{"id":62711,"date":"2026-01-08T09:48:41","date_gmt":"2026-01-08T09:48:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/08\/fatos-cocoli-spak-transparenca-dhe-kufiri-i-rrezikshem-i-gjyqit-popullor\/"},"modified":"2026-01-08T09:48:41","modified_gmt":"2026-01-08T09:48:41","slug":"fatos-cocoli-spak-transparenca-dhe-kufiri-i-rrezikshem-i-gjyqit-popullor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/08\/fatos-cocoli-spak-transparenca-dhe-kufiri-i-rrezikshem-i-gjyqit-popullor\/","title":{"rendered":"Fatos \u00c7o\u00e7oli: SPAK, transparenca dhe kufiri i rreziksh\u00ebm i gjyqit popullor"},"content":{"rendered":"<p>Rasti i pezullimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb ZvKryeministres Balluku nga Prokuroria e Posa\u00e7me e vendit(SPAK) dhe m\u00eb tej i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr lejen e Kuvendit p\u00ebr arrestimin e ZvKryeministres, ka ndezur nj\u00eb debat t\u00eb gjer\u00eb publik q\u00eb ka jav\u00eb q\u00eb vijon dhe ka trazuar \u00e7do qytetar, p\u00ebrtej shkum\u00ebzimeve partiake t\u00eb rradh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend me demokraci t\u00eb konsoliduar, drejt\u00ebsia flet me prova, akte, dokumente dhe vendime, jo me fragmente t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga komunikime elektronike, t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb media n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontrolluar dhe t\u00eb fsheht\u00eb. Asnj\u00eb prokurori e posa\u00e7me e vendeve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian nuk do t\u2019ia lejont\u00eb vetes nj\u00eb sjellje t\u00eb till\u00eb.  <\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse marrja n\u00ebn hetim e ZvKryeministres dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr ta arrestuar nuk po kuptohet nga shum\u00eb prej nesh si nj\u00eb proces hetimor i past\u00ebr, por si nj\u00eb gjyq popullor, i nd\u00ebrtuar mbi cop\u00ebza komunikimesh, n\u00ebnkuptimesh dhe insinuatash.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb m\u00eb i madh sesa vet\u00eb hetimi. Kur drejt\u00ebsia d\u00ebrgon mesazhe p\u00ebrmes rrjedhjeve t\u00eb informacionit, q\u00eb ajo vet\u00eb \u00e7on n\u00eb media, at\u00ebhere drejt\u00ebsia nuk po heton, por po vepron politikisht.<br \/>\nGjyqi popullor \u00ebsht\u00eb arma m\u00eb e vjet\u00ebr e sistemeve t\u00eb dob\u00ebta. N\u00eb t\u00eb nuk ka fakte t\u00eb plota, nuk ka prova t\u00eb plota, nuk ka transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Ka vet\u00ebm cop\u00ebza t\u00eb kontrolluara, t\u00eb cilat krijojn\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb paracaktuar faji. <\/p>\n<p>Publikimi i copave t\u00eb zgjedhura, t\u00eb shk\u00ebputura nga \u00e7do kontekst profesional dhe administrativ, \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e rrezikshme p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb brisht\u00eb si e jona dhe nj\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb sprov\u00ebn e zjarrit p\u00ebr t\u00eb luftuar efektivisht abuzimin me fondet publike dhe korrupsionin.<\/p>\n<p>Kjo sjellje deformon realitetin, prodhon gjykim emocional, krijon perceptime t\u00eb rreme dhe p\u00ebrgatit terrenin p\u00ebr \u201cgjykim moral\u201d, jo ligjor. <\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb dramaturgji. Gjyqi popullor sh\u00ebrben vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim: t\u00eb gjykoj\u00eb personin, p\u00ebrpara se sa t\u00eb gjykohet dosja.<\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb objektivi i k\u00ebsaj teknike t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb sh\u00ebmtuar, t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb institucion si SPAK, q\u00eb e ka domosdoshm\u00ebri t\u00eb jet\u00eb serioz dhe t\u00eb justifikoj\u00eb kontrat\u00ebn morale me qytetar\u00ebt, si institucioni i shpres\u00ebs p\u00ebr vendosjen e kultur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn ton\u00eb publike. <\/p>\n<p>Objektivi me gjyqin popullor, ku e ka katandisur veten SPAK t\u00eb futet n\u00eb gatim, \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet perceptimi publik i fajit, p\u00ebrpara se sa t\u00eb flas\u00eb gjykata. N\u00ebse qytetarit i paraqiten disa rrjeshta komunikimesh t\u00eb nj\u00ebanshme, t\u00eb dala n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur, n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb ngarkuar politike, at\u00ebher\u00eb edhe gjykimi i tij rrezikon t\u00eb jet\u00eb i paracaktuar. <\/p>\n<p>Qytetari ka d\u00ebgjuar \u201cprov\u00ebn\u201d, pa patur prov\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ka par\u00eb \u201cnd\u00ebrveprimin\u201d, ka ndjer\u00eb atmosfer\u00ebn. Dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb opinionit publik, pastaj \u00e7do argument ligjor ting\u00ebllon i tep\u00ebrt.<br \/>\nProcesi i drejt\u00ebsis\u00eb zhvishet nga vlera themelore e tij: gjykimi profesional dhe i paansh\u00ebm. Drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e verb\u00ebr dhe e paanshme, si duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, por b\u00ebhet krah godit\u00ebs i nj\u00eb pjese t\u00eb politik\u00ebs. <\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb taktik\u00eb e vjet\u00ebr dhe e d\u00ebmshme p\u00ebr nj\u00eb shtet si i yni, q\u00eb me reform\u00ebn 9-vje\u00e7are n\u00eb drejt\u00ebsi po provon t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb epok\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb europiane. N\u00ebse SPAK ka prova, le t\u2019i publikoj\u00eb t\u00eb gjitha, jo cop\u00ebza t\u00eb paracaktuara p\u00ebr goditje, p\u00ebr lin\u00e7im emocional. <\/p>\n<p>Askush nuk thot\u00eb q\u00eb hetimi duhet t\u00eb mbyllet. Askush nuk k\u00ebrkon q\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre. Por puna nuk mund t\u00eb b\u00ebhet, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb atmosfer\u00eb lin\u00e7uese, p\u00ebrmes rrjedhjeve selektive n\u00eb media, q\u00eb krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen e fajit, p\u00ebrpara se ligj\u00ebrisht dhe gjyq\u00ebsisht t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtetuar faji.<\/p>\n<p>Dy standarde nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb demokraci: ose je pro transparenc\u00ebs s\u00eb plot\u00eb, ose je pro manipulimit t\u00eb pjessh\u00ebm. SPAK nuk ka asnj\u00eb ar\u00ebsye t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn. Dhe t\u00eb dyja nj\u00ebher\u00ebsh nuk shkojn\u00eb dot.<br \/>\nRreziku m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb precedenti, ku drejt\u00ebsia p\u00ebrdor median si instrument presioni. Po t\u00eb lejohet ky model, nes\u00ebr mund t\u2019i ndodh\u00eb kujtdo, mund t\u2019i ndodh\u00eb \u00e7do politikani, mund t\u2019i ndodh\u00eb \u00e7do drejtuesi n\u00eb administrat\u00ebn publike apo n\u00eb sektorin privat, mund t\u2019i ndodh\u00eb \u00e7do qytetari q\u00eb ka nj\u00eb konflikt me institucionet. <\/p>\n<p>Nj\u00eb fragment komunikimi i qytetarit n\u00ebn hetim nuk \u00ebsht\u00eb as prov\u00eb e plot\u00eb, as fakt, as argument. \u00cbsht\u00eb imazh i manipuluar i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. I vetmi efekt q\u00eb ka \u00ebsht\u00eb ndezja, ngjizja e gjyqeve popullore.<br \/>\nGjyqe q\u00eb nuk i b\u00ebn gjykata, por opinioni i nxeht\u00eb publik. Gjyqe q\u00eb nuk bazohen n\u00eb ligj, por n\u00eb ndjesi. Dhe drejt\u00ebsia e nd\u00ebrtuar mbi ndjesi \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia m\u00eb e padrejt\u00eb!<br \/>\nShqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi t\u00eb padrejt\u00eb, emotive, p\u00ebr drejt\u00ebsi spektakli. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi reale. Hetimet serioze nuk b\u00ebhen me rrjedhje informacioni t\u00eb orkestruara. Nuk b\u00ebhen me cop\u00ebza What\u2019s App-i. Nuk b\u00ebhen me insinuata. <\/p>\n<p>Hetimet serioze publikojn\u00eb dokumentet zyrtare, shpjegojn\u00eb procedurat, paraqesin aktet p\u00ebrfundimtare dhe sqarojn\u00eb natyr\u00ebn e shkeljes ligjore. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr n\u00eb teat\u00ebr politik, i veshur me petkun e drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nDrejt\u00ebsia q\u00eb nis me rrjedhje hetimesh p\u00ebrfundon me lin\u00e7im, jo me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. N\u00ebse SPAK beson v\u00ebrtet tek forca e provave q\u00eb ka grumbulluar, nuk ka pse ta transformoj\u00eb hetimin n\u00eb gjyq popullor. N\u00ebse dosja \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb, ajo duhet t\u00eb dal\u00eb e plote, jo me cop\u00ebza t\u00eb servirura n\u00eb disa media. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, SPAK rrezikon t\u00eb duket jo si institucion ligjor, por si arkitekt i nj\u00eb opinioni t\u00eb kontrolluar, t\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebrpara se drejt\u00ebsia t\u00eb flas\u00eb. Dhe nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb prodhon gjyqe popullore, nuk nd\u00ebrton shtet.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/01\/fatos-cocoli-spak-transparenca-dhe-kufiri-i-rrezikshem-i-gjyqit-popullor\/\">Fatos \u00c7o\u00e7oli: SPAK, transparenca dhe kufiri i rreziksh\u00ebm i gjyqit popullor<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rasti i pezullimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb ZvKryeministres Balluku nga Prokuroria e Posa\u00e7me e vendit(SPAK) dhe m\u00eb tej i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr lejen e Kuvendit p\u00ebr arrestimin e ZvKryeministres, ka ndezur nj\u00eb debat t\u00eb gjer\u00eb publik q\u00eb ka jav\u00eb q\u00eb vijon dhe ka trazuar \u00e7do qytetar, p\u00ebrtej shkum\u00ebzimeve partiake t\u00eb rradh\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb vend me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62711","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62711","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62711"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62711\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}