{"id":61722,"date":"2026-01-03T06:44:03","date_gmt":"2026-01-03T06:44:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/03\/shqiptaret-vishen-bukur-e-me-stil-por-me-marka-te-lira\/"},"modified":"2026-01-03T06:44:03","modified_gmt":"2026-01-03T06:44:03","slug":"shqiptaret-vishen-bukur-e-me-stil-por-me-marka-te-lira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/03\/shqiptaret-vishen-bukur-e-me-stil-por-me-marka-te-lira\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt vishen bukur e me stil, por me marka t\u00eb lira"},"content":{"rendered":"<p>Sektori i veshjeve n\u00eb Shqip\u00ebri po p\u00ebrjeton ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb nxitura jo vet\u00ebm nga tendencat e mod\u00ebs, por edhe nga zhvillimi i turizmit. Konsumator\u00ebt shqiptar\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb cil\u00ebsi dhe stil duke zgjedhur markat e mod\u00ebs me \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrballueshme, nd\u00ebrsa dyqanet tradicionale pohojn\u00eb se kan\u00eb r\u00ebnie t\u00eb shitjeve deri n\u00eb 40% nga konkurrenca e lart\u00eb e qendrave tregtare dhe shitjeve online. Deri tani, qendrat tregtare kan\u00eb marr\u00eb 50% t\u00eb tregut t\u00eb dyqaneve n\u00eb rrug\u00ebt tregtare nga k\u00ebrkesa e lart\u00eb p\u00ebr veshje t\u00eb mod\u00ebs me \u00e7mime t\u00eb lira<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb\u00a0 t\u00eb vishen bukur dhe me stil duke zgjedhur kryesisht marka t\u00eb mod\u00ebs me \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrballueshme, t\u00eb cilat gjenden zakonisht n\u00eb qendrat tregtare.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"\">\n<div>Blerjet e veshjeve n\u00eb dyqanet e rrug\u00ebve tregtare rezultojn\u00eb se kan\u00eb humbur popullaritetin e dikursh\u00ebm. N\u00eb vitin 2024, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Doganave, n\u00eb total u importuan rreth 650 ton\u00eb veshje. Krahasuar me periudh\u00ebn paraardh\u00ebse, sasia e importeve ra me 3,3%.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Tendenca r\u00ebn\u00ebse ka vijuar edhe gjat\u00eb 2025-s. N\u00eb periudh\u00ebn janar-gusht, sasia e importit arriti 338,3 ton\u00eb. N\u00eb raport me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb 2024-s, importet ran\u00eb me 4%. P\u00ebr 2024, tregu i veshjeve gjeneroi importe me vler\u00eb rreth 16 milion\u00eb euro, apo 10% m\u00eb pak se n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>(T\u00eb dh\u00ebnat e Doganave p\u00ebr veshjet jan\u00eb t\u00eb kufizuara n\u00eb kat\u00ebr grup-kapituj q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb veshje p\u00ebr burra dhe gra, si: xhupa, xhaketa, pallto, veshmbathje, robdisham\u00ebr etj.)<\/p>\n<p>N\u00eb 5 vitet e fundit, sasia m\u00eb e ul\u00ebt e importeve ishte n\u00eb 2020. Operator\u00ebt e tregut pohojn\u00eb se r\u00ebnia u ndikua nga kufizimet ekonomike t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, pati rritje mbi 60%, q\u00eb tregon rikthim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs. Pas k\u00ebsaj, n\u00eb 2022, importet ran\u00eb ndjesh\u00ebm me rreth 17%, p\u00ebr shkak t\u00eb pasojave ekonomike globale si rritja e inflacionit dhe kostot e transportit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, tregu u p\u00ebrmir\u00ebsua dhe importet u rrit\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri 13%, duke treguar rikuperim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas operator\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb tregut t\u00eb markave t\u00eb mod\u00ebs me \u00e7mime t\u00eb lira, k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje, nd\u00ebrsa kategoria q\u00eb shpenzon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr veshje mbeten grat\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe blerjet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, vihet re r\u00ebnie e k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb dyqanet e vogla, t\u00eb cilat po p\u00ebrballen me konkurrenc\u00eb t\u00eb shtuar nga rrjetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha tregtare.<\/p>\n<p>Linda, drejtuese e nj\u00eb dyqani veshjesh p\u00ebr gra n\u00eb rrug\u00ebn \u201cBardhyl\u201d, e pranishme n\u00eb treg prej vitit 1995 me veshje t\u00eb mod\u00ebs me origjin\u00eb importi nga Turqia, pohon se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, qendrat tregtare kan\u00eb marr\u00eb 50% t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Ajo pohon se aktualisht, k\u00ebrkesa, e p\u00ebrqendruar kryesisht te klientela besnike, \u00ebsht\u00eb tkurrur me 30 deri n\u00eb 40% krahasuar me vjet. P\u00ebrve\u00e7 konkurrenc\u00ebs s\u00eb qendrave tregtare, faktor\u00eb pengues t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb shitjeve jan\u00eb edhe emigracioni, rritja e \u00e7mimeve dhe r\u00ebnia e fuqis\u00eb bler\u00ebse.<\/p>\n<p>Stela Dhami, partnere drejtuese e \u201cColliers International\u201d p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe analizuese e tregut retail, shpjegon se r\u00ebnia e importeve nuk tregon tkurrje t\u00eb tregut t\u00eb veshjeve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, por shp\u00ebrndarje gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebrmes strukturave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe jo m\u00eb p\u00ebrmes dyqaneve tradicionale.<\/p>\n<p>\u201cZinxhir\u00ebt kryesor\u00eb tregtar\u00eb t\u00eb markave t\u00eb veshjeve t\u00eb gjith\u00eb raportojn\u00eb rritje n\u00eb shitje, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se konsumatori shqiptar n\u00eb mas\u00eb \u00ebsht\u00eb i orientuar drejt produktit t\u00eb pozicionuar me raport t\u00eb drejt\u00eb \u00e7mim e cil\u00ebsi.<\/p>\n<p>K\u00ebto marka vazhdojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqin n\u00eb tregje globale me k\u00ebt\u00eb politik\u00eb t\u00eb drejt\u00eb komerciale \u00e7mimesh.<\/p>\n<p>Pra ka nj\u00eb zhvendosje t\u00eb dukshme nga dyqanet e vogla drejt qendrave tregtare dhe shitjeve online. Qendrat ofrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb komoditet, marka dhe oferta, nd\u00ebrsa dyqanet e vogla po p\u00ebrballen me konkurrenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb, kosto t\u00eb larta dhe r\u00ebnie t\u00eb klient\u00ebve.<\/p>\n<p>Pra kur nj\u00eb retail shqiptar blen veshje n\u00eb Turqi dhe m\u00eb pas i shet n\u00eb tregun vendas me trefishin e \u00e7mimit, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme pse konsumatori heziton t\u00eb blej\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, bler\u00ebsi shqiptar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i informuar, krahason \u00e7mimet online dhe ka m\u00eb shum\u00eb alternativa, p\u00ebrfshir\u00eb porosit\u00eb direkte nga jasht\u00eb apo blerjet n\u00eb outlet-e\u201d.<\/p>\n<p><strong>Moda dhe prakticiteti, preferencat e konsumator\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb tregun e veshjeve<\/strong><\/p>\n<p>Sipas operator\u00ebve t\u00eb tregtimit t\u00eb veshjeve, stili casual, komod dhe sportiv mbetet nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuarit nga konsumatori vendas duke ofruar prakticitet dhe rehati n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Disa vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb u hap p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dyqani i veshjeve t\u00eb mark\u00ebs H&amp;M, t\u00eb dizenjuara nga kompania e mod\u00ebs suedeze me filiale n\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs, e vler\u00ebsuar nj\u00eb nga prodhuesit e veshjeve t\u00eb mod\u00ebs me \u00e7mime t\u00eb lira.<\/p>\n<p>\u201cMonitor\u201d kontaktoi p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb stafit t\u00eb H&amp;M, t\u00eb cil\u00ebt pohuan se konsumatori vendas ka m\u00eb shum\u00eb interes p\u00ebr blerje veshjesh t\u00eb brendshme dhe praktike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dyqanin ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, konsumator\u00ebt shqiptar\u00eb tregojn\u00eb interes t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr veshjet baz\u00eb si \u00e7orape, t\u00eb brendshme, bluza, pantallona dhe hoodies pa logo, produkte t\u00eb thjeshta, praktike dhe t\u00eb p\u00ebrdorshme \u00e7do dit\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tyre, shitjet ndryshojn\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb sezonit. \u201cGjat\u00eb vjesht\u00ebs dhe dimrit vihet re rritje e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr veshjet e f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr shkak t\u00eb fillimit t\u00eb shkoll\u00ebs, si dhe p\u00ebr segmentin e femrave, me nisjen e vitit universitar.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 produkteve baz\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrqindje e konsiderueshme p\u00ebrb\u00ebhet edhe nga artikuj fashion\u201d.<\/p>\n<p>Veshjet e mark\u00ebs \u201cWaikiki\u201d vijojn\u00eb t\u00eb mbeten gjithashtu t\u00eb k\u00ebrkuara n\u00eb vend. Mehmet Memo, menaxher p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb i kompanis\u00eb \u201cLC WAIKIKI Retail AL Sh.p.k\u201d, pohoi se k\u00ebrkesa p\u00ebr veshjet n\u00eb dyqanet e \u201cWaikiki Albania\u201d ka sh\u00ebnuar\u00a0 rritje t\u00eb leht\u00eb n\u00eb 2025-n, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb ekonomis\u00eb dhe turizmit, faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ndikues pozitiv vler\u00ebsohen shtimi i koleksioneve t\u00eb reja dhe ofertat speciale gjat\u00eb vitit, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00ebrhequr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh konsumator\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht, artikujt m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrfshijn\u00eb veshjet e ver\u00ebs si fustanet, k\u00ebmish\u00ebt dhe pantallonat e shkurtra.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb dhe grat\u00eb jan\u00eb grupet q\u00eb blejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, por edhe familjet po tregojn\u00eb nj\u00eb interes t\u00eb shtuar. Veshjet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe aksesor\u00ebt gjithashtu jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara duke reflektuar nj\u00eb trend t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb rritjes s\u00eb konsumit familjar\u201d.<\/p>\n<p>Ai thekson se konsumator\u00ebt shqiptar\u00eb po preferojn\u00eb trende t\u00eb mod\u00ebs me ngjyra t\u00eb gjalla dhe dizajne t\u00eb rehatshme.<\/p>\n<p>\u201cVeshjet casual dhe sportive jan\u00eb gjithashtu shum\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara. Kemi v\u00ebrejtur nj\u00eb interes t\u00eb shtuar p\u00ebr veshjet e q\u00ebndrueshme dhe ekologjike, si dhe p\u00ebr aksesor\u00ebt q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb pamjen e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Konsumator\u00ebt po k\u00ebrkojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb veshje q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr aktivitete t\u00eb ndryshme duke p\u00ebrfshir\u00eb pun\u00ebn, arg\u00ebtimin dhe aktivitetet sportive\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSport Vision Group\u201d vijon t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb ecuri t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe pozitive n\u00eb tregun shqiptar, duke konsoliduar pozicionin si lider n\u00eb segmentin e artikujve sportiv\u00eb.<\/p>\n<p>Semi Gjyli, menaxhere ekzekutive e kompanis\u00eb, tha se ky \u00ebsht\u00eb rezultat i angazhimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pran\u00eb konsumator\u00ebve me produkte cil\u00ebsore, inovative dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me trendet globale.<\/p>\n<p>\u201cSport Vision Group\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues zyrtar n\u00eb Shqip\u00ebri i mark\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cNike\u201d. N\u00eb portofolin e saj p\u00ebrfshihen edhe marka t\u00eb njohura, si: \u201cThe North Face\u201d, \u201cNew Balance\u201d, \u201cOn Cloud\u201d, \u201cHoka\u201d, \u201cAsics\u201d, \u201cChampion\u201d, si dhe zot\u00ebron t\u00eb drejt\u00ebn e shitjes me pakic\u00eb p\u00ebr mark\u00ebn \u201cAdidas\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto marka shp\u00ebrndahen p\u00ebrmes kat\u00ebr koncepteve t\u00eb konsoliduara: Nike Shop, Sport Vision, Buzz Sneakers Station dhe Sport Reality, p\u00ebrfshir\u00eb edhe formatin Nike Outlet dhe Sport Vision Outlet.<\/p>\n<p>Zonja Gjyli thekson se kjo shum\u00ebllojshm\u00ebri markash dhe formatesh pritet t\u00eb ndikoj\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cInvestimet strategjike n\u00eb teknologji, p\u00ebrmir\u00ebsimi i p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb konsumatorit dhe rritja e efikasitetit operacional kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fokus edhe n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb 2025-s, duke konfirmuar nj\u00eb trend rrit\u00ebs dhe nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me dinamik\u00ebn e tregut\u201d.<\/p>\n<p>Ajo shton se edhe rritja e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e aktivitetit fizik ka ndikuar ndjesh\u00ebm n\u00eb ecurin\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb artikujve sportiv\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cRritja e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb konsumator\u00ebve p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb jete aktive dhe sportive nuk p\u00ebrb\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb tendenc\u00eb globale, por edhe nj\u00eb pasqyrim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb qasjes proaktive q\u00eb \u2018Sport Vision\u2019 ka ndjekur n\u00eb tregun vendas.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb strategjie marketingu krijuese, fushatave t\u00eb vazhdueshme dhe bashk\u00ebpunimeve t\u00eb ngushta me komunitetin, kompania ka arritur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb lidhje autentike mes stilit t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndetshme dhe veshjes sportive si simbol i energjis\u00eb, stilit personal dhe vet\u00ebbesimit.<\/p>\n<p>Ky vizion ka pasur ndikim t\u00eb duksh\u00ebm ve\u00e7an\u00ebrisht te t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt priren gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb atlete dhe veshje sportive q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb jo vet\u00ebm aktivitetit fizik, por edhe p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb urbane.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, rritja e ndjeshme e turizmit ka sjell\u00eb edhe ndikim pozitiv n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr produkte t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr udh\u00ebtime dhe aktivitete n\u00eb natyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, \u2018Sport Vision Group\u2019 jo vet\u00ebm q\u00eb ka ndjekur me kujdes ndryshimet n\u00eb sjelljen e konsumator\u00ebve, por \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb katalizator t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zhvillimin, zgjerimin dhe diversifikimin e tregut t\u00eb artikujve sportiv\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Kompania \u201cKoan\u201d, n\u00ebn drejtimin e administratorit Ardian Davidhi, operon n\u00eb tregun shqiptar si nj\u00eb mark\u00eb e specializuar n\u00eb veshje p\u00ebr gjueti dhe ngjitje n\u00eb mal. Sipas tij, artikujt m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar aktualisht jan\u00eb veshjet p\u00ebr <em>hiking<\/em>, t\u00eb cilat po p\u00eblqehen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>Tendenca \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje edhe mes turist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt tregojn\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr veshje funksionale gjat\u00eb eksplorimeve n\u00eb destinacionet malore m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb vendit, si Thethi dhe Valbona.<\/p>\n<p>Zoti Davidhi pohon se k\u00ebrkesa n\u00eb rritje reflekton jo vet\u00ebm zhvillimin e turizmit aktiv, por edhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb dhe funksionalitetin e veshjeve n\u00eb natyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si kan\u00eb ndryshuar \u00e7mimet e veshjeve?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7mimet e veshjeve kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje t\u00eb leht\u00eb gjat\u00eb vitit 2025, t\u00eb ndikuara kryesisht nga inflacioni. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur interesin e konsumator\u00ebve, kompania ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash leht\u00ebsuese me oferta dhe zbritje t\u00eb posa\u00e7me.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimet e veshjeve kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje t\u00eb leht\u00eb krahasuar me 2024-n, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit. Kjo ka ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si blejn\u00eb njer\u00ebzit, duke i b\u00ebr\u00eb ata m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb zgjedhjet e tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ne kemi ofruar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zbritjesh dhe ofertash speciale p\u00ebr t\u00eb ndihmuar konsumator\u00ebt t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb k\u00ebto ndryshime dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb blejn\u00eb produktet tona\u201d, n\u00ebnvizon Mehmet Memo nga \u201cWaikiki Albania\u201d.<\/p>\n<p><strong>Tendenca e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb turist\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Rritja e turizmit, sidomos n\u00eb zonat bregdetare dhe malore, ka ndikuar pozitivisht n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr veshje t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr aktivitetet turistike dhe stilin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, sektori vazhdon t\u00eb p\u00ebrshtatet dhe t\u00eb zhvillohet duke reflektuar nj\u00eb konsum m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe k\u00ebrkesa t\u00eb ndryshuara nga klientela lokale dhe turist\u00ebt e huaj.<\/p>\n<p>N\u00ebse viziton dyqanet e qendrave tregtare n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebrballesh me turist\u00eb t\u00eb huaj ve\u00e7an\u00ebrisht nga Italia, q\u00eb blejn\u00eb veshje p\u00ebrditshm\u00ebrie me \u00e7mime ekonomike dhe veshje p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7orape apo tuta sportive.<\/p>\n<p>N\u00eb dyqanet e mark\u00ebs OVS, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson stilin italian, stafi i shitjeve pohoi se markat PIOMBO jan\u00eb mjaft t\u00eb k\u00ebrkuara nga turist\u00ebt italian\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb familjarizimit me dizajnin dhe ngjyrat q\u00eb eksperimentohen p\u00ebr stilin cusual. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dyqan k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb rritje nga turist\u00ebt ka edhe p\u00ebr veshjet e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Edhe stafi i dyqanit t\u00eb veshjeve t\u00eb mark\u00ebs \u201cDe Facto\u201d thekson se k\u00ebrkesa nga turist\u00ebt \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje krahasuar me vjet, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr veshjet e grave dhe f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Mehmet Memo, menaxher p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb i kompanis\u00eb \u201cLC Waikiki Retail AL Sh.p.k\u201d pohon se turist\u00ebt kan\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb shitje gjat\u00eb sezonit veror, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb dyqanet n\u00eb qendr\u00ebn e Tiran\u00ebs dhe qytetet bregdetare.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb rritje t\u00eb dukshme t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr veshje nga turist\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytetet bregdetare si Durr\u00ebsi dhe Vlora, ku volumi i shitjeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto qytete jan\u00eb destinacione t\u00eb njohura turistike dhe prania e nj\u00eb numri t\u00eb madh turist\u00ebsh ka kontribuar n\u00eb rritjen e shitjeve. Gjithashtu, kemi v\u00ebrejtur\u00a0 rritje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb qytetet e tjera si Tirana dhe Shkodra, t\u00eb cilat gjithashtu kan\u00eb p\u00ebrjetuar rritje t\u00eb numrit t\u00eb vizitor\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse fluksi i turist\u00ebve rritet ndjesh\u00ebm n\u00eb ver\u00eb, kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb faktor p\u00ebrcaktues n\u00eb shitjet totale t\u00eb dyqaneve t\u00eb veshjeve luksoze, sipas Era Xhabaftit, z\u00ebvend\u00ebsmenaxhere e p\u00ebrgjithshme e kompanis\u00eb \u201cMini Invest Albania\u201d q\u00eb tregton mark\u00ebn \u201cBoggi Milano\u201d.<\/p>\n<p>Znj. Xhabafti thekson se kjo vjen p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb konkurruese, \u00e7ka do t\u00eb joshte turist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kryer m\u00eb tep\u00ebr blerje.<\/p>\n<p>\u201cBlerjet n\u00eb sektorin e veshjeve vijojn\u00eb t\u00eb dominohen kryesisht nga konsumator\u00ebt vendas. Gjat\u00eb sezonit veror v\u00ebrehet rritje interesi nga turist\u00ebt, por gjat\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb vitit, k\u00ebrkesa nga t\u00eb huajt \u00ebsht\u00eb m\u00eb e kufizuar dhe lidhet kryesisht me ata q\u00eb ndodhen n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr arsye pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse turizmi n\u00eb vend po njeh zhvillim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, ai ende nuk shoq\u00ebrohet me zakone konsumi t\u00eb ngjashme me ato n\u00eb vendet e Bashkimit Europian, ku shopping-u \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e p\u00ebrvoj\u00ebs turistike.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, shumica e turist\u00ebve t\u00eb huaj vijn\u00eb p\u00ebr natyr\u00ebn, bregdetin dhe malet, jo p\u00ebr ofert\u00ebn e qendrave tregtare, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb shum\u00eb markave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb njohura. Nd\u00ebrkoh\u00eb, markat e pranishme n\u00eb treg nuk ofrojn\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi \u00e7mimi krahasuar me vendet e origjin\u00ebs s\u00eb turist\u00ebve.<\/p>\n<p>Si rezultat, edhe pse gjat\u00eb ver\u00ebs dyqanet p\u00ebrjetojn\u00eb fluks m\u00eb t\u00eb lart\u00eb vizitor\u00ebsh, shopping-u nga turist\u00ebt nuk p\u00ebrb\u00ebn ende nj\u00eb faktor vendimtar n\u00eb ecurin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb shitjeve n\u00eb retail-in e veshjeve\u201d.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dh\u00ebnat e operator\u00ebve <\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb QKB-s\u00eb, t\u00eb ardhurat e kompanis\u00eb \u201dITX Albania\u201d n\u00eb 2024 u rrit\u00ebn me 10.4% krahasuar me 2023. Fitimet n\u00eb 2024 u rrit\u00ebn me 25.5% n\u00eb raport me periudh\u00ebn paraardh\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u201cLC Waikiki Retail Al\u201d t\u00eb ardhurat n\u00eb 2024 u rrit\u00ebn me 12% krahasuar me 2023. Fitimet e kompanis\u00eb u rrit\u00ebn me 84% n\u00eb 2024 n\u00eb raport me periudh\u00ebn paraardh\u00ebse.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e \u201cIn Sport\u201d n\u00eb 2024 ran\u00eb me 3.8% krahasuar me 2023. Kompania sh\u00ebnoi edhe r\u00ebnie t\u00eb fitimeve me 16.2% krahasuar me 2023.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e \u201cBalkan Sport\u201d n\u00eb 2024 u ul\u00ebn me 6.2% krahasuar me 2023. Fitimet u ul\u00ebn 21%. N\u00eb vitin 2024, t\u00eb ardhurat e kompanis\u00eb \u201cNew Yorker Albania\u201d u zgjeruan me 11.5% dhe 50.4% krahasuar me vitin 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, t\u00eb ardhurat e \u201cDefacto Retail\u201d u rrit\u00ebn me 6% krahasuar me 2023, nd\u00ebrsa fitimet e operatorit u rrit\u00ebn me 55.5%. T\u00eb ardhurat e operatorit \u201cKOAN sh.p.k.\u201d n\u00eb 2024 u rrit\u00ebn me 44%, kurse fitimet ran\u00eb 26.7% krahasuar me 2023.\/MONITOR<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/03\/shqiptaret-vishen-bukur-e-me-stil-por-me-marka-te-lira\/\">Shqiptar\u00ebt vishen bukur e me stil, por me marka t\u00eb lira<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sektori i veshjeve n\u00eb Shqip\u00ebri po p\u00ebrjeton ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb nxitura jo vet\u00ebm nga tendencat e mod\u00ebs, por edhe nga zhvillimi i turizmit. Konsumator\u00ebt shqiptar\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb cil\u00ebsi dhe stil duke zgjedhur markat e mod\u00ebs me \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrballueshme, nd\u00ebrsa dyqanet tradicionale pohojn\u00eb se kan\u00eb r\u00ebnie t\u00eb shitjeve deri n\u00eb 40% nga konkurrenca e lart\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61722","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61722","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61722"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61722\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61722"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61722"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61722"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}