{"id":6282,"date":"2025-02-11T07:02:30","date_gmt":"2025-02-11T07:02:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/11\/zgjedhjet-ne-kosove-kush-i-ka-votat-per-qeverine-e-re\/"},"modified":"2025-02-11T07:02:30","modified_gmt":"2025-02-11T07:02:30","slug":"zgjedhjet-ne-kosove-kush-i-ka-votat-per-qeverine-e-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/11\/zgjedhjet-ne-kosove-kush-i-ka-votat-per-qeverine-e-re\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb\/ Kush i ka votat p\u00ebr Qeverin\u00eb e re?"},"content":{"rendered":"<p>Rezultatet preliminare p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb krijojn\u00eb paqart\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e re n\u00eb Kuvend, por edhe t\u00eb ekzekutivit t\u00eb ri, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve politike.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb\u00a0<strong><a class=\"wsw__a\" href=\"https:\/\/rezultatet.kqz-ks.org\/sq\/Public\/Results\">rezultateve preliminare<\/a><\/strong>\u00a0t\u00eb publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb partia q\u00eb ka marr\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti vota.<\/p>\n\n<p>Kjo parti ka fituar rreth 41.14 p\u00ebr qind t\u00eb votave, duke mos arritur t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb suksesin e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021, kur mori mbi 50 p\u00ebr qind t\u00eb votave.<\/p>\n<div>\n<div class=\"media-block also-read\">\n<p>Me 21.99 p\u00ebr qind t\u00eb votave, e dyta u rendit Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrkaq e treta \u00ebsht\u00eb Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs me 17.68 p\u00ebr qind t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00eb fitoi 7.65 p\u00ebr qind t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Lista Serbe ka fituar 4.05 p\u00ebr qind t\u00eb votave, q\u00eb n\u00ebnkupton shumic\u00ebn e votave t\u00eb komunitetit serb n\u00eb gar\u00eb me pes\u00eb subjekte t\u00eb tjera politike q\u00eb garuan p\u00ebr votat e k\u00ebtij komuniteti.<\/p>\n<p>Rezultati p\u00ebrfundimtar i votimeve do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e re t\u00eb Kuvendit me 120 ul\u00ebse, nd\u00ebrkaq deputet\u00ebt m\u00eb pas zgjedhin Qeverin\u00eb e re.<\/p>\n<p>Komunitetet joshumic\u00eb kan\u00eb 20 ul\u00ebse t\u00eb garantuara n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Prej tyre, dhjet\u00eb ul\u00ebse jan\u00eb t\u00eb garantuara p\u00ebr komunitetin serb.<\/p>\n<h3 class=\"wsw__h3\"><strong>\u201cKalkulimet\u201d pas votave nga diaspora dhe me kusht<\/strong><\/h3>\n<p>Rezultati preliminar aktual krijon situat\u00eb t\u00eb paqart\u00eb dhe jop\u00ebrfundimtare lidhur me at\u00eb se sa do t\u00eb jet\u00eb numri i ul\u00ebseve n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr secilin subjekt politik, si dhe kush do t\u2019i qaset formimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb re, vler\u00ebsojn\u00eb nga Grupi Ballkanik p\u00ebr Politika n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori i k\u00ebtij grupi, Naim Rashiti, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se rezultatet aktuale mund t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb ndryshime p\u00ebr cilindo subjekt garues, pas num\u00ebrimit t\u00eb votave nga jasht\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb atyre me kusht.<\/p>\n<p>\u201c[L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje] ka [rreth] 42 p\u00ebr qind, q\u00eb do t\u2019i bie 47 deputet\u00eb. Me votat e diaspor\u00ebs [votat nga jasht\u00eb] mund t\u00eb kemi edhe dy ose tre deputet\u00eb. N\u00ebse Vet\u00ebvendosje arrin n\u00eb 49-50 [ul\u00ebse t\u00eb Kuvendit] do t\u00eb kemi kalkulime t\u00eb tjera. N\u00ebse subjektet tjera e ulin dallimin me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, at\u00ebher\u00eb s\u00ebrish do t\u00eb kemi kalkulimet tjera\u201d, konsideron Rashiti.<\/p>\n<p>KQZ-ja ka njoftuar m\u00eb her\u00ebt se 104.934 votues jan\u00eb regjistruar p\u00ebr t\u00eb votuar jasht\u00eb Kosov\u00ebs dhe 84.525 prej tyre zgjodh\u00ebn q\u00eb t\u00eb votonin p\u00ebrmes post\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa numri i votuesve me post\u00eb mbetet t\u00eb verifikohet, n\u00eb disa p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb bot\u00eb kan\u00eb votuar 15.552 persona.<\/p>\n<p>Numri i personave q\u00eb kan\u00eb votuar me kusht ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur nga KQZ-ja.<\/p>\n<h3 class=\"wsw__h3\"><strong>Rezultati \u201cimponon kompromise\u201d<\/strong><\/h3>\n<p>Edhe njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve politike, Artan Muhaxhiri, vler\u00ebson se rezultatet aktuale preliminare t\u00eb subjekteve politike n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit, krijojn\u00eb paqart\u00ebsi lidhur me konfiguracionin e sakt\u00eb t\u00eb Kuvendit dhe Qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rezultate, sipas tij, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb fituese e zgjedhjeve, nuk do t\u00eb mund t\u00eb qeveris\u00eb e vetme, sikurse n\u00eb mandatin e kaluar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje vendos q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb Qeverin\u00eb vet\u00ebm me pakicat, at\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qeveri jasht\u00ebzakonisht jostabile, pasi q\u00eb mezi do t\u2019i arrij\u00eb 61 vota. Plus, mund t\u00eb ket\u00eb probleme me List\u00ebn Serbe\u201d, thekson Muhaxhiri p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb dhe shton:<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse partit\u00eb opozitare mblidhen t\u00eb gjitha, bashkohen dhe tentojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb Qeverin\u00eb, edhe kjo qeveri do t\u00eb jet\u00eb jostabile dhe me pak gjasa p\u00ebr jet\u00ebgjat\u00ebsi politike\u201d.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore ka p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb koalicioni paszgjedhor me partit\u00eb e deritashme opozitare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koalicion me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje e kan\u00eb p\u00ebrjashtuar edhe dy partit\u00eb tjera, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, e cila sipas rezultateve preliminare \u00ebsht\u00eb e dyta, nuk e ka v\u00ebn\u00eb \u201cvija t\u00eb kuqe\u201d p\u00ebr asnj\u00eb subjekt politik p\u00ebr koalicionet eventuale pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Muhaxhiri konsideron se rezultatet preliminare t\u00eb zgjedhjeve i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme deklaratat e m\u00ebhershme t\u00eb partive politike lidhur me koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cKy rezultat imponon kompromise. Nuk ka asnj\u00eb gjas\u00eb teorike q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb q\u00ebndrueshme pa b\u00ebr\u00eb kompromise\u201d, shprehet Muhaxhiri dhe shton se n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, kur rezultatet p\u00ebrfundimtare do t\u00eb shpallen nga KQZ-ja, \u201cdo t\u00eb kemi pasqyr\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se cilat jan\u00eb ato parti m\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kompromise\u201d.<\/p>\n<h3 class=\"wsw__h3\"><strong>\u00c7far\u00eb than\u00eb partit\u00eb politike?<\/strong><\/h3>\n<p>Duke iu referuar rezultateve preliminare, lideri i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, t\u00eb diel\u00ebn von\u00eb ka deklaruar se \u201cedhe sikur t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb PDK-ja dhe LDK-ja, ato nuk b\u00ebhen sa Vet\u00ebvendosja\u201d.<\/p>\n<p>Ai ka paralajm\u00ebruar se do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb me partit\u00eb Guxo dhe Alternativa, t\u00eb cilat garuan brenda list\u00ebs zgjedhore t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>\u201cJemi t\u00eb par\u00ebt e ky \u00ebsht\u00eb konfirmim p\u00ebr nj\u00eb qeverisje t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb mbar\u00eb dhe demokratike. Koalicioni yn\u00eb do ta formoj\u00eb qeverisjen ton\u00eb 3\u2026 Ne jemi subjekti fitues q\u00eb do t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs pozicionimin si forca e dyt\u00eb politike pas zgjedhjeve e ka konsideruar si rezultat t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb parti.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i saj, Blerand Stavileci ka deklaruar se ky rezultat \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb vizionin ton\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00ebse PDK-ja \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr koalicione.<\/p>\n<p>Kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, e ka cil\u00ebsuar rezultatin e zgjedhjeve si \u201crezultat demokratik\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai e ka pranuar se p\u00ebr LDK-n\u00eb \u201crezultati nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm\u201d n\u00eb p\u00ebrmasat q\u00eb e ka pritur kjo parti si dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb deklarat\u00eb lidhur me ndonj\u00eb koalicion t\u00eb mundsh\u00ebm pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, lideri i AAK-s\u00eb, Ramush Haradinaj, tha se \u201copozita i ka fituar k\u00ebto zgjedhje\u201d, duke shtuar se pret me padurim \u201cq\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb p\u00ebr krijimin e Qeveris\u00eb\u201d, duke iu referuar nj\u00eb koalicioni t\u00eb mundsh\u00ebm pas zgjedhjeve t\u00eb tri partive t\u00eb deritashme opozitare.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Lista Serbe, e cila ishte n\u00eb gar\u00eb me pes\u00eb parti t\u00eb tjera nga komuniteti serb, ka deklaruar se i ka fituar t\u00eb dhjet\u00eb mandatet e garantuara p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo parti, e cila g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e Beogradit zyrtar, q\u00eb nga zgjedhjet e vitit 2014 dhe n\u00eb t\u00eb gjitha proceset zgjedhore t\u00eb pastajme, ka fituar t\u00eb gjitha mandatet e garantuara p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kuvend si dhe ka qen\u00eb pjes\u00eb e ekzekutivit, p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb mandatin e kaluar t\u00eb cil\u00ebn e drejtoi kryeministri i deritash\u00ebm, Albin Kurti.<\/p>\n<h3 class=\"wsw__h3\"><strong>A \u00ebsht\u00eb e domosdoshme Lista Serbe p\u00ebr krijimin e Qeveris\u00eb?<\/strong><\/h3>\n<p>Tensionet e shpeshta n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb nga viti 2022 e deri n\u00eb zgjedhjet e sivjetme, e kan\u00eb pozicionuar List\u00ebn Serbe si kund\u00ebrshtare t\u00eb Qeveris\u00eb aktuale t\u00eb Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Artan Muhaxhiri thot\u00eb se mbetet t\u00eb shihet nga rezultatet p\u00ebrfundimtare n\u00ebse Lista Serbe i ka fituar t\u00eb dhjet\u00eb ul\u00ebset e garantuara p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Por, edhe n\u00eb rast se Lista Serbe ka fituar jo t\u00eb gjitha, por shumic\u00ebn e mandateve t\u00eb garantuara, at\u00ebher\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesja m\u00eb legjitime e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb, e cila, sipas tij, nuk do t\u00eb duhej t\u00eb anashkalohet nga p\u00ebrfshirja n\u00eb qeverisje nga kushdo q\u00eb e formon ekzekutivin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse b\u00ebhet nj\u00eb krahasim n\u00eb mes L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe partive opozitare aktuale si partnere t\u00eb List\u00ebs Serbe, at\u00ebher\u00eb pakrahasuesh\u00ebm m\u00eb leht\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb Lista Serbe nj\u00eb koalicion me partit\u00eb opozitare\u201d, thekson Muhaxhiri.<\/p>\n\n<p>Por, ndryshe mendon Naim Rashiti. Ai nuk beson q\u00eb subjektet politike shqiptare, cilado qoft\u00eb, do t\u00eb llogarisin n\u00eb List\u00ebn Serbe p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>\u201cKy precedent tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar edhe me situatat e fundit kur Qeveria kishte em\u00ebruar ministra q\u00eb nuk vinin nga Lista Serbe. Besoj se Lista Serbe do t\u00eb mbetet jasht\u00eb ekuacionit t\u00eb formimit t\u00eb Qeveris\u00eb\u201d, thekson Rashiti.<\/p>\n<p>Ai shton se kushdo q\u00eb do ta formoj\u00eb Qeverin\u00eb e ardhsh\u00ebm do t\u00eb llogaris\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb partneritet me partit\u00eb tjera serbe t\u00eb Kosov\u00ebs dhe jo me List\u00ebn Serbe.<\/p>\n<p>Edhe Rashiti, por edhe Muhaxhiri, kritikuan Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, p\u00ebr si\u00e7 than\u00eb, \u201cjoseriozitet\u201d n\u00eb informimin e opinionit \u201cp\u00ebrmes faqes s\u00eb internetit\u201d.<\/p>\n<p>Derisa priteshin rezultatet preliminare nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje dhe num\u00ebrimi i flet\u00ebvotimeve me rezultatet e partive politike, qasja n\u00eb faqja e internetit t\u00eb KQZ-s\u00eb, disa her\u00eb ishte e pamundur.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e re parlamentare garuan 28 subjekte politike dhe nj\u00eb kandidat i pavarur.<\/p>\n<p>T\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb kishin 1 milion e 970 e 944 persona, prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb rreth 40 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja n\u00eb votim sh\u00ebnoi r\u00ebnie n\u00eb krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur votuan mbi 48 p\u00ebr qind e personave me t\u00eb drejt\u00eb vote.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kan\u00eb votuar 125 mij\u00eb votues t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>\/<em><strong>Rel<\/strong><\/em>\/<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rezultatet preliminare p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb krijojn\u00eb paqart\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e re n\u00eb Kuvend, por edhe t\u00eb ekzekutivit t\u00eb ri, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve politike. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb\u00a0rezultateve preliminare\u00a0t\u00eb publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb partia q\u00eb ka marr\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti vota. Kjo parti ka fituar rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6282","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6282","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6282"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6282\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6282"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6282"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6282"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}