{"id":62776,"date":"2026-01-08T14:48:27","date_gmt":"2026-01-08T14:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/08\/artan-xhori-merr-100-mln-leke-nga-gonxhe-me-tender-fiktiv-biznesmeni-nen-hetim-per-aspiratoret-dhe-12-mln-euro-kontrata-me-karcanajn\/"},"modified":"2026-01-08T14:48:27","modified_gmt":"2026-01-08T14:48:27","slug":"artan-xhori-merr-100-mln-leke-nga-gonxhe-me-tender-fiktiv-biznesmeni-nen-hetim-per-aspiratoret-dhe-12-mln-euro-kontrata-me-karcanajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/08\/artan-xhori-merr-100-mln-leke-nga-gonxhe-me-tender-fiktiv-biznesmeni-nen-hetim-per-aspiratoret-dhe-12-mln-euro-kontrata-me-karcanajn\/","title":{"rendered":"Artan Xhori merr 100 MLN lek\u00eb nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni n\u00ebn hetim p\u00ebr aspirator\u00ebt dhe 12 MLN Euro kontrata me Kar\u00e7anajn \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Artan Xhori \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i tenderave fiktiv\u00eb. Biznesmeni \u00ebsht\u00eb i raportuar nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, n\u00ebn hetim nga Prokuroria, i denoncuar nga media, por vazhdon i pashqet\u00ebsuar biznesin e mashtrimeve n\u00eb tendera. S\u00eb fundmi, Xhori \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb nj\u00eb prokurim t\u00eb organizuar nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara. Ky institucion drejtohet nga Arlinda Pogaj, krahu i djatht\u00eb i ministrit Blendi Gonxhe.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, kompania e Artan Xhorit \u201cT B S 96\u201d shpk ka p\u00ebrfituar tenderin e OPB me objekt \u201cBlerje pjes\u00eb k\u00ebmbimi p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e sistemit t\u00eb transmetimit DataCom\u201d. Fondi limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb furnizim \u00ebsht\u00eb 9,995,500 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n\n<p>Sic m\u00ebsojm\u00eb, kontrata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike m\u00eb 2 Dhjetor 2025 pasi \u00ebsht\u00eb shpallur fituese kompania \u201cT B S 96\u201d shpk.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb tenderit duhet t\u00eb fitonte oferta ekonomikisht m\u00eb e favorshme bazuar n\u00eb \u00e7mim. N\u00eb tender kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dy operator\u00eb konkurrues. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb kompania \u00a0\u201cT B S 96\u201dshpk me ofert\u00eb pa tvsh 9,635,850 lek pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Operatori ekonomik \u201cNAOL\u201d shpk ka marr\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm fiktivisht, pasi ka ofert\u00ebn 0 (zero) lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb stil q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mos u regjistruar tenderi me vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs. N\u00eb fakt, ky operator n\u00eb aktivitetin e regjistruar nuk ka lidhje me objektin e tenderit. Madje nuk ka ngarkuar n\u00eb SPE asnj\u00eb dokument p\u00ebr plot\u00ebsimin e kritereve p\u00ebr kualifikim n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi.<\/p>\n<p>Pra, mund t\u00eb themi se Artan Xhori konkurronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender me nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs fiktiv. N\u00ebse fituesi nuk do t\u00eb ishte i paracaktuar, komisioni i vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave do ta kishte anuluar tenderin. Megjithat\u00eb nuk ka komision q\u00eb e rr\u00ebzon \u201cofert\u00ebn\u201d e Xhorit, prandaj \u00ebsht\u00eb proceduar me shpalljen e fituesit.<\/p>\n\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Artan Xhori?<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me SPAK, ka regjistrur nj\u00eb dosje penale me Nr.81, p\u00ebr t\u00eb hetuar veprimtarin\u00eb e ish-ministres s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ogerta Manastirliu, p\u00ebr blerjet emergjente p\u00ebrmes procedur\u00ebs sekrete n\u00eb periudh\u00ebn e pandemis\u00eb \u201cCovid-19\u201d, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr mjaft sensitive dhe me shum\u00eb interes p\u00ebr publikun, qe u shmang nga hetimi i SPAK, duke ia kaluar p\u00ebr kopetenc\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dosje penale t\u00eb regjistruar me shum\u00eb urgjenc\u00eb n\u00eb SPAK, n\u00eb dhjetor 2020, ku n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb verifikimeve ishin an\u00ebtar\u00ebt e dy komisioneve t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, t\u00eb ngritura nga Ogerta Manastirliu dhe Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb \u201cCovid 19\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi ishte blerja dhe vendosja e 54 respirator\u00ebve me dy modalitete dhe e dyta ishte blerja e mij\u00ebra kiteve, ku k\u00ebt\u00eb tender e ka fituar me negocim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb kompania \u201cO.E.S Distrimed\u201d sh.p.k, e cila ka lidhur kontrat\u00ebn n\u00eb 30 mars 2020.<\/p>\n<p>Kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar me V.K.M nr.272, dat\u00eb 3 prill 2020.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto kompani q\u00eb u hetua fillimisht n\u00eb SPAK dhe m\u00eb pas hetimi ju d\u00ebrgua prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ka shpallur fitues dhe kompanin\u00eb private \u201cT.B.S 96 SH.P.K\u201d.<\/p>\n<p>Kompania e themeluar n\u00eb 21 prill 2006, administrohet nga biznesmeni Artan Xhori, i cili ka fituar tenderin me vler\u00eb prej 760 milion lek\u00eb t\u00eb vjetra p\u00ebr furniz dhe vendosje t\u00eb 54 respirator\u00ebve me dy modalitete.<\/p>\n<p>Artan Xhori, rezulton t\u00eb jet\u00eb shpallur fitues dhe ka lidhur kontrat\u00ebn n\u00eb dat\u00ebn 27 mars 2020. Por si\u00e7 rezultoi n\u00eb vitin 2020 e n\u00eb vijim, ai nuk u hetua thuajse asnj\u00eb moment nga SPAK por dhe nga prokuroria e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb hetimin e k\u00ebtij rasti, SPAK ishte p\u00ebrpara nj\u00eb konflikti interesi, pasi Artan Xhori p\u00ebrmes kompanis\u00eb s\u00eb tij \u201cT.B.S 96 SH.P.K\u201d, rezulton t\u00eb ket\u00eb krijuar monopolin e nj\u00eb tenderi shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm brenda prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tender konfidencial q\u00eb lidhet me sh\u00ebrbimin dhe mir\u00ebmbajtjen e aparaturave t\u00eb q\u00ebndr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjimeve brenda SPAK.<\/p>\n<p>\u201cT.B.S 96 SH.P.K\u201d, rezulton t\u00eb ket\u00eb fituar 550 milion lek\u00eb t\u00eb vjetra nga kontrata konfidenciale e lidhur me prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me SPAK, p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e sistemit t\u00eb p\u00ebrgjimit t\u00eb k\u00ebsaj prokurorie.<\/p>\n<p>Shuma prej 550 milion lek\u00eb nga kompania e Artan Xhorit \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebrmes 8 transaksioneve bankare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb prezenca ekonomike e kompanis\u00eb \u201cT.B.S 96 SH.P.K\u201d, nga 18 janari 2023 e n\u00eb vijim ka hyr\u00eb dhe tek Drejtoria e Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Operacionale, duke fituar 152 milion lek\u00eb t\u00eb vjetra p\u00ebr sh\u00ebrbimin support dhe teknik t\u00eb paisjeve dhe aparaturave p\u00ebrgjuese t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj drejtorie t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n<p>Me kontrata sekrete, Artan Xhori ka p\u00ebrfituar edhe nga AKSHI, me firm\u00ebn e drejtoresh\u00ebs Mirlinda Kar\u00e7anaj.<\/p>\n<p>TBS 96 shpk ka marr\u00eb kontrata me vler\u00eb 11.8 milion\u00eb euro nga AKSHI me pa asnj\u00eb njoftim publik, pa transparenc\u00eb, pa publikuar t\u00eb dh\u00ebna apo drafte kontratash dhe p\u00ebrmes kontraktimeve t\u00eb mbyllura pa gar\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00eb, Artan Xhori ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skandalet e tenderave t\u00eb Televizionit Publik.<\/p>\n<p>Institucioni q\u00eb paguhet nga gjith\u00eb familjet shqiptare, ka zhvilluar vazhdimisht tendera pa gar\u00eb, duke ngritur dyshimet p\u00ebr paracaktimin e fituesit. N\u00eb 2018, televizioni publik ka hapur nj\u00eb tender me vler\u00eb mbi 700 milion\u00eb lek\u00eb dhe fituese ka q\u00ebn\u00eb firma \u201cTBS 96\u201d, e denoncuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit se merr shumic\u00ebn e tender\u00ebve pa gar\u00eb nga RTSH.<\/p>\n<p>N\u00eb tender ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe nj\u00eb firm\u00eb tjet\u00ebr, por \u00e7udit\u00ebrisht nuk ka dor\u00ebzuar vler\u00eb financiare, apo dokumentet shoq\u00ebruese. Pra, ka qen\u00eb garuese vet\u00ebm formalisht.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 1 gusht 2018, n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik u shpall fituesi i tenderit nga RTSH. N\u00eb k\u00ebt\u00eb document, thuhet se njoftohet operatori ekonomik \u201cTBS 96\u201d se \u00ebsht\u00eb fitues i tenderit me objekt \u201cblerje paisje p\u00ebr Studiot e prodhimit p\u00ebr ndryshimin e teknologjis\u00eb s\u00eb Transmetimit nga SD n\u00eb HD\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNjoftojm\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb procedur\u00eb, 2 ofertues me vlerat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb ofruara si m\u00eb posht\u00eb: 1- Operatori Ekonomik \u201cTBS 96\u201d me ofert\u00eb: 70,583,000 lek\u00eb pa tvsh. 2- Operatori Ekonomik \u201cMUCA\u201d, nuk ka paraqitur ofert\u00eb ekonomike\u201d thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Xhori p\u00ebrmendet n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb KLSH-s\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn nga viti 2010 deri n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2013, kur RTSH zhvilloi 12 tender\u00eb p\u00ebr pajisje dhe kontrata sh\u00ebrbimi me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej 168.2 milion\u00eb lek\u00ebsh (1.2 milion\u00eb euro).<\/p>\n<p>Sipas raportit, t\u00eb gjith\u00eb tender\u00ebt u karakterizuan nga mosmbajtja e procedurave standard t\u00eb prokurimit pasi mungonin dokumentet ky\u00e7e.<\/p>\n<p>\u201cDy kompani, TBS96 dhe Eurokontakt, fituan shumic\u00ebn e tender\u00ebve p\u00ebr pajisjet televizive. Shpesh ato qen\u00eb kompanit\u00eb e vetme konkurruese\u201d \u2013 thot\u00eb KLSH.<\/p>\n<p>Sipas KLSH-s\u00eb, n\u00eb s\u00eb paku nj\u00ebrin prej tender\u00ebve, \u201cTBS 96\u201d dukej se kishte njohuri paraprake se ajo do t\u00eb zgjidhej si fituese. \u201cN\u00eb nj\u00eb tender m\u00eb 2012, audituesit v\u00ebrejt\u00ebn se nj\u00eb nga konkurrent\u00ebt, TBS96 sh.p.k, qe aq i sigurt\u00eb se do ta fitonte tenderin sa vendosi t\u00eb siguroj\u00eb kontrat\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur u hap\u00ebn ofertat \u2013 pra para se ato t\u00eb vler\u00ebsoheshin, duke shkelur gjithashtu ligjin\u201d \u2013 vijon m\u00eb tej raporti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr tender\u00ebt n\u00eb RTSH ka folur dhe ish-kryeministri Berisha. N\u00eb nj\u00eb status n\u00eb Facebook, ai shprehet se:\u201cN\u00eb prag t\u00eb Vitit t\u00eb ri Edi Rama i b\u00ebri dhurat\u00eb vetes duke ndar\u00eb parat\u00eb me Bolinon. B\u00ebjn\u00eb tender fiktiv p\u00ebr blerje dekoderash dhe i jepet kompanis\u00eb q\u00eb e kap tenderin me 99.99% t\u00eb vler\u00ebs (169,666,596 lek\u00eb nga 170 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishte vlera limit). Nga ana tjet\u00ebr, KLSH ka gjetur se n\u00eb RTSH Xhori ka shitur pajisje t\u00eb vjetra p\u00ebr t\u00eb reja dhe kineze p\u00ebr evropiane.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artan Xhori \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i tenderave fiktiv\u00eb. Biznesmeni \u00ebsht\u00eb i raportuar nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, n\u00ebn hetim nga Prokuroria, i denoncuar nga media, por vazhdon i pashqet\u00ebsuar biznesin e mashtrimeve n\u00eb tendera. S\u00eb fundmi, Xhori \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb nj\u00eb prokurim t\u00eb organizuar nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara. Ky institucion drejtohet nga Arlinda [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62776","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62776","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62776"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62776\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}