{"id":61530,"date":"2026-01-01T15:48:14","date_gmt":"2026-01-01T15:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/01\/pse-e-festojme-vitin-e-ri\/"},"modified":"2026-01-01T15:48:14","modified_gmt":"2026-01-01T15:48:14","slug":"pse-e-festojme-vitin-e-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/01\/pse-e-festojme-vitin-e-ri\/","title":{"rendered":"Pse e festojm\u00eb Vitin e Ri?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ergys M\u00ebrtiri<\/p>\n<p>Viti i Ri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb lind n\u00eb modernitet dhe nuk regjistrohet t\u00eb jet\u00eb festuar masivisht n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e m\u00ebparshme. Arsyet mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shumta, por mendoj se nj\u00eb prej tyre ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me natyr\u00ebn e shoq\u00ebrive t\u00eb sotme, t\u00eb dominuara nga sasiorja, sip\u00ebrfaq\u00ebsorja, materialja. N\u00eb bot\u00ebn e sasiores, sundon nj\u00eb rend i nd\u00ebrtuar nga racionaliteti, i cili ia n\u00ebnshtron gjith\u00e7ka kategorizimeve dhe p\u00ebrllogaritjeve. Moderniteti racionalizon koh\u00ebn dhe hap\u00ebsir\u00ebn, \u00e7far\u00eb i b\u00ebn ato, m\u00eb shum\u00eb objekte p\u00ebrllogaritjesh se p\u00ebrjetimesh. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim festimi i Vitit t\u00eb Ri shenjon triumfin e kalendarit si instrument i sundimit mbi koh\u00ebn dhe vet\u00eb jet\u00ebn e njeriut. Koha e p\u00ebrjetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kalendarike iu jep magji stacioneve n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave ajo b\u00ebhet e perceptueshme, e matshme dhe e sundueshme. Momentet e p\u00ebrmbushjeve ciklike, marrin vetvetiu tipare mistike, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb krejt imanente t\u00eb zhveshur nga misticizmi, spiritualiteti dhe transedenca. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb thelb duket krejt pa kuptim, \u2013 t\u00eb festosh p\u00ebrmbushjen e nj\u00eb cikli kalendarik, \u2013 merr kuptim n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb zhveshur nga kuptimsia. <\/p>\n<p>Viti i ri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb, n\u00eb vetvete, nuk lidhet me asgj\u00eb kontrete. Njer\u00ebzit festojn\u00eb pa ndonj\u00eb arsye reale dhe madje as q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Festojn\u00eb thjesht ardhjen e vitit t\u00eb ri. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ajo \u00e7far\u00eb festohet \u00ebsht\u00eb vet\u00eb koha n\u00eb vetvete dhe jo ndonj\u00eb objekt n\u00eb t\u00eb, nj\u00eb lloj dit\u00eblindje e bot\u00ebs, e p\u00ebrcaktuar thjesht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konvencionale, n\u00eb kushtet kur bota nuk e ka dhe nuk mund ta ket\u00eb nj\u00eb dit\u00eblindje. <\/p>\n<p>Interesante \u00ebsht\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb kjo duket sikur p\u00ebrforcohet nga vet\u00eb historia. 1 janari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn historia nuk para ndalet t\u00eb na tregoj\u00eb di\u00e7ka, qoft\u00eb kjo ndonj\u00eb ngjarje apo moment zhvillimi q\u00eb duhet kujtuar apo mbajtur mend. Duket sikur n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb nuk ka ndodhur kurr\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 shenjuesit kalendarik, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar fillon t\u00eb festohet, ashtu kot, pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb dim\u00eb pse dhe si. <\/p>\n<p>Por k\u00ebtu krijohet nj\u00eb tjet\u00ebr paradoks. T\u00eb festosh koh\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb festosh rrjedhjen e saj, asgj\u00ebsimin e asaj \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb me shpres\u00ebn tek ajo \u00e7far\u00eb vjen. Ne festojm\u00eb vitin q\u00eb vjen pa\u00e7ka se kjo shoq\u00ebrohet me ikjen e vitit q\u00eb \u00ebsht\u00eb, \u00e7far\u00eb logjikisht do t\u00eb duhej q\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se g\u00ebzim, t\u00eb sillte trishtim. Por paradoksi b\u00ebhet normal n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku e ardhmja \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete nj\u00eb kult. Duke u dh\u00ebn\u00eb pas s\u00eb ardhmes njeriu modern shp\u00ebrfill faktin e ikjes s\u00eb viteve, \u00e7far\u00eb b\u00ebn t\u00eb mundur harres\u00ebn e faktit q\u00eb koha jon\u00eb ka nj\u00eb afat dhe \u00e7do vit i ri na sjell m\u00eb pran\u00eb fundit. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj Viti i Ri festohet si nj\u00eb triumf i pavdek\u00ebsis\u00eb, si p\u00ebrjet\u00ebsim i \u00e7astit.<\/p>\n<p>Mish\u00ebrimi i dy paradokseve gjendet n\u00eb form\u00ebn e vet anekdotike n\u00eb parimin rinor t\u00eb t\u00eb festuarit sipas formul\u00ebs: Deri n\u00eb 12 me t\u00eb shpis\u00eb, pastaj me shoqnin\u00eb. E shkuara dhe e ardhmja, e vjetra dhe e reja, kujtesa dhe harresa, shpirti dhe trupi p\u00ebrplasen k\u00ebtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb pafajshme dhe t\u00eb pavet\u00ebdijshme n\u00eb dy fytyrat e nj\u00eb gostie t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebrgjys\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kontrastuale. Grahmat e fundit t\u00eb vitit t\u00eb vjet\u00ebr festohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb familjare, t\u00eb p\u00ebrmbajtur, pran\u00eb njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb dashur nd\u00ebrsa, n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb vitit t\u00eb ri fillon festa e v\u00ebrtet\u00eb, e shfrenuar jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe ngroht\u00ebsis\u00eb familjare, n\u00eb temperaturat m\u00eb t\u00eb ndezura t\u00eb harbimit. N\u00ebn bataret e fishekzjarreve kur ora sh\u00ebnon 00.00 thyhen dy bot\u00eb q\u00eb p\u00ebrblasen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku kultura q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr familjen sa vjen dob\u00ebsohet. <\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka b\u00ebhet e mundur fal\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb konsumit dhe industris\u00eb s\u00eb saj t\u00eb harres\u00ebs dhe t\u00eb mosmenduarit q\u00eb ka p\u00ebrmbysur gjith\u00e7ka. N\u00ebse festat n\u00eb vetvete kan\u00eb p\u00ebr natyr\u00eb p\u00ebrkujtimin (q\u00eb lidhet me vlerat dhe solidaritetin shoq\u00ebror) festat komerciale p\u00ebrkundrazi simulojn\u00eb harres\u00ebn n\u00eb nj\u00eb procesion t\u00eb kremtimit t\u00eb pakuptimsis\u00eb. G\u00ebzimi nuk lidhet me ndonj\u00eb objekt, por b\u00ebhet shkak i vetvetes dhe q\u00ebllim n\u00eb vetvete. N\u00eb fakt, k\u00ebtu g\u00ebzimi konvertohet n\u00eb d\u00ebfrim, nj\u00eb prej kulteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb harres\u00ebs. Rrjedhimisht, t\u00eb festuarit barazohet me t\u00eb d\u00ebfryerit, \u00e7far\u00eb e zbret g\u00ebzimin n\u00eb truallin e zbraz\u00ebt t\u00eb materiales. <\/p>\n<p>P\u00ebrtej t\u00eb gjithave, Viti i ri mbetet nj\u00eb ngasje q\u00eb na imponon t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka ndryshe, qoft\u00eb edhe n\u00eb vet\u00eb refuzimin e tij si fest\u00eb. Ndoshta vet\u00eb natyra ciklike e koh\u00ebs (p\u00ebrkund\u00ebr koh\u00ebs lineare q\u00eb imponon moderniteti), godet vet\u00ebdijen ton\u00eb me gur\u00eb kilometrik\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebve ne masim distancat tona nga objektet me t\u00eb cilat shenjojm\u00eb t\u00eb ardhmen (qofshin k\u00ebto plane, pritshm\u00ebri apo sprova dhe frik\u00ebra), por edhe objekte t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs (ngjarje, kujtime, g\u00ebzime e hidh\u00ebrime). P\u00ebr pasoj\u00eb, kjo fest\u00eb mund t\u00eb vlej\u00eb paradoksalisht edhe p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, si nj\u00eb moment reflektimi mbi \u00e7far\u00eb jemi, \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb e ku po shkojm\u00eb. <\/p>\n<p>Nga kjo premis\u00eb kremtimi i pritjes s\u00eb nj\u00eb viti t\u00eb ri, i \u00e7veshur nga bab\u00ebzia dhe hutia konsumiste, mund t\u00eb na shpjer\u00eb n\u00eb bregun e kund\u00ebr t\u00eb nj\u00eb bote si kjo t\u00eb zbrazur nga transedenca. Ajo mund t\u00eb b\u00ebhet paradoksalisht nj\u00eb mjet p\u00ebr tu shky\u00e7ur sadopak nga imanenca jon\u00eb drejt nj\u00eb p\u00ebrvoje mistike mbi koh\u00ebn dhe nevoj\u00ebs shpirt\u00ebrore p\u00ebr ankorim tek p\u00ebrjet\u00ebsia. <\/p>\n<p>Na mbetet k\u00ebshtu ve\u00e7 t\u00eb urojm\u00eb nj\u00eb vit t\u00eb mbar\u00eb ku gjith\u00ebsekush t\u00eb gjej\u00eb veten dhe g\u00ebzimin e v\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/01\/pse-e-festojme-vitin-e-ri\/\">Pse e festojm\u00eb Vitin e Ri?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ergys M\u00ebrtiri Viti i Ri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb lind n\u00eb modernitet dhe nuk regjistrohet t\u00eb jet\u00eb festuar masivisht n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e m\u00ebparshme. Arsyet mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shumta, por mendoj se nj\u00eb prej tyre ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me natyr\u00ebn e shoq\u00ebrive t\u00eb sotme, t\u00eb dominuara nga sasiorja, sip\u00ebrfaq\u00ebsorja, materialja. N\u00eb bot\u00ebn e sasiores, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61530","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61530","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61530"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61530\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61530"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}