p\u00ebrtej ligjit themelues, me vendim qeverie q\u00eb s\u2019lejohet.<br \/>Duke e kthyer at\u00eb nga prodhues ushtarak n\u00eb operator tregtar me partner\u00eb privat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bankers Petrolium\/ Ahmetaj: \u00cbsht\u00eb pezulluar mbledhja e nj\u00eb detyrimi prej 120 milion\u00eb dollar\u00ebsh<\/strong><\/p>\n<p>Ahmetaj ka denoncuar edhe ndikimin e paligjsh\u00ebm n\u00eb pezullimin e mbledhjes s\u00eb nj\u00eb detyrimi prej 120 milion\u00eb dollar\u00ebsh ndaj kompanis\u00eb Bankers Petroleum.<\/p>\n<p><strong>Arben Ahmetaj:\u00a0<\/strong>K\u00ebtu kam shkres\u00eb ku kam shkruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Bankersit, t\u00eb 120 milion\u00ebshit. \u00a0Kam th\u00ebn\u00eb, ta din\u00eb shqiptar\u00ebt se \u00e7far\u00eb fillojn\u00eb sajojn\u00eb ca brenda prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn influenc\u00ebn e vetingut, t\u00eb drejtueses politike e tjera e tjera. E di \u00e7far\u00eb thot\u00eb letra ime? Ka dhe num\u00ebr protokolli. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016. N\u00eb zbatim t\u00eb ligjit t\u00eb akciz\u00ebs, i them. Prej dat\u00ebs 1 prill 2014, nuk ka p\u00ebrjashtim p\u00ebr karburantin q\u00eb p\u00ebrdoret si hollues n\u00eb proceset e nxjerrjes s\u00eb naft\u00ebs. Dhe m\u00eb pas t\u00eb merret detyrimi e tjera e tjera. K\u00ebtu pastaj, k\u00ebto dy letra, un\u00eb nuk e di si e ka b\u00ebr\u00eb Anila Denaj, se p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk ma ka marr\u00eb mendja, kan\u00eb pezulluar mbledhjen e 120-shit me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>Belinda Balluku n\u00eb letr\u00ebn e vet shkel n\u00eb shp\u00ebrdorim t\u00eb past\u00ebr detyre, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb m\u00eb tej, b\u00ebn interpretim t\u00eb ligjit, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb 2019, di\u00e7ka te i kat\u00ebrti ndoshta, nuk e di, 8 i kat\u00ebrti, po e shoh k\u00ebtu. Protokolli \u00ebsht\u00eb 502 m\u00eb duket, po nejse, un\u00eb kam letr\u00ebn dhe do t\u2019jua jap, q\u00eb nuk i lejohet ministrit t\u00eb infrastruktur\u00ebs. N\u00eb rastin, midis t\u00eb tjerave, n\u00eb rastin konkret jemi n\u00eb kushtet kur holluesi nuk p\u00ebrdoret si karburant por as si l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, nuk interpreton ligjin as proceset teknologjike. Proceset teknologjike jan\u00eb procese t\u00eb manualit. Dhe aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ligji i akciz\u00ebs prevalon mbi \u00e7do lloj, thot\u00eb jo, akcizohet.<\/p>\n<p>Akcizohet, hidhet hollues ke nafta, del nafta bashk\u00eb me holluesin, u hodh 1 lit\u00ebr naft\u00eb, u hodh 1 lit\u00ebr hollues dhe dy dhe dy litra naft\u00eb, po po e shpjegoj thjesht p\u00ebr t\u00eb kuptuar logjik\u00ebn. Dhe dol\u00ebn tre litra l\u00ebng djeg\u00ebs. Q\u00eb do akcizohet. Se kaq shum\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur hollues. Po e shpjegova thjesht. Dhe kjo thot\u00eb q\u00eb p\u00ebrjashtohet nga akciza thot\u00eb. Dhe detyrojn\u00eb administrat\u00ebn dhe administrata doganore nuk duhet ta kishte pranuar urdhrin e Anil\u00ebs p\u00ebr pezullim. Pra, \u00e7far\u00eb ndodh? Ky prish sht\u00ebpi n\u00eb Theth dhe fal taksa t\u00eb papaguara oligark\u00ebsh me 5%. Q\u00ebndrimi im ka qen\u00eb, n\u00ebse dikush nga bizneset do me deklaruar n\u00eb proces pastrimi t\u00eb vetvetes asete dhe likuiditete, n\u00eb bilancin e vet, paguaj 50%. Pse ai q\u00eb ka paguar atje rregullisht taksat, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ai? Nd\u00ebrkoh\u00eb ti vet\u00eb shkon prish sht\u00ebpit\u00eb n\u00eb Theth. Ti shkon fut n\u00eb burg p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb vogla. Dhe k\u00ebtu falke ti 100, 200, 300, 400, 500, 40 Armos. 40! Po, le t\u2019i investigojn\u00eb gazetar\u00ebt,\u201d\u00a0tha Ahmetaj<\/p>\n<p><strong>\u201cShifra totale, 14 miliard\u00eb dollar\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Ahmetajt, n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto projekte dhe t\u00eb tjera, d\u00ebmshm\u00ebria financiare ndaj buxhetit t\u00eb shtetit arrin deri n\u00eb 14 miliard\u00eb dollar\u00eb\u00a0 shifr\u00eb q\u00eb ai thot\u00eb se i v\u00eb n\u00eb dispozicion SPAK-ut.<\/p>\n<p><strong>Arben Ahmetaj:\u00a0<\/strong>Dhe dalja n\u00eb shesh e gjith\u00eb aferave. Dalja n\u00eb shesh. \u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb SPAK-u? E di ti sa \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi n\u00eb dor\u00ebn e Altin Dumanit, e di sa \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi n\u00eb buxhetin e shtetit? 13 miliard\u00eb nga k\u00ebto afera. 13 miliard\u00eb. Ndonj\u00eb para i \u00ebsht\u00eb kthyer buxhetit t\u00eb shtetit? \u00cb? Apo ka sekuestruar metra katror q\u00eb un\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb 2006 tek e tek.\u00a0 Aq \u00ebsht\u00eb, ta marr\u00ebsh nj\u00eb, dy, tre, kat\u00ebr. 14 miliard\u00eb. 14 miliard\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Ore, pyetje, pyetje p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Me ardhjen e Altin Dumanit u ul apo u rrit korrupsioni. Po. Pse nuk u fut kjo \u00e7\u00ebshtja e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs? Altin Dumani. Pse nuk u fut te kjo \u00e7\u00ebshtje? Ku jan\u00eb sipas llogarive t\u00eb para 250 milion d\u00ebme? Pse s\u2019u fut te tuneli?<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-zv\/kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar mbr\u00ebmjen e djeshme me rr\u00ebfimin e tij t\u00eb kat\u00ebrt p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai i quan aferat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ekonomike t\u00eb qeveris\u00eb Rama. N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr \u201c\u00c7im Peka LIVE\u201d, Ahmetaj akuzoi kryeministrin dhe kabinetin e tij p\u00ebr shp\u00ebrdorim masiv t\u00eb pasurive publike p\u00ebrmes koncesioneve, investimeve strategjike, marr\u00ebveshjeve t\u00eb pafishta dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62903","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62903","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62903"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62903\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62903"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62903"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62903"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}