{"id":61956,"date":"2026-01-04T13:48:28","date_gmt":"2026-01-04T13:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/04\/ja-si-u-kap-maduro-hyrja-me-force-ne-dhomen-e-gjumit-hapat-drejt-bunkerit-bashkeshortja-e-palevizur-ne-shtrat-forcave-delta-i-mjaftuan-46-sekonda\/"},"modified":"2026-01-04T13:48:28","modified_gmt":"2026-01-04T13:48:28","slug":"ja-si-u-kap-maduro-hyrja-me-force-ne-dhomen-e-gjumit-hapat-drejt-bunkerit-bashkeshortja-e-palevizur-ne-shtrat-forcave-delta-i-mjaftuan-46-sekonda","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/04\/ja-si-u-kap-maduro-hyrja-me-force-ne-dhomen-e-gjumit-hapat-drejt-bunkerit-bashkeshortja-e-palevizur-ne-shtrat-forcave-delta-i-mjaftuan-46-sekonda\/","title":{"rendered":"Ja si u kap Maduro\/ Hyrja me forc\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit, hapat drejt bunkerit, bashk\u00ebshortja e pal\u00ebvizur n\u00eb shtrat! Forcave Delta i mjaftuan 46 sekonda"},"content":{"rendered":"<p>Operacioni \u201cMaduro out\u201d ka nisur ver\u00ebn e kaluar, kur Donald Trump autorizoi CIA-n t\u00eb kryente \u201caksione t\u00eb fshehta\u201d n\u00eb Venezuel\u00eb. Konkretisht: t\u00eb spiunonte l\u00ebvizjet e liderit, t\u00eb studionte bazat e tij t\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe rrjetin e mbrojtjes. Agjent\u00ebt e CIA-s l\u00ebviznin n\u00eb heshtje, duke kombinuar metodat klasike t\u00eb infiltrimit me teknologjit\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuara, si dron\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e besueshme, edhe pse dje Donald Trump nuk e p\u00ebrmendi n\u00eb konferenc\u00ebn e gjat\u00eb p\u00ebr shtyp nga Mar-a-Lago, q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb sh\u00ebrbimet sekrete amerikane t\u00eb ken\u00eb k\u00ebrkuar edhe ndonj\u00eb mb\u00ebshtetje brenda aparatit ushtarak vendas. Sado efikas t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb blitz-i amerikan, \u00ebsht\u00eb e pashmangshme t\u00eb imagjinohet se dikush ka leht\u00ebsuar gj\u00ebrat, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb mbytur prej vitesh nga kontrolle n\u00eb kufijt\u00eb e paranoj\u00ebs. N\u00eb muajt e fundit, n\u00eb nj\u00eb korsi paralele, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, negocionte n\u00ebn dor\u00eb me Maduron dhe sondonte figurat m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb regjimit. Vet\u00eb Rubio dje konfirmoi se i kishte ofruar \u201cm\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb\u201d nj\u00eb \u201crrug\u00ebdalje\u201d autokratit t\u00eb Karakasit. Cila? Askush nuk e shpjegoi. A ishte administrata Trump e gatshme t\u2019i ofronte diktatorit sudamerikan nj\u00eb rrug\u00ebdalje, duke e shp\u00ebtuar nga gjyqi n\u00eb Shtetet e Bashkuara? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zonat e err\u00ebta t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje. N\u00eb \u00e7do rast, Uashingtoni ka vepruar n\u00eb dy nivele: nga nj\u00ebra an\u00eb me nj\u00eb rrjet spiunazhi t\u00eb endur nga CIA dhe FBI; nga ana tjet\u00ebr me nj\u00eb qasje politike.<\/p>\n<p>Pasi d\u00ebshtoi negociata, ekipi politik, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Rubio, sekretari i Luft\u00ebs Pete Hegseth dhe k\u00ebshilltari p\u00ebr Sigurin\u00eb e Brendshme Stephen Miller, planifikoi inkursionin, natyrisht s\u00eb bashku me gjeneral\u00ebt e koordinuar nga shefi i shtabit t\u00eb forcave t\u00eb armatosura, Dan Caine. Trump e kishte miratuar planin kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas Krishtlindjeve, por kushtet e k\u00ebqija t\u00eb motit k\u00ebshilluan t\u00eb pritej momenti i duhur.<br \/>\nOra X nis kur n\u00eb Uashington \u00ebsht\u00eb ora 22:46 e s\u00eb premtes, 2 janar (n\u00eb Shqip\u00ebri 4:46 e s\u00eb shtun\u00ebs, 3 janar). Mobilizimi p\u00ebrfshin reparte t\u00eb marinsave, t\u00eb aviacionit dhe sidomos skuadrone speciale antiterroriz\u00ebm t\u00eb Delta Force. Ngrihen mbi 150 avion\u00eb nga 20 baza, t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb tok\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ose n\u00eb aeroplanmbajt\u00ebse. Dislokimi \u00ebsht\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs, nj\u00eb lloj ekspozite e fuqis\u00eb amerikane: nga F-35 te bombarduesit B-1, p\u00ebrve\u00e7 dron\u00ebve dhe helikopter\u00ebve. P\u00ebr Trumpin \u00ebsht\u00eb \u201caksioni m\u00eb i madh q\u00eb nga koha e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore\u201d. Informacionet satelitore dhe nj\u00ebsit\u00eb e inteligjenc\u00ebs t\u00eb fshehura n\u00eb Karakas udh\u00ebheqin afrimin e formacionit ajror. \u00cbsht\u00eb thell\u00eb nat\u00eb kur avion\u00ebt bombardojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr objektiva n\u00eb kryeqytet dhe rrethina: portin La Guaira, aeroportin Higuerote dhe pozicionet e La Carlota dhe, m\u00eb n\u00eb fund, objektivin e v\u00ebrtet\u00eb, kompleksin ushtarak t\u00eb super-ruajtur Fuerte Tiuna, ku Maduro fle me bashk\u00ebshorten Cilia Flores.<\/p>\n<p>P\u00ebr amerikan\u00ebt \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb ruhet faktori i befasis\u00eb: nj\u00eb gabim i vet\u00ebm dhe rrezikohet d\u00ebshtimi. Gjenerali Caine shpjegoi dje se ishin studiuar t\u00eb gjitha detajet p\u00ebr t\u00eb \u201cminimizuar\u201d d\u00ebmet ndaj civil\u00ebve. P\u00ebr momentin, nuk \u00ebsht\u00eb ende e qart\u00eb n\u00ebse ka pasur viktima. Trump e p\u00ebrjashtoi k\u00ebt\u00eb p\u00ebr sa u p\u00ebrket amerikan\u00ebve: \u201cNuk kemi humbur asnj\u00eb ushtar dhe asnj\u00eb mjet.\u201d Dron\u00ebt dhe bombarduesit nxjerrin jasht\u00eb funksioni baterit\u00eb e kund\u00ebrajror\u00ebve, \u201cduke hapur rrug\u00ebn\u201d, tha Caine, p\u00ebr helikopter\u00ebt Apache me nj\u00ebsit\u00eb e Delta Force n\u00eb bord. N\u00eb or\u00ebn 2:01, sipas or\u00ebs s\u00eb Karakasit (1:00 n\u00eb Uashington dhe 7:00 n\u00eb Itali), inkursor\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb perimetrin e kompleksit t\u00eb Fuerte Tiuna. Shk\u00ebpusin energjin\u00eb elektrike, kap\u00ebrcejn\u00eb barrierat e mbrojtjes dhe dep\u00ebrtojn\u00eb brenda. Trump para kamerave komentoi se p\u00ebrplasjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dhunshme. Por, s\u00ebrish, p\u00ebr momentin nuk dim\u00eb n\u00ebse ushtar\u00ebt venezuelian\u00eb t\u00eb roj\u00ebs jan\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ifti presidencial pushon n\u00eb katin p\u00ebrdhes. Brenda 46 sekondash, sipas versionit t\u00eb Trumpit, \u201cDelta\u201d hyn me forc\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit. Maduro ka vet\u00ebm koh\u00eb t\u00eb \u00e7ohet dhe t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb strehohet n\u00eb nj\u00eb ambient ngjitur, nj\u00eb lloj bunkeri me der\u00eb \u00e7eliku. Por b\u00ebn pak hapa, kthehet nga bashk\u00ebshortja e pal\u00ebvizur n\u00eb shtrat. Bllokohet. \u00cbsht\u00eb tashm\u00eb me pranga. Jan\u00eb agjent\u00ebt e FBI-s\u00eb q\u00eb i komunikojn\u00eb urdh\u00ebr-arrestin e l\u00ebshuar nga prokuror\u00ebt e Nju Jorkut, sepse, si\u00e7 vuri n\u00eb dukje Rubio, ky nuk \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb akt lufte\u201d, por \u201czbatimi i nj\u00eb urdhri t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga gjykat\u00ebsit amerikan\u00eb.\u201d Misioni \u00ebsht\u00eb pothuajse i p\u00ebrfunduar, por mungon ndoshta faza m\u00eb delikate: nxjerrja e shpejt\u00eb e dy t\u00eb burgosurve, ngarkimi i tyre n\u00eb helikopter\u00eb dhe dalja nga hap\u00ebsira ajrore e Venezuel\u00ebs. N\u00eb det, p\u00ebrball\u00eb bregut, pret nj\u00eb nj\u00ebsi e marin\u00ebs ushtarake amerikane, e udh\u00ebhequr nga aeroplanmbajt\u00ebsja Iwo Jima. N\u00eb or\u00ebn 4:29 lokale (3:29 n\u00eb Uashington dhe 9:29 n\u00eb Itali) Apache-t ulen n\u00eb kuvert\u00ebn e anijes s\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Avion\u00ebt e eskort\u00ebs kthehen n\u00eb baza, flota drejtohet nga brigjet e Shteteve t\u00eb Bashkuara. Trump poston foton e \u201cMaduro-s me zinxhir\u00eb\u201d, nj\u00eb Vercingetorix modern, por me tuta gri dhe me fytyr\u00ebn gjysm\u00eb t\u00eb fshehur pas syzeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb diellit.\/ Corriere della Sera<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/01\/ja-si-u-kap-maduro-hyrja-me-force-ne-dhomen-e-gjumit-hapat-drejt-bunkerit-bashkeshortja-e-palevizur-ne-shtrat-forcave-delta-i-mjaftuan-46-sekonda\/\">Ja si u kap Maduro\/ Hyrja me forc\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit, hapat drejt bunkerit, bashk\u00ebshortja e pal\u00ebvizur n\u00eb shtrat! Forcave Delta i mjaftuan 46 sekonda<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Operacioni \u201cMaduro out\u201d ka nisur ver\u00ebn e kaluar, kur Donald Trump autorizoi CIA-n t\u00eb kryente \u201caksione t\u00eb fshehta\u201d n\u00eb Venezuel\u00eb. Konkretisht: t\u00eb spiunonte l\u00ebvizjet e liderit, t\u00eb studionte bazat e tij t\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe rrjetin e mbrojtjes. Agjent\u00ebt e CIA-s l\u00ebviznin n\u00eb heshtje, duke kombinuar metodat klasike t\u00eb infiltrimit me teknologjit\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuara, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61956","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61956\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}