{"id":62775,"date":"2026-01-08T14:48:27","date_gmt":"2026-01-08T14:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/08\/si-u-perball-shqiperia-me-pasojat-e-ndryshimeve-klimatike-ne-2025\/"},"modified":"2026-01-08T14:48:27","modified_gmt":"2026-01-08T14:48:27","slug":"si-u-perball-shqiperia-me-pasojat-e-ndryshimeve-klimatike-ne-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/08\/si-u-perball-shqiperia-me-pasojat-e-ndryshimeve-klimatike-ne-2025\/","title":{"rendered":"Si u p\u00ebrball Shqip\u00ebria me pasojat e ndryshimeve klimatike n\u00eb 2025 \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p><em><strong>Viti 2025 rezultoi si nj\u00eb vit jasht\u00ebzakonisht i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Rreth 60,000 hektar\u00eb tok\u00eb u dogj\u00ebn nga zjarret, duke shkaktuar d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha materiale, nd\u00ebrsa p\u00ebrmbytjet soll\u00ebn dy viktima dhe d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme n\u00eb infrastruktur\u00eb. Vendi u godit nga val\u00eb t\u00eb zgjatura t\u00eb nxehti, that\u00ebsira kronike dhe reshje intensive n\u00eb periudha t\u00eb shkurtra, duke rrezikuar bujq\u00ebsin\u00eb dhe burimet ujore.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb programit Copernicus, viti 2025 u rendit si viti i dyt\u00eb ose i tret\u00eb m\u00eb i ngroht\u00eb i regjistruar ndonj\u00ebher\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel me vitin 2023 dhe menj\u00ebher\u00eb pas vitit rekord 2024. Fakti q\u00eb tre vite radhazi \u00a02023, 2024 dhe 2025 \u00a0p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb periudh\u00ebn trevje\u00e7are m\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb n\u00eb historin\u00eb e matjeve klimatike, tregon qart\u00eb se nuk kemi m\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me \u00a0luhatje afatshkurtra, por me nj\u00eb ndryshim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb gjendjes s\u00eb klim\u00ebs globale.<\/p>\n<p>Janari 2025 u regjistrua si muaji m\u00eb i ngroht\u00eb n\u00eb nivel global, duke vijuar serin\u00eb e rekordeve t\u00eb dy viteve t\u00eb fundit. Ai ishte rreth\u00a01.75\u00b0C m\u00eb i ngroht\u00eb\u00a0se mesatarja e janarit n\u00eb periudh\u00ebn para-industriale (1850\u20131900). Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, temperaturat mesatare t\u00eb ajrit gjat\u00eb janarit 2025 ishin\u00a03\u20134\u00b0C mbi normalen, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Copernicus.<\/p>\n<p>Figura 1. Anomalia e temperatur\u00ebs s\u00eb ajrit n\u00eb sip\u00ebrfaqe p\u00ebr janarin 2025, n\u00eb krahasim me mesataren e janarit p\u00ebr periudh\u00ebn 1991\u20132020. (Burimi i t\u00eb dh\u00ebnave: ERA5)<\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade, komuniteti shkencor ka paralajm\u00ebruar se pragu\u00a01.5\u00b0C\u00a0p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb kufi kritik, p\u00ebrtej t\u00eb cilit d\u00ebmet klimatike rriten ndjesh\u00ebm. Fakti q\u00eb bota ka qen\u00eb rreth ose mbi k\u00ebt\u00eb vler\u00eb p\u00ebr tre vite me radh\u00eb sugjeron se ky prag nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb objektiv teorik, por realiteti n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht ndikimit t\u00eb fenomenit La Ni\u00f1a, i cili zakonisht shoq\u00ebrohet me temperatura m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, dimri 2024\u20132025 n\u00eb Shqip\u00ebri rezultoi m\u00eb i ngroht\u00eb se zakonisht. N\u00eb verilindje dhe juglindje n\u00eb periudh\u00ebn e dimrit, temperaturat mesatare u rrit\u00ebn me\u00a02,1\u20132,7\u00b0C, duke qen\u00eb pothuajse t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>N\u00eb rajonet malore t\u00eb Ballkanit, rritja e temperaturave ka qen\u00eb\u00a00,3\u20130,5\u00b0C p\u00ebr dekad\u00eb, nj\u00eb norm\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e lart\u00eb se mesatarja globale. Kjo ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb dukshme, si zvog\u00eblimi i mbules\u00ebs s\u00eb d\u00ebbor\u00ebs dhe ndryshimi i ciklit t\u00eb reshjeve.,<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn\u00a0maj 2024 \u2013 maj 2025, n\u00eb Shqip\u00ebri u regjistruan\u00a076 dit\u00eb me temperatura jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larta, duke e renditur vendin t\u00eb dytin n\u00eb Evrop\u00eb pas Greqis\u00eb p\u00ebr numrin e dit\u00ebve me nxeht\u00ebsi ekstreme. Studimet tregojn\u00eb se\u00a029 nga k\u00ebto dit\u00eb\u00a0jan\u00eb pasoj\u00eb direkte e ndryshimeve klimatike, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se pothuajse nj\u00eb muaj i t\u00ebr\u00eb me temperatura ekstreme nuk do t\u00eb kishte ekzistuar pa ndikimin e klim\u00ebs s\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>Muajt qershor dhe korrik u shoq\u00ebruan me val\u00eb t\u00eb forta t\u00eb nxehtit, me temperatura\u00a08\u201310\u00b0C mbi normalen\u00a0n\u00eb shum\u00eb zona t\u00eb vendit. N\u00eb korrik 2025, Evropa u p\u00ebrball me nj\u00eb kombinim ekstrem t\u00eb val\u00ebve t\u00eb nxehtit, p\u00ebrmbytjeve dhe zjarreve. Sipas Copernicus (C3S), korriku 2025 ishte muaji i tret\u00eb m\u00eb i nxeht\u00eb globalisht. Tirana u rendit e para n\u00eb Ballkan p\u00ebr devijimin e temperaturave nga mesatarja historike para-industriale, me rreth\u00a0+1,9\u00b0C.<\/p>\n<p>Figura 2. Devijimet e temperaturave (28\/06\u201303\/07) n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb krahasim me mesataren e periudh\u00ebs 1991\u20132020. (Burimi i t\u00eb dh\u00ebnave: ERA5 \u2013 Copernicus. P\u00ebrpunimi dhe vizualizimi: climatebook.gr)<\/p>\n<p>Temperaturat e larta dhe that\u00ebsirat e zgjatura e b\u00ebn\u00eb vitin 2025 nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebt p\u00ebr sa i p\u00ebrket zjarreve n\u00eb Shqip\u00ebri pas vitit 2008, kur u dogj\u00ebn rreth\u00a060,000 hektar\u00eb. Sip\u00ebrfaqja e djegur n\u00eb vitin 2025 ishte\u00a020% m\u00eb e lart\u00eb se n\u00eb 2024\u00a0dhe\u00a090% m\u00eb e madhe se n\u00eb 2023.<\/p>\n<p>Shtatori 2025 u rendit si shtatori i tret\u00eb m\u00eb i ngroht\u00eb i regjistruar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb nivel global. Temperatura mesatare n\u00eb Evrop\u00eb arriti 15,95\u00b0C, me nj\u00eb anomali prej +1,23\u00b0C mbi mesataren 1991\u20132020. Ballkani, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, vijoi t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb temperatura mbi normale dhe reshje n\u00ebn mesatare, duke p\u00ebrkeq\u00ebsuar kushtet e that\u00ebsir\u00ebs dhe duke rrezikuar bujq\u00ebsin\u00eb dhe burimet ujore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsues ishte rritja e temperatur\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb detit n\u00eb Mesdhe. N\u00eb shtator 2025, temperaturat e ujit ishin shum\u00eb mbi mesatare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb pjes\u00ebt per\u00ebndimore dhe qendrore t\u00eb pellgut, ku u sh\u00ebnuan edhe rekorde maksimale.<\/p>\n<p>Sektori bujq\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri u prek r\u00ebnd\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga AREB-t\u00eb, prodhimi i grurit n\u00eb Lushnj\u00eb p\u00ebsoi nj\u00eb r\u00ebnie prej rreth 30%, nd\u00ebrsa prodhimi i ullirit ra me 30\u201350%, duke \u00e7uar n\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb vajit t\u00eb ullirit.<\/p>\n<p>Tetori solli nj\u00eb val\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb t\u00eb ftohti n\u00eb Ballkan, me temperatura\u00a04\u20136\u00b0C n\u00ebn normalen sezonale\u00a0p\u00ebr periudh\u00ebn 1\u20134 tetor, si dhe reshje t\u00eb hershme bore n\u00eb zonat malore. Ky ndryshim i menj\u00ebhersh\u00ebm ilustroi fenomenin e njohur si\u00a0\u201ckamxhiku klimatik\u201d, ku kalimet e shpejta nga nj\u00eb ekstrem n\u00eb tjetrin po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shpeshta.<\/p>\n<p>Figura 3. Devijimet e temperaturave (01\u201304\/10\/2025) n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb krahasim me mesataren e periudh\u00ebs 1991\u20132020. (Burimi i t\u00eb dh\u00ebnave: ERA5 \u2013 Copernicus. P\u00ebrpunimi dhe vizualizimi: climatebook.gr)<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor, reshjet intensive pasuan nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb that\u00ebsire. N\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr periudh\u00ebn 3\u20139 n\u00ebntor, reshjet arrit\u00ebn 80\u2013150 mm, nd\u00ebrsa n\u00eb jug mbi 200 mm, duke shkaktuar p\u00ebrmbytje, d\u00ebme infrastrukturore dhe humbje jete. Situata u p\u00ebrkeq\u00ebsua gjat\u00eb stuhis\u00eb Adel (24\u201330 n\u00ebntor), kur n\u00eb disa zona jugore u regjistruan deri n\u00eb 300 mm shi brenda nj\u00eb jave.<\/p>\n<p>Viti 2025 duhej t\u00eb na \u201cftohte\u201d pas nj\u00eb El Ni\u00f1o-je t\u00eb fort\u00eb, fal\u00eb fenomenit La Ni\u00f1a. Por kjo ftohje e pritshme nuk ndodhi. Temperaturat globale mbet\u00ebn ekstremisht t\u00eb larta, duke treguar dominimin e ngrohjes s\u00eb shkaktuar nga aktiviteti njer\u00ebzor dhe efektin e \u201cjast\u00ebkut termik\u201d t\u00eb gazeve ser\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb statistik\u00eb abstrakte. Val\u00eb t\u00eb nxehtit gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shpeshta, that\u00ebsira kronike dhe reshje ekstreme po ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb bujq\u00ebsi, burimet ujore dhe sigurin\u00eb ushqimore. Prodhimi bujq\u00ebsor u reduktua deri n\u00eb 50%, nd\u00ebrsa zjarret dhe p\u00ebrmbytjet po b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb zakonshme.\/ Klimasot<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 2025 rezultoi si nj\u00eb vit jasht\u00ebzakonisht i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Rreth 60,000 hektar\u00eb tok\u00eb u dogj\u00ebn nga zjarret, duke shkaktuar d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha materiale, nd\u00ebrsa p\u00ebrmbytjet soll\u00ebn dy viktima dhe d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme n\u00eb infrastruktur\u00eb. Vendi u godit nga val\u00eb t\u00eb zgjatura t\u00eb nxehti, that\u00ebsira kronike dhe reshje intensive n\u00eb periudha t\u00eb shkurtra, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62775","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62775","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62775"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62775\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62775"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62775"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62775"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}