{"id":62297,"date":"2026-01-06T09:48:29","date_gmt":"2026-01-06T09:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/06\/a-do-te-kete-nje-takim-te-ri-mes-qeverive-te-kosoves-dhe-shqiperise\/"},"modified":"2026-01-06T09:48:29","modified_gmt":"2026-01-06T09:48:29","slug":"a-do-te-kete-nje-takim-te-ri-mes-qeverive-te-kosoves-dhe-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/06\/a-do-te-kete-nje-takim-te-ri-mes-qeverive-te-kosoves-dhe-shqiperise\/","title":{"rendered":"A do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb ri mes qeverive t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Pas tri vitesh munges\u00eb takimesh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, kryeministri Edi Rama l\u00eb t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb e rifillimit t\u00eb mbledhjeve mes qeverive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa nga Prishtina ende nuk ka sinjale konkrete.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb ftohjeje n\u00eb raportet nd\u00ebrshtet\u00ebrore, tema e bashk\u00ebpunimit Kosov\u00eb\u2013Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb deklarat\u00eb e re nga Edi Rama ka ringjallur pyetjen n\u00ebse dy qeverit\u00eb shqiptare do ta rifillojn\u00eb tradit\u00ebn e mbledhjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, q\u00eb ka mbetur pezull prej vitit 2022.<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb konferenc\u00ebs mbi bilancet e vitit 2025, u pyet mbi raportet me Kosov\u00ebn pas konfirmimit n\u00eb krye t\u00eb shtetit t\u00eb Kurtit dhe raporteve \u2018t\u00eb ngrira\u2019 mes dy shteteve.<\/p>\n<p>Rama aty tregoi se mbledhja mes dy qeverive do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb ndodhte, por shtoi m\u00eb tej se puna mes dy vendeve dhe bashk\u00ebpunimi do t\u00eb vijoj\u00eb, sidomos p\u00ebr nj\u00eb prej projekteve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, at\u00eb t\u00eb Hekurudh\u00ebs Durr\u00ebs-Prishtin\u00eb<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb flasim, do t\u00eb vendosim. Mos harroni se kemi b\u00ebr\u00eb edhe mbledhje mes dy parlamenteve, por tani Kosova kishte zgjedhje. Albini u rikonfirmua dhe i kam b\u00ebr\u00eb urimet personalisht,\u201d tha Rama duke n\u00ebnvizuar se nd\u00ebrtimi i hekurudh\u00ebs Durr\u00ebs\u2013Prishtin\u00eb mbetet \u201cxhevahiri i kuror\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi se bashk\u00ebpunimi institucional mes dy vendeve do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb thellohet n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit ekonomik dhe lidhjes infrastrukturore.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarim t\u00eb Rama\u00eb ende nuk ka pasur ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje nga Qeveria e Kosov\u00ebs, por as nga vet Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, P\u00ebrparim Kryeziu, n\u00eb nj\u00eb deklarim p\u00ebr media kishte th\u00ebn\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy shteteve jan\u00eb produktive, pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb takimeve.<\/p>\n<p>Ai pati treguar se gjat\u00eb mandatit t\u00eb Kurtit jan\u00eb n\u00ebnshkruar 58 marr\u00ebveshje t\u00eb reja, nga gjithsej 184 q\u00eb ekzistojn\u00eb mes dy vendeve, dhe se bashk\u00ebpunimi praktik ka sjell\u00eb rezultate konkrete p\u00ebr qytetar\u00ebt.<br \/>\n\u201cJan\u00eb 58 marr\u00ebveshje t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit, q\u00eb prekin qindra mij\u00ebra qytetar\u00eb. Jan\u00eb 26 vendkalime kufitare t\u00eb reja, projekti i hekurudh\u00ebs Prishtin\u00eb\u2013Durr\u00ebs, hapja e zyrave doganore, heqja e vul\u00ebs apostile, njohja e pensioneve dhe diplomave, si dhe abetarja unike,\u201d deklaroi duke shtuar se pas zgjedhjeve t\u00eb 28 dhjetorit pritet \u201cringjallje e bashk\u00ebpunimit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, proceset zgjedhore n\u00eb t\u00eb dy vendet kan\u00eb krijuar nj\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb natyrshme t\u00eb ritmit t\u00eb bashk\u00ebpunimit, por marr\u00ebveshjet jan\u00eb zbatuar dhe bashk\u00ebpunimi teknik nuk \u00ebsht\u00eb ndalur.<\/p>\n<p>Tri vite pa mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt<\/p>\n<p>Mbledhja e fundit nd\u00ebrmjet dy qeverive \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 20 qershor 2022, n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Takimi i radh\u00ebs, i planifikuar p\u00ebr 14 qershor 2023 n\u00eb Gjakov\u00eb, u anulua nga ana e Edi Ram\u00ebs pasi kryeministri Kurti refuzoi ndryshimin e formatit t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb takim m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, ku do t\u00eb diskutohej situata e tensionuar n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta nuk jan\u00eb mbajtur as n\u00eb vitin 2024 dhe as n\u00eb 2025, duke sh\u00ebnuar nd\u00ebrprerjen m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb k\u00ebtij formati q\u00eb prej nisjes s\u00eb tij n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, Shqip\u00ebria ka zhvilluar mbledhje me vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit, nd\u00ebrsa Kosova ka mbajtur nj\u00eb takim t\u00eb ngjash\u00ebm me Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Nga Prizreni n\u00eb 2014 deri n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb 2022 \u2013 nj\u00eb dekad\u00eb bashk\u00ebpunimi<br \/>\nTradita e mbledhjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta filloi m\u00eb 2014.<\/p>\n<p>Mbledhjet mes dy qeverive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs nis\u00ebn n\u00eb vitin 2014, kur Hashim Tha\u00e7i ishte kryeminist\u00ebr. E para u mbajt n\u00eb Prizren.<\/p>\n<p>E dyta, n\u00eb vitin 2015, n\u00eb Tiran\u00eb, kur n\u00eb Kosov\u00eb ishte kryeminist\u00ebr Isa Mustafa.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016 u mbajt n\u00eb Prishtin\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2017 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, kur kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs ishte Ramush Haradinaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018 u mbajt n\u00eb Pej\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2020, me kryeminist\u00ebr Avdullah Hotin, n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Me kryeminist\u00ebr Albin Kurtin, n\u00eb vitin 2021 dhe 2022 u mbajt\u00ebn dy t\u00eb tjera \u2013 nj\u00eb n\u00eb Elbasan dhe tjetra n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb total, Kosova dhe Shqip\u00ebria kan\u00eb n\u00ebnshkruar 184 marr\u00ebveshje dhe memorandume bashk\u00ebpunimi n\u00eb fusha q\u00eb variojn\u00eb nga infrastruktura, arsimi dhe kultura, deri te siguria dhe energjia.<\/p>\n<p>Si u prish tradita e mbledhjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta?<\/p>\n<p>Mbledhja e fundit mes t\u00eb dy qeverive u mbajt m\u00eb 20 qershor t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Asokohe, kur mbledhja e parapar\u00eb do t\u00eb mbahej n\u00eb Gjakov\u00eb, Edi Rama po p\u00ebrpiqej t\u00eb propozonte nj\u00eb draft t\u00eb Statutit t\u00eb Asociacionit p\u00ebr Komuna me Shumic\u00eb Serbe \u2013 si nj\u00eb opsion p\u00ebr dalje nga kriza e dialogut ku kishte hyr\u00eb Kosova, e shoq\u00ebruar me tensione n\u00eb veri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre zhvillimeve, raportet Kosov\u00eb\u2013Shqip\u00ebri u ftoh\u00ebn, nd\u00ebrsa Kosova mori m\u00eb pas nj\u00eb shuplak\u00eb nga Bashkimi Evropian, q\u00eb vendosi masa nd\u00ebshkuese t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb ende.<\/p>\n<p>\u201cKy takim nuk mund t\u00eb mbahet n\u00eb formatin e parashikuar dhe, pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacis\u00eb evropiane, Josep Borrell, i kam k\u00ebrkuar Albinit p\u00ebr t\u2019u takuar nes\u00ebr n\u00eb Gjakov\u00eb, n\u00eb nj\u00eb format m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb \u2013 p\u00ebrkat\u00ebsisht me ministrat e Jasht\u00ebm dhe ata t\u00eb Mbrojtjes \u2013 p\u00ebr t\u00eb diskutuar pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, e cila po e \u00e7an n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike Kosov\u00ebn me bashk\u00ebsin\u00eb euroatlantike, n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb paimagjinueshme, ku kjo e fundit e ka vendosur gishtin faktikisht n\u00eb butonin q\u00eb do t\u00eb v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit q\u00eb e ka krijuar vet\u00eb\u201d, deklaroi Rama n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr fat t\u00eb keq dhe me shum\u00eb keqardhje, m\u00eb duhet t\u00eb them se nuk kemi pasur dakord\u00ebsi me kryeministrin Kurti p\u00ebr ndryshimin e formatit. Ai ka k\u00ebrkuar q\u00eb mbledhja t\u00eb b\u00ebhet normalisht dhe pastaj ve\u00e7 t\u00eb diskutojm\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mundur, sepse nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb rreme t\u00eb asaj q\u00eb n\u00eb fakt ndodh me realitetin e Kosov\u00ebs sot\u201d, shtoi Rama.<\/p>\n<p>Nga Qeveria e Kosov\u00ebs kishin relativizuar tensionet p\u00ebrreth, por ishin marr\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb pritej t\u00eb diskutoheshin n\u00eb at\u00eb mbledhje.<br \/>\nNga Qeveria e Kosov\u00ebs kishin relativizuar tensionet p\u00ebrreth, por ishin marr\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb pritej t\u00eb diskutoheshin n\u00eb at\u00eb mbledhje.<\/p>\n<p>\u201cMbledhjet e p\u00ebrbashk\u00ebta jan\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb m\u00ebdha organizative, t\u00eb cilave u paraprin nj\u00eb pun\u00eb e madhe e ministrive p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur at\u00eb dit\u00eb. Nes\u00ebr do t\u00eb duhej t\u00eb n\u00ebnshkruheshin 13 marr\u00ebveshje t\u00eb reja. Ato kishin synim t\u2019i afronin ekonomit\u00eb tona, sistemet tona t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, arsimit, kultur\u00ebs, etj. Jan\u00eb qytetar\u00ebt ata q\u00eb do t\u00eb humbasin m\u00eb s\u00eb shumti. P\u00ebr fat t\u00eb keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i n\u00ebnshkruar ato\u201d, theksonte asokohe P\u00ebrparim Kryeziu, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbledhje mes dy qeverive nuk jan\u00eb mbajtur as n\u00eb vitin 2024 dhe as n\u00eb 2025.<\/p>\n<p>Raportet duken ende t\u00eb ftohta. Kjo u pa edhe n\u00eb protest\u00ebn n\u00eb mbrojtje t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila u mbajt n\u00eb Tiran\u00eb dhe s\u00eb cil\u00ebs Edi Rama i dha jehon\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, partia n\u00eb pushtet n\u00eb Kosov\u00eb, l\u00ebshoi nj\u00eb komunikat\u00eb ku akuzoi Ram\u00ebn se kishte lobuar p\u00ebr aprovimin e Gjykat\u00ebs Speciale dhe se nuk kishte b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar shkeljet q\u00eb po ndodhnin n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse me Shqip\u00ebrin\u00eb nuk pati mbledhje n\u00eb vitin 2024, Qeveria e Albin Kurtit mbajti nj\u00eb t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Ajo u mbajt m\u00eb 18 n\u00ebntor 2024, n\u00eb Prishtin\u00eb.\/ Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/01\/a-do-te-kete-nje-takim-te-ri-mes-qeverive-te-kosoves-dhe-shqiperise\/\">A do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb ri mes qeverive t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas tri vitesh munges\u00eb takimesh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, kryeministri Edi Rama l\u00eb t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb e rifillimit t\u00eb mbledhjeve mes qeverive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa nga Prishtina ende nuk ka sinjale konkrete. Pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb ftohjeje n\u00eb raportet nd\u00ebrshtet\u00ebrore, tema e bashk\u00ebpunimit Kosov\u00eb\u2013Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes. Nj\u00eb deklarat\u00eb e re [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62297","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62297\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}