{"id":62892,"date":"2026-01-09T00:11:30","date_gmt":"2026-01-09T00:11:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/intervista-skandalet-e-reja-te-korrupsionit-qe-denoncoi-arben-ahmetaj\/"},"modified":"2026-01-09T00:11:30","modified_gmt":"2026-01-09T00:11:30","slug":"intervista-skandalet-e-reja-te-korrupsionit-qe-denoncoi-arben-ahmetaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/09\/intervista-skandalet-e-reja-te-korrupsionit-qe-denoncoi-arben-ahmetaj\/","title":{"rendered":"Intervista\/ Skandalet e reja t\u00eb korrupsionit q\u00eb denoncoi Arben Ahmetaj"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb intervist\u00ebn e kat\u00ebrt radhazi n\u00eb \u201c\u00c7im Peka LIVE\u201d n\u00eb SYRI TV, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj doli publikisht m\u00eb i p\u00ebrgatitur se her\u00ebt e tjera, duke sjell\u00eb p\u00ebr publikun denoncime t\u00eb hartuara n\u00eb form\u00ebn e dosjeve t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb nisur hetime. Kjo ishte intervista e nj\u00eb ish-zyrtari t\u00eb lart\u00eb q\u00eb pretendon se gjat\u00eb muajve t\u00eb heshtjes ka qen\u00eb n\u00ebn presion ekstrem, n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnime dhe sipas tij edhe n\u00ebn rrezik real p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Por q\u00eb pavar\u00ebsisht t\u00eb gjithave, ka zgjedhur t\u00eb flas\u00eb mbi at\u00eb q\u00eb ai e p\u00ebrkufizon si model qeverisjeje kriminale.<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb intervist\u00ebs, Ahmetaj foli hapur p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime me vrasje, p\u00ebr tentativa rr\u00ebmbimi dhe p\u00ebr presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm psikologjik ndaj tij dhe familjes. Ai e p\u00ebrshkroi k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb si nj\u00eb koh\u00eb kur, sipas tij, <strong>\u201cjan\u00eb tentuar t\u00eb p\u00ebrdoren t\u00eb gjitha format mafioze\u201d,<\/strong> duke e lidhur k\u00ebt\u00eb presion me faktin se ai ka zgjedhur t\u00eb flas\u00eb publikisht p\u00ebr afera q\u00eb prekin maj\u00ebn e pushtetit.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/08\/godet-serish-ahmetaj-kane-tentuar-te-me-rrembejne-ne-menyre-mafioze-nga-zvicra\/\">Godet s\u00ebrish Ahmetaj: Kan\u00eb tentuar t\u00eb m\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mafioze nga Zvicra<\/a><\/p>\n<p><strong>\u201cKa pasur nj\u00eb plan t\u00eb diskutuar deri n\u00eb eliminim fizik\u201d,<\/strong> tha Ahmetaj, duke shtuar se q\u00ebllimi, sipas informacionit q\u00eb ai pretendon se ka, ka qen\u00eb sekuestrimi i tij ilegal, kalimi drejt Italis\u00eb dhe p\u00ebrfundimi n\u00eb burgjet shqiptare <strong>\u201cp\u00ebr t\u00eb mos dal\u00eb m\u00eb i gjall\u00eb\u201d.<\/strong> Denoncimi i tij fillestar ishte parath\u00ebnie p\u00ebr dosjet q\u00eb ai hapi m\u00eb pas, nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, duke i lidhur t\u00eb gjitha me nj\u00eb figur\u00eb qendrore, <strong>Edi Ram\u00ebn,<\/strong> t\u00eb cilin Ahmetaj e quan vazhdimisht \u201c<strong>kreu i organizat\u00ebs\u201d.<\/strong><\/p>\n<h3><strong>SKANDALI ME PORTIN E RI T\u00cb DURR\u00cbSIT<\/strong><\/h3>\n\n<p>Denoncimi p\u00ebr portin e ri n\u00eb Durr\u00ebs kishte disa momente. Fillimisht ai u kujdes ta sqaroj\u00eb se porti i ri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga asetet m\u00eb strategjike t\u00eb shtetit shqiptar, q\u00eb n\u00eb kompleksitetin e tij konsiderohet <strong>nj\u00eb nyje e siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, denoncimi fokusohet n\u00eb dy element\u00eb kryesor\u00eb: Kush e ka fituar projektin? \u00c7far\u00eb lloj kontrate \u00ebsht\u00eb lidhur?<\/p>\n<p>Sipas Ahmetajt, kompania e p\u00ebrzgjedhur, <strong>Archidon,<\/strong> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb subjekt q\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb zinxhiri pron\u00ebsie dhe lidhjesh, \u00e7on drejt interesave ruse, konkretisht drejt <strong>LUK Oil,<\/strong> kompani e sanksionuar nga SHBA.<\/p>\n<p><em>\u201cDel influenc\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ruse n\u00eb nj\u00eb infrastruktur\u00eb kritike\u201d,<\/em> tha Ahmetaj, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si alarm komb\u00ebtar, sidomos n\u00eb kontekstin e NATO-s.<\/p>\n<p>Sipas ish-zv.kryeministrit nj\u00eb port strategjik si ai i Durr\u00ebsit, q\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s nuk mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00ebn ndikime q\u00eb bien ndesh me orientimin zyrtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cTy t\u00eb del drejtp\u00ebrdrejt influenc\u00eb ruse n\u00eb nj\u00eb infrastruktur\u00eb kritike. Dhe del nj\u00eb kompani interesante k\u00ebtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb Cayman co.s.l. Po t\u00eb futeni del nj\u00eb veprimtari q\u00eb t\u00eb lidh me LUK Oil q\u00eb \u00ebsht\u00eb e sanksionuar\u201d<\/em> tha Ahmetaj, q\u00eb sqaroi se kishte investiguar personalisht p\u00ebr origjin\u00ebn e k\u00ebtyre kompanive.<\/p>\n<p>N\u00eb denoncimin e tij, Ahmetaj shton edhe nj\u00eb element tjet\u00ebr ky\u00e7: kontrata, sipas tij, \u00ebsht\u00eb pa tavan shpenzimesh.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/08\/ahmetaj-324-apartamentet-e-ballukut-jane-vetem-maja-e-ajsbergut\/\">Ahmetaj: 324 apartamentet e Ballukut jan\u00eb vet\u00ebm \u201cmaja e ajsbergut\u201d<\/a><\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se shteti shqiptar nuk ka nj\u00eb kufi t\u00eb qart\u00eb financiar dhe se \u00e7do rritje kostoje do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb mbi taksapaguesit. Paralelisht, Ahmetaj flet p\u00ebr nj\u00eb terminal doganor t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me koncesion afatgjat\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb e ushqimeve LIDL, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb nj\u00eb form\u00eb privatizimi t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb pron\u00ebs publike.<\/p>\n<h3><strong>SKANDALI ME PROJEKTIN SMART CITY<\/strong><\/h3>\n\n<p>Projekti Smart City, sipas Ahmetajt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rastet m\u00eb tipike ku retorika publike fsheh thelbin real t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Ai k\u00ebmb\u00ebngul se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cqytet t\u00eb men\u00e7ur\u201d, por p\u00ebr nj\u00eb sistem masiv monitorimi dhe sigurie, q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt privat\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ahmetaj e ndan k\u00ebt\u00eb dosje n\u00eb dy nivele. I pari \u00ebsht\u00eb ai i siguris\u00eb komb\u00ebtare. Ai ngre pyetjen se kush do t\u2019i administroj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat biometrike, targat, l\u00ebvizjet dhe identitetin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Sipas tij, fakti q\u00eb kompanit\u00eb p\u00ebrfituese nuk jan\u00eb nga vende an\u00ebtare t\u00eb NATO-s krijon nj\u00eb rrezik serioz strategjik.<\/p>\n<p><em>\u201cSi mund t\u2019i ket\u00eb nj\u00eb vend jasht\u00eb NATO-s t\u00eb dh\u00ebnat e shqiptar\u00ebve?\u201d,<\/em> pyet Ahmetaj, duke e kthyer \u00e7\u00ebshtjen nga teknike n\u00eb politike dhe gjeostrategjike.<\/p>\n<p>Niveli i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ai financiar. Ahmetaj rendit shifra konkrete, duke pretenduar se kostot jan\u00eb fryr\u00eb disa her\u00eb krahasuar me projekte t\u00eb ngjashme. Ai e p\u00ebrkthen k\u00ebt\u00eb p\u00ebr publikun n\u00eb shembuj t\u00eb thjesht\u00eb: kamera trupi me kosto<strong> mbi 15 mij\u00eb dollar\u00eb secila,<\/strong> kamera rrugore q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb projekte t\u00eb ngjashme m\u00eb par\u00eb kan\u00eb kushtuar shum\u00eb m\u00eb pak.<\/p>\n<p><em>\u201cShqiptar\u00ebt do t\u00eb paguajn\u00eb 15 mij\u00eb e 723 dollar\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kamer\u00eb trupi. \u00cbsht\u00eb \u00e7menduri! \u00c7menduri!\u201d <\/em>u shpreh Ahmetaj nd\u00ebrsa krahason k\u00ebto shifra me projekte t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb 10 vitet e fundit jan\u00eb importuar 1 milion pajisje sigurie p\u00ebr rreth 50 milion\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebtu po blihen rreth 800 pajisje p\u00ebr<strong> 140 milion\u00eb dollar\u00eb\u201d<\/strong> tha ai.\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Ahmetaj vuri n\u00eb dukje se ministrja e brendshme, Albana Ko\u00e7iu ka refuzuar ta firmos\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr Smart City dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u em\u00ebrua zv.ministri i ri Xhemal Qefalia, q\u00eb n\u00ebse e ka hedhur firm\u00ebn, rrezikon burgun.<\/p>\n<h3><strong>DOSJA HILL INTERNATIONAL DHE TUNELI I LLOGARAS\u00cb<\/strong><\/h3>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje ku rikthehet tek tuneli i Llogaras\u00eb, Ahmetaj thot\u00eb se ka t\u00eb provuar konfliktin e interesit ku jan\u00eb zhytur krer\u00ebt e mazhoranc\u00ebs. Thelbi i akuz\u00ebs \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb: Hill International, nj\u00eb kompani q\u00eb fiton tender publik ose supervizon punime nuk duhet t\u00eb paguaj\u00eb udh\u00ebtime, hotele apo shpenzime p\u00ebr zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>Por, thot\u00eb Ahmetaj, Hill International ka paguar udh\u00ebtime dhe hotele p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, Belinda Ballukun dhe Delina Ibrahimajn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfituar kontrata publike. Lidhja mes p\u00ebrfitimit privat dhe vendimmarrjes publike \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/08\/ahmetaj-carlo-bollino-eshte-shqepur-me-para-rama-shpronesoi-2-9-mln-e-token-e-tij\/\">Ahmetaj: Carlo Bollino \u00ebsht\u00eb shqepur me para, Rama shpron\u00ebsoi 2.9 mln \u20ac tok\u00ebn e tij<\/a><\/p>\n<p>\u201cKa paguar p\u00ebr kryeministrin, ka paguar p\u00ebr Delin\u00ebn dhe p\u00ebr Belind\u00ebn. I ke k\u00ebtu.\u201d ka treguar Ahmetaj duke nxjerr\u00eb faturat e hotelit.<\/p>\n<p>Raste t\u00eb ngjashme SPAK i ka hetuar p\u00ebr Ahmetajn dhe Veliajn, nd\u00ebrsa p\u00ebr Ram\u00ebn, Ballukun dhe Delina Ibrahimaj po hesht. Ai e lidh k\u00ebt\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me standardin e dyfisht\u00eb t\u00eb prokuror\u00ebve si Altin Dumani.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse mua m\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebr hetim se kam fjetur n\u00eb hotel me gruan, at\u00ebher\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin standard duhet t\u00eb \u00e7ohen edhe ata.\u201d u shpreh ish-zv.kryeministri.<\/p>\n<h3><strong>DOSJA KAYO DHE RON YEFFET<\/strong><\/h3>\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dosjet m\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse p\u00ebr nivelin e korrupsionit n\u00eb vendin ton\u00eb. Ahmetaj pretendon se kompania shtet\u00ebrore KAYO \u00ebsht\u00eb krijuar me pretekstin e industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes, por n\u00eb praktik\u00eb po p\u00ebrdoret si mekaniz\u00ebm financiar p\u00ebr t\u00eb pla\u00e7kitur pronat e ushtris\u00eb.<\/p>\n<p>Ahmetaj shpjegon se p\u00ebrmes ligjeve dhe VKM-ve, shteti humbet gradualisht kontrollin, humbet t\u00eb drejt\u00ebn e vetos dhe auditimi publik dob\u00ebsohet. Kjo, sipas tij, e kthen pron\u00ebn publike n\u00eb kapital privat pa nj\u00eb proces transparent privatizimi.<\/p>\n<p><em>\u201cPasuria publike kthehet n\u00eb kapital privat pa asnj\u00eb procedur\u00eb privatizimi. Dhe kompanit\u00eb private n\u00ebn umbrell\u00ebn e KAYOS marrin kontrata ushtarake pa tender\u201d<\/em> tha Ahmetaj pasi kishte mbledhur t\u00eb gjitha VKM nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs me t\u00eb cilat tregoi se si jan\u00eb ndryshuar ligjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pronat ushtarake t\u00eb tjet\u00ebrsohen.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e biznesmenit Ron Yeffet, t\u00eb cilin Ahmetaj e p\u00ebrshkruan si mik personal t\u00eb kryeministrit, sipas tij e b\u00ebn skem\u00ebn edhe m\u00eb problematike, sepse lidh miq\u00ebsin\u00eb personale me vendimmarrjen strategjike n\u00eb sektorin e mbrojtjes.<\/p>\n<h3><strong>DOSJA AKSHI DHE DURANA<\/strong><\/h3>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, Ahmetaj flet p\u00ebr tendera sekret dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si, sipas tij, fondet publike n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar te rrjete t\u00eb lidhura me pushtetin dhe krimin e organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb emisionin \u00c7im Peka Live, Ahmetaj tha se k\u00ebta tendera i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb personave dhe kompanive t\u00eb lidhura me pushtetin, duke p\u00ebrmendur konkretisht Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin. Sipas tij, fondet publike t\u00eb p\u00ebrfituara nga tenderat sekret t\u00eb AKSH jan\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie promovimi politik, ku Beqiri, sipas Ahmetajt, promovon te Edi Rama kompani dhe shoqata q\u00eb drejton.<\/p>\n<p>Ahmetaj publikoi nj\u00eb list\u00eb m\u00eb kompanish p\u00ebr t\u00eb cilat qeveria ka krijuar edhe mekanizma p\u00ebr shmangien e taksave. Sipas tij, kompanit\u00eb jan\u00eb regjistruar formalisht n\u00eb qendr\u00ebn Durana n\u00eb Xhafzotaj, duke p\u00ebrfituar status fiskal t\u00eb favorsh\u00ebm, nd\u00ebrsa aktivitetin real e zhvillojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ligjin e Duran\u00ebs, ja ku e ke Lira Kokon\u00ebn me Ermal Beqirin, te lista e kompanive, ke dy kompani t\u00eb Ermal Beqirit te lista dhe k\u00ebtu shoqata me kryetar Ermal Beqirin promovon k\u00ebt\u00eb burrin q\u00eb u ka dor\u00ebzuar AKSHI-n. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn Ermal Beqiri, shoqata. Ky i jep tendera, k\u00ebto e promovojn\u00eb. Me standartin e SPAK-ut, t\u00eb Altin Dumanit k\u00ebta duhet t\u00eb arrestohen t\u00eb gjith\u00eb\u201d tha Ahmetaj.<\/p>\n<p>Ish z\u00ebvend\u00ebskryeministri shtoi se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 46 kompani t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit, t\u00eb cilat, megjith\u00ebse t\u00eb regjistruara n\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e quajti \u201cparajs\u00eb fiskale\u201d n\u00eb Xhafzotaj, kan\u00eb zyrat reale n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Bllokut, duke shmangur pages\u00ebn e detyrimeve tatimore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs, Ahmetaj ngriti gjithashtu dyshime p\u00ebr veprimet e SPAK, duke deklaruar se ende nuk po hetohet rr\u00ebmbimi i Daniel Shim\u00ebs, ish z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i AKSH, nj\u00eb ngjarje q\u00eb sipas tij ndodhi pas rr\u00ebmbimit t\u00eb Gerond Me\u00e7es.<\/p>\n<h3><strong>DOSJA THUMAN\u00cb KASHAR<\/strong><\/h3>\n\n<p>N\u00eb rastin e rrug\u00ebs Thuman\u00eb Kashar, Ahmetaj kthehet te p\u00ebrvoja e tij si ish-minist\u00ebr Financash. Ai pretendon se projekti fillestar ishte m\u00eb ekonomik dhe m\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr shtetin, nd\u00ebrsa ndryshimet e m\u00ebvonshme kan\u00eb fryr\u00eb kostot dhe kan\u00eb zgjatur kontrat\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb koncesionarit.<\/p>\n<p><em>\u201cKemi Thuman\u00eb-Kasharin, ka probleme serioze. Un\u00eb nuk do t\u2019i lodh qytetar\u00ebt me detajet e Thuman\u00eb-Kasharit. E para nj\u00ebher\u00eb q\u00eb Thuman\u00eb-Kashari \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me vullnet, \u00ebsht\u00eb ndryshuar \u00e7do gj\u00eb nga kontrata e par\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimin e gjykat\u00ebs q\u00eb un\u00eb e kam lejuar. Jan\u00eb rritur kostot, \u00ebsht\u00eb rritur ngarkesa n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncesion i dh\u00ebn\u00eb kujt i do qejfi me m\u00ebnyr\u00ebn se si i do qejfi, nga kryeministri.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebtu kam detaje k\u00ebtu, q\u00eb nga vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit. Autorizoi negociat\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontrata e par\u00eb nuk hyri kurr\u00eb n\u00eb fuqi. Se deshte ta tjet\u00ebrsonte, ta shtremb\u00ebronte, sot ke afatin e kontrat\u00ebs q\u00eb ka ndryshuar, modelin ekonomik q\u00eb ka ndryshuar, burimet e t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb ndryshuar, garancia buxhetore nga zero \u00ebsht\u00eb rritur, norma e kthimit \u00ebsht\u00eb 7.6, 8.11. Jan\u00eb ndryshuar kushtet thelb\u00ebsore n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 31 t\u00eb ligjit.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe ka hyr\u00eb hije dyshimi p\u00ebrtej se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me personat e p\u00ebrfshir\u00eb. Por un\u00eb nuk do t\u2019i lidh. Dhe mos harroni q\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket qytetar\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb paguajn\u00eb, jan\u00eb hequr rrug\u00ebt dyt\u00ebsore n\u00eb investim. Dhe nj\u00eb fakt tjet\u00ebr. Kontrata baz\u00eb e para dhe detyrimi ishte q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrdorej gjurma\u201d<\/em> u shpreh Ahmetaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK.<\/p>\n<p>Sipas tij, kompania ka p\u00ebrdorur edhe segmente ekzistuese rruge, duke ulur realisht investimin, por duke p\u00ebrfituar pagesa m\u00eb t\u00eb larta. P\u00ebr publikun, mesazhi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: m\u00eb pak pun\u00eb reale, m\u00eb shum\u00eb para nga buxheti.<\/p>\n<h3>EMRI QE BASHKON TE GJITHA SKANDALET E KORRUPSIONIT<\/h3>\n<p>T\u00eb gjitha denoncimet, Ahmetaj i lidh n\u00eb nj\u00eb tez\u00eb t\u00eb vetme politike. Ai k\u00ebmb\u00ebngul se thelbi \u00ebsht\u00eb tek modeli i nj\u00eb pushteti, ku projektet publike p\u00ebrdoren si depozita financiare dhe si mekanizma kontrolli politik.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb maja e ajsbergut\u201d, p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb kur foli p\u00ebr tunelin e Llogaras\u00eb dhe AKSHI-n, me iden\u00eb se ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb publike sot, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e asaj q\u00eb fshihet pas.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/08\/arben-ahmetaj-kam-qene-naiv-i-kerkoj-te-falur-shqiptareve\/\">Arben Ahmetaj: Kam qen\u00eb naiv, i k\u00ebrkoj t\u00eb falur shqiptar\u00ebve!<\/a><\/p>\n<p>D\u00ebshmia e Ahmetajt merr vler\u00eb, pasi ai flet si nj\u00eb d\u00ebshmitar i brendsh\u00ebm q\u00eb ka qen\u00eb brenda sistemit dhe q\u00eb tani po e denoncon at\u00eb me emra, skema dhe nj\u00eb fakte q\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb m\u00ebdyshje se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e kapur nga nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, q\u00eb nuk i ka mbetur asnj\u00eb q\u00ebllim m\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb grabis\u00eb sa t\u00eb mundet pasurit\u00eb e shqiptar\u00ebve.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/09\/intervista-skandalet-e-reja-te-korrupsionit-qe-denoncoi-arben-ahmetaj\/\">Intervista\/ Skandalet e reja t\u00eb korrupsionit q\u00eb denoncoi Arben Ahmetaj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb intervist\u00ebn e kat\u00ebrt radhazi n\u00eb \u201c\u00c7im Peka LIVE\u201d n\u00eb SYRI TV, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj doli publikisht m\u00eb i p\u00ebrgatitur se her\u00ebt e tjera, duke sjell\u00eb p\u00ebr publikun denoncime t\u00eb hartuara n\u00eb form\u00ebn e dosjeve t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb nisur hetime. Kjo ishte intervista e nj\u00eb ish-zyrtari t\u00eb lart\u00eb q\u00eb pretendon se gjat\u00eb muajve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":62893,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62892","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62892","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62892"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62892\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62893"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}