{"id":61407,"date":"2025-12-31T13:48:20","date_gmt":"2025-12-31T13:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/31\/albin-baba-fitoi-e-dine-ne-kosove-se-kujt-i-thone-babe-shqiptaret\/"},"modified":"2025-12-31T13:48:20","modified_gmt":"2025-12-31T13:48:20","slug":"albin-baba-fitoi-e-dine-ne-kosove-se-kujt-i-thone-babe-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/31\/albin-baba-fitoi-e-dine-ne-kosove-se-kujt-i-thone-babe-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Albin \u2018Baba\u2019 fitoi, e din\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb se kujt i thon\u00eb \u2018bab\u00eb\u2019 shqiptar\u00ebt?!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Jakin Marena<\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>Albin Kurti ka fituar bindsh\u00ebm zgjedhjet e 28 dhjetorit t\u00eb k\u00ebtij viti, dhe pas num\u00ebrimit dhe t\u00eb votave me zarf e atyre t\u00eb diaspor\u00ebs shanset jan\u00eb q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb mbi 50 p\u00ebrqind t\u00eb votave!<\/p>\n<p>Esht\u00eb pik\u00ebrisht diaspora ajo q\u00eb i vuri vul\u00ebn e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb favor t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, pasi caktimi i dat\u00ebs 28 dhjetor nga Presidentja Vjosa Osmani p\u00ebrkonte me fluksin e ardhjes n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb festave. Dhe sipas informaciuoneve t\u00eb mediave n\u00eb Prishtin\u00eb, rreth 200 mij\u00eb emigrant\u00eb kan\u00eb mb\u00ebrritur dhe e kan\u00eb hedhur vot\u00ebn n\u00eb kutit\u00eb e votimit n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrpos mbi 80 mij\u00eb votave t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb hedhur n\u00ebp\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike!<\/p>\n<p>Praktikisht, rezultatin e zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb e kan\u00eb vulosur t\u00eb ardhurit m\u00ebrgimtar\u00eb nga diaspora, t\u00eb cil\u00ebt mb\u00ebshtesin kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb Albin Kurti, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, duke l\u00ebn\u00eb dhe nj\u00ebher\u00eb fatin e qeverisjes p\u00ebr k\u00ebto kat\u00ebr vite n\u00eb duart e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje!<\/p>\n<p>Kurti e ka t\u00eb sigurt\u00eb mandatin e tret\u00eb si kryeminist\u00ebr, pasi deri n\u00eb k\u00ebto momente ka plot 56 vota plus 10 votat e pakic\u00ebs joserbe, pa p\u00ebrjashtuar rritjen q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb VV me num\u00ebrimin e votave t\u00eb diaspor\u00ebs dhe ato me zarf etj., q\u00eb mund t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb deri af\u00ebr numrit 61 t\u00eb mandateve t\u00eb deputetit, duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu nj\u00eb rritje prej 8-13 mandatesh nga zgjedhjet e shkurtit 2025!<\/p>\n<p>M\u00eb e d\u00ebmtuara n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ka q\u00ebn\u00eb LDK e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, e cila humbi plot pes\u00eb deputet\u00eb, e pasuar nga PDK e Bedri Hamz\u00ebs q\u00eb humbi nj\u00eb deputet, Nisma e Limajt q\u00eb mbeti fare jasht\u00eb Parlamentit pasi nuk kapi pragun! Pa p\u00ebrjashtuar r\u00ebniet e tjera!<\/p>\n<p>N\u00eb fushat\u00eb Kurti luajti me emocionet, sidomos t\u00eb emigrant\u00ebve si dhe me \u2018l\u00ebmosh\u00ebt\u2019 q\u00eb shp\u00ebrndau tre dit\u00eb para zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb moshuarit dhe kalamajt\u00eb, pasi fitoi zgjedhjet pa program, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e kishte bllokuar qeverisjen e vendit p\u00ebr gati nj\u00eb vit me radh\u00eb pa arritur t\u00eb ngrej\u00eb institucionet teksa d\u00ebshtoi p\u00ebr zgjedhjen e kreut t\u00eb Kuvendit dhe kryeministrit pasi nuk kishte as numrat dhe as aleancat, kishte ngritur \u00e7mimin e energjis\u00eb trefish, asaj energjie q\u00eb hidhej p\u00ebr qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt vijojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me nd\u00ebrprerjen e rrym\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb prodhimit zero n\u00eb Kosov\u00eb por dhe marrjen n\u00eb dor\u00eb t\u00eb transportit t\u00eb energjis\u00eb, nga ana e kompanis\u00eb serbe t\u00eb Hamovji\u00e7it q\u00eb luan si t\u00eb doj\u00eb me \u040bmimin! \u201cRrym\u00eb patriotike\u201d apo \u2018Vukvendosja\u2019 sipas emerit t\u00eb Vuk Hamovi\u00e7it, quhet nga kritik\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, referuar dhe strategjis\u00eb s\u00eb Albin Kurtit p\u00ebr t\u00eb luajtur me emocionet e diapor\u00ebs kryesisht, p\u00ebr shtrirjen e sovranitetit dhe n\u00eb Veri t\u00eb vendit, deri n\u00eb abstraksionin e sonduar p\u00ebr vite me radh\u00eb se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Albini ai q\u00eb ka \u00e7liruar Kosov\u00ebn! Pavar\u00ebsisht se kur ishte koha p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb vitet 1998-1999 ai \u2018nuk e kapte dot arm\u00ebn kund\u00ebr serbit okupues p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje parimi dhe ishte n\u00eb favor t\u00eb zgjidhjeve paq\u00ebsore\u201d, pra pa q\u00eblluar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb luft\u00eb!<\/p>\n<p>Kurti, ndon\u00ebse e izoloi totalisht Kosov\u00ebn, duke e vendosur n\u00ebn sanksionet e BE, tashm\u00eb jan\u00eb hequr 50 p\u00ebrqind e tyre, si dhe prishi marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA duke dal\u00eb nga partneriteti strategjik me mb\u00ebshtet\u00ebsin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm bot\u00ebror, q\u00eb e \u00e7liroi, e b\u00ebri shtet dhe tani po mbron kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes trupave t\u00eb KFOR, pavar\u00ebsisht se thuajse zeroi njohjet si shtet apo bllokoi integrimin n\u00eb KiE dhe organizma t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb inxhinierimit perfekt q\u00eb i b\u00ebri emocioneve t\u00eb diapor\u00ebs, p\u00ebr fat t\u00eb keq ora e tyre ka mbetur n\u00eb vitet \u201990 kur jan\u00eb larguar nga Kosova, dhe q\u00eb jan\u00eb bindur tashm\u00eb se \u00e7liruesi \u00ebsht\u00eb Albini, i cili nuk l\u00ebshon pe as ndaj Amerik\u00ebs, as ndaj BE dhe as ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt i ka ftohur marr\u00ebdh\u00ebniet, VV fitoi dhe m\u00eb thell\u00eb se gati nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Kurti inxhinieroi dhe paaft\u00ebsin\u00eb proverbiale t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, e cila p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb lidershipit, Rugova \u00ebsht\u00eb n\u00ebn tok\u00eb nd\u00ebrsa Tha\u00e7i e Veseli jan\u00eb n\u00eb paraburgim n\u00eb Hag\u00eb n\u00ebn akuza absurde k\u00ebtu e 5 vite, nuk arriti t\u00eb b\u00ebnte numrat p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve t\u00eb shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti pavar\u00ebsisht se i kishte numrat me pak guxim dhe me pak bonsens, p\u00ebr t\u2019i hequr mund\u00ebsin\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb dhe Presidenc\u00ebs q\u00eb t\u00eb kalkulonin bllokimin e konstituimit t\u00eb institucioneve deri sa t\u00eb vendosnin nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme, ngjitur me festat e fundvitit, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb votuesin nga diaspora dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur rezultatin, gj\u00eb q\u00eb e arrit\u00ebn me sukses t\u00eb plot\u00eb! Pasi votat e  shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr partit\u00eb e opozit\u00ebs, ishte diaspora ajo q\u00eb e p\u00ebrmbysi rezultatin! Ndoshta dhe me pak ndihm\u00eb nga \u2018kibernetika\u2019 ruse!<\/p>\n<p>Fitorja e Albin Kurtit n\u00eb zgjedhjet e 28 dhjetorit t\u00eb k\u00ebtij viti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e mb\u00ebshtjell\u00eb me flamuj komb\u00ebtar\u00eb, dyndje m\u00ebrgimtar\u00ebsh me simbolika teksa t\u00ebrhiqin valixhet n\u00ebp\u00ebr aeroporte, simbolika e t\u00eb cil\u00ebve ka p\u00ebrshkruar t\u00ebr\u00eb \u2018sag\u00ebn\u2019 e fitores s\u00eb Vet\u00ebvendosjes t\u00eb diel\u00ebn, por dhe do t\u00eb fokusohet pas festave po me valixhe m\u00ebrgimtar\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb largohen n\u00eb vendet ku punojn\u00eb dhe jetojn\u00eb n\u00eb per\u00ebndim, duke l\u00ebn\u00eb pas qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb p\u00ebrballen me terrin nga mungesa e energjis\u00eb, me munges\u00ebn e produkteve baz\u00eb nga rritja galopante e \u00e7mimeve, me zhvendosjen e bizneseve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe uljen e pun\u00ebsimeve, me pasoj\u00eb rritjen e varf\u00ebris\u00eb si dhe me izolimin e thell\u00eb ku e ka futur vendin Kurti apo Albin Baba sikurse e quajn\u00eb r\u00ebndom mb\u00ebshtet\u00ebsit dhe ithtar\u00ebt e tij n\u00eb Kosov\u00eb dhe jasht\u00eb saj!<\/p>\n<p>Kjo fitore e Albin \u2018Bab\u00ebs\u2019 po festohet si nj\u00eb triumf mbi ata t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebn\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare, duke i quajtur deri Ramush Haradinaj si \u2018serb-dash\u00ebs\u2019 dhe tradh\u00ebtar\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb harrohen aleancat me list\u00ebn serbe p\u00ebrmes \u2018kallauzes\u2019 Mimoza Kusari, bashk\u00ebpunimin e n\u00ebndhesh\u00ebm t\u00eb Kurtit me Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00ebri tjetrin n\u00eb pushtet, boshatisjen e ark\u00ebs s\u00eb shtetit n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmes abuzimeve me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe nd\u00ebshkimit nga sanksionet e BE dhe sherrit me SHBA, rritjes s\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb stratosfer\u00eb dhe largimit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs jasht\u00eb vendit!<\/p>\n<p>Por dhe rikthimit t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb List\u00ebs Serbe n\u00eb qeverisjen e komunave t\u00eb Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, duke i dh\u00ebn\u00eb fund pretendimit t\u00eb Kurtit se i ka \u2018disiplinuar\u2019 serb\u00ebt e Veriut e shtrir\u00eb \u2018sovranitetin cep m\u00eb cep\u2019, \u00e7ka e b\u00ebn aksionin politik t\u00eb para 2 viteve q\u00eb solli dhe sanksionet e BE dhe acarimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me SHBA, nj\u00eb l\u00ebvizje boshe e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u2018shplar\u00eb trurin\u2019 e diaspor\u00ebs dhe t\u00eb atyre q\u00eb e mb\u00ebshtesin n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrmes fiksimit t\u00eb ides\u00eb se Albini \u00ebsht\u00eb \u00e7lirimtari!<\/p>\n<p>Por fitorja e panatyrshme e Albin Kurtit nj\u00ebher\u00ebsh i hap rrug\u00eb edhe nj\u00eb pushteti pa frena e nj\u00eb demokracie q\u00eb nis t\u00eb mbyllet n\u00eb heshtje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb vendosur ata q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, dhe q\u00eb jo vet\u00ebm mbajn\u00eb familjar\u00ebt e tyre me para sa p\u00ebr t\u00eb jetuar duke promovuar dembelizmin klasik dhe \u2018populluar\u2019 kafenet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por dhe shfokusojn\u00eb v\u00ebmendjen ndaj keqqeverisjes s\u00eb Kurtit, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb keqb\u00ebr\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb!<\/p>\n<p>Dhe meq\u00eb jemi tek festimet e Vet\u00ebvendosjes dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tyre, i shohim r\u00ebndsh\u00ebm n\u00eb rrjetet sociale dhe n\u00eb mediat e Kosov\u00ebs, ajo q\u00eb b\u00ebn \u201cKrak\u2019 \u00ebsht\u00eb etiketimi i Albin Kurtit si \u2018Altin Baba\u201d! Deri m\u00eb tani shqiptar\u00ebt shkojn\u00eb deri tek fjala \u201cBac\u00eb\u2019 q\u00eb p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb roli i xhaxhait t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb men\u00e7ur apo dominues! Nuk e kan\u00eb p\u00ebrdorur as n\u00eb koh\u00ebn e Enverit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe as n\u00eb koh\u00ebn e Titos dhe Fadil Hoxh\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb termin \u2018bab\u00eb\u2019 p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit! Nuk kemi arritur deri k\u00ebtu, pavar\u00ebsisht se ishin v\u00ebrtet\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira at\u00ebher\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, shqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb filozofi t\u00eb vet\u00ebn p\u00ebr em\u00ebrtimin e dikujt si bab\u00eb! Baba n\u00eb terminologjin\u00eb bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb burri i n\u00ebn\u00ebs, ai q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me n\u00ebn\u00ebn ka ngjizur f\u00ebmij\u00ebn! Ai ka t\u00eb drejt\u00ebn ta quhet baba! Nd\u00ebrsa n\u00eb terminologjin\u00eb shqiptare, ku shqiptar\u00ebt kan\u00eb vuajtur n\u00ebn sundimin osman apo n\u00ebn regjimet respektive t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb okupuesve serb\u00eb n\u00ebn ish-Jugosllavi apo n\u00ebn Serbi deri n\u00eb vitin 1999 kur U\u00c7K dhe aleat\u00ebt \u00e7liruan Kosov\u00ebn, \u2018baba\u2019 ka nj\u00eb konatacion tjet\u00ebr!<\/p>\n<p>K\u00ebndej dhe andej kufirit, shqiptar\u00ebt bab\u00eb jasht\u00eb familjes i thon\u00eb atij q\u00eb i ka punuar qindin, i ka nxir\u00eb jet\u00ebn apo e th\u00ebn\u00eb m\u00eb shqip shqip, sipas postulatit \u2018b\u00ebju n\u00ebn\u00ebn, q\u00eb t\u00eb t\u00eb thon\u00eb baba\u201d! Kjo ka ndodhur n\u00eb koh\u00ebn e pushtimit turk, n\u00eb komuniz\u00ebm dhe po ndodh dhe tani n\u00eb Kosov\u00eb! Por tani me vullnet t\u00eb plot\u00eb, pa asnj\u00eb presion! \u201cDuam bab\u00ebn\u201d \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb duam \u2018Albin Ba\u2019\u00ebn\u2019! I cili, pavar\u00ebsisht se nuk ka asnj\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn, si dhe po qeveris me t\u00eb ardhurit si k\u00ebshilltar\u00eb nga jasht\u00eb Kosov\u00ebs, po qeveris edhe me vot\u00ebn e diaspor\u00ebs, q\u00eb e ka humbur lidhjen me realitetin, vijon t\u00eb quhet Albin Baba! Mbetemi ende n\u00eb dilem\u00eb, n\u00ebse e din\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs se kujt i thon\u00eb \u2018bab\u00eb\u2019, apo jan\u00eb koshient\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e vijojn\u00eb festat me goma e tenxhere, n\u00ebn thirrjet \u201cAltin Baba\u201d, i cili pritet ta thelloj\u00eb m\u00eb tej izolimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs! Si nj\u00eb maerksist-leninist i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Albini! Dhe Enverin k\u00ebshtu e donin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, pasi \u2018siguroi sovranitetin\u2019 e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk pyeti p\u00ebr Amerik\u00ebn, Evrop\u00eb dhe Anglin\u00eb, por q\u00eb e rr\u00ebnoi Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr 45 vite! Albin \u2018Bab\u00ebs\u201d i duhen m\u00eb pak vite ta arrij\u00eb nivelin e rr\u00ebnimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs! Nd\u00ebrsa urimi q\u00eb na del nga zemra n\u00eb prag t\u00eb vitit t\u00eb ri p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb \u201cTa g\u00ebzoni Albin Kurtin, e meritoni dhe nj\u00eb mandat tjet\u00ebr si kryeminist\u00ebr\u201d!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/albin-baba-fitoi-e-dine-ne-kosove-se-kujt-i-thone-babe-shqiptaret\/\">Albin \u2018Baba\u2019 fitoi, e din\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb se kujt i thon\u00eb \u2018bab\u00eb\u2019 shqiptar\u00ebt?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Albin Kurti ka fituar bindsh\u00ebm zgjedhjet e 28 dhjetorit t\u00eb k\u00ebtij viti, dhe pas num\u00ebrimit dhe t\u00eb votave me zarf e atyre t\u00eb diaspor\u00ebs shanset jan\u00eb q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb mbi 50 p\u00ebrqind t\u00eb votave! Esht\u00eb pik\u00ebrisht diaspora ajo q\u00eb i vuri vul\u00ebn e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb favor t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, pasi caktimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61407","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61407","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61407"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61407\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61407"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61407"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61407"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}