{"id":62233,"date":"2026-01-05T19:57:19","date_gmt":"2026-01-05T19:57:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/05\/cndodhi-ne-30-minutat-e-gjyqit-ndaj-maduros-ne-nju-jork\/"},"modified":"2026-01-05T19:57:19","modified_gmt":"2026-01-05T19:57:19","slug":"cndodhi-ne-30-minutat-e-gjyqit-ndaj-maduros-ne-nju-jork","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/05\/cndodhi-ne-30-minutat-e-gjyqit-ndaj-maduros-ne-nju-jork\/","title":{"rendered":"\u00c7\u2019ndodhi n\u00eb 30 minutat e gjyqit ndaj Maduros n\u00eb Nju Jork"},"content":{"rendered":"<p><span>Presidenti i rr\u00ebzuar i Venezuel\u00ebs, Nicolas Maduro, u deklarua i pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat e ngritura ndaj tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje droge p\u00ebrpara gjykat\u00ebs s\u00eb federale t\u00eb Nju Jorkut. 63-vje\u00e7ari i mohoi akuzat e ngritura nga prokurori amerikan q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin 4 vepra penale: narkoterroriz\u00ebm, komplot p\u00ebr importimin e kokain\u00ebs dhe posedim t\u00eb arm\u00ebve shkat\u00ebrruese.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cUn\u00eb jam i pafajsh\u00ebm. Nuk jam fajtor. Un\u00eb jam nj\u00eb njeri i mir\u00eb. Un\u00eb jam ende president i vendit tim\u201d, \u2013<\/em> tha Maduro n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb p\u00ebrkthyesi, p\u00ebrpara se t\u00eb nd\u00ebrpritej nga gjykat\u00ebsi amerikan Alvin Hellerstein.<\/span><\/p>\n<p><span>Gruaja e Maduros, Cilia Flores, gjithashtu u deklarua e pafajshme. Data e ardhshme e gjyqit u caktua p\u00ebr 17 mars. Dhjet\u00ebra protestues, si pro ashtu edhe kund\u00ebr Maduros, u mblodh\u00ebn jasht\u00eb gjykat\u00ebs para seanc\u00ebs 30-minut\u00ebshe.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Akuza p\u00ebr trafik kokaine<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Maduro akuzohet p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e nj\u00eb rrjeti trafikimi kokaine q\u00eb bashk\u00ebpunoi me grupe t\u00eb dhunshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb kartelet e Sinaloa dhe Zeta t\u00eb Meksik\u00ebs, rebel\u00ebt kolumbian\u00eb t\u00eb FARC dhe band\u00ebn \u201cTren de Aragua\u201d t\u00eb Venezuel\u00ebs. Maduro i ka mohuar prej koh\u00ebsh akuzat, duke th\u00ebn\u00eb se ato ishin nj\u00eb pretendime t\u00eb planeve imperialiste mbi rezervat e pasura t\u00eb naft\u00ebs s\u00eb Venezuel\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Trump nuk e ka fshehur d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kontrolluar pasurit\u00eb e naft\u00ebs s\u00eb Venezuel\u00ebs. Aksionet e kompanive amerikane t\u00eb naft\u00ebs u rrit\u00ebn t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, t\u00eb nxitura nga perspektiva e aksesit n\u00eb rezervat e saj t\u00eb gjera.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Udh\u00ebheq\u00ebsit bot\u00ebror\u00eb dhe politikan\u00ebt amerikan\u00eb u vun\u00eb para faktit t\u00eb kryer t\u00eb kapjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb nj\u00eb kreu shteti, n\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb zhvilluar n\u00eb Venezuel\u00eb.<\/span><br \/>\n<span>N\u00eb Kombet e Bashkuara, K\u00ebshilli i Sigurimit debatoi implikimet e bastisjes, e cila u d\u00ebnua nga Rusia, Kina dhe aleat\u00ebt e majt\u00eb t\u00eb Venezuel\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Shefi i OKB-s\u00eb, Antonio Guterres, ngriti shqet\u00ebsime n\u00eb lidhje me paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb Venezuel\u00eb dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e sulmit t\u00eb Trump, nd\u00ebrhyrja m\u00eb dramatike e SHBA-s\u00eb n\u00eb Amerik\u00ebn Latine q\u00eb nga pushtimi i Panamas\u00eb n\u00eb vitin 1989. Forcat Speciale Amerikane hyn\u00eb me helikopter\u00eb n\u00eb Karakas t\u00eb shtun\u00ebn, shkat\u00ebrruan kordonin e tij t\u00eb siguris\u00eb dhe e t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb Maduron nga nj\u00eb dhom\u00eb e sigurt.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes, Maduro \u2013 me duart e lidhura me zinxhir\u00eb \u2013 dhe gruaja e tij u shoq\u00ebruan nga roje t\u00eb armatosura me veshje taktike nga nj\u00eb qend\u00ebr paraburgimi n\u00eb Bruklin drejt nj\u00eb helikopteri q\u00eb shkonte n\u00eb gjykat\u00ebn federale t\u00eb Manhattanit.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjyqtari e filloi seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb or\u00ebn 12:02 t\u00eb pasdites duke p\u00ebrmbledhur akuzat. Maduro, i veshur me rroba burgu portokalli dhe bezh\u00eb, d\u00ebgjonte me kufje p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrkthyesi.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Gjyqtari Hellerstein i k\u00ebrkoi Maduros t\u00eb ngrihej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe t\u00eb konfirmonte identitetin e tij. Ai u p\u00ebrgjigj n\u00eb spanjisht.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjyqtari i tregoi \u00e7iftit t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb informuar konsullat\u00ebn venezueliane p\u00ebr arrestimin e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Prokuror\u00ebt thon\u00eb se Maduro ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun e drog\u00ebs q\u00eb nga koha kur filloi t\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Venezuel\u00ebs n\u00eb vitin 2000 deri n\u00eb mandatin e tij si minist\u00ebr i jasht\u00ebm dhe zgjedhjet e m\u00ebvonshme n\u00eb vitin 2013 si pasardh\u00ebs i presidentit t\u00eb ndjer\u00eb Hugo Chavez.<\/span><\/p>\n<p><span>Avokati i Maduros, Barry Pollack, tha se parashikonte t\u00eb ngrinte nj\u00eb padi voluminoze dhe komplekse p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e quajti \u201crr\u00ebmbim ushtarak\u201d t\u00eb klientit s\u00eb tij. Ai tha se Maduro tani nuk po k\u00ebrkonte lirimin e tij, por kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Avokati i Flores, Mark Donnelly, tha se ajo p\u00ebsoi l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebrfshir\u00eb mavijosje t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb brinj\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i b\u00ebhej nj\u00eb grafi me rreze X dhe nj\u00eb vler\u00ebsim fizik.<\/span><\/p>\n<p><span>Prokuror\u00ebt federal\u00eb n\u00eb New York e padit\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Maduron n\u00eb vitin 2020 si pjes\u00eb e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr trafikim narkotik\u00ebsh ndaj zyrtar\u00ebve aktual\u00eb dhe ish-zyrtar\u00ebve venezuelas dhe gueril\u00ebve kolumbian\u00eb. Nj\u00eb padi e p\u00ebrdit\u00ebsuar e b\u00ebr\u00eb publike t\u00eb shtun\u00ebn shtoi disa detaje me t\u00eb bashk\u00ebpandehur t\u00eb rinj, p\u00ebrfshir\u00eb Cilia Flores.<\/span><\/p>\n\n<p><span>SHBA-t\u00eb e kan\u00eb konsideruar Maduron nj\u00eb diktator t\u00eb paligjsh\u00ebm q\u00eb kur ai shpalli fitoren n\u00eb <\/span><span>zgjedhjet e vitit 2018 t\u00eb akuzuara p\u00ebr parregullsi masive.<\/span><\/p>\n<p><span>Ekspert\u00ebt e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje ligjshm\u00ebrin\u00eb e bastisjes. Disa i d\u00ebnojn\u00eb veprimet e Trump si nj\u00eb mohim t\u00eb nj\u00eb rendi nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bazuar n\u00eb rregulla.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Trump pohoi aspiratat p\u00ebr naft\u00ebn<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb Karakas, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga qeveria 13-vje\u00e7are e Maduros mbet\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb prodhuesit t\u00eb naft\u00ebs s\u00eb Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut me 30 milion\u00eb banor\u00eb, duke u shfaqur fillimisht sfidues dhe m\u00eb pas duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb mundsh\u00ebm me administrat\u00ebn \u201cTrump\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Kompanit\u00eb amerikane t\u00eb naft\u00ebs do t\u00eb kthehen n\u00eb Venezuel\u00eb dhe do t\u00eb rind\u00ebrtojn\u00eb infrastruktur\u00ebn e sektorit, u tha Trump gazetar\u00ebve n\u00eb \u201cAir Force One\u201d t\u00eb diel\u00ebn. \u201cNe po marrim mbrapsht at\u00eb q\u00eb ata vodh\u00ebn,\u201d tha Trump. \u201cNe jemi n\u00eb drejtim.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, 4 drejtues t\u00eb industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs than\u00eb se administrata Trump nuk u konsultua me kompanit\u00eb e m\u00ebdha amerikane Exxon Mobil, ConocoPhillips ose Chevron Corp para ose pasi forcat amerikane kap\u00ebn Maduron.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Drejtuesit amerikan\u00eb t\u00eb naft\u00ebs pritet t\u00eb takohen me zyrtar\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs Trump mbi planin e Venezuel\u00ebs, tha nj\u00eb burim i industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Venezuela ka rezervat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb \u2013 rreth 303 miliard\u00eb fu\u00e7i \u2013 por sektori ka qen\u00eb <\/span><span>prej koh\u00ebsh n\u00eb r\u00ebnie p\u00ebr shkak t\u00eb keqmenaxhimit, investimeve t\u00eb pamjaftueshme dhe sanksioneve t\u00eb SHBA-s\u00eb, duke arritur mesatarisht 1.1 milion fu\u00e7i n\u00eb dit\u00eb prodhim vitin e kaluar, nj\u00eb e treta e kulmit t\u00eb viteve 1970.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Presidentja n\u00eb detyr\u00eb e Venezuel\u00ebs k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pasi fillimisht denoncoi kapjen e Maduros si nj\u00eb grabitje koloniale t\u00eb naft\u00ebs dhe \u201crr\u00ebmbim\u201d, presidentja n\u00eb detyr\u00eb e Venezuel\u00ebs, Delcy Rodriguez, e zbuti q\u00ebndrimin e saj t\u00eb diel\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb se ishte p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb kishte marr\u00ebdh\u00ebnie respekti me Uashingtonin.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNe e ftojm\u00eb qeverin\u00eb e SHBA-s\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb nj\u00eb axhend\u00eb bashk\u00ebpunimi\u201d, tha Rodriguez. \u201cPresidenti Donald Trump, popujt tan\u00eb dhe rajoni yn\u00eb meritojn\u00eb paqe dhe dialog, jo luft\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n\n<p><span>Trump ka k\u00ebrc\u00ebnuar me nj\u00eb tjet\u00ebr sulm n\u00ebse Venezuela nuk bashk\u00ebpunon me hapjen e industris\u00eb s\u00eb saj t\u00eb naft\u00ebs dhe ndalimin e drog\u00ebs. Trump gjithashtu k\u00ebrc\u00ebnoi Kolumbin\u00eb dhe Meksik\u00ebn dhe tha se qeveria komuniste e Kub\u00ebs \u201cduket sikur \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb bjer\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se si do t\u00eb bashk\u00ebpunonte SHBA-ja me nj\u00eb qeveri post-Maduro, plot me armiq t\u00eb betuar ideologjik\u00eb. Trump duket se e ka l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb p\u00ebr momentin opozit\u00ebn venezueliane, ku shum\u00eb aktivist\u00eb anti-Maduro kishin supozuar se ky do t\u00eb ishte momenti i tyre. Rodriguez, vajza e nj\u00eb guerili t\u00eb majt\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb lavd\u00ebruar si \u201ctigresh\u00eb\u201d nga Maduro, njihet gjithashtu si nj\u00eb pragmatiste me lidhje t\u00eb mira n\u00eb sektorin privat.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Shqet\u00ebsim global, stuhi politike brenda<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Aleat\u00ebt e Uashingtonit, shumica e t\u00eb cil\u00ebve nuk e njoh\u00ebn Maduron si president p\u00ebr shkak t\u00eb akuzave p\u00ebr manipulim votash, kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb heshtur, duke theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr dialog dhe respektim t\u00eb ligjit.<\/span><\/p>\n<p><span>Bastisja e Trump ka krijuar nj\u00eb stuhi politike n\u00eb SHBA, me demokrat\u00ebt e opozit\u00ebs q\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb mashtruar. Sekretari i Shtetit Marco Rubio pritet t\u00eb informoj\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit.<\/span><br \/>\n<span>Nj\u00eb n\u00eb tre amerikan\u00eb miratojn\u00eb sulmin ndaj Venezuel\u00ebs q\u00eb rr\u00ebzoi presidentin e vendit dhe 72% shqet\u00ebsohen se SHBA-t\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshihen shum\u00eb n\u00eb vendin e Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut, sipas <\/span><span>nj\u00eb sondazhi t\u00eb Reuters\/Ipsos.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Nd\u00ebrsa nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl figurash konservatore e kan\u00eb kritikuar operacionin n\u00eb Venezuel\u00eb si nj\u00eb tradhti t\u00eb premtimit t\u00eb Trumpit \u201cAmerika e Para\u201d p\u00ebr t\u00eb shmangur nd\u00ebrhyrjet e huaja, shumica e mb\u00ebshtet\u00ebsve e kan\u00eb vler\u00ebsuar kryesisht at\u00eb si nj\u00eb fitore t\u00eb shpejt\u00eb dhe pa dhimbje.<\/span><\/p>\n<p><span>Brenda Venezuel\u00ebs, kund\u00ebrshtar\u00ebt e Maduros i kan\u00eb pezulluar festimet teksa aleat\u00ebt e tij mbet\u00ebn n\u00eb pushtet dhe nuk ka shenja se ushtria po kthehet kund\u00ebr tyre, edhe pse shum\u00eb dyshojn\u00eb se disa persona t\u00eb brendsh\u00ebm ndihmuan n\u00eb operacionin e s\u00eb shtun\u00ebs. <strong>\u00a9<a href=\"https:\/\/www.reuters.com\/world\/americas\/venezuelas-maduro-appear-us-court-trump-says-further-strikes-possible-2026-01-05\/\">Reuters<\/a>, LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/05\/cndodhi-ne-30-minutat-e-gjyqit-ndaj-maduros-ne-nju-jork\/\">\u00c7\u2019ndodhi n\u00eb 30 minutat e gjyqit ndaj Maduros n\u00eb Nju Jork<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i rr\u00ebzuar i Venezuel\u00ebs, Nicolas Maduro, u deklarua i pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat e ngritura ndaj tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje droge p\u00ebrpara gjykat\u00ebs s\u00eb federale t\u00eb Nju Jorkut. 63-vje\u00e7ari i mohoi akuzat e ngritura nga prokurori amerikan q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin 4 vepra penale: narkoterroriz\u00ebm, komplot p\u00ebr importimin e kokain\u00ebs dhe posedim t\u00eb arm\u00ebve shkat\u00ebrruese. \u201cUn\u00eb jam i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":62234,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62233","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62233","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62233"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62233\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62234"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62233"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62233"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62233"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}