{"id":61939,"date":"2026-01-04T12:48:27","date_gmt":"2026-01-04T12:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/04\/beqaj-denoncon-mungesen-e-transparences-te-paraburgosurit-ne-rrezik-per-te-drejtat-e-tyre\/"},"modified":"2026-01-04T12:48:27","modified_gmt":"2026-01-04T12:48:27","slug":"beqaj-denoncon-mungesen-e-transparences-te-paraburgosurit-ne-rrezik-per-te-drejtat-e-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/04\/beqaj-denoncon-mungesen-e-transparences-te-paraburgosurit-ne-rrezik-per-te-drejtat-e-tyre\/","title":{"rendered":"Beqaj denoncon munges\u00ebn e transparenc\u00ebs: T\u00eb paraburgosurit n\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar publikisht p\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb rrjetet sociale, t\u00eb publikuar nga avokati i tij Ermal Yzeiraj, ku denoncon at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebson si shkelje themelore t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tij, Beqaj thekson se prej vitesh t\u00eb pandehurit n\u00eb paraburgim nuk kan\u00eb akses real p\u00ebr t\u00eb lexuar dosjet e tyre gjyq\u00ebsore, t\u00eb cilat u dor\u00ebzohen avokat\u00ebve vet\u00ebm n\u00eb format elektronik, nd\u00ebrsa vet\u00eb t\u00eb akuzuarit nuk lejohen t\u00eb p\u00ebrdorin pajisje kompjuterike pa internet n\u00eb institucionet e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Sipas Beqajt, kjo situat\u00eb e b\u00ebn praktikisht t\u00eb pamundur p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb mbrojtjeje efektive, pasi i pandehuri nuk arrin t\u00eb njihet me mij\u00ebra faqe prova, akuza, p\u00ebrgjime dhe deklarime, duke cenuar r\u00ebnd\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb informuar mbi m\u00ebnyr\u00ebn e gjykimit.<\/p>\n<p>Ai argumenton se kuadri ligjor n\u00eb fuqi nuk ndalon p\u00ebrdorimin e kompjuter\u00ebve pa akses n\u00eb internet nga t\u00eb paraburgosurit dhe se interpretimi aktual i institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve, \u00ebsht\u00eb i gabuar dhe shmang\u00ebs ndaj p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Beqaj kritikon gjithashtu q\u00ebndrimet e ndryshme dhe kontradiktore t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjykatave n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke theksuar se askush nuk merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr garantimin e nj\u00eb standardi minimal t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb reagimit, ai i b\u00ebn thirrje Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokatis\u00eb q\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb, duke paralajm\u00ebruar se heshtja ndaj k\u00ebtij problemi rrezikon jo vet\u00ebm t\u00eb drejtat e t\u00eb paraburgosurve, por vet\u00eb parimin e mbrojtjes ligjore.<\/p>\n<p><strong>Postimi:<\/strong><\/p>\n<p><em>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e mbrojt\u00ebsit t\u00eb z. Ilir Beqaj dhe me porosi t\u00eb tij, po publikoj statusin e tij si m\u00eb posht\u00eb:<\/em><br \/>\n<em>Koha p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund proceseve q\u00eb gjykojn\u00eb dik\u00eb pa e lejuar t\u00eb lexoj\u00eb dosjen e vet<\/em><\/p>\n<p><em>Duke ju uruar gjith\u00eb shqiptar\u00ebve G\u00ebzuar Vitin e Ri 2026, po e nis k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ri duke rihapur publikisht nj\u00eb problem tashm\u00eb \u201ct\u00eb vjet\u00ebr\u201d, t\u00eb mbartur nga viti ne vit q\u00eb megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb bazik dhe themelor p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor, vazhdon t\u00eb mos zgjidhet nga ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb ta zgjidhin. Reagoj tani, pa pritur nisjen formale t\u00eb proceseve t\u00eb reja gjyq\u00ebsore, sepse k\u00ebto procese po nisin mbi t\u00eb nj\u00ebjtat shkelje t\u00eb toleruara prej koh\u00ebsh. T\u00eb hesht\u00ebsh qe n\u00eb fillim do t\u00eb thot\u00eb ta pranosh standardin e cenuar si normalitet.<\/em><\/p>\n<p><em>Prej 6 vitesh n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me po zhvillohen dhjetra procese penale. Dosjet jan\u00eb me mij\u00ebra faqe dhe Prokuroria e Posa\u00e7me ua dor\u00ebzon ato avokat\u00ebve n\u00eb form\u00eb elektronike, n\u00eb format PDF, nd\u00ebrsa Gjykat\u00ebs ia d\u00ebrgon edhe t\u00eb printuara. Nd\u00ebrkoh\u00eb, i pandehuri i paraburgosur mbetet praktikisht i p\u00ebrjashtuar nga leximi i dosjes s\u00eb tij, pasi IEVP nuk i mund\u00ebson atij nj\u00eb kompjuter pa akses n\u00eb internet, qoft\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb institucionit dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kufizuar, n\u00ebn monitorimin e personelit penitenciar.<\/em><\/p>\n<p><em>Po si munden avokat\u00ebt t\u00eb p\u00ebrgatisin p\u00ebr t\u00eb pandehurit nj\u00eb mbrojtje efektive kur vet\u00eb i akuzuari nuk arrin t\u00eb lexoj\u00eb asnj\u00eb nga aktet e dosjes s\u00eb tij gjyq\u00ebsore?! N\u00ebse i akuzuari nuk e di se \u00e7far\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb mij\u00ebra faqe akuza, prova, p\u00ebrgjime e deklarime, si mundet ai t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb informuar p\u00ebr k\u00ebrkimin e nj\u00eb gjykimi t\u00eb shkurtuar apo t\u00eb zakonsh\u00ebm?! A mund t\u00eb quhet proces i rregullt ligjor nj\u00eb proces ku i akuzuari nuk ka lexuar dosjen e vet?<\/em><\/p>\n<p><em>Dikush mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ekziston gjithmon\u00eb zgjidhja e printimit t\u00eb dosjes gjyq\u00ebsore dhe leximit t\u00eb saj nga i akuzuari n\u00eb paraburgim. Por kjo \u201czgjidhje\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete absurde. N\u00ebse v\u00ebrtet t\u00eb akuzuarit do t\u2019i d\u00ebrgoheshin n\u00eb mjediset e banimit me mij\u00ebra faqe t\u00eb printuara, at\u00ebher\u00eb aty nuk do t\u00eb kishte vend as p\u00ebr krevat, e jo m\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tavolin\u00eb studimi apo hap\u00ebsir\u00eb minimale ku t\u00eb mbahen 80, 200 apo 620 fashikuj gjyq\u00ebsor me nga 35 mij\u00eb, 80 mij\u00eb apo 250 mij\u00eb faqe. Pra, edhe teorikisht, studimi n\u00eb let\u00ebr \u00ebsht\u00eb i pamundur.<\/em><\/p>\n<p><em>At\u00ebher\u00eb, zgjidhja logjike dhe e vetmja funksionale \u00ebsht\u00eb leximi elektronik i akteve t\u00eb dosjes gjyq\u00ebsore. Po p\u00ebrse kjo zgjidhje nuk i mund\u00ebsohet t\u00eb akuzuarit n\u00eb kushtet e paraburgimit?!<\/em><\/p>\n<p><em>Disa mendojn\u00eb se arsyeja pse t\u00eb akuzuarit t\u00eb paraburgosur nuk i lejohet p\u00ebrdorimi i nj\u00eb pajisjeje kompjuterike pa internet p\u00ebr t\u00eb lexuar aktet e dosjes s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb se k\u00ebt\u00eb e ndalon kuadri p\u00ebrkat\u00ebs rregullator. N\u00eb fakt, kjo \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky keqkuptim vjen edhe nga fakti q\u00eb vet\u00eb drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, n\u00eb raportimin e tij vjetor, t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb dat\u00eb 14.10.2025 para Komisionit t\u00eb Ligjeve t\u00eb Kuvendit, ka deklaruar: \u201cLidhur me mund\u00ebsin\u00eb e mjeteve teknike, elektronike n\u00eb paraburgim, nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb son\u00eb, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve, Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, por kryesorja \u00ebsht\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ndryshohet ligji p\u00ebr trajtimin e t\u00eb paraburgosurve, ligji p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve penale, dhe t\u00eb parashikohet. P\u00ebr mua, nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb mendim modest, duhet t\u2019u jepet kjo mund\u00ebsi, sepse sot t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb, fal\u00eb teknologjis\u00eb, edhe n\u00eb internet mund t\u2019ua kufizosh se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb shihnin, jo m\u00eb nj\u00eb kompjuter pa internet, q\u00eb fare mir\u00eb mund ta kontrollosh, por duhet ndryshim ligjor.\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00ebse pyet vet\u00eb IEVP kupton q\u00eb vet\u00eb ky institucion e keqinterpreton kuadrin e tij rregullator dhe flet p\u00ebr ndalime q\u00eb n\u00eb fakt nuk ndalohen.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb fundmi, IEVP, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb avokatit p\u00ebr mund\u00ebsimin e nj\u00eb pajisje kompjuterike pa akses n\u00eb internet p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mund\u00ebsuar leximin e akteve elektronike t\u00eb dosjes gjyq\u00ebsore dhe d\u00ebgjimin e audioregjistrimit t\u00eb seancave gjyq\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb shprehur q\u00eb: \u201cKuadri ligjor n\u00eb fuqi, ligji nr. 71\/2020 \u2018P\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve dhe t\u00eb paraburgosurve\u2019 dhe Rregullorja e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve, parashikon kufizime t\u00eb qarta mbi hyrjen dhe p\u00ebrdorimin e pajisjeve elektronike nga personat e paraburgosur. Pajisje t\u00eb tilla, p\u00ebrfshir\u00eb laptop\u00eb apo kompjuter\u00eb edhe pa akses interneti, nuk lejohen p\u00ebr p\u00ebrdorim personal, p\u00ebr arsye sigurie, kontrolli dhe ruajtjeje t\u00eb rendit t\u00eb brendsh\u00ebm.\u201d. P\u00ebrgjigjja mbyllet me shprehjen: \u201cAktualisht, IEVP nuk disponon infrastruktur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me apo pajisje t\u00eb certifikuara p\u00ebr ofrimin e d\u00ebgjimit t\u00eb materialeve audio n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale.\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fakt, kuadri p\u00ebrkat\u00ebs rregullator nuk vendos asnj\u00eb kufizim p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb kompjuteri pa akses n\u00eb internet (pa kart\u00eb rrjeti) nga i paraburgosuri.<\/em><\/p>\n<p><em>Ligji nr. 81\/2020 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d n\u00eb asnj\u00eb prej 93 neneve t\u00eb tij nuk vendos asnj\u00eb kufizim p\u00ebr p\u00ebrdorimin e \u201cpajisjeve elektronike\u201d nga i paraburgosuri.<\/em><br \/>\n<em>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Rregullorja e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve, e miratuar me VKM nr. 209, dat\u00eb 6.4.2022, n\u00eb nenin 26, me titull \u201cSendet e ndaluara\u201d, p\u00ebrcakton:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201c1. N\u00eb mjediset e brendshme t\u00eb institucionit nuk lejohet t\u00eb mbahen dhe t\u00eb qarkullohen nga t\u00eb burgosurit:<\/em><\/p>\n<p><em>a) objektet, mbajtja e t\u00eb cilave p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale;<\/em><\/p>\n<p><em>b) sendet q\u00eb rrezikojn\u00eb jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e t\u00eb burgosurve dhe t\u00eb personelit, si dhe sigurin\u00eb e institucionit;<\/em><\/p>\n<p><em>c) pajisje transmetimi dhe komunikimi, p\u00ebrfshir\u00eb aparatet celulare, pjes\u00eb t\u00eb tyre dhe \u00e7do lloj aksesori;<\/em><\/p>\n<p><em>\u00e7) aparate filmimi dhe fotografike;<\/em><\/p>\n<p><em>d) vlera monetare t\u00eb \u00e7do lloji;<\/em><\/p>\n<p><em>dh) pajisje t\u00eb nj\u00ebjta me ato q\u00eb ofrohen nga institucioni, t\u00eb cilat jan\u00eb pjes\u00eb e mjedisit t\u00eb banimit apo e mjediseve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta;<\/em><\/p>\n<p><em>e) sende me karakter diskriminues apo uniforma ushtarake;<\/em><\/p>\n<p><em>\u00eb) bizhuteri, p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb lejuara sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb rregulloren e brendshme t\u00eb institucionit;<\/em><\/p>\n<p><em>f) pije alkoolike;<\/em><\/p>\n<p><em>g) m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb televizor n\u00eb mjediset e banimit, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb rregulloren e brendshme t\u00eb institucionit.\u201d.<\/em><br \/>\n<em>E gjith\u00eb rregullorja ka vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb list\u00eb t\u00eb mbyllur sendesh t\u00eb ndaluara, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb pik\u00ebs 1 t\u00eb nenit 26 t\u00eb saj dhe nuk ka asnj\u00eb nen tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, qartazi, as ligji dhe as rregullorja nuk e ndalojn\u00eb p\u00ebrdorimin e nj\u00eb kompjuteri pa internet. \u00c7do pretendim i kund\u00ebrt \u00ebsht\u00eb keqlexim, keqinterpretim ose shmangie p\u00ebrgjegj\u00ebsie.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb, dikush mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet Rregullorja nuk flet tekstualisht p\u00ebr \u201ckompjuter\u00ebt\u201d por kompjuter\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb edhe \u201cpajisje transmetimi dhe komunikimi\u201d dhe p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb fundit flitet n\u00eb Rregulloren e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve.<\/em><\/p>\n<p><em>E v\u00ebrtet\u00eb. Kopjuter\u00ebt e sot\u00ebm mund t\u00eb jen\u00eb pajisje transmetimi dhe komunikimi por edhe s\u2019mund t\u00eb jen\u00eb. Ka plot pajisje kompjuterike q\u00eb nuk kan\u00eb kart\u00eb rrjeti dhe me t\u00eb cilat vet\u00ebm mund t\u00eb lexosh dokumentet elektronike t\u00eb dosjes gjyq\u00ebsore, por nuk mund t\u00eb transmetosh asnj\u00eb mesazh apo t\u00eb komunikosh me apo pa akses n\u00eb internet. Por k\u00ebto pajisje nuk ofrohen as q\u00eb t\u00eb sillen n\u00eb IEVP nga vet\u00eb t\u00eb akuzuarit, as q\u00eb t\u00eb blehen prej tyre n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb tregtare t\u00eb DPGJ, dhe as q\u00eb IEVP t\u2019i mbaj\u00eb ato n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb caktuar dhe t\u00eb monitoruar as q\u00eb t\u00eb akuzuarit e paraburgosur t\u2019i p\u00ebrdorin ato n\u00eb orare t\u00eb caktuara.<\/em><\/p>\n<p><em>E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr televizor\u00ebt. Edhe ata n\u00eb dit\u00ebt e sotme mund t\u00eb konsiderohen si pajisje q\u00eb transmetojn\u00eb dhe me t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb komunikosh p\u00ebr shkak se jan\u00eb smart. Por ama t\u00eb paraburgosurve i mund\u00ebsohet q\u00eb n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb tregtare t\u00eb DPGJ t\u00eb blejn\u00eb online nj\u00eb televizor q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb smart dhe ta disponojn\u00eb at\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e tyre. Po p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb kaq e pamumdur q\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet edhe p\u00ebr kompjuter\u00ebt pa internet?<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse nj\u00eb i akuzuar n\u00eb paraburgim do t\u00eb tentonte q\u00eb t\u00eb gjente zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem p\u00ebrmes prokuror\u00ebve apo gjyqtar\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, do t\u00eb p\u00ebrballej me nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri p\u00ebrgjigjesh t\u00eb ndryshme q\u00eb n\u00eb thelb nuk kan\u00eb lidhje me ndonj\u00eb ndalim ligjor dhe gjithashtu shp\u00ebrfillin dhe nuk tentojn\u00eb t\u2019i japin zgjidhje (ndoshta dhe me vullnet) nj\u00eb t\u00eb drejte bazike t\u00eb t\u00eb akuzuarit t\u00eb paraburgosur n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb nj\u00eb nga seancat gjyq\u00ebsore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me, i pyetur nga Gjykata, Prokuroi i \u00e7\u00ebshtjes ka deklaruar q\u00eb: \u201cpajisje si USB, hard drive etj. nuk lejohen\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb tjet\u00ebr gjyq\u00ebsore, po n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me, nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror n\u00eb lidhje me nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje timen, po i pyetur nga Gjykata, ka deklaruar q\u00eb: \u201cnuk ka kund\u00ebrshtim, por se \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve.\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb tjet\u00ebr gjyq\u00ebsore, po n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me, vet\u00eb Gjykata \u00ebsht\u00eb shprehur q\u00eb ajo nuk ka autoritet t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb nj\u00eb institucion tjet\u00ebr, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve p\u00ebr mund\u00ebsimin ndaj t\u00eb pandehurit t\u00eb nj\u00eb pajisje t\u00eb till\u00eb kompjuterike pa akses n\u00eb internet. Sa m\u00eb sip\u00ebr jan\u00eb eksperienca personale t\u00eb miat.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra edhe kur flasin, flasin jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, dhe askush nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor q\u00eb nuk respekton nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb themelore t\u00eb t\u00eb akuzuarit n\u00eb paraburgim dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta edhe duan q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb e t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb proces i till\u00eb dhe \u00e7do pretendim i t\u00eb akuzuarit t\u00eb paraburgosur p\u00ebr t\u00eb lexuar k\u00ebto dokumente elektronike konsiderohet si perpjekje e tij p\u00ebr t\u00eb vonuar procesin dhe pretendim i paqen\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Po p\u00ebrse gjith\u00eb kjo shp\u00ebrfillje ndaj k\u00ebrkes\u00ebs legjitime dhe bazike t\u00eb t\u00eb akuzuarve t\u00eb paraburgosur? A mos vall\u00eb synohet q\u00eb i akuzuari t\u00eb lodhet, t\u00eb demoralizohet, t\u00eb pranoj\u00eb gjykimin e shkurtuar pa e njohur dosjen e tij? A synohet t\u00eb ulet cil\u00ebsia e mbrojtjes duke e kthyer at\u00eb n\u00eb nj\u00eb formalitet? Ndoshta. Sepse nj\u00eb shpjegim tjet\u00ebr ligjor dhe logjik nuk ekziston.<\/em><\/p>\n<p><em>Ligji faj\u00ebsohet p\u00ebr nj\u00eb ndalim q\u00eb nuk e parashikon.<\/em><\/p>\n<p><em>Institucionet shmangin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjykata fshihet pas gishtit.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe k\u00ebshtu, nj\u00eb e drejt\u00eb themelore g\u00ebrryhet \u00e7do dit\u00eb, pa zhurm\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>At\u00ebher\u00eb kujt mund t\u2019i drejtohet nj\u00eb i akuzuar i paraburgosur p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb tij themelore q\u00eb shp\u00ebrfillet \u00e7do dit\u00eb pa zhurm\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><em>Eshte koha p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund proceseve q\u00eb nuk garantojn\u00eb aksesin real t\u00eb t\u00eb akuzuarit n\u00eb dosjen e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Shpresoj t\u00eb reagoj\u00eb Dhoma Komb\u00ebtare e Avokatis\u00eb. N\u00ebse edhe ajo hesht, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm mungesa e aksesit t\u00eb t\u00eb akuzuarit t\u00eb paraburgosur n\u00eb dosjen e tij gjyq\u00ebsore, por edhe mungesa e vet\u00eb mbrojtjes.<\/em><\/p>\n<p><em>Ilir Beqaj<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/beqaj-denoncon-mungesen-e-transparences-te-paraburgosurit-ne-rrezik-per-te-drejtat-e-tyre\/\">Beqaj denoncon munges\u00ebn e transparenc\u00ebs: T\u00eb paraburgosurit n\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar publikisht p\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb rrjetet sociale, t\u00eb publikuar nga avokati i tij Ermal Yzeiraj, ku denoncon at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebson si shkelje themelore t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor. N\u00eb reagimin e tij, Beqaj thekson se prej vitesh t\u00eb pandehurit n\u00eb paraburgim nuk kan\u00eb akses real [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61939","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61939"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61939\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}