{"id":62230,"date":"2026-01-05T20:33:13","date_gmt":"2026-01-05T20:33:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/05\/politika-perballe-gjyqit-birn-dosjet-e-bujshme-per-vitin-2026\/"},"modified":"2026-01-05T20:33:13","modified_gmt":"2026-01-05T20:33:13","slug":"politika-perballe-gjyqit-birn-dosjet-e-bujshme-per-vitin-2026","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/05\/politika-perballe-gjyqit-birn-dosjet-e-bujshme-per-vitin-2026\/","title":{"rendered":"Politika p\u00ebrball\u00eb gjyqit\/ BIRN: Dosjet e bujshme p\u00ebr vitin 2026"},"content":{"rendered":"<p><span>Sallat e gjykatave t\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me do t\u00eb presin gjat\u00eb vitit 2026 nj\u00eb num\u00ebr rekord t\u00eb pandehurish mes zyrtar\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, jo vet\u00ebm ish-funksionar\u00eb, por edhe ata q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb detyr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, edhe lista e t\u00eb akuzuarve p\u00ebr krim t\u00eb organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb zgjeruar fal\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga SKY ECC \u2013 t\u00eb cilat u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK nj\u00eb pamje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si grupet kriminale nd\u00ebrveprojn\u00eb me sektor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb si nd\u00ebrtimi apo tenderat publik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb vitit 2025, SPAK vendosi n\u00ebn akuz\u00eb dy prej zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, <strong>Erion Veliaj<\/strong> dhe zv.kryeministren dhe ministren e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, <strong>Belinda Balluku<\/strong>.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja ndaj Ballukut \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb hetim, procesi gjyq\u00ebsor kund\u00ebr Veliajt pritet t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtja m\u00eb e bujshme dhe nj\u00ebherazi nj\u00eb test p\u00ebr standardet e hetimit gjat\u00eb vitit 2026.<\/span><\/p>\n<p><span>Veliaj gjendet n\u00eb qeli prej 10 shkurtit, kur u arrestua n\u00eb zyr\u00ebn e tij p\u00ebr akuza korrupsioni n\u00eb bashk\u00ebpunim me bashk\u00ebshorten e tij, <strong>Ajola Xoxa<\/strong>. Sipas SPAK, Veliaj dhe Xoxa jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga fondet e bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit p\u00ebrmes nj\u00eb rrjeti kompanish dhe organizatash jofitimprur\u00ebse. Veliaj dhe Xoxa i kund\u00ebrshtojn\u00eb akuzat.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7\u00ebshtja n\u00eb ngarkim t\u00eb Veliajt u d\u00ebrgua p\u00ebr gjykim m\u00eb 10 shtator, por vijon ende shqyrtimi n\u00eb seanc\u00ebn paraprake. Edhe pse sipas Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, k\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim duhet t\u00eb shqyrtohet brenda afatit 30 ditor, kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb zvarritur p\u00ebr tre muaj e gjysm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre taktikave p\u00ebr shtyrje, pritet q\u00eb n\u00eb vitin 2026 Gjykata e Posa\u00e7me t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr kalimin ose jo n\u00eb gjykim n\u00eb seanc\u00eb publike t\u00eb themelit t\u00eb dosjes voluminoze ndaj Veliajt, bashk\u00ebshortes s\u00eb tij Ajola Xoxa, ish-deputetes s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, <strong>Klotilda Bushka<\/strong> dhe 15 personave t\u00eb tjer\u00eb, biznesmen\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqyrtim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb ai ndaj ish-kryeministrit <strong>Sali Berisha<\/strong>, aktualisht kryetar i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb opozit\u00eb, dhe dh\u00ebndrit t\u00eb tij <strong>Jamarb\u00ebr Malltezi<\/strong>, t\u00eb akuzuar gjithashtu p\u00ebr korrupsion n\u00eb lidhje me privatizimin e ish-klubit Sportiv \u201cPartizani\u201d. Shqyrtimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje \u00ebsht\u00eb n\u00eb fillimet e saj dhe pritet t\u00eb zgjas\u00eb dhe p\u00ebrgjat\u00eb 2026-\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Berisha, 81 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb zyrtari m\u00eb i lart\u00eb i opozit\u00ebs n\u00eb tre dekada q\u00eb po p\u00ebrballet me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb ligjore, por jo i vetmi.<\/span><\/p>\n<p><span>Ish-President <strong>Ilir Meta<\/strong>, aktualisht kryetar i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, gjendet n\u00eb arrest prej 21 tetorit 2024 p\u00ebr akuzat penale t\u00eb korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave. N\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat vepra penale u vendos dhe ish-bashk\u00ebshortja e Met\u00ebs, <strong>Monika Kryemadhi<\/strong>.<\/span><\/p>\n<p><span>Ata u d\u00ebrguan p\u00ebr gjykim m\u00eb 29 gusht s\u00eb bashku me tre t\u00eb pandehur t\u00eb tjer\u00eb, por ende gjykata nuk \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr kalimin ose jo p\u00ebr gjykim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb themel, pasi seancat jan\u00eb shtyr\u00eb. Pritet q\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm t\u00eb filloj\u00eb gjykimi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjykata e Posa\u00e7me filloi n\u00eb n\u00ebntor edhe gjykimin ndaj ish-zv.kryeministrit n\u00eb arrati, <strong>Arben Ahmetaj<\/strong> lidhur me \u00e7\u00ebshtjen penale n\u00eb ngarkim t\u00eb tij p\u00ebr privatizimin e nj\u00eb parcele toke me \u00e7mimet e vitit 1994 n\u00eb zon\u00ebn e 5 Majit. Ahmetaj do t\u00eb gjykohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e dyt\u00eb penale e pret me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/span><\/p>\n<p><span>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, <strong>Ilir Beqaj<\/strong> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr zyrtar i lart\u00eb q\u00eb po gjykohet aktualisht n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me p\u00ebr koncesionin e sterilizimit. N\u00eb muajin prill, SPAK d\u00ebrgoi p\u00ebr gjykim ndaj Beqajt e 10 t\u00eb pandehurve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr afer\u00ebn korruptive me fondet e ndihm\u00ebs nga Bashkimi Evropian n\u00ebp\u00ebrmjet procedurave t\u00eb pav\u00ebrteta t\u00eb prokurimit dhe pastrimit t\u00eb parave p\u00ebrmes faturave fiktive, n\u00eb koh\u00ebn kur ai drejtonte SASPAC. Pritet q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebr gjykim gjat\u00eb k\u00ebtij viti.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Fatmir Mediu<\/strong>, ish-ministri i Mbrojtjes n\u00eb vitin 2008, gjat\u00eb qeverisjes Berisha, po gjykohet prej vitit 2023 p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre lidhur me shp\u00ebrthimin n\u00eb G\u00ebrdec n\u00eb vitin 2008. Maratona e seancave do t\u00eb vijoj\u00eb edhe n\u00eb 2026-\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Me dhjetra zyrtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb rangu m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt jan\u00eb aktualisht n\u00eb proces gjykimi p\u00ebr akuza t\u00eb korrupsonit dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. Dy prej tyre, ish-drejtor\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, <strong>Redi Molla<\/strong> dhe <strong>Mariglen Qato<\/strong> akuzohen p\u00ebr afer\u00ebn e kompanis\u00eb 5D t\u00eb kontrolluar prej tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjykata nuk e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e Moll\u00ebs dhe Qatos p\u00ebr gjykim t\u00eb shkurtuar dhe gjykimi i tyre u nda nga t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb e po vijon n\u00eb faz\u00ebn e pyetjes s\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, mes t\u00eb cil\u00ebve ka d\u00ebshmuar dhe ish-n\u00ebnkryetari i bashkis\u00eb, <strong>Arbjan Mazniku<\/strong> i cili shmangu prej vetes p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr tenderat korruptiv\u00eb t\u00eb fituar nga kompania 5D.<\/span><\/p>\n<p><span>Lidhjet dhe bashk\u00ebpunimi i ngusht\u00eb i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar me politik\u00ebn dol\u00ebn qart\u00eb dhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb ngarkim t\u00eb ish-deputetit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, <strong>Jurgis \u00c7yrbja<\/strong>. Ai u d\u00ebnua n\u00eb muajin n\u00ebntor me dy vjet burg p\u00ebr korrupsion n\u00eb zgjedhje, p\u00ebrkrahje t\u00eb krimit dhe nxjerrjes s\u00eb sekretit shtet\u00ebror.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Krimi i organizuar<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>T\u00eb dh\u00ebnat e marra nga aplikacioni Sky ECC prej autoriteteve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb franceze, hap\u00ebn kutin\u00eb e Pandor\u00ebs edhe p\u00ebr organizatat kriminale shqiptare, prej nga SPAK arriti t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb dosje penale t\u00eb suksesshme q\u00eb \u00e7uan n\u00eb masa sigurie t\u00eb dhjetra an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb krimit shqiptar dhe sekuestrimin e pasurive me vler\u00eb prej dhjetra milion\u00eb eurosh.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimet ekspozuan se sa thell\u00eb ka dep\u00ebrtuar krimi organizuar n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs, nga vendet e origjin\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut e deri n\u00eb transportimin e shitjen n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb pastrimin e parave duke u shfaqur si biznesmen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm, si dhe lidhjet me politik\u00ebn, strukturat ky\u00e7e t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit e magjistrat\u00eb. Po ashtu, u zbuluan skenare lufte mes k\u00ebtyre bandave p\u00ebr t\u00eb zot\u00ebruar territorin dhe larje e hesape t\u00eb vjetra.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjithsesi, k\u00ebto hetime t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me do t\u00eb duhet t\u00eb certifikohen n\u00eb gjykat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Mes tyre, \u00e7\u00ebshtja penale ndaj <strong>P\u00ebllumb Gjok\u00ebs<\/strong> \u2013 nj\u00eb investitor strategjik i qeveris\u00eb, i akuzuar p\u00ebr vrasje dhe grup t\u00eb strukturuar kriminal po shqyrtohet prej majit t\u00eb vitit 2024, nd\u00ebrsa p\u00ebr pes\u00eb t\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb, vendimi u shpall n\u00eb n\u00ebntor.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb muajin tetor, SPAK d\u00ebrgoi p\u00ebr gjykim grupin \u201c\u00c7opja\u201d, nj\u00eb nga bandat m\u00eb t\u00eb fuqishme dhe t\u00eb dhunshme n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7\u00ebshtje q\u00eb pritet t\u00eb gjykohet n\u00eb vitin 2026. Tridhjet\u00eb e tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit kriminal t\u00eb drejtuar nga v\u00ebllez\u00ebrit \u00c7opja u d\u00ebrguan p\u00ebr gjykim nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr tridhjet\u00eb e tre ngjarje kriminale, p\u00ebrfshir\u00eb vrasje, pastrim parash n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha, trafik droge apo korrupsion. Disa nga drejtuesit e k\u00ebsaj organizate kriminale pritet t\u00eb gjykohen n\u00eb munges\u00eb, pasi nuk jan\u00eb arrestuar dot deri m\u00eb sot.<\/span><\/p>\n<p><span>Po ashtu, SPAK d\u00ebrgoi p\u00ebr gjykim n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb ngarkim t\u00eb 27 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar shqiptar, pjes\u00eb e 7 organizatave kriminale t\u00eb goditura gjat\u00eb nj\u00eb operacioni n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar kur u l\u00ebshuan gjithsej 50 urdh\u00ebr-arreste. Hetimi i bazuar tek t\u00eb dh\u00ebnat e aplikacionit t\u00eb koduara Sky-ECC, zbardhi 18 ngjarje kriminale q\u00eb lidhen me vrasje, ndihm\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit e trafik droge, si dhe b\u00ebri t\u00eb dukshme e faktoi lidhjet mes krimit e politik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Ish-deputeti i Partis\u00eb Socialiste, <strong>Arben Ndoka<\/strong> dhe i pandehuri <strong>Arian Tuku<\/strong> akuzohen se n\u00eb rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, n\u00eb bashk\u00ebpunim me an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb, gjat\u00eb vitit 2020 kan\u00eb siguruar kushte dhe mjete materiale p\u00ebr t\u00eb kryer vrasjen e shtetasve <strong>Durim Bami<\/strong> dhe <strong>Valter Bami<\/strong>.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb mujin maj, SPAK kaloi p\u00ebr gjykim edhe \u00e7\u00ebshtjen penale ndaj 11 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Elbasan, mes tyre <strong>Suel \u00c7ela<\/strong>, <strong>Ervis Martinaj<\/strong>, <strong>Talo \u00c7ela<\/strong> e <strong>Florenc \u00c7apja<\/strong>. Ata akuzohen se p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e grupit t\u00eb strukturuar kriminal kan\u00eb kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash penale t\u00eb r\u00ebnda, si vrasje, plagosje, shkat\u00ebrrim prone me eksploziv, vjedhje me arm\u00eb e me dhun\u00eb, etj., ngjarje t\u00eb ndodhura gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit n\u00eb disa qarqe t\u00eb vendit. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/01\/05\/politika-perballe-gjyqit-dosjet-e-bujshme-per-vitin-2026\/\">Reporter.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/05\/politika-perballe-gjyqit-birn-dosjet-e-bujshme-per-vitin-2026\/\">Politika p\u00ebrball\u00eb gjyqit\/ BIRN: Dosjet e bujshme p\u00ebr vitin 2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sallat e gjykatave t\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me do t\u00eb presin gjat\u00eb vitit 2026 nj\u00eb num\u00ebr rekord t\u00eb pandehurish mes zyrtar\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, jo vet\u00ebm ish-funksionar\u00eb, por edhe ata q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb detyr\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, edhe lista e t\u00eb akuzuarve p\u00ebr krim t\u00eb organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb zgjeruar fal\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-62230","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62230","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62230"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62230\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}