{"id":62560,"date":"2026-01-07T15:48:19","date_gmt":"2026-01-07T15:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/07\/gjykata-e-shpall-fatmir-strugen-mashtrues-rama-dhe-gonxhe-i-japin-1-miliard-leke-te-qsut-per-garza-dhe-kartetere\/"},"modified":"2026-01-07T15:48:19","modified_gmt":"2026-01-07T15:48:19","slug":"gjykata-e-shpall-fatmir-strugen-mashtrues-rama-dhe-gonxhe-i-japin-1-miliard-leke-te-qsut-per-garza-dhe-kartetere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/07\/gjykata-e-shpall-fatmir-strugen-mashtrues-rama-dhe-gonxhe-i-japin-1-miliard-leke-te-qsut-per-garza-dhe-kartetere\/","title":{"rendered":"Gjykata e shpall Fatmir Strug\u00ebn mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lek\u00eb t\u00eb QSUT p\u00ebr garza dhe kartetere"},"content":{"rendered":"<p>Qendra Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza (QSUNT ) \u00ebsht\u00eb parajsa e mashtruesve, q\u00eb prej dy dekadash zhvatin buxhetin e shtetit me tendera pa gar\u00eb. K\u00ebto prokurime tashm\u00eb organizohen nga Operatori i Berjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara, n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e njeriut t\u00eb besuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs, ministrit Blend Gonxhe. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb ombrell\u00eb komisionet e tenderave firmosin praktika korruptive duke mos respektuar ligjet anti-korrupsion.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tender i till\u00eb, n\u00eb munges\u00eb konkurrrence \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, p\u00ebr furnizimin e spitalit me materiale mjek\u00ebsore. Kompania e favorizuar \u00ebsht\u00eb \u201cFEDOS\u201d shpk me pronar Orion Strug\u00ebn. Prokurimi zhvillohet me nj\u00eb konkurrent t\u00eb vet\u00ebm. Ligji shqiptar, me arnimin q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb kryeministri Rama, i lejon k\u00ebto lloj procedurash. Shpesh k\u00ebto tendera m\u00eb shum\u00eb se munges\u00eb konkurrence n\u00eb treg, shfaqin opsione t\u00eb formulimit t\u00eb kritereve dhe afateve p\u00ebr dor\u00ebzim dokumentesh n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb paracaktuar klienteliste. K\u00ebto prokurime konsiderohen t\u00eb ekspozuara me risk p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n\n<p>Open Data Albania e ka sh\u00ebnuar tenderin me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb sinjalizon korrupsionin e mundsh\u00ebm. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn e Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d me objekt \u201cLoti 3 \u2013 Materiale mjek\u00ebsore pediatrike, kirurgjikale t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe terapia intensive\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb furnizim me afat 2 vjet \u00ebsht\u00eb 84 512 855,00 lek\u00eb pa TVSH\u00a0 ose mbi 1 miliard lek\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb TVSH. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb mallrash mjek\u00ebsore q\u00eb gjenden me cmime dhe cil\u00ebsi t\u00eb ndryshme n\u00eb treg dhe nuk ka pse t\u00eb prokurohen me nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb vet\u00ebm. Sipas pasoj\u00eb, oferta e Strug\u00ebs \u00ebsht\u00eb gati sa fondi limit: 82 748 000,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Tenderi ka shpallur p\u00ebrfituesin e tenderit m\u00eb 27 n\u00ebntor 2025, duke i hapur rrug\u00eb firmosjes s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kompania e kapur n\u00eb mashtrime mb\u00ebshtetet nga Rama<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama firmosi me VKM nj\u00eb list\u00eb kompanish q\u00eb u majm\u00ebn me kontrata sekrete gjat\u00eb pandemis\u00eb. Nj\u00ebra prej tyre ishte kompania \u201cFedos\u201d shpk, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Fatmirit, babait t\u00eb Orion Strug\u00ebs.<\/p>\n<p>Bab\u00eb e bir kan\u00eb 2 kompani me em\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb tendera: Fedos dhe Fedos Uppsala. Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb Fatmir Struga i ka p\u00ebrfituar kontratat sekrete me dokumente false. Agjencia e Prokurimeve e p\u00ebrjashtoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye m\u00eb 2022 nga mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb garuar p\u00ebr 14 muaj. N\u00eb vendimin e APP thuhej se kjo kompani ka paraqitur dokumentacion t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n\n<p>Gjat\u00eb pandemis\u00eb, n\u00eb Fletoren Zyrtare \u00ebsht\u00eb publikuar vendimi i qeveris\u00eb ku tregohet se i ka lidhur kontrat\u00ebn me objekt\u00a0 \u201cblerje materiale mjek\u00ebsor\u00eb p\u00ebr parandalimin e Covid-19\u201d, ku ka shpallur fituese kompanin\u00eb \u201cFedos\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb APP e varur drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga Edi Rama \u201cluftonte\u201d gjyqeve me kompanin\u00eb mashtruese, kryeministri ka b\u00ebr\u00eb pazare sekrete me parat\u00eb e destinuara p\u00ebr blerje maskash e dorezash.<\/p>\n\n<p><strong>Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb kund\u00ebr Fatmir Strug\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Mashtrimi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u201cFedos\u201d, duke vjedhur parat\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb koh\u00eb pandemie duket qart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb fshehur dhe nga vet\u00eb qeveria. Madje edhe kompani t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb qeveria ka lidhur kontrata sekretet jan\u00eb denoncuar p\u00ebr abuzime dhe shkelje.<\/p>\n<p>Saga e skandalit p\u00ebr \u201cFedos\u201d ka filluar q\u00eb n\u00eb vitin 2014 dhe ka kaluar n\u00eb disa faza gjyq\u00ebsore. Asaj kohe, APP k\u00ebrkoi pezullimin p\u00ebr k\u00ebto kompani pasi gjat\u00eb hetimeve t\u00eb kryera kishte evidentuar shkelje dhe falsifikim t\u00eb disa dokumenteve. Konkretisht, APP shprehej se kishte nisur nj\u00eb hetim administrativ p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cFedos\u201d shpk n\u00eb pron\u00ebsi aktuale t\u00eb Orion Struga, q\u00eb n\u00eb vitin 2013, n\u00eb vijim t\u00eb verifikimit t\u00eb dokumenteve p\u00ebr tenderin \u201cBlerje dhe v\u00ebnie n\u00eb pun\u00eb pajisje ekzaminimi p\u00ebr okulistik\u00eb\u201d. Pas hetimeve, n\u00eb vitin 2014\u00a0 APP arriti n\u00eb konkluzionin se \u201cFedos\u201d shpk kishte \u201ckeq informuar autoritetin kontrakto me q\u00ebllim kualifikimin n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit\u201d. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij konkluzioni, Agjencia e Prokurimit Publik vendosi p\u00ebrjashtimin e \u201cFedos\u201d shpk p\u00ebr dy vjet nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb tendera publik\u00eb. Por, ky vendim nuk u vu n\u00eb zbatim, pasi kompania \u201cFedos\u201d e ankimoi at\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Tiran\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, qeveria nuk b\u00ebri asnj\u00eb reagim edhe pse kishte lidhur shum\u00eb kontrata tenderuese me k\u00ebto kompani.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor kompania pranoi se kishte dor\u00ebzuar dokumente t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr tender, por u justifikua se ky ishte nj\u00eb gabim i b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb punonj\u00ebs i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, ndaj t\u00eb cilit kishte marr\u00eb masa menj\u00ebher\u00eb.\u00a0 K\u00ebshtu, me urdh\u00ebr nga lart, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e kompanis\u00eb \u201cFedos\u201d dhe e rr\u00ebzoi vendimin p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e saj nga tenderat. \u00a0Por, APP si nj\u00eb institucion p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr verifikimin e tenderave vazhdonte t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulte se falsifikimi i dokumenteve ka qen\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm dhe jo nj\u00eb pakujdesi. K\u00ebshtu,\u00a0 APP iu drejtua Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit. Por kjo e fundit, duke pasur nj\u00eb ndikim t\u00eb fort\u00eb,\u00a0 n\u00eb 2015 i dha s\u00ebrish t\u00eb drejt\u00eb kompanis\u00eb private.<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit APP, mb\u00ebshtetur edhe nga Avokatura e Shtetit d\u00ebrguan nj\u00eb rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, ku analizonin me detaje se\u00a0 Fedos ka shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur ligjin dhe ka mashtruar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar tendera. S\u00ebrish \u00a0gjykata mbajti an\u00ebn e\u00a0 \u201cFedos\u201d dhe p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb asaj rrug\u00ebn e lir\u00eb e mbajti k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje disa vite pezull.\u00a0 Dhe vet\u00ebm n\u00eb\u00a0 shkurt t\u00eb vitit 2022, Gjykata e Lart\u00eb vendosi p\u00ebrfundimisht t\u2019i jepte t\u00eb drejt\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik.<\/p>\n<p><strong>Fatmir Struga, i favorizuar me tendera fiktiv\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Bab\u00eb e bir n\u00eb shum\u00eb tendera marrin pjes\u00eb s\u00ebbashku, duke u futur n\u00eb loj\u00eb si operator\u00eb t\u00eb ndar\u00eb me dy kompanit\u00eb, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb nj\u00eb. K\u00ebshtu n\u00eb mbyllje t\u00eb gar\u00ebs nj\u00ebri nga ata do shpallet fituesi. \u00a0P\u00ebrmendim k\u00ebtu nj\u00eb nga rastet, i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe buj\u00eb n\u00eb media p\u00ebr denoncimet q\u00eb ka marr\u00eb.\u00a0 N\u00eb vitin 2021, Qendra Sh\u00ebndet\u00ebsore e Specialiteteve nr.1 hapi nj\u00eb tender me objekt \u201dBlerje Kite, Reagente dhe materiale konsumi p\u00ebr laboratorin p\u00ebr aparatin Nihon Coden\/ ose ekuivalent i tij\u201d. Fitues n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender u shpall oligarku Fatmir Struga\u00a0 edhe pse kishte paraqitur ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, gati sa 100% e fondit limit. N\u00eb gar\u00eb ka qen\u00eb edhe kompania tjet\u00ebr\u00a0 tij n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb birit.<\/p>\n<p>Kompania e re e Strug\u00ebs, ka m\u00eb pak tendera t\u00eb fituar m\u00eb s\u00eb shumti nga ky institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Spitali i Lezh\u00ebs. Nd\u00ebrsa FEDOS i madh n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb birit, \u00ebsht\u00eb fitues i afro 300 tenderave me vler\u00eb rreth 10 Miliard\u00eb Lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/gjykata-e-shpall-fatmir-strugen-mashtrues-rama-dhe-gonxhe-i-japin-1-miliard-leke-te-qsut-per-garza-dhe-kartetere\/\">Gjykata e shpall Fatmir Strug\u00ebn mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lek\u00eb t\u00eb QSUT p\u00ebr garza dhe kartetere<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qendra Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza (QSUNT ) \u00ebsht\u00eb parajsa e mashtruesve, q\u00eb prej dy dekadash zhvatin buxhetin e shtetit me tendera pa gar\u00eb. K\u00ebto prokurime tashm\u00eb organizohen nga Operatori i Berjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara, n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e njeriut t\u00eb besuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs, ministrit Blend Gonxhe. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb ombrell\u00eb komisionet e tenderave firmosin praktika korruptive duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62560","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62560","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62560"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62560\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62560"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62560"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62560"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}