{"id":62607,"date":"2026-01-07T17:48:37","date_gmt":"2026-01-07T17:48:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/07\/trump-maduro-dhe-kostumi-nike-ne-mes\/"},"modified":"2026-01-07T17:48:37","modified_gmt":"2026-01-07T17:48:37","slug":"trump-maduro-dhe-kostumi-nike-ne-mes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/07\/trump-maduro-dhe-kostumi-nike-ne-mes\/","title":{"rendered":"Trump, Maduro dhe kostumi \u201cNike\u201d n\u00eb mes"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Aladin Stafa\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Viti 2026 nisi me fuqish\u00ebm se kurr\u00eb. M\u00eb 3 janar, n\u00eb fundjav\u00ebn e par\u00eb dhe q\u00eb duhet t\u00eb ishte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb paqtat e vitit, presidenti venezuelian, Nicolas Maduro bashk\u00eb me gruan e tij, Cilia Flores u arrestuan me disa akuza nga forcat speciale amerikane, t\u00eb quajtura ndryshe dhe si Delta. E gjitha e organizuar n\u00eb nj\u00eb operacion rrufe brenda apartamentit t\u00eb tyre n\u00eb pallatin luksoz, n\u00eb Karakas. Nd\u00ebrsa prej muajsh deklaratat mes tij dhe Presidentit Donald Trump vet\u00ebm rrisnin temperaturat n\u00eb komunikimet e tyre n\u00eb distanc\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimet, kanosjet dhe gatishm\u00ebria p\u00ebr t\u2019i shpallur \u201cluft\u00eb\u201d nj\u00ebri- tjetrit, u p\u00ebrmbyll sakaq me arrestimin e presidentit venezuelian n\u00eb rezidenc\u00ebn e tij. E p\u00ebr t\u00eb treguar besimin e ul\u00ebt q\u00eb vet\u00eb Maduro kishte ndaj njer\u00ebzve t\u00eb tij, anormale \u00ebsht\u00eb fakti se si trupat mbrojt\u00ebse nuk ishin asesi vendase sic dhe mund t\u00eb mendohet. Ata ishin kubanez\u00eb.<\/p>\n<p>Akuzat q\u00eb cuan n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e k\u00ebtij operacioni ishin t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00eb prej koh\u00ebsh shqiptar\u00ebt i kan\u00eb d\u00ebgjuar r\u00ebndom n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre: trafikimi i drog\u00ebs dhe narko-terrorizmi. Sipas administrat\u00ebs Trump, t\u00eb dyja k\u00ebto akuza t\u00eb p\u00ebrdorura nga gjykata e New York-ut q\u00ebndronin, duke par\u00eb se si numri i vdekjeve ishte shtuar aq shum\u00eb k\u00ebto vite mes shtetasve amerikan\u00eb. Shumica padiskutim, t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Por a mjaftojn\u00eb k\u00ebto akuza p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb? A \u00ebsht\u00eb ky vet\u00ebm fillimi p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb precedent tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ardhmen? Sa fuqi kan\u00eb ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe a ekziston sot pas k\u00ebsaj q\u00eb ndodhi sovraniteti n\u00eb politik\u00ebn reale?<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb qeveria amerikane e justifikon si t\u00eb domosdoshme dhe t\u00eb pakompromist\u00eb luft\u00ebn kundrejt trafikimit t\u00eb drog\u00ebs, me baz\u00eb mbrojtjen e shtetasve t\u00eb tyre. Por a \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm droga e Maduros q\u00eb qarkullon n\u00eb tok\u00ebn amerikane?<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj pyetje hapen pista t\u00eb tjera t\u00eb path\u00ebna, ku gjetja e nj\u00eb preteksti i mbyll ato leht\u00ebsisht. N\u00ebse po mendoni p\u00ebr rezervat e naft\u00ebs, duhet ta pohojm\u00eb se investimi tek k\u00ebto burime p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb kushtueshme, ka kosto shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se p\u00ebrfitimi q\u00eb mund t\u00eb sigurosh prej shitjes s\u00eb tyre. Ndaj n\u00ebse faktet reale jan\u00eb kok\u00ebforta, duhet t\u00eb kthejm\u00eb syt\u00eb nga gjeopolitika. N\u00eb koh\u00ebn ku po jetojm\u00eb, ambiguitetin e dinamik\u00ebn mund ta sqarojm\u00eb sadopak me qasjen e politik\u00ebs reale.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej fillimeve t\u00eb qytet\u00ebrimit, bota ka qen\u00eb e predispozuar p\u00ebr t\u2018u udh\u00ebhequr nga nj\u00eb hegjemoni. E n\u00eb rastin ton\u00eb, SHBA-t\u00eb e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb rol \u201cperandorak\u201c. E kan\u00eb pasur dhe me shum\u00eb gjasa do ta ken\u00eb. Presidenti Trump e di shum\u00eb mir\u00eb se n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebse nuk je institucionalist at\u00ebher\u00eb do duhet t\u00eb sillesh si realist.<\/p>\n<p>Vizioni se si amerikan\u00ebt n\u00eb parim e shohin bot\u00ebn p\u00ebrmblidhet n\u00eb kat\u00ebr pika dhe q\u00ebllimi par\u00ebsor i cdo shteti \u00ebsht\u00eb mbijetesa. Shtetet duhet t\u00eb sillen si aktor racional, e t\u00eb veprojn\u00eb sipas arsyes pa emocione; t\u00eb gjitha shtetet posedojn\u00eb kapacitete ushtarake dhe asnj\u00eb shtet nuk i di q\u00ebllimet precize t\u00eb fqinjit t\u00eb vet; n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb ajo q\u00eb vlen t\u00eb mos harrojm\u00eb \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, shtetet me pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ekonomike dhe vecan\u00ebrisht ushtarake t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb vendimtare p\u00ebr fatin e krijimit t\u00eb rendit boteror (John Mearsheimer, profesor i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, 1994).<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb t\u00eb definuara nga nje anarki, ku autoriteti qendror mungon- pushteti shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi \u2013 n\u00eb fakt, i vetmi, q\u00eb ndryshon bazuar mbi interesa. Sepse vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet pushtetit, shtetet mund t\u00eb mbrojn\u00eb veten dhe t\u00eb shpresojn\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb. T\u00eb gjitha burokracit\u00eb e ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare ran\u00eb n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb vetme duke na treguar se asnj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb p\u00ebrpara ligjit, sepse ligji barazohet me forc\u00ebn.<\/p>\n<p>E p\u00ebrpos t\u00eb gjithave, mos t\u00eb harrojm\u00eb pamjet fantastike t\u00eb Maduros q\u00eb dhe nj\u00eb personazh kryesor n\u00eb filmat e Netflix do ta kishte zili. Si p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e imazhit, ku vler\u00ebn e ka figura e jo p\u00ebrmbajtja, njer\u00ebzit u frym\u00ebzuan mbi t\u00eb gjitha prej kostumit t\u00eb tij sportiv, Nike.<\/p>\n<p>Shitjet e atij modeli, u shum\u00ebfishuan n\u00eb pak dit\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb gjet\u00ebn stilin e tyre t\u00eb ri t\u00eb veshjes k\u00ebt\u00eb fillim viti dhe v\u00ebmendjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre nuk e mori ngjarja, por pamja. As vete Departamenti i Marketingut t\u00eb \u2018Nike\u2018 nuk do ta kish organizuar m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>E n\u00eb fund, r\u00ebnia e Nicol\u00e1s Maduros sjell n\u00eb mendje nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb njohur nga mitologjia greke e romake: pushteti i nd\u00ebrtuar mbi hubris (mendjemadh\u00ebsin\u00eb) nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm. Ashtu si Ikarusi, i cili besoi se mund t\u00eb fluturonte p\u00ebrtej \u00e7do kufiri, Maduro qeverisi sikur sovraniteti ta b\u00ebnte t\u00eb papreksh\u00ebm. Mitologjia na kujton se kur sundimtar\u00ebt shp\u00ebrfillin ekuilibrin dhe vetkontrollin, r\u00ebnia nuk \u00ebsht\u00eb aksident por pasoj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ngjarjet rreth Maduros nuk jan\u00eb vet\u00ebm politike. Ato ndjekin nj\u00eb model po aq t\u00eb vjet\u00ebr sa vet\u00eb historia.<\/p>\n<p>Bota po l\u00ebkundet, fronte t\u00eb reja po hapen e shpejt ca t\u00eb tjera do t\u00eb mbyllen. Rendi bot\u00ebror k\u00ebrkon nj\u00eb rifreskim q\u00eb me d\u00ebme kolaterale ose jo, do t\u00eb ndodh\u00eb. Ky ishte vet\u00ebm starti i par\u00eb i nj\u00eb fillimviti i cili pritet t\u00eb na sjell\u00eb skenare interesant\u00eb. Pa harruar gjithmon\u00eb se nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re n\u00ebn k\u00ebt\u00eb Diell.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/01\/trump-maduro-dhe-kostumi-nike-ne-mes\/\">Trump, Maduro dhe kostumi \u201cNike\u201d n\u00eb mes<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Aladin Stafa\/ Viti 2026 nisi me fuqish\u00ebm se kurr\u00eb. M\u00eb 3 janar, n\u00eb fundjav\u00ebn e par\u00eb dhe q\u00eb duhet t\u00eb ishte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb paqtat e vitit, presidenti venezuelian, Nicolas Maduro bashk\u00eb me gruan e tij, Cilia Flores u arrestuan me disa akuza nga forcat speciale amerikane, t\u00eb quajtura ndryshe dhe si Delta. E [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62607","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62607","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62607"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62607\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}