{"id":61652,"date":"2026-01-02T16:48:33","date_gmt":"2026-01-02T16:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/02\/pd-ja-e-2025-es-nga-zgjedhjet-te-farsa-rikthimi-ne-kuvend-dhe-protestat-kunder-qeverise-2\/"},"modified":"2026-01-02T16:48:33","modified_gmt":"2026-01-02T16:48:33","slug":"pd-ja-e-2025-es-nga-zgjedhjet-te-farsa-rikthimi-ne-kuvend-dhe-protestat-kunder-qeverise-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/02\/pd-ja-e-2025-es-nga-zgjedhjet-te-farsa-rikthimi-ne-kuvend-dhe-protestat-kunder-qeverise-2\/","title":{"rendered":"PD-ja E 2025-\u00ebs\/ Nga zgjedhjet, te \u201cfarsa\u201d, rikthimi n\u00eb Kuvend dhe protestat kund\u00ebr qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, viti 2025 ishte i v\u00ebshtir\u00eb, i karakterizuar nga rezultati n\u00eb zgjedhjet parlamentare dhe akuzat e shumta ndaj qeveris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimin e vitit, PD e nisi me nj\u00eb protest\u00eb n\u00eb 8 shkurt para Kryeministris\u00eb, ku u bllokuan disa nga rrug\u00ebt kryesore t\u00eb qytetit p\u00ebr or\u00eb t\u00eb caktuara gjat\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Partia Socialiste, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs, kishte shumic\u00ebn dhe nisi p\u00ebrgatitjet p\u00ebr buxhetin dhe agjend\u00ebn e legjislacionit t\u00eb vitit, nd\u00ebrsa opozita ishte n\u00eb pozicion kritik kund\u00ebr shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>PD dhe deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb opozitar\u00eb akuzuan shumic\u00ebn p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si po trajtoheshin \u00e7\u00ebshtjet e r\u00ebnd\u00ebsishme, duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb ngutshm\u00ebri t\u00eb nj\u00ebanshme dhe pa konsultime t\u00eb duhura me opozit\u00ebn n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, shumica socialiste shpesh rr\u00ebzonte amendamentet dhe propozimet e opozit\u00ebs, duke miratuar vendimet me shumic\u00eb votash, gj\u00eb q\u00eb krijoi pak\u00ebnaq\u00ebsi brenda radh\u00ebve opozitare.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Partia Demokratike p\u00ebrqendroi aktivitetin e saj opozitar te p\u00ebrgatitja p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit. PD filloi fushat\u00ebn e brendshme p\u00ebr listat e kandidat\u00ebve, duke zhvilluar debate brenda partis\u00eb mbi strategjin\u00eb dhe zgjedhjen e figurave m\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar opozit\u00ebn n\u00eb \u00e7do qark. Nga radh\u00ebt e PD-s\u00eb pati pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe largime pas vendosjes n\u00eb lista t\u00eb hapura m\u00eb t\u00eb votuarit e primareve.<\/p>\n<p>PD zhvilloi takime me qytetar\u00ebt n\u00eb qarqe t\u00eb ndryshme, nga veriu n\u00eb jug dhe intensifikoi fushat\u00ebn zgjedhore p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit. Aktiviteti kombinoi mobilizimin e baz\u00ebs, takimet me qytetar\u00ebt dhe aksionin parlamentar.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se mor\u00ebn strategun e fusht\u00ebs s\u00eb presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita nuk prodhoi fitore p\u00ebr demokrat\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 11 majit, PD mori nj\u00eb rezultat thell\u00ebsisht t\u00eb dob\u00ebt, krahasuar edhe me zgjedhjet e m\u00ebparshme dhe sh\u00ebnoi humbjen e thell\u00eb t\u00eb pozicioneve parlamentare, rezultati m\u00eb i keq n\u00eb dekada p\u00ebr PD-n\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Demokratike kontestoi rezultatet dhe theksoi parregullsit\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike nga qeveria dhe transparenc\u00eb n\u00eb administrimin e votave. Sali Berisha deklaroi se PD nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe e cil\u00ebsoi procesin si \u201cfars\u00eb elektorale\u201d dhe manipulim masiv.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb korrikut dhe gushtit 2025, pavar\u00ebsisht se Kuvendi kishte periudh\u00ebn e nd\u00ebrprerjes, Berisha vijoi konferencat me gazetar\u00ebt duke denoncuar at\u00eb q\u00eb ai e quajti \u2018fars\u00eb zgjedhore\u2019. Gjat\u00eb shtatorit, PD u rikthye n\u00eb kuvend me t\u00eb nj\u00ebjtat ide p\u00ebr fars\u00ebn elektorale dhe akuzat ndaj qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha, i akuzuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u2018Partizani\u2019, vijoi me sh\u00ebnjestrimin e drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb \u00e7do dalje nga SPAK-u, Berisha vijoi sulmet ndaj ish-kreut t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Altin Dumanit, dhe akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr kapje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor, PD nisi foltoret e p\u00ebrjavshme para Kryeministris\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb largimin nga detyra t\u00eb kryeministrit Edi Rama. Prej disa jav\u00ebsh, opozita protestoi duke akuzuar qeverin\u00eb p\u00ebr votimin e disa ligjeve pa konsensus me opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Pasi doli nga qelia, Ervin Salianji k\u00ebrkoi n\u00eb n\u00ebntor q\u00eb t\u00eb \u201cvler\u00ebsohej\u201d p\u00ebr burgun q\u00eb b\u00ebri me nj\u00eb post n\u00eb PD, por u p\u00ebrball me zhg\u00ebnjim, pasi kryedemokrati Sali Berisha nuk i ndryshoi postet e demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Salianji zgjodhi t\u00eb mbante foltore paralele me ato t\u00eb Berish\u00ebs dhe PD-s\u00eb zyrtare, duke synuar p\u00ebr\u00e7arje brenda partis\u00eb, nj\u00ebsoj si ish-kryetari i tij, Lulzim Basha. Me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje, Salianji nuk mundi t\u00eb mbledh\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb shumt\u00eb pas vetes. L\u00ebvizja e tij u duk si nj\u00eb sh\u00ebrbim ndaj qeveris\u00eb Rama, p\u00ebr ta mbajtur sa m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor, Kuvendi u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb aren\u00eb debati t\u00eb fort\u00eb, ku opozita k\u00ebrkoi transparenc\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe zbatim t\u00eb ligjit nga mazhoranca.<\/p>\n<p>Aksioni opozitar u kulmua me protest\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb 22 dhjetorit, ku PD paralajm\u00ebroi t\u00eb tjera protesta n\u00eb vijim, si dhe artikuloi k\u00ebrkesat e kahershme, largimin e Ram\u00ebs, qeverin\u00eb teknike dhe zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Partia Demokratike, pavar\u00ebsisht debateve, akuzave dhe protestave nuk arriti t\u00eb rr\u00ebzonte qeverin\u00eb. Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb viti 2026 p\u00ebr partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare dhe n\u00ebse synimet e saj do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb konkretizohen.<strong>\/CNA\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pd-ja-e-2025-es-nga-zgjedhjet-te-farsa-rikthimi-ne-kuvend-dhe-protestat-kunder-qeverise\/\">PD-ja E 2025-\u00ebs\/ Nga zgjedhjet, te \u201cfarsa\u201d, rikthimi n\u00eb Kuvend dhe protestat kund\u00ebr qeveris\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, viti 2025 ishte i v\u00ebshtir\u00eb, i karakterizuar nga rezultati n\u00eb zgjedhjet parlamentare dhe akuzat e shumta ndaj qeveris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb. Fillimin e vitit, PD e nisi me nj\u00eb protest\u00eb n\u00eb 8 shkurt para Kryeministris\u00eb, ku u bllokuan disa nga rrug\u00ebt kryesore t\u00eb qytetit p\u00ebr or\u00eb t\u00eb caktuara gjat\u00eb protest\u00ebs. Partia Socialiste, n\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61652","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61652"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61652\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}