{"id":61893,"date":"2026-01-04T08:48:44","date_gmt":"2026-01-04T08:48:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/04\/cmimet-e-apartamenteve-tirana-behet-e-paperballueshme-per-shtresen-e-mesme-2\/"},"modified":"2026-01-04T08:48:44","modified_gmt":"2026-01-04T08:48:44","slug":"cmimet-e-apartamenteve-tirana-behet-e-paperballueshme-per-shtresen-e-mesme-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/04\/cmimet-e-apartamenteve-tirana-behet-e-paperballueshme-per-shtresen-e-mesme-2\/","title":{"rendered":"\u00c7mimet e apartamenteve\/Tirana b\u00ebhet e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr shtres\u00ebn e mesme"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb blesh nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se tre vite m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve q\u00eb nuk ndjekin rritjen mesatare t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb familjeve t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb mesme.<\/p>\n<p>Aktualisht projektet m\u00eb t\u00eb reja n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb zonave periferike po shiten me \u00e7mime deri n\u00eb 2,000 euro\/m\u00b2 (projekti Tirana Tower me dy kulla q\u00eb po nd\u00ebrtohet n\u00eb Porcelan), nd\u00ebrsa n\u00eb ish-Bllok, \u00e7mimi i apartamenteve ka arritur n\u00eb 5,500 euro\/m\u00b2.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, paga mesatare mujore bruto p\u00ebr vitin 2024, sipas INSTAT, arriti n\u00eb 77,5 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, ose rreth 770 euro. Pagat n\u00eb Shqip\u00ebri mbeten rreth 30% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb vendet e tjera t\u00eb rajonit, ku kryeson Serbia, me pag\u00eb mesatare bruto prej 1,150 eurosh n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Teksa t\u00eb ardhurat vijojn\u00eb t\u00eb mbeten n\u00eb vendnum\u00ebro, rritja e \u00e7mimeve t\u00eb apartamenteve nuk ndalet, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebr shtres\u00ebn e mesme sipas ekspert\u00ebve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Brenda 9 muajve t\u00eb 2025-s, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb zyrave t\u00eb shitjeve n\u00eb terren, \u00e7mimet e apartamenteve n\u00eb disa zona t\u00eb kryeqytetit kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje t\u00eb shpejt\u00eb. Krahasuar me muajin shkurt 2025, \u00e7mimet jan\u00eb rritur nga 10% deri n\u00eb 33%, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb zon\u00ebs dhe objektit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e matjeve nga disa idekse nj\u00ebher\u00ebsh tregojn\u00eb q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, rritja e \u00e7mimeve t\u00eb apartamenteve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtuar. N\u00eb 6-mujorin e par\u00eb t\u00eb 2025-s, t\u00eb dh\u00ebnat e Indeksit Fischer t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, treguan se \u00e7mimet e banesave n\u00eb vend u rrit\u00ebn me 14.6% n\u00eb krahasim me gjasht\u00ebmujorin e kaluar, dhe me 41.7% n\u00eb krahasim me 2024.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb qershor 2025, sipas indeksit \u201cKeydata\u201d, \u00e7mimi mesatar p\u00ebr nj\u00eb met\u00ebr katror apartament arriti n\u00eb 1,830 euro. \u00c7mimi mesatar \u00ebsht\u00eb llogaritur mbi baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash p\u00ebr \u00e7mimet e apartamenteve ekzistuese, pra p\u00ebr nd\u00ebrtesa t\u00eb nd\u00ebrtuara 5, 10 apo 15 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me 2005-n, viti m\u00eb i hersh\u00ebm kur ka filluar llogaritja, \u00e7mimet jan\u00eb 2.8 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. \u00c7mimi mesatar i apartamenteve n\u00eb 20 vite \u00ebsht\u00eb gati trefishuar krahasuar me vitin 2005.<\/p>\n<p>N\u00eb 2024, Shqip\u00ebria u rendit gjithashtu nd\u00ebr vendet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar rritjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb Europ\u00eb, sipas raportit \u201cP\u00ebr indeksin e pasurive t\u00eb paluajtshme 2025\u201d, i hartuar nga kompania nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cDeloitte\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb raport theksohej se \u00e7mimi mesatar i shitjeve t\u00eb apartamenteve n\u00eb vend arriti n\u00eb 1,620 euro\/m\u00b2. Krahasuar me 2023, \u00e7mimi mesatar u rrit me rreth 17%. N\u00eb raport, Shqip\u00ebria renditej e dyta pas Polonis\u00eb p\u00ebr rritjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shitjes s\u00eb pronave.<\/p>\n<p>N\u00eb Poloni, niveli i rritjes ishte 19.3%, por sipas ekspert\u00ebve theksohet se kjo rritje u ndikua nga zbatimi i politikave subvecionuese t\u00eb shtetit p\u00ebr strehim.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb indeksit t\u00eb \u201cDeloitte\u201d, n\u00eb Tiran\u00eb, \u00e7mimi mesatar i shitjes s\u00eb apartamenteve arriti n\u00eb 2,000 euro\/m\u00b2. N\u00eb zonat e qendr\u00ebs si ish-Blloku apo sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, \u00e7mimet mesatare t\u00eb shitjes arrit\u00ebn nga 3,000 deri n\u00eb 3,500 euro\/m\u00b2.<\/p>\n<p>E llogaritur nga \u201cMonitor\u201d, sipas metodologjis\u00eb s\u00eb prezantuar nga \u201cDeloitte\u201d, sot, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament 70 met\u00ebr katror n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb qytetari shqiptar i nevojiten rreth 19 paga vjetore bruto, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa n\u00eb qytetet m\u00eb pak t\u00eb p\u00ebrballueshme t\u00eb Europ\u00ebs si Athina apo Amsterdami.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb ritmit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve q\u00eb nuk ndjekin rritjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb familjeve, Stela Dhami nga \u201cColliers Albania\u201d, v\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebrballueshm\u00ebria e blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt sesa n\u00eb vendet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri, raporti midis \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme me t\u00eb ardhurat mesatare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raport i larg\u00ebt. Nj\u00eb \u00e7ifti me t\u00eb ardhura mesatare i duhen diku te 15\u201319 vite p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Standardi n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, duke marr\u00eb nj\u00eb mesatare, varion midis 10\u201312 viteve. Ka shum\u00eb faktor\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb, por kryesor\u00ebt jan\u00eb: \u00e7mimet e larta t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat mesatare familjare; kostot e larta t\u00eb kredive hipotekore, t\u00eb cilat mbeten me kushte financiare t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr xhepin e familjeve shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr ekspertin e ekonomis\u00eb, Elvin Meka, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe Dekan i Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb n\u00eb \u201cTirana Business University\u201d, blerja e nj\u00eb apartamenti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr shtres\u00ebn e mesme n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve q\u00eb nuk sinkronizohet me rritjen e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>\u201cKy k\u00ebrcim i fort\u00eb i \u00e7mimeve t\u00eb banesave e ka rritur ndjesh\u00ebm trysnin\u00eb mbi t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, rezident\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, e ve\u00e7an\u00ebrisht banor\u00ebt e kryeqytetit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrballen tashm\u00eb me nj\u00eb treg t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme thuajse i pap\u00ebrballuesh\u00ebm dhe i aksesuesh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ofert\u00ebs s\u00eb tij, nga pjesa m\u00eb e madhe e popullat\u00ebs me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme dhe t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb e dukshme q\u00eb, personat dhe familjet me t\u00eb ardhura mesatare, e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u2019i p\u00ebrgjigjen nivelit aktual t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb banesave, jo vet\u00ebm n\u00eb zonat qendrore, por dhe ato periferike, ku \u00e7mimet vijojn\u00eb t\u00eb rriten thuajse n\u00eb sinkron me ritmin e rritjes s\u00eb tyre n\u00eb zonat qendrore dhe ato t\u00eb parap\u00eblqyera\u201d, pohon ai.<\/p>\n<p><strong>Qirat\u00eb tejkalojn\u00eb kufijt\u00eb e rekomanduar nga standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \"><\/div>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kostove t\u00eb larta p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, edhe p\u00ebrballueshm\u00ebria e qiras\u00eb mujore mbetet nj\u00eb sfid\u00eb e madhe p\u00ebr familjet. \u00c7mimet n\u00eb rritje t\u00eb tregut t\u00eb banesave po ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb buxhetin familjar, duke e b\u00ebr\u00eb strehimin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas koeficientit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr vler\u00ebsimin e p\u00ebrballueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb strehimit, qiraja konsiderohet e p\u00ebrballueshme kur nuk kalon 30% t\u00eb t\u00eb ardhurave mujore t\u00eb familjes ose individit.<\/p>\n<p>Kur qiraja kalon mbi 30%, ajo konsiderohet e pap\u00ebrballueshme dhe sinjalizon stres financiar te nj\u00eb familje p\u00ebr strehimin. N\u00ebse arrin mbi 50%, kjo gjendje quhet \u201chousing cost burden\u201d ekstrem, q\u00eb rrit rrezikun e pasiguris\u00eb n\u00eb strehim.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb b\u00ebr\u00eb studime t\u00eb vazhdueshme q\u00eb shqyrtojn\u00eb raportin midis t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve mujore t\u00eb nj\u00eb familje, p\u00ebr arritjen n\u00eb rregullin e art\u00eb, sipas t\u00eb cilit nj\u00eb familje nuk duhet t\u00eb shpenzoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30% t\u00eb t\u00eb ardhurave mujore p\u00ebr banim\u201d, thekson Stela Dhami eksperte e tregut t\u00eb pasurive t\u00eb patundshme.<\/p>\n\n<p>Deri n\u00eb muajin tetor, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb agjencive imobiliare, n\u00eb zonat pran\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, \u00e7mimet mesatare t\u00eb qirave p\u00ebr apartamentet 1+1 variojn\u00eb nga 600 deri n\u00eb 900 euro n\u00eb muaj, nd\u00ebrsa n\u00eb periferi, qirat\u00eb jan\u00eb midis 400 dhe 500 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, t\u00eb ardhurat mesatare mujore t\u00eb disponueshme p\u00ebr frym\u00eb (t\u00eb ekuivalentuara) ishin 51,000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb familje me 3 an\u00ebtar\u00eb dhe me t\u00eb ardhura mujore prej 153,000 lek\u00ebsh (51 mij\u00eb lek\u00eb llogariten nga INSTAT t\u00eb ardhurat mujore p\u00ebr frym\u00eb), n\u00ebse paguan nj\u00eb qira prej 60,000 lek\u00ebsh n\u00eb muaj, po shpenzon rreth 40% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb saj mujore p\u00ebr strehim.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij koeficienti, shuma maksimale q\u00eb kjo familje duhet t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr qira, q\u00eb t\u00eb konsiderohet e p\u00ebrballueshme sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb rreth 47,430 lek\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballohet vet\u00ebm qiraja p\u00ebr apartamente 1+1 n\u00eb zon\u00ebn e Freskut dhe Kinostudios.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr zona si ish-Blloku, Komuna e Parisit, Liqeni Artificial, Rruga e Elbasanit apo stadiumi \u201cAir Albania\u201d, koeficienti i p\u00ebrballueshm\u00ebris\u00eb llogaritet mbi 40%.<\/p>\n<p>Por n\u00eb Shqip\u00ebri, shpenzimet p\u00ebr ushqime vijojn\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb gati 40% t\u00eb buxhetit t\u00eb familjeve, mbi mesataren e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe rajonit. Mesatarja e Bashkimit Europian \u00ebsht\u00eb rreth 13% dhe e rajonit, n\u00ebn 35%.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT mbi buxhetin e familjeve, familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr konsum, nj\u00eb rritje prej 1,5% krahasuar me vitin 2023. Edhe pse shpenzimet totale jan\u00eb rritur, struktura e buxhetit t\u00eb familjeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me ushqimin q\u00eb vijon t\u00eb z\u00ebr\u00eb pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Shpenzimet mujore n\u00eb vitin 2024 p\u00ebr grupin \u201cushqime dhe pije joalkoolike\u201d p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 39,6% t\u00eb shpenzimeve mujore, po aq sa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, me nj\u00eb shum\u00eb mesatare prej 36,879 lek\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Si kan\u00eb ndryshuar \u00e7mimet e apartamenteve brenda 2025-s?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb v\u00ebzhgimi n\u00eb terren t\u00eb \u201cMonitor\u201d brenda n\u00ebnt\u00eb muajve n\u00eb 2025, \u00e7mimet e apartamenteve n\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje t\u00eb ndjeshme, ku zonat me shtrenjtimin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb ish-Blloku, pran\u00eb Liqenit Artificial, Porcelani dhe zona pran\u00eb Parkut Olimpik.<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00ebn \u201cXhanfise Keko\u201d n\u00eb zon\u00ebn e Porcelanit te projekti \u201cTirana Tower\u201d ku p\u00ebrfshihet nd\u00ebrtimi i dy kullave nj\u00ebra prej s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb 34-kat\u00ebshe, apartamentet ofrohen me \u00e7mime q\u00eb nisin nga 1,800 deri n\u00eb 2,000 euro\/m\u00b2 (n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb pozicionit dhe katit t\u00eb apartamentit). Projekti ndodhet n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb zhvillimit dhe parashikohet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb brenda kat\u00ebr viteve.<\/p>\n<p>Sipas zyr\u00ebs s\u00eb shitjes, \u00e7mimet ndryshojn\u00eb sipas vendndodhjes s\u00eb apartamentit, dhe deri n\u00eb katin e 15-t\u00eb, \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb 1,800 euro\/m\u00b2. Mbi k\u00ebt\u00eb kat, \u00e7mimi i ofruar nis nga 2,000 euro\/m\u00b2.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin shkurt, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura nga zyrat e shitjes n\u00eb nj\u00eb nga objektet e p\u00ebrfunduara t\u00eb kompanis\u00eb \u201cArlis\u201d n\u00eb rrug\u00ebn \u201cXhanfise Keko\u201d, \u00e7mimet varionin deri n\u00eb 1500 euro\/m\u00b2. Krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, \u00e7mimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb rezultojn\u00eb se jan\u00eb rritur nga 20 deri n\u00eb 33%.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr zhvillues i kompleksit rezidencial 9-kat\u00ebsh (p\u00ebrball\u00eb ish-ambienteve t\u00eb kompanis\u00eb \u201cAleat\u201d) ofron apartamente me \u00e7mim\u00a0 1,600 euro\/m\u00b2 q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb rritje prej rreth 7% krahasuar me muajin shkurt.<\/p>\n<p>Vendi i parkimit ka mbetur i pandryshuar p\u00ebr zon\u00ebn, vijon t\u00eb shitet 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pas pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19, m\u00eb 2021, \u00e7mimi maksimal i sh\u00ebnuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb arriti 800 euro\/m\u00b2. Krahasuar me kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, \u00e7mimet e shitjes s\u00eb apartamenteve t\u00eb zon\u00ebs jan\u00eb rritur rreth 1.5 her\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e apartamenteve kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje edhe te nj\u00eb nga komplekset e reja rezidenciale q\u00eb po nd\u00ebrtohet pran\u00eb Parkut Olimpik. Aktualisht sipas zyr\u00ebs s\u00eb shitjes, \u00e7mimet e apartamenteve variojn\u00eb nga 2,500 deri n\u00eb 3,000 euro\/m\u00b2. N\u00eb katet m\u00eb t\u00eb larta, apartamentet ofrohen me \u00e7mime 3,200 euro\/m\u00b2.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin projekt, \u00e7mimet e shitjes s\u00eb apartamenteve nisnin nga 2,400 deri n\u00eb 2,700 euro\/m\u00b2. Brenda 9 muajve, \u00e7mimet jan\u00eb rritur nga 4 deri n\u00eb 11%. Projekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb fazat e para t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n<p>Prej 2024-s, me fillimin e rrethimit t\u00eb zon\u00ebs, u ofruan \u00e7mime shitje nga 2,200 deri n\u00eb 2,900 euro\/m\u00b2. Kompleksi rezidencial parashikohet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb brenda 3 viteve.<\/p>\n<p>N\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut, brenda 9 muajve, \u00e7mimet e shitjes rezultojn\u00eb se jan\u00eb rritur me 500 euro\/m\u00b2 apo 10% n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin objekt.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrtimin q\u00eb po zhvillohet p\u00ebrball\u00eb bar \u201cRebeca\u201d, sipas zyr\u00ebs s\u00eb shitjes, nga 5,000 euro\/m\u00b2 q\u00eb ofroheshin n\u00eb muajin shkurt, aktualisht \u00e7mimet e apartamenteve kan\u00eb arritur n\u00eb 5,500 euro\/m\u00b2. P\u00ebr ambiente zyrash, \u00e7mimet e shitjes arrijn\u00eb deri n\u00eb 7,000 euro\/m\u00b2 sipas zyr\u00ebs s\u00eb shitjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb zon\u00ebn pran\u00eb Liqenit Artificial pritet t\u00eb nis\u00eb nd\u00ebrtimi i nj\u00eb projekti t\u00eb ri q\u00eb p\u00ebrfshin zhvillimin e 5 kullave. Sipas zyr\u00ebs s\u00eb shitjeve t\u00eb projektit, \u00e7mimet e apartamenteve do t\u00eb variojn\u00eb sipas pozicionit dhe orientimit, duke filluar nga 2,800 \u2013 3,000 euro\/m\u00b2, dhe deri n\u00eb 3,500 euro\/m\u00b2 p\u00ebr apartamentet me pamje m\u00eb t\u00eb favorshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kompleks i ri rezidencial n\u00eb zon\u00ebn e \u201cLiqenit t\u00eb That\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar nga kompania \u201cFratari Construction\u201d, me pritshm\u00ebri q\u00eb shitja e apartamenteve t\u00eb nis\u00eb q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e karabin\u00ebs. Sipas drejtuesve t\u00eb kompanis\u00eb, \u00e7mimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt do t\u00eb variojn\u00eb nga 1,800 deri n\u00eb 2,400 euro\/m\u00b2, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb katit dhe orientimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij zhvillimi, kompania ka n\u00eb plan t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb edhe nj\u00eb kompleks tjet\u00ebr t\u00eb madh rezidencial n\u00eb zon\u00ebn e Kasharit, me kapacitet strehimi p\u00ebr rreth 12 mij\u00eb familje. Ky projekt do t\u00eb ket\u00eb 17 objekte rezidenciale, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb 27-kat\u00ebshe me funksion hotelerie. \u00c7mimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompleks pritet t\u00eb nisin nga 1,400 euro\/m\u00b2.<\/p>\n<p>Hajredin Fratari, drejtues i kompanis\u00eb, u shpreh se n\u00eb t\u00eb dy projektet ka interes konkret p\u00ebr blerje. N\u00eb zon\u00ebn e Liqenit t\u00eb That\u00eb, k\u00ebrkesa dominohet nga bler\u00ebs me kredi, kryesisht sip\u00ebrmarr\u00ebs vendas. Nd\u00ebrsa n\u00eb projektin e Kasharit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb interesimit dhe prenotimeve, theksohet interesimi i shqiptar\u00ebve t\u00eb emigruar prej dekadash, t\u00eb cil\u00ebt parashikojn\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb atdhe p\u00ebr t\u00eb kaluar vitet e pleq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb zona t\u00eb tjera periferike t\u00eb Tiran\u00ebs vijojn\u00eb t\u00eb ofrohen apartamente me \u00e7mime shitjeje 1,400 euro\/m\u00b2, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb zona e Freskut dhe Shkoz\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto zona, \u00e7mimet kan\u00eb mbetur t\u00eb pandryshuara krahasuar me vjet.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb vij\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Bulevardin e Ri vijojn\u00eb t\u00eb ofrohen apartamente me \u00e7mime t\u00eb nj\u00ebjta si n\u00eb fillim t\u00eb vitit, n\u00eb nivelet e 1800 deri n\u00eb 1900 euro\/m\u00b2.<\/p>\n\n<p><strong>Faktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ndikuar te rritja e \u00e7mimeve<\/strong><\/p>\n<p>Shtrenjtimi i shpejt\u00eb i \u00e7mimeve t\u00eb apartamenteve n\u00eb Tiran\u00eb, sipas ekspert\u00ebve, \u00ebsht\u00eb ndikuar nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh, p\u00ebrfshir\u00eb rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr prona nga turizmi, t\u00eb kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit nga materialet dhe taksat deri te kanalizimi i paras\u00eb informale n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit me q\u00ebllim pastrimin e tyre.<\/p>\n<p>Stela Dhami, nga \u201cColliers Albania\u201d, n\u00ebnvizon se arsyet kryesore se p\u00ebrse Tirana po shikon nj\u00eb rritje t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme jan\u00eb shtrenjtimi i kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb rritje p\u00ebr investim n\u00eb sektorin e pasurive t\u00eb paluajtshme. Shum\u00eb apartamente n\u00eb Tiran\u00eb, sipas zonj\u00ebs Dhami, po blihen p\u00ebr dh\u00ebnie me qira ditore apo funksionojn\u00eb si klinika dentare apo mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cRritja e \u00e7mimeve t\u00eb shitjes s\u00eb apartamenteve, s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb ndikuar, nga rritja e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit, ku p\u00ebrfshihen materialet e nd\u00ebrtimit q\u00eb pas pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19 dhe kostoja e fuqis\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>Kjo ka ardhur p\u00ebr disa arsye, si nga ndryshimi logjistik dhe ulja e rendimentit prodhues n\u00eb bot\u00eb, duke pasur parasysh edhe situat\u00ebn gjeopolitike, por edhe prej emigracionit q\u00eb po ndodh n\u00eb vend n\u00eb dekad\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, nga rritja e barr\u00ebs fiskale p\u00ebr sektorin e nd\u00ebrtimit. Taksat n\u00eb nd\u00ebrtim jan\u00eb nj\u00eb barr\u00eb e konsiderueshme p\u00ebr nd\u00ebrtuesit q\u00eb kryesisht transmetohet te bler\u00ebsit n\u00ebp\u00ebrmjet \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shitjes.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, nga mungesa e tok\u00ebs p\u00ebr zhvillim n\u00eb zonat e qendr\u00ebs, si dhe nga rritja e kostos s\u00eb kompensimit ndaj pronar\u00ebve t\u00eb truallit, q\u00eb\u00a0 edhe m\u00eb shum\u00eb po i shtyn nd\u00ebrtuesit t\u00eb rrisin \u00e7mimet.<\/p>\n<p>Rritja e \u00e7mimeve nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb justifikuar edhe nga rritja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr banim nga banor\u00eb vendas t\u00eb cil\u00ebt: 1) Blejn\u00eb p\u00ebr arsye banimi p\u00ebr veten ose f\u00ebmij\u00ebt e tyre; 2) P\u00ebr arsye investimi, duke ditur q\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme mbeten investimi i vet\u00ebm i preksh\u00ebm nga bler\u00ebsit; 3)<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye biznesi sidomos n\u00eb zonat e qendr\u00ebs s\u00eb qytetit, ku shum\u00eb prej apartamenteve jan\u00eb kthyer p\u00ebr qira ditore n\u00ebp\u00ebrmjet ofrimit t\u00eb tyre nga platforma nd\u00ebrkomb\u00ebtare Airbnb, ose n\u00eb funksion t\u00eb biznesit n\u00eb lul\u00ebzim t\u00eb turizmit dentar e mjek\u00ebsor\u201d, \u2013 argumenton zonja Dhami.<\/p>\n<p>Profesor Doktor Elvin Meka n\u00ebnvizon se kjo situat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht rezultat i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tregut p\u00ebr strehim, por pasoj\u00eb e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb deformuar balancat.<\/p>\n<p>Nga rritja e turizmit dhe orientimi i tregut drejt qirave afatshkurtra, te k\u00ebrkesa n\u00eb rritje nga bler\u00ebs jorezident\u00eb, kanalizimi i flukseve t\u00eb paras\u00eb informale, rritja e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe mungesa e mekanizmave kontrollues mbi spekulimin e \u00e7mimeve, t\u00eb gjitha kan\u00eb bashk\u00ebvepruar p\u00ebr t\u00eb prodhuar k\u00ebt\u00eb realitet.<\/p>\n<p>\u201cKjo mosp\u00ebrputhje ka qen\u00eb e pranishme thuajse gjithmon\u00eb n\u00eb treg, por vitet e fundit, divergjenca dhe hendeku mes tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e thell\u00eb, e kjo p\u00ebr disa arsye.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, nj\u00eb aspekt lidhet me rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb rrafsh global, pas pandemis\u00eb Covid-19, prirje q\u00eb as Shqip\u00ebria nuk u anashkalua e q\u00eb u lidh kryesisht me nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr to, si dhe p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb rritjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs turistike, q\u00eb sh\u00ebnoi rritje dometh\u00ebn\u00ebse pas hapjes nga pandemia.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, rritja e shpejt\u00eb e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit, kryesisht si pasoj\u00eb e problematikave t\u00eb tregut t\u00eb brendsh\u00ebm me fuqin\u00eb pun\u00ebtore (rritja e shpejt\u00eb e k\u00ebsaj kostoje dhe vet\u00eb materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit), politika fiskale (taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb), etj.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, rritja e theksuar e k\u00ebrkes\u00ebs nga jorezident\u00ebt (p\u00ebrfshir\u00eb dhe shqiptar\u00ebt me banim jasht\u00eb vendit) p\u00ebr rezidenca banimi.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, problematikat me rivler\u00ebsimin e mundsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre pasurive (q\u00eb nuk u materializua si proces, duke sjell\u00eb nj\u00eb ulje t\u00eb dukshme t\u00eb ofert\u00ebs n\u00eb treg), si dhe amnistia fiskale dhe penale e shpallur por e jet\u00ebsuar (q\u00eb krijoi pritshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb dhe rrjedhimisht dhe nj\u00eb fluks t\u00eb lart\u00eb hyrjesh t\u00eb parave n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit).<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, kanalizimi i flukseve informale (ekonomia gri dhe ajo e zez\u00eb), t\u00eb cilat p\u00ebrdorin p\u00ebrgjith\u00ebsisht kanalin e tregut t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme p\u00ebr pastrimin e tyre.<\/p>\n<p>S\u00eb gjashti, rritja e fort\u00eb e sektorit t\u00eb turizmit dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr qira afatshkurt\u00ebr, q\u00eb nxiti nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb shtuar nga individ\u00ebt p\u00ebr blerje t\u00eb banesave, edhe n\u00ebp\u00ebrmjet kredive bankare, q\u00eb kan\u00eb njohur nj\u00eb rritje t\u00eb madhe gjat\u00eb 2-3 viteve t\u00eb fundit. K\u00ebtu mund t\u00eb konsiderohet dhe efekti i \u201cinstinktit t\u00eb turm\u00ebs\u201d, q\u00eb potencon edhe m\u00eb shum\u00eb blerjen e pasurive t\u00eb paluajtshme, n\u00eb periudha t\u00eb rritjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>S\u00eb shtati, rritja e q\u00ebndrueshme ekonomike ka mund\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb disponibilitet p\u00ebr investime nga grupe t\u00eb caktuara shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>S\u00eb teti, si nj\u00eb vend n\u00eb zhvillim, Shqip\u00ebria po kalon thuajse t\u00eb nj\u00ebjtin proces t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb edhe n\u00eb tregje dhe ekonomi t\u00eb ngjashme dhe n\u00eb stade t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta zhvillimi.<\/p>\n<p>T\u00eb marra t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, k\u00ebta faktor\u00eb kan\u00eb kusht\u00ebzuar nj\u00eb rritje t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb raport me rritjen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb t\u00eb ardhurave (pra ritmi i rritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb ekonomi ka qen\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt sesa efekti i faktor\u00ebve q\u00eb nuk lidhet drejtp\u00ebrdrejt me rritjen ekonomike)\u201d, n\u00ebnvizon ai.<strong>\/ Monitor\/<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/cmimet-e-apartamenteve-tirana-behet-e-paperballueshme-per-shtresen-e-mesme\/\">\u00c7mimet e apartamenteve\/Tirana b\u00ebhet e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr shtres\u00ebn e mesme<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb blesh nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se tre vite m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve q\u00eb nuk ndjekin rritjen mesatare t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb familjeve t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb mesme. Aktualisht projektet m\u00eb t\u00eb reja n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb zonave periferike po shiten me \u00e7mime deri n\u00eb 2,000 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61893","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61893","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61893"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61893\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}