{"id":62839,"date":"2026-01-08T17:48:22","date_gmt":"2026-01-08T17:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/08\/vucic-nuk-eshte-milloshevic-por-eshte-perditesimi-i-tij\/"},"modified":"2026-01-08T17:48:22","modified_gmt":"2026-01-08T17:48:22","slug":"vucic-nuk-eshte-milloshevic-por-eshte-perditesimi-i-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/08\/vucic-nuk-eshte-milloshevic-por-eshte-perditesimi-i-tij\/","title":{"rendered":"Vu\u00e7i\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb Milloshevi\u00e7, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsimi i tij"},"content":{"rendered":"<p>Nga Nju Jorku, Marko Caka<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk jam Slobodan Milloshevi\u00e7. Nuk jam as budalla dhe as naiv t\u2019ju besoj.\u201d K\u00ebshtu flet Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, ish-nx\u00ebn\u00ebsi model i kasapit t\u00eb Ballkanit, njeriu q\u00eb sot p\u00ebrpiqet t\u00eb na shes\u00eb iden\u00eb se ka dal\u00eb nga e nj\u00ebjta stall\u00eb politike, por pa er\u00ebn e gjakut. Qet\u00ebsohuni. Askush nuk tha q\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb Milloshevi\u00e7. Thjesht se vjen nga e nj\u00ebjta recet\u00eb, i nj\u00ebjti laborator politik, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs, vet\u00ebm se sot prodhimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr eksport europian dhe jo p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm ballkanik.Pra nj\u00eb lloj Milloshevi\u00e7i \u201cbio\u201d, i paketuar vet\u00ebm p\u00ebr Brukselin. Milloshevi\u00e7i ishte versioni analog, i zhurmsh\u00ebm, brutal, i pakompromis. Vu\u00e7i\u00e7i \u00ebsht\u00eb versioni digjital, m\u00eb i heshtur, m\u00eb i l\u00ebmuar, me p\u00ebrdit\u00ebsime periodike p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur Brukselit. Krimet? T\u00eb arkivuara. Ideologjia? Ende aktive n\u00eb sfond. Deklarata e tij vjen pas dy dekadash, kur Milloshevi\u00e7i tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i sigurt, i vdekur, i gjykuar dhe i pad\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr karrier\u00ebn politike t\u00eb askujt. \u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb e leht\u00eb t\u00eb jesh trim me kufoma. Problemi \u00ebsht\u00eb se Serbia nuk u shkat\u00ebrrua nga naiviteti i Milloshevi\u00e7it, por nga bindja e plot\u00eb e njer\u00ebzve si Vu\u00e7i\u00e7, se po b\u00ebnin gj\u00ebn\u00eb e duhur. \u00c7\u00ebshtja Milloshevi\u00e7, na thuhet, \u00ebsht\u00eb mbyllur. Po, juridikisht. Moralisht? Ajo mbetet vula e turpit q\u00eb e ka shnd\u00ebrruar Serbin\u00eb n\u00eb shembullin m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb Europ\u00ebs moderne, si nj\u00eb shtet q\u00eb foli p\u00ebr komb, por prodhoi varre masive. Sipas Vu\u00e7i\u00e7it, ai \u00ebsht\u00eb thjesht m\u00eb i zgjuar. Jo m\u00eb i drejt\u00eb, jo m\u00eb njer\u00ebzor, por thjesht m\u00eb pak naiv. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Vu\u00e7i\u00e7 nuk gabon si Milloshevi\u00e7i, ai m\u00ebson nga gabimet e tij. Jo p\u00ebr t\u00eb mos i p\u00ebrs\u00ebritur krimet, por p\u00ebr t\u00eb mos u kapur. Sipas logjik\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it, problemi nuk ishte ideja e Serbis\u00eb s\u00eb Madhe, por menaxhimi i saj. Jo krimi, por m\u00ebnyra si u b\u00eb krimi. Jo urrejtja, por fakti q\u00eb ishte shum\u00eb e dukshme.E th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, Milloshevi\u00e7i humbi sepse nuk dinte t\u00eb shtirej si demokrat. N\u00ebse Vu\u00e7i\u00e7 e dinte se Milloshevi\u00e7i ishte naiv, pse nuk ia tha at\u00ebher\u00eb? Pse nuk ia tha n\u00eb sy, kur propaganda serbe ndizte Ballkanin dhe kufomat ende ishin t\u00eb ngrohta? P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb ofenduese p\u00ebr inteligjenc\u00ebn, sepse Vu\u00e7i\u00e7 nuk ishte viktim\u00eb e regjimit, por ishte produkt i tij. Nj\u00eb ingranazh i bindur i makineris\u00eb s\u00eb megalomanis\u00eb serbe, ku heshtja nuk ishte frik\u00eb, por bashk\u00ebfaj\u00ebsi. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb sot shtiren si \u201creformator\u00eb\u201d ishin dje ushtar\u00eb ideologjik\u00eb t\u00eb nj\u00eb projekti kriminal. Nacionalizmi i tyre nuk ishte aksidental, por ishte doktrin\u00eb. Ishte aq i injektuar n\u00eb tru, sa edhe kur realiteti i tregonte humbjen, ata vazhdonin t\u00eb flisnin p\u00ebr fitore historike. Nj\u00eb skizofreni politike q\u00eb Serbia e pagoi me izolim, sanksione dhe gjenerata t\u00eb humbura, si dhe turpin historik q\u00eb nuk do i ndahet kurr\u00eb. Nacionalizmi serb nuk ka vdekur, thjesht ka m\u00ebsuar gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Nuk ul\u00ebret m\u00eb n\u00eb sheshe, por p\u00ebshp\u00ebrit n\u00eb zyrat e pushtetit. Nuk vishet m\u00eb me uniform\u00eb ushtarake, por me kostum t\u00eb err\u00ebt dhe kravat\u00eb serioze. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i edukuar. Dhe, si \u00e7do gj\u00eb e edukuar, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i rreziksh\u00ebm. Helmi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti, vet\u00ebm se injektohet n\u00eb doza t\u00eb vogla, q\u00eb t\u00eb mos vdes\u00eb pacienti\u2026 por as t\u00eb mos sh\u00ebrohet. Sot jemi n\u00eb vitin 2026 dhe Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebrpiqet t\u00eb na bind\u00eb se \u00ebsht\u00eb pastruar. Sigurisht q\u00eb po, nj\u00ebsoj si\u00e7 lyhet fasada e nj\u00eb godine t\u00eb kalbur. Dhe sigurisht tani, Vu\u00e7i\u00e7 na siguron se ai nuk \u00ebsht\u00eb naiv. Gj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ai e di shum\u00eb mir\u00eb se sot nuk fiton pushtet me tanke, por me konferenca shtypi. Jo me paramilitar\u00eb, por me fraza t\u00eb gatshme p\u00ebr \u201cstabilitet rajonal\u201d.<\/p>\n<p>Jo me ultimatume, por me buz\u00ebqeshje diplomatike q\u00eb zgjasin aq sa duhet p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn n\u00eb Bruksel. Ironia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se Vu\u00e7i\u00e7 sot flet p\u00ebr Per\u00ebndimin si destinacion, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mendon p\u00ebr fqinj\u00ebt si pron\u00eb. Flet p\u00ebr paqe, por ushqehet nga frika. Flet p\u00ebr t\u00eb ardhmen, por mban peng t\u00eb shkuar\u00ebn. Nj\u00eb akrobat politik q\u00eb ec\u00ebn mbi litarin e historis\u00eb, duke u shtirur se posht\u00eb nuk ka kufoma. Shpresa, p\u00ebr fat t\u00eb keq p\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7in, nuk vjen nga fjalimet e tij, por nga student\u00ebt q\u00eb nuk e duartrokasin m\u00eb. Nga rinia e Serbis\u00eb q\u00eb n\u00eb \u201cvizionin\u201d e Vu\u00e7i\u00e7it \u00ebsht\u00eb rreziku m\u00eb i madh sesa Per\u00ebndimi. Nga nj\u00eb brez q\u00eb nuk e ka nostalgjin\u00eb e humbjeve t\u00eb m\u00ebdha dhe as mitologjin\u00eb e viktimizimit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Nj\u00eb brez q\u00eb e ka kuptuar se nacionalizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb justifikim p\u00ebr d\u00ebshtim, q\u00eb nuk t\u00eb jep identitet, por certifikat\u00eb izolimi. Vet\u00ebm kjo gjenerat\u00eb, e cila nuk mban gjakun e s\u00eb shkuar\u00ebs n\u00eb duar, mund ta \u00e7liroj\u00eb Serbin\u00eb nga hijet e Milloshevi\u00e7it duke p\u00ebrfshir\u00eb versionin e tij \u201ct\u00eb moderuar\u201d. Vet\u00ebm kjo gjenerat\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 nuk e b\u00ebri kurr\u00eb, ta pranoj\u00eb realitetin e Kosov\u00ebs si shtet fqinj, jo si fantazm\u00eb kolektive p\u00ebr konsum elektoral. Vet\u00ebm ajo mund ta shoh\u00eb Kosov\u00ebn si dy fqinj ku marr\u00ebdh\u00ebniet bazohen n\u00eb parimet e reciprocitetit dhe harmonis\u00eb. Dhe vet\u00ebm kur Serbia t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje, jo si taktik\u00eb diplomatike, por si akt moral, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb flas\u00eb seriozisht p\u00ebr Europ\u00ebn. Sepse Europa nuk \u00ebsht\u00eb streh\u00eb p\u00ebr cinik\u00eb t\u00eb reformuar von\u00eb. Europa \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb. Dhe n\u00eb at\u00eb pasqyr\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 ende sheh fytyr\u00ebn e Milloshevi\u00e7it, vet\u00ebm pak m\u00eb t\u00eb plakur, pak m\u00eb t\u00eb kujdesshme dhe shum\u00eb m\u00eb hipokrite. Sepse historia ka nj\u00eb sens humori t\u00eb zi, se ajo gjithmon\u00eb rikthehet. Dhe kur rikthehet, zakonisht nuk qesh me ata q\u00eb mendojn\u00eb se jan\u00eb \u201cm\u00eb pak naiv\u00eb\u201d se paraardh\u00ebsit e tyre.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/01\/vucic-nuk-eshte-milloshevic-por-eshte-perditesimi-i-tij\/\">Vu\u00e7i\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb Milloshevi\u00e7, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsimi i tij<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nju Jorku, Marko Caka \u201cUn\u00eb nuk jam Slobodan Milloshevi\u00e7. Nuk jam as budalla dhe as naiv t\u2019ju besoj.\u201d K\u00ebshtu flet Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, ish-nx\u00ebn\u00ebsi model i kasapit t\u00eb Ballkanit, njeriu q\u00eb sot p\u00ebrpiqet t\u00eb na shes\u00eb iden\u00eb se ka dal\u00eb nga e nj\u00ebjta stall\u00eb politike, por pa er\u00ebn e gjakut. Qet\u00ebsohuni. Askush nuk tha q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62839","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62839"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62839\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}