{"id":62417,"date":"2026-01-06T22:48:21","date_gmt":"2026-01-06T22:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/06\/mero-baze-tre-pika-te-dobeta-te-spak-qe-drejtuesi-i-ri-mund-ti-korrigjoje\/"},"modified":"2026-01-06T22:48:21","modified_gmt":"2026-01-06T22:48:21","slug":"mero-baze-tre-pika-te-dobeta-te-spak-qe-drejtuesi-i-ri-mund-ti-korrigjoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/06\/mero-baze-tre-pika-te-dobeta-te-spak-qe-drejtuesi-i-ri-mund-ti-korrigjoje\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Tre pika t\u00eb dob\u00ebta t\u00eb SPAK q\u00eb drejtuesi i ri mund t\u2019i korrigjoj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Klodian Braho nuk ka shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb korrigjuar n\u00eb krye t\u00eb SPAK. Bilanci i hetimeve t\u00eb SPAK n\u00eb drejtim t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00ebn drejtimin e Altin Dumanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori suksesi, fal\u00eb edhe p\u00ebrgjimeve t\u00eb ardhura nga Franca rreth aplikacioneve Sky. Po ashtu, beteja kund\u00ebr korrupsionit ka prekur nivelet m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb fund ides\u00eb s\u00eb paprekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb politik\u00ebs nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb SPAK n\u00ebn drejtimin e Dumanit konsolidoi si praktik\u00eb t\u00eb keqe jan\u00eb s\u00eb paku tri gj\u00ebra.<\/p>\n<p>E para, p\u00ebrdorimi i sekretit hetimor p\u00ebr gjyqe popullore q\u00eb i paraprijn\u00eb fushatave t\u00eb arrestimeve paraprake t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb. Fushata t\u00eb tilla, p\u00ebrve\u00e7se jan\u00eb lin\u00e7uese dhe t\u00eb padrejta, kur dirigjohen nga vet\u00eb prokuroria, kthehen n\u00eb mjete persekutimi t\u00eb paligjshme ndaj t\u00eb akuzuarve, duke justifikuar m\u00eb pas cekt\u00ebsin\u00eb e hetimeve, hakmarrjet personale apo politike dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb justifikuar ndonj\u00ebher\u00eb munges\u00ebn e provave dhe fakteve q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me thashetheme popullore. Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jo vet\u00ebm ndaj zyrtar\u00ebve n\u00ebn hetim apo n\u00ebn akuz\u00eb, por dhe ndaj gazetar\u00ebve q\u00eb kritikuan k\u00ebto praktika, duke shkuar edhe nj\u00eb hap m\u00eb tutje n\u00eb cenimin e liris\u00eb s\u00eb shtypit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pika e dyt\u00eb e dob\u00ebt ka qen\u00eb strategjia politike e arrestimeve, dhe mungesa e standardeve dhe prioriteteve n\u00eb pun\u00ebn e SPAK.<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebri q\u00eb SPAK t\u00eb mos krijonte standarde hetimi dhe gjykimi q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr t\u00eb ardhmen si pika referimi, pasi krijoi nj\u00eb larmishm\u00ebri standartesh dhe precedent\u00ebsh saq\u00eb tani n\u00eb Shqip\u00ebri, me k\u00ebto kritere q\u00eb jan\u00eb vendosur, mund t\u00eb shqiptosh nj\u00eb em\u00ebr dhe at\u00eb mund ta fus\u00ebsh n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Ka kryetar\u00eb bashkish t\u00eb marr\u00eb t\u00eb pandehur pse kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb fshati pa leje dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb burg; ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb merren t\u00eb pandehur se kan\u00eb hequr nj\u00eb drejtor nga puna dhe t\u00eb tjer\u00eb pse kan\u00eb marr\u00eb taksa nga nj\u00eb karburant q\u00eb s\u2019ka leje t\u00eb rregullt nd\u00ebrtimi; ka kryetar\u00eb bashkie n\u00eb burg pse gruaja e tij q\u00eb ka nj\u00eb OJQ ka donator\u00eb tek OJQ-ja biznesmen\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb kryeqytet, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo tregon q\u00eb SPAK nuk ka vendosur standarde dhe prioritete p\u00ebr hetimin e korrupsionit, por ka gjuajtur persona dhe u ka gjetur fakte. Kjo \u00ebsht\u00eb gjueti shtrigash, jo drejt\u00ebsi. Dhe kjo duhet korrigjuar urgjent. Hetimet duhet t\u00eb nisin nga prova dhe t\u00eb shkojn\u00eb te njer\u00ebzit, jo nga njer\u00ebzit dhe emrat e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb piketuar p\u00ebr t\u2019u burgosur e pastaj t\u00eb ilustrohet burgosja me prova. Shfryrjet e her\u00ebpashershme t\u00eb vet\u00eb prokuror\u00ebve p\u00ebr persona t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb arrestuar tregojn\u00eb se n\u00eb shum\u00eb raste hetimet jan\u00eb diktuar nga emri dhe jo nga prova.<\/p>\n<p>I vetmi person q\u00eb duhet t\u00eb ishte d\u00ebnuar nga opozita p\u00ebr vrasje t\u00eb kat\u00ebr qytetar\u00ebve akoma nuk ka nisur gjyqin p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pas dy jav\u00ebsh mbushen 15 vjet nga nj\u00eb krim i b\u00ebr\u00eb n\u00eb syt\u00eb e gjith\u00eb bot\u00ebs dhe nga nj\u00eb shantazh mbi drejt\u00ebsin\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb provuar vet\u00eb n\u00eb shpin\u00eb po k\u00ebta prokuror\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Dumanin q\u00eb ishin at\u00ebher\u00eb prokuror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Pra tani ne kemi si standard t\u00eb SPAK nj\u00eb kryeminist\u00ebr vras\u00ebs t\u00eb lir\u00eb si Sali Berisha dhe nj\u00eb kryetar bashkie t\u00eb tij si Bardh Spahiu q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pandehur se ka hequr nj\u00eb drejtor nga puna. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji q\u00eb vendos ligjshm\u00ebri, por gjueti. Dhe kjo duhet korrigjuar urgjent. SPAK duhet t\u00eb vendos\u00eb prioritetet e tij, duhet t\u00eb ndjek\u00eb provat dhe pastaj duhet t\u00eb ngrej\u00eb akuza p\u00ebr personat. Deri tani qartazi \u00ebsht\u00eb nisur nga personat. Madje edhe kur s\u2019ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb letra anonime si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Nesti Angonit.<\/p>\n<p>E treta, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, SPAK duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga shantazhet mbi gjykatat, qoft\u00eb p\u00ebrmes p\u00ebrgjimeve t\u00eb paautorizuara, qoft\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb diktuar vendime t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Fjala vjen, ka gati gjasht\u00eb muaj q\u00eb Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar nj\u00eb seanc\u00eb model, n\u00eb rastin e gazetarit Elton Qyno dhe rastin e nj\u00eb qytetareje q\u00eb drejton nj\u00eb spital privat n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb SPAK i ka rr\u00ebmbyer telefonin dhe duke \u201cpeshkuar\u201d n\u00eb telefonin e saj ka gjetur biseda p\u00ebr t\u00eb cilat ka nisur hetime, madje dhe p\u00ebrgjime.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese ka vendosur n\u00eb seanc\u00eb q\u00eb SPAK e ka t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb. Pra, Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb ia ka ndaluar SPAK-ut t\u00eb nis\u00eb hetime duke mbledhur telefona pa objekt konkret dhe pa vendim gjykate p\u00ebr \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb lexoj\u00eb n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>Vendimi ka gjasht\u00eb muaj q\u00eb nuk zbardhet, pasi implikon vet\u00eb SPAK-un dhe pun\u00ebn e tij t\u00eb paligjshme. Nuk zbardhet pasi ka presion direkt nga SPAK t\u00eb mos zbardhet, edhe pse vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e \u00e7do vendimi t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb evropiane p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin shqiptar.<\/p>\n<p>I vetmi l\u00ebshim i paligjsh\u00ebm q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb SPAK-ut nga Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e drejta e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjuar gjykat\u00ebsit e GJKKO-s pa autorizim dhe kjo natyrisht i tremb ata. Por n\u00eb rastin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese ky presion p\u00ebr t\u00eb mos zbardhur \u00e7\u00ebshtjen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale m\u00eb vete, p\u00ebr t\u00eb mos shkuar pastaj tek p\u00ebrgjimi i paligjsh\u00ebm edhe i nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Po t\u00eb shtojm\u00eb k\u00ebtu dhe vet\u00eb dosjen \u201cToyota Yaris\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn presion prokuror\u00eb t\u00eb SPAK dhe gjykat\u00ebs t\u00eb GJKKO, rezulton se shum\u00eb praktika arrogante t\u00eb SPAK burojn\u00eb nga shantazhe antiligjore dhe luft\u00eb jo e ndershme n\u00eb p\u00ebrdorimin e ligjit jo vet\u00ebm kund\u00ebr t\u00eb pandehurve por dhe kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit brenda sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesi i ri i SPAK duhet t\u2019u jap\u00eb fund k\u00ebtyre praktikave dhe t\u00eb avancoj\u00eb arritjet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb SPAK dhe Altin Dumanit. Kjo jo vet\u00ebm q\u00eb krijon siguri m\u00eb t\u00eb madhe juridike p\u00ebr t\u00eb gjitha subjektet e SPAK, por krijon dhe nj\u00eb raport normal me politik\u00ebn duke mos e kthyer betej\u00ebn ligjore t\u00eb SPAK n\u00eb nj\u00eb kacafytje politike me t\u00eb.\/TEMA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/01\/mero-baze-tre-pika-te-dobeta-te-spak-qe-drejtuesi-i-ri-mund-ti-korrigjoje\/\">Mero Baze: Tre pika t\u00eb dob\u00ebta t\u00eb SPAK q\u00eb drejtuesi i ri mund t\u2019i korrigjoj\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klodian Braho nuk ka shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb korrigjuar n\u00eb krye t\u00eb SPAK. Bilanci i hetimeve t\u00eb SPAK n\u00eb drejtim t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00ebn drejtimin e Altin Dumanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori suksesi, fal\u00eb edhe p\u00ebrgjimeve t\u00eb ardhura nga Franca rreth aplikacioneve Sky. Po ashtu, beteja kund\u00ebr korrupsionit ka prekur nivelet m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62417","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62417","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62417"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62417\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62417"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62417"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62417"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}