{"id":61866,"date":"2026-01-03T20:48:25","date_gmt":"2026-01-03T20:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/03\/endrra-e-nje-nate-venezueliane-ne-bregun-e-lanes\/"},"modified":"2026-01-03T20:48:25","modified_gmt":"2026-01-03T20:48:25","slug":"endrra-e-nje-nate-venezueliane-ne-bregun-e-lanes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/03\/endrra-e-nje-nate-venezueliane-ne-bregun-e-lanes\/","title":{"rendered":"\u00cbndrra e nj\u00eb nate venezueliane n\u00eb bregun e Lan\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dritan Hila\/<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb luft\u00eb, ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb Venezuel\u00eb ngjan me nj\u00eb grusht shteti. Aktualisht Maduro dhe e shoqja jan\u00eb n\u00ebn sqetull\u00ebn amerikane, por regjimi \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe ministri i Mbrojtjes ende i lir\u00eb. Po ashtu, z\u00ebvend\u00ebs-presidentja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebn arrest amerikan dhe as qeveria.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb \u201cregjim change\u201d, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb ndryshim kal\u00eb karroce. Dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe, pasi koh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar. Vet\u00ebm sistemi i vendosur nga \u00c7avez erdhi si rezultat i nj\u00eb ndryshimi strukturor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb venezueliane, e cila deri n\u00eb vitin 1999 ishte qeverisur nga pakica e bardh\u00eb spanjollo-italiane. \u00c7avez ishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shumic\u00ebs metise.<\/p>\n<p>Me reformat q\u00eb b\u00ebri, \u00c7avez ofroi sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor dhe arsim p\u00ebr shtresat e varfra, q\u00eb ishin kryesisht metis\u00ebt, dhe nj\u00eb sistem asistencial, duke siguruar k\u00ebshtu edhe mb\u00ebshtetjen e tyre. Kjo u reflektua po ashtu n\u00eb struktur\u00ebn e shtetit, me prezenc\u00ebn akoma m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb metis\u00ebve, sidomos n\u00eb radh\u00ebt e ushtris\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb edhe shtylla kurizore e regjimit.<\/p>\n<p>Sot Venezuela nuk ka lidhje me at\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe nd\u00ebrhyrja amerikane nuk ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb pushtim klasik si p.sh. ai i Irakut.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur pasi Venezuela ka nj\u00eb popullsi rreth 30 milion\u00eb, por nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej gati 900 mij\u00eb km\u00b2, pra nj\u00eb her\u00eb e gjysm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Ukraina ose sa Franca dhe Gjermania t\u00eb marra s\u00eb bashku. Praktikisht, nj\u00eb operacion pushtimi \u00ebsht\u00eb i pamundur.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, flamuri i drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb fals. Venezuela nuk ka z\u00eb n\u00eb kapitull krahasuar me Meksik\u00ebn, Kolumbin\u00eb apo vende t\u00eb tjera t\u00eb Amerik\u00ebs Latine. Arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nafta. Venezuela \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i pasur n\u00eb bot\u00eb me k\u00ebto rezerva dhe si e till\u00eb nuk mund t\u00eb lihej n\u00eb dor\u00eb t\u00eb vendasve. Dhe q\u00eb t\u00eb realizohet shfryt\u00ebzimi i saj, i duhet bashk\u00ebpunimi i vendasve.<\/p>\n<p>Gjithsesi, \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb prognoz\u00eb t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb Venezuel\u00ebs, dhe kjo pak i intereson publikut shqiptar.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebn zbavit\u00ebse qasjen shqiptare \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra e PD-s\u00eb, q\u00eb ngjason me shkodranin i cili tha nj\u00eb rren\u00eb tek Ura e Bun\u00ebs dhe e besoi vet\u00eb kur shkoi tek Dugajt e Reja. PD ka koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqet ta barazoj\u00eb qeverisjen Rama me at\u00eb t\u00eb Maduros, lidhur kjo me trafikun e drog\u00ebs. Dhe ka mb\u00ebrritur n\u00eb situat\u00ebn q\u00eb e beson vet\u00eb k\u00ebt\u00eb not\u00eb paralele t\u00eb krijuar n\u00eb mendjen e saj. K\u00ebtu edhe n\u00eb past drog\u00eb, amerikan\u00ebve nuk u intereson fare. N\u00ebse kan\u00eb nj\u00eb problem, SHBA e ka me ato kanale dhe kartele q\u00eb futen n\u00eb tregun amerikan. Kurse trafiku shqiptar, sado q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb fryhet p\u00ebr arsye politike nga PD ose gazetar\u00eb emergjent\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim, nuk ka lidhje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. N\u00eb \u00e7do investigim apo raport serioz, trafikant\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb \u00e7irak\u00eb t\u00eb Ndranget\u00ebs apo mafies pulieze. Narrativa e PD ngjan m\u00eb at\u00eb t\u00eb shkodranit, por puna \u00ebsht\u00eb q\u00eb Shkodra nuk ishte \u00e7mendur t\u00eb besonte nj\u00eb rren\u00eb, sikurse bota nuk ka mbetur t\u00eb marr\u00eb informatat nga bregu i Lan\u00ebs.<\/p>\n<p>Kurse ngjashm\u00ebria e Shqip\u00ebris\u00eb me Venezuel\u00ebn \u00ebsht\u00eb reale aq sa jan\u00eb deliret shqiptare q\u00eb jemi k\u00ebrthiza e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb realitet, edhe n\u00ebse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem, p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia e nj\u00eb veprimi spektakolar si ai i Venezuel\u00ebs. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs; nj\u00eb vend i NATO-s dhe nj\u00eb kandidat p\u00ebr BE. Po ashtu, Rama nuk ka asnj\u00eb ngjashm\u00ebri me Maduro-n, pasi ka raporte dhe takime me gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit demokrat\u00eb evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Duke iu rikthyer realpolitik\u00ebs, Shqip\u00ebria nuk ka asnj\u00eb pasuri q\u00eb t\u00eb ndjell\u00eb orekse dhe nuk paraqet asnj\u00eb rrezik p\u00ebr stabilitetin. Edhe n\u00ebse amerikan\u00ebt do t\u00eb donin nj\u00eb ndryshim pushteti n\u00eb Tiran\u00eb, kjo do dukej me izolimin e Ram\u00ebs. Por kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg. Po ashtu, do t\u2019u duhej pasardh\u00ebsi. Por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ata nuk shohin ndonj\u00eb kandidat real, p\u00ebrjashto \u00ebndrrat e Tikut q\u00eb ka z\u00ebn\u00eb radh\u00eb tek dera e kryeministris\u00eb dhe projekteve t\u00eb Grid\u00ebs q\u00eb e humbi radhen. Kurse kandidatit m\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, q\u00eb edhe ia injekton deliret e tij fatkeq\u00ebve q\u00eb i rrin\u00eb tek oborri, nuk i kan\u00eb m\u00eb as numrin e telefonit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/01\/endrra-e-nje-nate-venezueliane-ne-bregun-e-lanes\/\">\u00cbndrra e nj\u00eb nate venezueliane n\u00eb bregun e Lan\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dritan Hila\/ M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb luft\u00eb, ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb Venezuel\u00eb ngjan me nj\u00eb grusht shteti. Aktualisht Maduro dhe e shoqja jan\u00eb n\u00ebn sqetull\u00ebn amerikane, por regjimi \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe ministri i Mbrojtjes ende i lir\u00eb. Po ashtu, z\u00ebvend\u00ebs-presidentja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebn arrest amerikan dhe as qeveria. M\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61866","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61866","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61866"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61866\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61866"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61866"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61866"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}