{"id":61818,"date":"2026-01-03T15:48:24","date_gmt":"2026-01-03T15:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/03\/maduro-cmimi-i-vezeve-dhe-loja-amerikane-e-shahut-me-kinen\/"},"modified":"2026-01-03T15:48:24","modified_gmt":"2026-01-03T15:48:24","slug":"maduro-cmimi-i-vezeve-dhe-loja-amerikane-e-shahut-me-kinen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/03\/maduro-cmimi-i-vezeve-dhe-loja-amerikane-e-shahut-me-kinen\/","title":{"rendered":"Maduro, \u00e7mimi i vez\u00ebve dhe loja amerikane e shahut me Kin\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi\/<\/p>\n<p>Presidenti amerikan Donald Trump \u00ebsht\u00eb sinqerisht i bindur se meriton t\u00eb marr\u00eb \u00e7mimin Nobel p\u00ebr paqen. Ai p\u00ebrs\u00ebrit q\u00eb nga vera se ka zgjidhur tet\u00eb konflikte t\u00eb armatosura q\u00ebkurse ka hyr\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale pak a shum\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Pra brenda pak muajsh ai ka zgjidhur mosmarr\u00ebveshjet mes Izraelit dhe Hamasit, mes Izraelit dhe Iranit, mes Pakistanit dhe Indis\u00eb, mes Armenis\u00eb dhe Azerbaixhainit (u desh pak koh\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e ngat\u00ebrronte Armenin\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb), ashtu sikurse ka pajtuar tailandez\u00ebt me kamboxhian\u00ebt, ruandez\u00ebt me kongolez\u00ebt, egjiptian\u00ebt dhe etiopian\u00ebt dhe\u2026kosovar\u00ebt me serb\u00ebt! Habituni sa t\u00eb doni, kur e thot\u00eb Donald Trump \u00ebsht\u00eb fakt. Ose m\u00eb sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cfakt alternativ\u201d, si\u00e7 e ka p\u00ebr zem\u00ebr t\u2019i quaj\u00eb ai t\u00eb v\u00ebrtetat e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e shohin k\u00ebt\u00eb parad\u00eb suksesesh imagjinare si nj\u00eb kompensim t\u00eb vog\u00ebl ndaj frustrimit q\u00eb ka shkaktuar n\u00eb Uashington konflikti gjys\u00ebm i zgjidhur i Gaz\u00ebs dhe lufta trevje\u00e7are n\u00eb Ukrain\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Trump premtonte se do ta shuante brenda 24 or\u00ebve pasi t\u00eb hynte n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb suaz\u00eb Donald Trump e ka gjetur edhe epitetin e vetvetes, i p\u00eblqen t\u00eb vet\u00ebquhet \u201cPresidenti i Paqes\u201d. P\u00ebr ta v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb ai p\u00ebrmend shpesh se ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh q\u00eb s\u2019mbahen mend kund\u00ebr luftrave, duke nisur me Irakun, Afrik\u00ebn Veriore dhe gjith\u00e7ka pasoi m\u00eb von\u00eb deri tek konflikti sirian.<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu gjith\u00e7ka ting\u00ebllon e logjikshme dhe n\u00eb vijim\u00ebsi me ato q\u00eb Trump ka mbrojtur realisht n\u00eb q\u00ebndrimet publike n\u00eb 25 vitet e fundit, duke nisur nga 11 shtatori i larg\u00ebt i vitit 2001. Trump ka qen\u00eb nj\u00eb predikues i fort\u00eb i mosnd\u00ebrhyrjes amerikane n\u00eb luftra dhe konflikte, ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb dhe ende \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ithtar i nacionalizmit ekonomik dhe i mbylljes s\u00eb Amerik\u00ebs brenda mureve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb dyt\u00eb Trump ka l\u00ebn\u00eb tashm\u00eb gjurm\u00ebt e gisht\u00ebrinjve n\u00eb dy akte ushtarake nd\u00ebrhyrjeje t\u00eb SHBA n\u00eb Iran dhe Venezuel\u00eb n\u00eb or\u00ebt e fundit. Megjith\u00ebse u p\u00ebrpoq ta paketoj\u00eb sulmin e tij si nj\u00eb inkursion ajror q\u00eb solli paqen mes Izraelit dhe Iranit, bombardimi i tuneleve b\u00ebrthamore t\u00eb Teheranit nga SHBA ishte nj\u00eb shkelje klasike e rregullave e parimeve q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes shteteve n\u00eb bot\u00ebn e sotme.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr Venezuel\u00ebn, nj\u00eb histori q\u00eb po shkruhet k\u00ebto or\u00eb, \u00e7eshtja duket edhe m\u00eb e sforcuar nga pik\u00ebpamja e di\u00e7itur\u00ebs dhe justifikimit diplomatik. Prej shtatorit Trump ka vijuar ta shtoj\u00eb doz\u00ebn e k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj Venezuel\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb SHBA e konsideron si nj\u00eb fluks i dirigjuar drogash dhe fentanoli q\u00eb e kan\u00eb origjin\u00ebn nga shteti n\u00eb fjal\u00eb me q\u00ebllim nxitjen e fenimenit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb narkotik\u00ebve nga publiku amerikan. Maduro akuzohet se ka inicuar nj\u00eb treg\u00ebti drogash drejt SHBA duke shkaktuar mij\u00ebra t\u00eb vdekur n\u00eb qytetet amerikane. Nj\u00eb arsye gjithsesi e sforcuar p\u00ebr t\u00eb sulmuar nj\u00eb vend sovran, sepse me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb do t\u2019i binte q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb sulmohej nga gjysma e vendeve t\u00eb kontinentit ku ndodhet, meq\u00eb mafiet shqiptare tranzitojn\u00eb sot tonelata drog\u00eb nga Amerika Latine drejt Evrop\u00ebs e p\u00ebrtej!<\/p>\n<p>Tek nafta q\u00ebndron aktualisht nj\u00ebra nga akuzat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura q\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e Trump i b\u00ebjn\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb tij ushtarake n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs Latine. Venezuela njihet si shteti m\u00eb i pasur n\u00eb bot\u00eb me rezerva t\u00eb njohura t\u00eb naft\u00ebs dhe si e till\u00eb ajo ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje energjie me Kin\u00ebn, Rusin\u00eb dhe Iranin. Kjo rrethan\u00eb, e bashkuar me afrimin e duksh\u00ebm t\u00eb Maduros me Pekinin dhe presidentin Ji, \u00ebsht\u00eb par\u00eb si e papranueshme nga Uashingtoni n\u00eb planin strategjik.<\/p>\n<p>Sipas konceptit amerikan Kina nuk mund dhe nuk duhet lejuar t\u00eb afrohet n\u00eb detin e Karaibeve dhe n\u00eb kontinentin amerikano-latin q\u00eb konsiderohet si nj\u00eb zon\u00eb primare influence e SHBA. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb jav\u00ebt e shkuara, para sulmit t\u00eb sot\u00ebm, forcat ushtarake amerikane t\u00eb mos godasin vet\u00ebm anijet q\u00eb dyshoheshin se sillnin drog\u00eb n\u00eb brigjet e SHBA, por t\u00eb bllokojn\u00eb dhe konfiskojn\u00eb edhe anije petroliere n\u00eb zot\u00ebrim nga vendet e treta, t\u00eb ngarkuara me naft\u00eb venezueliane.<\/p>\n<p>Avancimi i Kin\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, sidomos n\u00eb Brazil, shihet si nj\u00eb rrethan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr interesat amerikane n\u00eb kontinent. Burimet e rralla minerare t\u00eb zot\u00ebruara nga Kina n\u00eb Bolivi dhe vendet fqinje, investimet masive n\u00eb porte dhe rrjetet rrugore, hyrja e fuqishme n\u00eb sektor\u00eb si energjia e rinovueshme dhe makinat elektrike, kan\u00eb ngritur prej koh\u00ebsh dyshimin amerikan se kjo ofensiv\u00eb ekonomike kineze mund t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrmbysjen e ekuilibrave strategjik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Goditja e Venezuel\u00ebs duket pik\u00ebrisht e projektuar p\u00ebr ta vonuar dhe mund\u00ebsisht frik\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb avancim kinez n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, k\u00ebto or\u00eb q\u00eb po konsumohet sulmi mbi Venezuel\u00eb, shum\u00ebkujt i vjen nd\u00ebrmend aksioma e vjet\u00ebr e politik\u00ebs amerikane, e cila thot\u00eb se sa her\u00eb president\u00ebt amerikan\u00eb kan\u00eb nj\u00eb problem n\u00eb sht\u00ebpi, aq her\u00eb diku n\u00eb bot\u00eb lind nj\u00eb konflikt i ri ushtarak. SHBA sapo ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb vit elektoral dhe republikan\u00ebt e presidenti Trump ndodhen n\u00eb pozita t\u00eb pak\u00ebnaqshme sa i p\u00ebrket p\u00eblqyeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb publikut amerikan.<\/p>\n<p>Sipas sondazheve m\u00eb t\u00eb fundit ka 80% mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e mes-mandatit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti republikan\u00ebt t\u00eb humbasin shumic\u00ebn n\u00eb Kongres dhe ndoshta edhe n\u00eb Senat. Nd\u00ebrkaq t\u00eb nj\u00ebjtat sondazhe tregojn\u00eb se Trump \u00ebsht\u00eb sot presidenti m\u00eb pak popullor n\u00eb historin\u00eb e SHBA n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb mandatit presidencial. Sipas \u201cThe Economist\u201d pas 348 dit\u00ebsh n\u00eb detyr\u00eb Trump p\u00eblqehet nga 39% e amerikan\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 56% t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Premtimet e pambajtura p\u00ebr ulje \u00e7mimesh dhe d\u00ebshtimi i strategjis\u00eb s\u00eb tarifave treg\u00ebtare ndaj vendeve t\u00eb treta, mbi t\u00eb cilat Trump kishte nd\u00ebrtuar t\u00eb gjith\u00eb politik\u00ebn e tij ekonomike, jan\u00eb shkaku i k\u00ebsaj pak\u00ebnaq\u00ebsie t\u00eb votuesit amerikan q\u00eb e shtyn kreun e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb rrug\u00eb alternative p\u00ebr ngritjen e popullaritetit. Politika e jashtme ka qen\u00eb tradicionalisht nj\u00eb platform\u00eb e p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim nga president\u00ebt amerikan\u00eb dhe sulmi mbi Venezuel\u00eb duket pik\u00ebrisht i nd\u00ebrtuar q\u00eb t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb qoft\u00eb dhe pjes\u00ebrisht humorin gri t\u00eb amerikanit t\u00eb mes\u00ebm p\u00ebr \u00e7mimin e vez\u00ebve apo shtrenjtimin e sigurimit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sesa do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje ta ngrej\u00eb imazhin e Donald Trump ky inkursion i fundit ushtarak n\u00eb xhungl\u00ebn e rrezikshme amerikano-latine kjo mbetet t\u00eb shihet. Aq m\u00eb tep\u00ebr pas paralajm\u00ebrimeve q\u00eb shum\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb siguris\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos hyr\u00eb m\u00eb trupa n\u00eb terren n\u00eb tok\u00ebn venezueliane, p\u00ebr shkak t\u00eb kompleksitetit e t\u00eb papriturave q\u00eb mund t\u00eb rezervonte nj\u00eb hap i till\u00eb n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/01\/maduro-cmimi-i-vezeve-dhe-loja-amerikane-e-shahut-me-kinen\/\">Maduro, \u00e7mimi i vez\u00ebve dhe loja amerikane e shahut me Kin\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi\/ Presidenti amerikan Donald Trump \u00ebsht\u00eb sinqerisht i bindur se meriton t\u00eb marr\u00eb \u00e7mimin Nobel p\u00ebr paqen. Ai p\u00ebrs\u00ebrit q\u00eb nga vera se ka zgjidhur tet\u00eb konflikte t\u00eb armatosura q\u00ebkurse ka hyr\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale pak a shum\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Pra brenda pak muajsh ai ka zgjidhur mosmarr\u00ebveshjet mes Izraelit dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61818","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61818","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61818"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61818\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}