{"id":61397,"date":"2025-12-31T12:48:32","date_gmt":"2025-12-31T12:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/31\/a-kane-qente-nje-shqise-te-gjashte-per-termetet-e-rrezikun-ja-cfare-eshte-vertetuar-shkencerisht\/"},"modified":"2025-12-31T12:48:32","modified_gmt":"2025-12-31T12:48:32","slug":"a-kane-qente-nje-shqise-te-gjashte-per-termetet-e-rrezikun-ja-cfare-eshte-vertetuar-shkencerisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/31\/a-kane-qente-nje-shqise-te-gjashte-per-termetet-e-rrezikun-ja-cfare-eshte-vertetuar-shkencerisht\/","title":{"rendered":"A kan\u00eb qent\u00eb nj\u00eb \u201cshqis\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00ebrmetet e rrezikun? Ja \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar shkenc\u00ebrisht"},"content":{"rendered":"<p>Nga Kreshnik Spahiu<\/p>\n<p>\u201cNuk ka vite p\u00ebr t\u2019u jetuar dy her\u00eb; disa jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb lihen pas.\u201d<br \/>\n\u2014 shkruante dikur Albert Camus, La Peste (Murtaja)<br \/>\nNdoshta v\u00ebrtet viti 2025 ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019u l\u00ebn\u00eb pas dhe ndoshta p\u00ebr t\u2019u harruar.<br \/>\nKa periudha n\u00eb jet\u00ebn e njeriut q\u00eb nuk jetohen, por vet\u00ebm durohen.<br \/>\n1. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt p\u00ebrjetuan nj\u00eb vit t\u00eb err\u00ebt, plot drama dhe pa shpres\u00eb.<br \/>\nViti q\u00eb kaluam ishte nj\u00eb faqe e zez\u00eb n\u00eb syt\u00eb e miliona turist\u00ebve q\u00eb nuk do t\u00eb rikthehen m\u00eb:<br \/>\nn\u00eb pirgjet e plehrave,<br \/>\nn\u00eb bregdetin me fekale,<br \/>\nn\u00eb kazan\u00ebt q\u00eb digjen,<br \/>\nn\u00eb rrug\u00ebt me qen dhe mace endacake,<br \/>\nn\u00eb autostradat me shofer\u00eb t\u00eb \u00e7mendur,<br \/>\nn\u00eb shtetin pa trena dhe pa transport publik,<br \/>\nn\u00eb hotelet me \u00e7mime pa logjik\u00eb,<br \/>\nn\u00eb pluhurin q\u00eb mbyt \u00e7do gjalles\u00eb,<br \/>\nn\u00eb kafenet\u00eb ku shiten pordh\u00eb.<br \/>\n2. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt p\u00ebrjetuan nj\u00eb vit plot balt\u00eb dhe njolla n\u00eb imazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\n\u00c7do band\u00eb apo grup trafikant\u00ebsh nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb arrestohej n\u00eb Europ\u00eb apo Amerik\u00ebn Latine, pothuajse gjithmon\u00eb kishte mes tyre emra shqiptar\u00eb. Aq shum\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb krime, sa duket sikur jemi nj\u00eb popull prej 3 miliard\u00eb banor\u00ebsh dhe jo 3 milion\u00eb.<br \/>\nAq posht\u00eb ka r\u00ebn\u00eb imazhi yn\u00eb si shqiptar\u00eb, sa n\u00eb dhjet\u00ebra filma t\u00eb Hollywood-it apo Netflix-it, skenar\u00ebt kan\u00eb si protagonist\u00eb trafikant\u00eb droge shqiptar\u00eb.<br \/>\n3. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt p\u00ebrjetuan nj\u00eb vit mjerimi dhe varf\u00ebrie. Shqiptar\u00ebt kishin k\u00ebt\u00eb vit pagat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb Europ\u00eb, por me \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb BE.<br \/>\n\u00c7mimet e larta t\u00eb ushqimeve n\u00eb supermarkete nuk krahasohen me \u00e7mimet e ul\u00ebta t\u00eb supermarketeve europiane si \u201cAldi\u201d, \u201cLidl\u201d, \u201cPenny\u201d.<br \/>\n\u00c7mimet e pasurive t\u00eb paluajtshme k\u00ebt\u00eb vit kaluan \u00e7do norm\u00eb tregu, duke e b\u00ebr\u00eb Tiran\u00ebn, Durr\u00ebsin, Vlor\u00ebn dhe disa qytete t\u00eb tjera t\u00eb pap\u00ebrballueshme.<br \/>\n4. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt p\u00ebrjetuan nj\u00eb vit pa siguri p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe jet\u00ebn.<br \/>\nDyndja e emigracionit nuk po ndodh vet\u00ebm nga papun\u00ebsia, por edhe nga pasiguria.<br \/>\nN\u00eb spitalet shqiptare hyn i gjall\u00eb dhe del i vdekur.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur mij\u00ebra emigrant\u00eb europiano-lindor\u00eb po rikthehen n\u00eb Poloni, Hungari, Kroaci, Rumani e Bullgari, sepse Per\u00ebndimi po kalon kriz\u00eb, kjo nuk ndodh me shqiptar\u00ebt.<br \/>\nEdhe ata pak emigrant\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb tentuar t\u00eb rikthehen jan\u00eb zhg\u00ebnjyer, sepse me kursimet e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mund t\u00eb blesh m\u00eb asgj\u00eb dhe nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur biznes.<br \/>\nM\u00eb lir\u00eb blen nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Spanj\u00eb sesa n\u00eb Sarand\u00eb apo Vlor\u00eb.<br \/>\n5. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt p\u00ebrjetuan edhe nj\u00eb zhg\u00ebnjim t\u00eb madh me vot\u00ebn e tyre.<br \/>\nMij\u00ebra shqiptar\u00eb votuan socialist\u00ebt, por brenda pak muajsh kuptuan se n\u00eb \u00e7ezmat e tyre nuk ka uj\u00eb, nd\u00ebrsa socialist\u00ebt pin\u00eb ver\u00eb franceze t\u00eb vitit 1913, me 33 mij\u00eb euro shishja, n\u00eb vitin kur u cop\u00ebtua Shqip\u00ebria.<br \/>\nZhg\u00ebnjimi nuk vjen nga dy apo tre persona, por nga i gjith\u00eb pushteti, i cili nuk po reflekton as pas qindra arrestimeve.<br \/>\nViti 2025 do t\u00eb mbahet mend si viti i korrupsionit shekullor, me shifra q\u00eb as t\u00eb huajt nuk i kishin imagjinuar.<br \/>\n6. Viti q\u00eb kaluam ishte i turpsh\u00ebm edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn, e cila p\u00ebr 11 muaj nuk arriti t\u00eb krijoj\u00eb as parlament dhe as qeveri.<br \/>\nAs n\u00eb koh\u00ebn e pushtimit serb, kur Rugova mblidhte Kuvendin n\u00eb ilegalitet, nuk kishte ndodhur q\u00eb parlamenti t\u00eb d\u00ebshtonte 63 her\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb kryetar apo kryeminist\u00ebr.<br \/>\nUrrejtja, mllefi, spiunazhi dhe egoizmi e larguan Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb nga nj\u00ebra-tjetra si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nViti i mbrapsht\u00eb i atyre q\u00eb ideuan \u201ckombin kosovar\u201d kund\u00ebr atij shqiptar, mos u ktheft\u00eb m\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<br \/>\nShum\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb humbur t\u00eb af\u00ebrmit.<br \/>\nShum\u00eb shqiptar\u00eb humb\u00ebn pun\u00ebn apo biznesin.<br \/>\nShum\u00eb shqiptar\u00eb humb\u00ebn shpres\u00ebn.<br \/>\nZoti krijoi n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb kujtes\u00ebn dhe harres\u00ebn.<br \/>\nNdoshta viti q\u00eb lam\u00eb pas duhet harruar\u2026<br \/>\nKurr\u00eb mos e pafsha Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt si n\u00eb vitin 2025.<br \/>\nGabriel Garc\u00eda M\u00e1rquez shkruante te Nj\u00ebqind vjet vetmi:<br \/>\n\u201cE shkuara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb q\u00eb duhet l\u00ebn\u00eb pas, p\u00ebrndryshe e ardhmja nuk gjen vend t\u00eb vij\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/a-kane-qente-nje-shqise-te-gjashte-per-termetet-e-rrezikun-ja-cfare-eshte-vertetuar-shkencerisht-2\/\">A kan\u00eb qent\u00eb nj\u00eb \u201cshqis\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00ebrmetet e rrezikun? Ja \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar shkenc\u00ebrisht<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kreshnik Spahiu \u201cNuk ka vite p\u00ebr t\u2019u jetuar dy her\u00eb; disa jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb lihen pas.\u201d \u2014 shkruante dikur Albert Camus, La Peste (Murtaja) Ndoshta v\u00ebrtet viti 2025 ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019u l\u00ebn\u00eb pas dhe ndoshta p\u00ebr t\u2019u harruar. Ka periudha n\u00eb jet\u00ebn e njeriut q\u00eb nuk jetohen, por vet\u00ebm durohen. 1. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61397","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61397","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61397"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61397\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61397"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}