{"id":62412,"date":"2026-01-06T22:48:19","date_gmt":"2026-01-06T22:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/06\/desada-metaj-endrra-per-fundin-e-rames-dhe-paaftesia-per-ta-rrezuar-realisht-qeverine-e-tij\/"},"modified":"2026-01-06T22:48:19","modified_gmt":"2026-01-06T22:48:19","slug":"desada-metaj-endrra-per-fundin-e-rames-dhe-paaftesia-per-ta-rrezuar-realisht-qeverine-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/06\/desada-metaj-endrra-per-fundin-e-rames-dhe-paaftesia-per-ta-rrezuar-realisht-qeverine-e-tij\/","title":{"rendered":"Desada Metaj: \u00cbndrra p\u00ebr fundin e Ram\u00ebs dhe paaft\u00ebsia p\u00ebr ta rr\u00ebzuar realisht qeverin\u00eb e tij"},"content":{"rendered":"<p>Ngjarjet e fundit, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrtej saj, kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb impakt t\u00eb fort\u00eb publik. Shoq\u00ebrit\u00eb e trysnuara, t\u00eb lodhura dhe t\u00eb frustruara, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb \u00e7lirimi t\u00eb shpejt\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb prirje t\u00eb njohur: \u00e7do zhvillim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e p\u00ebrkthejn\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb \u201czgjidhje magjike\u201d politike, sociale apo institucionale. I nj\u00ebjti mekaniz\u00ebm psikologjik, me nj\u00eb shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse, po vepron edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Madje, k\u00ebtu efekti \u00ebsht\u00eb i fryr\u00eb artificialisht nga m\u00ebnyra se si nj\u00eb opozit\u00eb e dob\u00ebt, e paorientuar dhe e etur p\u00ebr pushtet po i trajton k\u00ebto zhvillime.<\/p>\n<p>Procedimi penal, masa e siguris\u00eb dhe, m\u00eb tej, k\u00ebrkesa p\u00ebr heqjen e imunitetit ndaj Belinda Ballukut, p\u00ebrtej gravitetit real dhe juridik t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, jan\u00eb interpretuar nga opozita shqiptare si fundi i Edi Ram\u00ebs. Sipas k\u00ebsaj narrative, Rama qenka dor\u00ebzuar, qenka n\u00eb negociata p\u00ebr fundin e tij politik dhe shum\u00eb shpejt do ta ndjek\u00eb fati i Ballukut. Madje n\u00eb treg kan\u00eb dal\u00eb edhe emrat e par\u00eb t\u00eb kryeministrave teknik\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vorbull krejt\u00ebsisht surreale, opozitar\u00ebt shqiptar\u00eb sillen si oborrtar\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb \u201cpost Rama\u201d, ku secili projekton detyr\u00ebn n\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme, nd\u00ebrsa thjesht duket se kan\u00eb harruar se mbreti ka plot 83 mandate.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta mendjeleht\u00ebsi shfaqet edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si u trajtua arrestimi i Maduros. Me nj\u00eb analogji t\u00eb varf\u00ebr dhe qesharake, kjo ngjarje u transplantua menj\u00ebher\u00eb n\u00eb realitetin shqiptar. Sipas nj\u00eb pjese t\u00eb opozit\u00ebs, Rama \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb \u201crr\u00ebmbehet\u201d nga dhoma e gjumit n\u00eb Surrel dhe t\u00eb degdiset diku, dhe me k\u00ebt\u00eb rast amerikan\u00ebt do t\u2019u dor\u00ebzojn\u00eb \u00e7el\u00ebsat e qeveris\u00eb te dera e Shqupit. V\u00ebshtir\u00ebsia m\u00eb e madhe, sipas k\u00ebsaj logjike, do t\u00eb jet\u00eb zgjedhja mes Flamur Nok\u00ebs apo Fatmir Mediut p\u00ebr minist\u00ebr t\u00eb Brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej arsyetimeve f\u00ebminore q\u00eb shfaqin thuajse t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta opozitar\u00eb, nj\u00eb fakt mbetet i pamohuesh\u00ebm: pafuqia e secil\u00ebs opozit\u00eb, dhe e t\u00eb gjithave s\u00eb bashku, p\u00ebr ta mundur Ram\u00ebn me forcat e tyre. Ngaz\u00ebllimi, ndoshta jo krejt pa baz\u00eb, p\u00ebr fundin e modelit Rama t\u00eb qeverisjes, ua ka nxjerr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb pah paaft\u00ebsin\u00eb politike. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb. T\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr ta rr\u00ebzuar vet\u00eb pushtetin, t\u00eb pazot\u00eb p\u00ebr t\u00eb mobilizuar shoq\u00ebrin\u00eb, ata jan\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr nes\u00ebr, n\u00ebse pushteti u bie rast\u00ebsisht n\u00eb dor\u00eb. Sepse, n\u00eb thelb, nuk ofrojn\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se oreks dhe makut\u00ebri p\u00ebr pushtet.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb sot nuk arrijn\u00eb t\u00eb mbledhin m\u00eb shum\u00eb se 5 mij\u00eb vet\u00eb n\u00eb shesh, kur t\u00eb pak\u00ebnaqur jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 500 mij\u00eb, jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr karrigen e Ram\u00ebs dhe jo p\u00ebr t\u00eb mundur modelin e tij. Dhe m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar se Rama jan\u00eb ata q\u00eb p\u00ebr pafuqin\u00eb e tyre faj\u00ebsojn\u00eb popullin q\u00eb nuk i kupton, apo edhe m\u00eb keq, q\u00eb nuk i meriton sakrificat e k\u00ebtyre palo politikan\u00ebve.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb model, me emra dhe ngjyra t\u00eb ndryshme, po e ofrojn\u00eb edhe opozitar\u00ebt e sot\u00ebm. Artikulimi i tyre politik ka rr\u00ebshqitur deri n\u00eb grotesk: nj\u00ebri guxon t\u00eb shpall\u00eb emra kryeministrash t\u00eb qeverive tranzitore; tjetri, si \u201cujk i vjet\u00ebr\u201d, k\u00ebrkon t\u00eb mos nxitohet me emra, por fillimisht t\u00eb bashkohen opozitat, pastaj qeveria, pastaj pushteti; nj\u00eb i tret\u00eb shk\u00eblqen me iden\u00eb \u201cbrilante\u201d q\u00eb t\u00eb gjitha provat kund\u00ebr Ballukut t\u00eb b\u00ebhen publike, q\u00eb \u201cbota ta marr\u00eb vesh\u201d \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ajo.<\/p>\n<p>T\u00eb dehur nga etja p\u00ebr pushtet, ata po artikulojn\u00eb q\u00eb tani veset m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb karakterit t\u00eb tyre politik, bashk\u00eb me paaft\u00ebsin\u00eb e tyre strukturore. Po sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb tigan fytyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb zhvillimeve politike, juridike dhe sociale q\u00eb e presin Shqip\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb peshku \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb det.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim qart\u00ebsisht dhe ekskluzivisht juridik. \u00cbsht\u00eb zhvillim i drejt\u00ebsis\u00eb. Dob\u00ebsimi i Ram\u00ebs vjen nga frika reale q\u00eb ai ka ndaj saj dhe jo nga turmat para zyr\u00ebs s\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb frika e atij q\u00eb e di se drejt\u00ebsia antikorrupsion \u00ebsht\u00eb serioze, frontale dhe nuk fal ask\u00ebnd. Opozita nuk po e kupton se kjo goditje nuk synon thjesht Ram\u00ebn apo qeverisjen e tij, por nj\u00eb model t\u00eb t\u00ebr\u00eb: modelin ballkanik t\u00eb qeverisjes p\u00ebrmes korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Dhe si i till\u00eb, ky proces nuk do t\u00eb fal\u00eb ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, i gjith\u00eb ky proces zhvillohet n\u00ebn mb\u00ebshtetjen e qart\u00eb dhe shtytjen e partner\u00ebve euroatlantik\u00eb. Ata q\u00eb shkuan deri n\u00eb Miraflores, deri te dhoma e gjumit e Maduros, p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar nj\u00eb regjim. N\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebt\u00eb operacion force po e kryen SPAK-u, ose m\u00eb sakt\u00eb euro-amerikan\u00ebt p\u00ebrmes SPAK-ut. Dhe ata e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se ky investim historik n\u00eb demokracin\u00eb shqiptare nuk b\u00ebhet p\u00ebr t\u2019u \u201cshitur\u201d q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb Berisha, Lapaj apo Shehaj, t\u00eb cil\u00ebt shfaqin t\u00eb nj\u00ebjtat simptoma pushteti si Rama. Ajo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb ndryshim regjimi n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, jo nj\u00eb rotacion banal kastash politike.<\/p>\n<p>Mjafton kjo p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa t\u00eb vegj\u00ebl, sa t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm publikisht dhe sa t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb arsyetim shtet\u00ebror po sillen politikan\u00ebt e opozit\u00ebs son\u00eb. Sot, ata jan\u00eb pjesa m\u00eb e dhimbshme e realitetit politik shqiptar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata shohin \u00ebndrra me ministra, kryeministra, tender\u00eb, abuzim pushteti dhe interesa meskine, dikush duhet t\u2019u thot\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb elementare: Rama \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pushtet. \u00cbsht\u00eb i plagosur, por jo i rr\u00ebzuar. Ai ka ende 83 mandate. Partia Socialiste mbetet forca m\u00eb e madhe politike n\u00eb vend. Ai kontrollon buxhetin, administrat\u00ebn, rrjetet e krimit dhe perceptohet ende nga nj\u00eb pjes\u00eb e publikut si kryetar i shtetit. Dhe nj\u00eb pushtet i till\u00eb, edhe i plagosur, nuk dor\u00ebzohet pa zhurm\u00eb dhe pa pasoja.<\/p>\n<p>Prandaj, detyra sot nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrohet p\u00ebr nes\u00ebr. Detyra \u00ebsht\u00eb t\u00eb mendohet p\u00ebr t\u00eb sotmen: si rr\u00ebzohet realisht Rama. T\u00eb mb\u00ebshteten ata q\u00eb e kan\u00eb vendosur sot Ram\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb ringut, sepse ata jan\u00eb \u00e7el\u00ebsi i suksesit. Dhe mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb hiqet dor\u00eb nga llogarit\u00eb personale p\u00ebr pushtetin e s\u00eb nes\u00ebrmes. Sepse ndryshe, ajo q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb pas Ram\u00ebs rrezikon t\u00eb jet\u00eb thjesht Rama me emra t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/01\/desada-metaj-endrra-per-fundin-e-rames-dhe-paaftesia-per-ta-rrezuar-realisht-qeverine-e-tij\/\">Desada Metaj: \u00cbndrra p\u00ebr fundin e Ram\u00ebs dhe paaft\u00ebsia p\u00ebr ta rr\u00ebzuar realisht qeverin\u00eb e tij<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngjarjet e fundit, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrtej saj, kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb impakt t\u00eb fort\u00eb publik. Shoq\u00ebrit\u00eb e trysnuara, t\u00eb lodhura dhe t\u00eb frustruara, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb \u00e7lirimi t\u00eb shpejt\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb prirje t\u00eb njohur: \u00e7do zhvillim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e p\u00ebrkthejn\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb \u201czgjidhje magjike\u201d politike, sociale apo institucionale. I nj\u00ebjti mekaniz\u00ebm psikologjik, me nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62412","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62412","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62412"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62412\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}