{"id":62387,"date":"2026-01-06T19:45:27","date_gmt":"2026-01-06T19:45:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/06\/vrasja-qe-tronditi-elbasanin-zbardhet-dosja-e-ekzekutimit-te-mondi-mehalles\/"},"modified":"2026-01-06T19:45:27","modified_gmt":"2026-01-06T19:45:27","slug":"vrasja-qe-tronditi-elbasanin-zbardhet-dosja-e-ekzekutimit-te-mondi-mehalles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/06\/vrasja-qe-tronditi-elbasanin-zbardhet-dosja-e-ekzekutimit-te-mondi-mehalles\/","title":{"rendered":"Vrasja q\u00eb tronditi Elbasanin\/ Zbardhet dosja e ekzekutimit t\u00eb Mondi M\u00ebhall\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><span>Mondi M\u00ebhalla kishte qen\u00eb nj\u00eb biznesmen i pad\u00ebgjuar deri mbr\u00ebmjen kur nj\u00eb arm\u00eb u drejtua drejt trupit t\u00eb tij dhe e la t\u00eb vdekur, pran\u00eb nj\u00eb karburanti n\u00eb lagjen \u2018Emin Matraxhiu\u2019 n\u00eb Elbasan, nd\u00ebrsa ndodhej brenda automjetit t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb ngjarje e cila shokoi fillimisht motr\u00ebn e tij e cila rendi e para drejt makin\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej tashm\u00eb i pajet\u00eb i v\u00ebllai i saj, i q\u00eblluar nga nj\u00eb dor\u00eb e af\u00ebrt, q\u00eb kishte mundur t\u00eb avitej pran\u00eb makin\u00ebs s\u00eb tij dhe ta godiste n\u00eb befasi, pa i l\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi shp\u00ebtimi dhe nj\u00eb krim q\u00eb n\u00eb kontekstin e qytetit ku ndodh, ku bandat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb ligjin, ngriti menj\u00ebher\u00eb dyshimet rreth vet\u00eb personalitetit t\u00eb nd\u00ebrlikuar t\u00eb viktim\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai njihej gjer\u00ebsisht edhe n\u00eb kartelat e policis\u00eb, si nj\u00eb personazh me nj\u00eb t\u00eb shkuar jo shum\u00eb t\u00eb ndritur p\u00ebrsa i p\u00ebrket figur\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Edmond M\u00ebhalla q\u00eb mbante edhe gjeneralitet Hyka, i cili kishte nj\u00eb biznes n\u00eb Unaz\u00ebn Jugore t\u00eb qytetit t\u00eb Elbasanit, aty ku edhe u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje n\u00eb makin\u00ebn e tij \u2018Range Rover\u2019 si\u00e7 shikohet edhe n\u00eb k\u00ebto pamje nga nj\u00eb person i maskuar q\u00eb i afrohet qet\u00ebsisht dhe e godet n\u00eb trup pa iu dridhur dora. Mondi M\u00ebhalla q\u00eb thuhet se ishte shok i ngusht\u00eb me Kei Piun, nj\u00eb personazh me precedent t\u00eb theksuar penal\u00eb q\u00eb i shp\u00ebtoi edhe nj\u00eb atentati t\u00eb organizuar nga grupi i Talo \u00c7el\u00ebs, n\u00eb vitin 2020.<\/span><\/p>\n<p><span>Viktima q\u00eb kishte n\u00eb pron\u00ebsi disa biznese, midis t\u00eb cil\u00ebve \u2018Hollyvood Lounge Bar\u2019 si dhe nj\u00eb pik\u00eb karburanti t\u00eb quajtur \u2018Xhaxhi Oil\u2019 si dhe nj\u00eb kompani taksish me emrin \u2018El Taxi\u2019.<\/span><\/p>\n<p><span>Por ajo q\u00eb duket se i shp\u00ebrq\u00ebndroi n\u00eb fillim hetimet dhe pist\u00ebn kryesore t\u00eb eleminimit t\u00eb tij, ishin e shkuara e tij problematike me ligjin, ku kishte qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete q\u00eb lidheshin me drog\u00ebn, si edhe fakti q\u00eb krimi ishte kryer vet\u00ebm 50 metra larg nj\u00eb tjet\u00ebr masakre t\u00eb ndodhur n\u00eb Elbasan, at\u00eb ndaj \u00c7apjave n\u00eb vitin 2016, ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb 3 persona dhe u plagos\u00ebn 8 t\u00eb tjer\u00eb, si edhe n\u00eb shqet\u00ebsimet q\u00eb i kishin ardhur atij koh\u00ebt e fundit nga bashk\u00ebpron\u00ebsia n\u00eb nj\u00eb prej bizneseve.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrplasje e cila kishte p\u00ebrfunduar deri n\u00eb konflikt fizik midis tij dhe nj\u00eb prej ortak\u00ebve, p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 700 mij\u00eb eurosh.<\/span><\/p>\n<p><span>Por para se t\u00eb shkojm\u00eb te kjo pist\u00eb dhe dyshimet q\u00eb grupi hetues ka lidhur mbi arsyet e v\u00ebrteta q\u00eb \u00e7uan n\u00eb eleminimin e Mondi M\u00ebhall\u00ebs, le t\u00eb ndalemi fillimisht te dinamika se si u zhvillua krimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe pse grupi hetues beson se vrasja e 43 vje\u00e7arit, \u00ebsht\u00eb e lidhur me problemet q\u00eb ai kishte s\u00eb fundmi me ortak\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb prej bizneseve t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dosjes s\u00eb siguruar nga emisioni \u2018N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019, njoftimi i par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vrasje t\u00eb ndodhur pran\u00eb nj\u00eb karburanti n\u00eb rrug\u00ebn \u2018Emin Matraxhiu\u2019 n\u00eb Elbasan, mb\u00ebrriti n\u00eb sall\u00ebn operative t\u00eb policis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij qyteti n\u00eb or\u00ebn 20.30 t\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb dat\u00ebs 30 N\u00ebntor 2025.<\/span><\/p>\n<p><span>Ku thuhej se brenda nj\u00eb automjeti tip \u2018Range Rover\u2019, me ngjyr\u00eb kafe t\u00eb hapur, n\u00eb vendin e par\u00eb t\u00eb drejtuesit t\u00eb mjetit ndodhej trupi i nj\u00eb personi t\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri.<\/span><\/p>\n<p><span>Policia e cila nuk vonoi dhe mb\u00ebrriti n\u00eb vendngjarje, por nuk pati asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndihmonte personin e q\u00eblluar brenda mjetit, i cili mesa duket kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb menj\u00ebher\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Person q\u00eb shpejt u identifikua si Mondi M\u00ebhalla dhe krimi kishte ndodhur pik\u00ebrisht n\u00eb parkingun e karburantit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Njoftimi i Policis\u00eb Elbasan:<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>M\u00eb dat\u00eb 30 N\u00ebntor 2025, rreth or\u00ebs 20.30, Salla e Komunikimit n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb Elbasan ka marr\u00eb njoftim, se n\u00eb vendin e quajtur Karburant \u2018Xhaxhi Oil\u2019, n\u00eb lagjen \u2018Emin Matraxhiu\u2019, Elbasan, \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb me arm\u00eb zjarri shtetasi Mond M\u00ebhalla (Edmond Hyka). Ku pas shkuarjes n\u00eb vendin e ngjarjes, q\u00eb ndodhet n\u00eb unaz\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb qytetit, dhe kqyrjes s\u00eb automjetit \u2018Range Rover\u2019, ngjyr\u00eb mjalti, me targa AB 044 RV, u konstatua nj\u00eb g\u00ebzhoj\u00eb arm\u00eb zjarri, kalib\u00ebr 9 mm, si dhe n\u00eb an\u00ebn veriore n\u00eb trotuar u gjend dhe u fik\u00ebsua nj\u00eb tjet\u00ebr g\u00ebzhoj\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtat karakteristika. Si edhe kat\u00ebr g\u00ebzhoja t\u00eb tjera n\u00eb distanca t\u00eb ndryshme, edhe k\u00ebto me t\u00eb nj\u00ebjtat karakteristika si me t\u00eb parat.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Por k\u00ebto sipas aktekspertimit paraprak, ishin vet\u00ebm g\u00ebzhojat q\u00eb u gjend\u00ebn jasht\u00eb automjetit t\u00eb viktim\u00ebs pasi kqyrja e vet\u00eb automjetit \u2018Range Rover\u2019 do t\u00eb zbulonte edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si viktima ishte q\u00eblluar si edhe larg\u00ebsin\u00eb nga ku ishte goditur nga ku rezultoi se Mondi M\u00ebhalla sapo kishte ndezur automjetin e tij dhe po b\u00ebhej gati t\u00eb l\u00ebvizte kur atentatori iu afrua dhe e q\u00eblloi.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa xhamat e makin\u00ebs ndodheshin t\u00eb mbyllur, \u00e7ka t\u00eb \u00e7on n\u00eb mendimin se ai nuk e ka par\u00eb qit\u00ebsin e tij. Edhe pse automjeti si\u00e7 shikohet edhe nga pamjet filmike b\u00ebn disa metra pas, me siguri pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e tij.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Nga kqyrja e automjetit \u2018Range Rover\u2019 del se n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb konkretisht n\u00eb xhamin e der\u00ebs s\u00eb par\u00eb vihen re tre d\u00ebmtime, t\u00eb cil\u00ebsuara vrima hyrje, ku dy jan\u00eb af\u00ebr me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, dhe vrima e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb 7 cm nga korniza an\u00ebsore e der\u00ebs.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>K\u00ebto vrima jan\u00eb me diamet\u00ebr 8-9 mm me krisje radiale p\u00ebrreth xhamit.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Dy d\u00ebmtimet e para q\u00eb ndodhen pran\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs duken q\u00eb kan\u00eb nga dy goditje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Po k\u00ebshtu n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb automjetit n\u00eb der\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pasagjerit u konstatua nj\u00eb d\u00ebmtim n\u00eb xham, vrim\u00eb dal\u00ebse me lart\u00ebsi 16 cm nga korniza e poshtme e der\u00ebs.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Ku gjat\u00eb kqyrjes automjeti rezultoi n\u00eb gjendje t\u00eb ndezur, me dyer dhe xhama t\u00eb mbyllur, pa sigures\u00eb.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Dhe pasi u fik, gjat\u00eb kontrollit n\u00eb pjes\u00ebn e brendshme, n\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsen e shoferit u gjend dhe nj\u00eb aparat celulari Iphone me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ndezur, i mbyllur me kod. Po k\u00ebshtu tek dera e pasme e krahut t\u00eb djatht\u00eb, posht\u00eb dorez\u00ebs, n\u00eb tapiceri u gjet nj\u00eb vrim\u00eb d\u00ebmtimi si dhe nj\u00eb predh\u00eb arm\u00eb zjarri e cila u sekuestrua.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pra nga sa shikohet edhe nga ekspertiza paraprake e makin\u00ebs, dhe qitjet q\u00eb ai kishte kryer, autori e kishte q\u00eblluar fillimisht viktim\u00ebn, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Mondi M\u00ebhall\u00ebn, me dor\u00ebn drejtuar drejt xhamit t\u00eb parm\u00eb t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Ku dy qitjet e para ishin t\u00eb nj\u00ebjta.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo bazuar edhe n\u00eb vrimat tejshpuese t\u00eb mbetura n\u00eb xhamin e automjetit \u2018Range Rover\u2019 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb viktim\u00ebs. Plumba ndryshe nga sa u tha n\u00eb fillim se e kishin kapur n\u00eb kok\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebn e atentatit, n\u00eb fakt sipas ekspertiz\u00ebs mjekoligjore e kishin kapur n\u00eb trup 43 vje\u00e7arin. Por q\u00eb kishin rezultuar fatal\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tij, pasi e kishin kapur n\u00eb organe jet\u00ebsore.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Sipas dinamik\u00ebs t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb vendngjarje, automjeti \u2018Range Rover\u2019 ndodhet para nj\u00eb automjeti tjet\u00ebr me ngjyr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, t\u00eb cilin e ka goditur nga pas, ku ka d\u00ebmtuar prapakolpin. Nga p\u00ebrpunimi me pluhur alumin n\u00eb korniz\u00ebn e der\u00ebs s\u00eb shoferit u gjet\u00ebn dy gjurm\u00eb papilare. Por nuk u konstatua asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebnuar.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vijim nga kqyrja e kufom\u00ebs n\u00eb morgun e Spitalit Rajonal t\u00eb Elbasanit, u konkludua se kufoma \u00ebsht\u00eb e seksit mashkull me gjat\u00ebsi 186 cm, dhe se n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb trupit ka t\u00eb veshur nj\u00eb bluz\u00eb pambuku me m\u00ebng\u00eb t\u00eb shkurtra ngjyr\u00eb kafe e cila ka nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb sip\u00ebrme t\u00eb p\u00ebrparme. Si dhe nj\u00eb xhup f\u00ebshf\u00ebshe ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb, ku n\u00eb shtresat e brendshme u gjend nj\u00eb cop\u00ebz metal me ngjyr\u00eb t\u00eb verdh\u00eb si materiali i k\u00ebmish\u00ebs s\u00eb predh\u00ebs s\u00eb plumbit.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Po k\u00ebshtu gjat\u00eb kontrollit t\u00eb kok\u00ebs, u pa se nuk kishte d\u00ebmtime dhe viktima mbante flok\u00eb t\u00eb qethur shkurt.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb trupit u vun\u00eb re, tre plag\u00eb dep\u00ebrtuese, n\u00eb pjes\u00ebn torakale t\u00eb trupit.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Ku n\u00eb mesin e shpatullave n\u00eb af\u00ebrsi te shtyll\u00ebs kurrizore, pjesa torakale, u konstatuan dy plag\u00eb te tjera.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pra nga sa kuptohet Mondi M\u00ebhalla ishte goditur n\u00eb an\u00ebn e ijes s\u00eb tij dhe plumbat t\u00eb cil\u00ebt ishin tre t\u00eb till\u00eb e kishin goditur n\u00eb pjes\u00ebn e mushk\u00ebris\u00eb, duke hyr\u00eb tangent n\u00eb trup, nga ana e majt\u00eb e tij, q\u00eb p\u00ebrkon edhe me vrimat tejshpuese q\u00eb u evidentuan gjat\u00eb kontrollit t\u00eb makin\u00ebs nga ekspert\u00ebt kriminalist\u00eb n\u00eb vendngjarje.<\/span><\/p>\n<p><span>Ku nj\u00eb nga plumbat nuk kishte mundur t\u00eb dal\u00eb nga trupi, ashtu si dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb pjes\u00ebn muskulore n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb p\u00ebrparme t\u00eb kraharorit, ku u gjend nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb predhe fisheku.<\/span><\/p>\n<p><span>Por q\u00eb si\u00e7 ndodh n\u00eb t\u00eb tilla krime, edhe n\u00eb vrasjen e Mondi M\u00ebhall\u00ebs, autor\u00ebt vendos\u00ebn t\u00eb djegin mjetin me t\u00eb cilin kryen vrasjen.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky automjet u gjet i shkrumbuar jo shum\u00eb larg vendit t\u00eb ngjarjes n\u00eb zon\u00ebn e Mirak\u00ebs, n\u00eb aksin Elbasan-Librazhd, vet\u00ebm 30 minuta pasi ishte konsumuar krimi. Makina tip \u2018Audi\u2019 brenda t\u00eb cilit u gjend edhe nj\u00eb arm\u00eb pistolet\u00eb dyshohej se ishte p\u00ebrdorur n\u00eb ekzekutimin e biznesmenit 43 vje\u00e7ar.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Gjat\u00eb hetimeve u b\u00eb edhe kqyrja e pamjeve filmike t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb pik\u00ebs s\u00eb karburantit \u2019V*****\u2019, n\u00eb aksin rrugor Elbasan-Librazhd.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Si edhe t\u00eb pik\u00ebs s\u00eb karburantit \u2018K*******\u2019, po n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb nacionale.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Nga ku doli se n\u00eb vendin e quajtur Mirak\u00eb, rreth 150 n\u00eb lindje nga hotel \u2019B*******\u2019, ndodhet nj\u00eb automjet i mark\u00ebs \u2018Audi\u2019 me targa AB 977 GE, plot\u00ebsisht i djegur nga zjarri. Dhe brenda k\u00ebtij mjeti n\u00eb sediljen e pasme t\u00eb pasagjerit u gjend nj\u00eb arm\u00eb zjarri e d\u00ebmtuar plot\u00ebsisht me nj\u00eb kreh\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb t\u00eb ku dallohet stampimi \u2018Pietro Bereta Gardone\u2019 VT, Made in Italy.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Dhe n\u00eb vendin ku u gjet arma e zjarrit u gjend\u00ebn dhe tre predha fisheku, si dhe tre copa fundore g\u00ebzhojash arm\u00eb zjarri t\u00eb d\u00ebmtuara.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Por si mb\u00ebrriti grupi hetues te personat e dyshuar si organizator\u00eb dhe ekzekutor\u00eb t\u00eb biznesmenit Mondi M\u00ebhalla, ku deri m\u00eb tani jan\u00eb kryer kat\u00ebr ndalime.<\/span><\/p>\n<p><span>Konkretisht Xhino Ago, 32 vje\u00e7, ish-ortak me viktim\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nga bizneset e tij, n\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr \u2018vrasje me paramendim n\u00eb bashk\u00ebpunim\u2019 dhe \u2018arm\u00ebmbajtje pa leje\u2019.<\/span><\/p>\n<p><span>Kujtim Pisha, 52 vje\u00e7, roja i karburantit \u2018Xhaxhi Oil\u2019 ku ndodhi vrasja, n\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr \u2018moskall\u00ebzim krimi\u2019. Marsel Arani 32 vje\u00e7 dhe Armando Kola 35 vje\u00e7.<\/span><\/p>\n<p><span>Respektivisht personat q\u00eb mendohet se kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar deri n\u00eb fund planin p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar Mondi M\u00ebhall\u00ebn mbr\u00ebmjen e dat\u00ebs 30 N\u00ebntor 2025. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim 2 persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mendohet t\u00eb jen\u00eb ekzekutori dhe ndihm\u00ebsi i tij q\u00eb e largoi me makin\u00ebn e zez\u00eb tip \u2018Audi\u2019.<\/span><\/p>\n<p><span>Makin\u00eb q\u00eb si\u00e7 tham\u00eb u gjend e djegur vet\u00ebm 15 kilometra nga vendi i atentatit n\u00eb fshatin Mirak\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn nacionale, Elbasan-Librazhd.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dosjes hetimore t\u00eb siguruar nga emisioni \u2018N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019 e gjith\u00eb zbardhja e dinamik\u00ebs q\u00eb zbulon edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si u planifikua dhe u ekzekutua biznesmeni Mondi M\u00ebhalla, nis me zbardhjen e pamjeve filmike t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb aksin Lezh\u00eb-Thuman\u00eb si dhe Thuman\u00eb-Kashar, aty ku shihet t\u00eb l\u00ebviz\u00eb edhe automjeti \u2018Audi\u2019 A4 i zi, i p\u00ebrdorur n\u00eb krimin e vrasjes s\u00eb 43 vje\u00e7arit. Ky automjet vihet re t\u00eb l\u00ebviz\u00eb shpesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb aks rrugor midis datave 23 dhe 29 N\u00ebntor, pra deri nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara ekzekutimit t\u00eb Mondi M\u00ebhall\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Makin\u00eb q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve n\u00eb drejtimin e tij vihet re shtetasi Rolando Gjoni, 27 vje\u00e7 me banim n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Nga kqyrja e pamjeve filmike t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb automjetit me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb kryer vrasja e shtetasit Mondi M\u00ebhalla, t\u00eb mark\u00ebs \u2018Audi\u2019 A4, ngjyr\u00eb e zez\u00eb, me targa AB 977 GE, del se kjo makin\u00eb l\u00ebviz shpesh n\u00eb aksin Lezh\u00eb-Thuman\u00eb dhe Kashar-Thuman\u00eb dhe anasjelltas. Konkretisht kjo makin\u00eb \u00ebsht\u00eb kapur nga radar\u00ebt n\u00eb k\u00ebto akse rrugore nga datat 23 deri m\u00eb 29 N\u00ebntor 2025. Ku n\u00eb drejtim t\u00eb k\u00ebtij automjeti dyshohet se ka qen\u00eb shtetasi Rolando Gjoni, banues n\u00eb Lezh\u00eb.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Do t\u00eb ishte pik\u00ebrisht Rolando Gjoni i cili do t\u00eb rr\u00ebfente p\u00ebr grupin hetues edhe poseduesin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb automjetit \u2018Audi\u2019 A4, me t\u00eb cilin ai l\u00ebvizte.<\/span><\/p>\n<p><span>Por q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi ai nuk ishte par\u00eb n\u00eb drejtimin e k\u00ebtij automjeti, m\u00eb dat\u00eb 30 N\u00ebntor 2025, pik\u00ebrisht kjo makin\u00eb kishte qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb ekzekutimin e Mondi M\u00ebhall\u00ebs n\u00eb Elbasan.<\/span><\/p>\n<p><span>26 vje\u00e7ari q\u00eb tregoi edhe personin t\u00eb cilit ia kishte dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb para krimit. Ose m\u00eb sakt\u00eb ia kishte kthyer, pasi e kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr disa koh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky person sipas Rolando Gjonit, ishte Armando Kola.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb nga t\u00eb ndaluarit si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb krimin e vrasjes s\u00eb Mondi M\u00ebhall\u00ebs<\/span><\/p>\n<p><span>Roland Gjoni q\u00eb ishte par\u00eb me k\u00ebt\u00eb makin\u00eb edhe n\u00eb kamerat e siguris\u00eb s\u00eb nj\u00eb karburanti n\u00eb vendin e quajtur \u2018Tolli\u2019 n\u00eb Lezh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ku pas ngjarjes s\u00eb ekzekutimit t\u00eb Mondi M\u00ebhall\u00ebs, u b\u00eb edhe shoq\u00ebrimi dhe marrja e tij n\u00eb pyetje nga Drejtoria Vendore e Policis\u00eb n\u00eb Elbasan.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Gjat\u00eb shoq\u00ebrimit n\u00eb polici, Rolando Gjoni, i pyetur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit q\u00eb ka dijeni p\u00ebr vrasjen e shtetasit Mondi M\u00ebhalla, tha se automjetin tip \u2018Audi\u2019 A4, atij ia ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb i njohuri i tij. Ky person sipas tij \u00ebsht\u00eb Armando Paulin Kola. Dhe se Armando ia kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ta mbajtur k\u00ebt\u00eb makin\u00eb p\u00ebr disa koh\u00eb. Por m\u00eb dat\u00eb 29 N\u00ebntor 2025, Rolando Gjoni, thot\u00eb se Armando e ka marr\u00eb n\u00eb telefon dhe i ka th\u00ebn\u00eb se do vi nj\u00eb person q\u00eb ta marr\u00eb makin\u00ebn \u2018Audi\u2019 A4, me targ\u00eb AB 977 GE, pasi e ka t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e tij.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>D\u00ebshmia e Rolando Gjonit dh\u00ebn\u00eb para grupit hetues mbi bisedat e tij e zhvilluara midis tij dhe Armando Kol\u00ebs, u provuan edhe nga pamjet filmike t\u00eb nj\u00eb garazhi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ku pasi Armando Kola e kishte njoftuar se automjetin tip \u2018Audi\u2019 A4 do vinte ta merrte nj\u00eb person, Rolando Gjoni m\u00ebsohet se ka udh\u00ebtuar drejt kryeqytetit me k\u00ebt\u00eb automjet me q\u00ebllim p\u00ebr ta dor\u00ebzuar te personi p\u00ebr t\u00eb cilin ai thot\u00eb se Armando i kishte folur.<\/span><\/p>\n<p><span>Gj\u00eb q\u00eb ka ndodhur m\u00eb dat\u00eb 29 N\u00ebntor 2025. Vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb para se Mondi M\u00ebhalla t\u00eb ekzekutohej.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Nga veprimet hetimore ka rezultuar se n\u00eb vendin e quajtur \u2018Blloku i Ambasad\u00ebs Greke\u2019, pran\u00eb parkingut t\u00eb nj\u00eb pallati, Rolando Gjoni \u00ebsht\u00eb takuar me tre shtetas t\u00eb cil\u00ebt ishin me nj\u00eb automjet t\u00eb mark\u00ebs \u2018BMW\u2019 X1, me targ\u00eb AB 686 VG. K\u00ebta shtetas kan\u00eb marr\u00eb \u2018Audin\u2019 A4, ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb, me targ\u00eb AB 977 GE nga shtetasi Rolando Gjoni dhe jan\u00eb larguar. Nga verifikimet e m\u00ebtejshme del se automjeti \u2018BMW\u2019 X1, me targ\u00eb AB 686 VG , rezulton n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetases Sh.T, nga fshati Rajc\u00eb, n\u00eb Prrenjas.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Do t\u00eb ishte pik\u00ebrisht ky moment i dokumentuar edhe me pamje filmike, q\u00eb do zbulonte edhe emrat e personave t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb fundit q\u00eb kishin kontakt me automjetin \u2018Audi\u2019 A4 t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb vrasjen e Mondi M\u00ebhall\u00ebs. Persona ku nj\u00ebri prej tyre rezultoi se ishte nj\u00eb njohje e ngusht\u00eb me viktim\u00ebn. Ose m\u00eb konkretisht ishte ortak me t\u00eb, por q\u00eb nj\u00eb prishje pazaresh n\u00eb biznes kishte sjell\u00eb edhe p\u00ebrplasje fizike midis tyre, n\u00eb dit\u00ebt e fundit para se t\u00eb ndodhte krimi.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>Nga administrimi i pamjeve filmike t\u00eb regjistruara nga kamerat e siguris\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb parkingun e pallatit ku u dor\u00ebzua makina n\u00eb Tiran\u00eb, tre personat q\u00eb kan\u00eb shkuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb automjetin \u2018Audi\u2019 A4, me targa AB 977 GE, nga shtetasi Rolando Gjoni, jan\u00eb identifikuar si shtetasit Nevzat Spaho, Marselo Arani dhe Oklid Ndino EL Ouejdi.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span><strong>T\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb njohur edhe nga shtetasi Rolando Gjoni, gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb fotografive t\u00eb tyre, p\u00ebrpara tij, n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb polici.<\/strong> \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/vrasja-qe-tronditi-elbasanin-ne-shenjester-hedh-drite-mbi-ekzekutimin-e-mondi-mehalles-zbulohet-skenari-i-atentatit-mafioz\/#gsc.tab=0\">BalkanWeb<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/06\/vrasja-qe-tronditi-elbasanin-zbardhet-dosja-e-ekzekutimit-te-mondi-mehalles\/\">Vrasja q\u00eb tronditi Elbasanin\/ Zbardhet dosja e ekzekutimit t\u00eb Mondi M\u00ebhall\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mondi M\u00ebhalla kishte qen\u00eb nj\u00eb biznesmen i pad\u00ebgjuar deri mbr\u00ebmjen kur nj\u00eb arm\u00eb u drejtua drejt trupit t\u00eb tij dhe e la t\u00eb vdekur, pran\u00eb nj\u00eb karburanti n\u00eb lagjen \u2018Emin Matraxhiu\u2019 n\u00eb Elbasan, nd\u00ebrsa ndodhej brenda automjetit t\u00eb tij. Nj\u00eb ngjarje e cila shokoi fillimisht motr\u00ebn e tij e cila rendi e para drejt makin\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62387","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62387"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62387\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}