{"id":61379,"date":"2025-12-31T11:48:14","date_gmt":"2025-12-31T11:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/31\/vrasje-dhe-atentate-mafioze-ngjarjet-kriminale-qe-tronditen-vendin-ne-vitin-2025\/"},"modified":"2025-12-31T11:48:14","modified_gmt":"2025-12-31T11:48:14","slug":"vrasje-dhe-atentate-mafioze-ngjarjet-kriminale-qe-tronditen-vendin-ne-vitin-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/31\/vrasje-dhe-atentate-mafioze-ngjarjet-kriminale-qe-tronditen-vendin-ne-vitin-2025\/","title":{"rendered":"Vrasje dhe atentate mafioze, ngjarjet kriminale q\u00eb trondit\u00ebn vendin n\u00eb vitin 2025"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb vitit 2025, Shqip\u00ebria u p\u00ebrball me nj\u00eb seri ngjarjesh t\u00eb r\u00ebnda kriminale, ku vrasjet dhe atentatet trondit\u00ebn opinionin publik n\u00eb disa qytete t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nga Shkodra, Tirana, Lezha e Durr\u00ebsi, deri n\u00eb Elbasan e Vlor\u00eb, krimet u sh\u00ebnuan shpesh p\u00ebr motive hakmarrjeje, gjakmarrjeje, konflikte pron\u00ebsie apo sherresh banale.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste autor\u00ebt u arrestuan, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e ngjarjeve mbeten ende t\u00eb pazbardhura, duke ngritur shqet\u00ebsime mbi sigurin\u00eb publike dhe nivelin e kriminalitetit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>SKEDAT E KRIMIT<\/p>\n<p>-N\u00eb 6 janar 2025, u regjistrua vrasja e Ramzan Matajt n\u00eb Drago\u00e7, Shkod\u00ebr, i gjetur i vrar\u00eb brenda makin\u00ebs s\u00eb tij. P\u00ebr krimin u arrestuan v\u00ebllez\u00ebrit Arjon dhe Klisman Hasaj.<\/p>\n<p>Motivi: Nj\u00eb konflikt i lindur p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb lidhjeje q\u00eb viktima kishte prej gjasht\u00eb vitesh me motr\u00ebn e dy autor\u00ebve.<\/p>\n<p>-N\u00eb 12 janar t\u00eb 2025-\u00ebs u vra Bujar Nasufi n\u00eb Tiran\u00eb. Nasufi u ekzekutua n\u00eb sy t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit n\u00eb momentin kur autori u afrua dhe e q\u00eblloi duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend.<\/p>\n<p>-N\u00eb 13 janar u vra Kristian Marku n\u00eb Vlor\u00eb. Dosja e tij penale p\u00ebrmbante nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash q\u00eb lidhen kryesisht me p\u00ebrfshirjen n\u00eb konfliktin e p\u00ebrgjaksh\u00ebm mes fiseve Re\u00e7i, Gjini dhe Bardhi n\u00eb qytetin e Rr\u00ebshenit. Lidhur me ngjarjen \u00ebsht\u00eb arrestuar Erald Cenaj, 36 vje\u00e7, banues n\u00eb Kuk\u00ebs, i cili dyshohet se siguroi automjetin q\u00eb u p\u00ebrdor n\u00eb krim.<\/p>\n<p>-N\u00eb 24 janar vritet Lulzim Visha n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb pranga p\u00ebr krimin p\u00ebrfundoi Eduart Lami, 37-vje\u00e7.<\/p>\n<p>\u201327 shkurt 2025 solli nj\u00eb tjet\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, ku u vra Pavlin Preka, krim p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb arrestuar Vasel Ko\u00e7eku, 43 vje\u00e7 dhe Klaudio Lisaj, 20-vje\u00e7.<\/p>\n<p>-M\u00eb 17 prill 2025 u regjistrua vrasja e Gjovalin Prendit n\u00eb Lezh\u00eb, edhe ky rast pa autor\u00eb t\u00eb arrestuar, nd\u00ebrsa si motiv dyshohet se \u00ebsht\u00eb hakmarrja.<\/p>\n<p>-Sakaq, nj\u00eb tjet\u00ebr krim u regjistrua m\u00eb 1 qershor 2025, ku u vra Pjet\u00ebr Kaza, n\u00eb Lezh\u00eb. Edhe ky krim dyshohet se ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb gjakmarrjes q\u00eb daton n\u00eb 1994 mes fiseve Gjini dhe Kaza.<\/p>\n<p>-M\u00eb 4 qershor 2025, n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, u vra Ermir Dedja (29 vje\u00e7), ngjarje e cila \u00e7oi n\u00eb arrestimin e dy personave, Erion Ndoni dhe Klodian Berisha, nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim Xhuljano Dyrmishi, dyshohet p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb k\u00ebt\u00eb vrasje dhe n\u00eb organizimin e saj kriminal.<\/p>\n<p>-Nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje e r\u00ebnd\u00eb ndodhi m\u00eb 4 gusht 2025 n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs, kur u vra Frrok Lleshaj, edhe ky rast mbetet i pazbardhur nga policia. Ndon\u00ebse nuk ka t\u00eb arrestuar, pista kryesore e vrasjes p\u00ebr policin\u00eb mbetet ajo e gjakmarrjes. Frrok Lleshaj \u00ebsht\u00eb i treti q\u00eb vritet pas djalit dhe v\u00ebllait t\u00eb tij n\u00eb fillim vitet \u201990 nd\u00ebrsa t\u00eb vrar\u00eb jan\u00eb edhe kush\u00ebriri i tij Dod\u00eb Lleshaj me t\u00eb cilin lindi konflikti dhe nj\u00eb shtetas tjet\u00ebr nga Puka. Gjith\u00e7ka nisi n\u00eb vitin 1991 kur djali i 65-vje\u00e7arit u vra n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>-M\u00eb 14 gusht mbeti i vrar\u00eb nj\u00eb 14-vje\u00e7ar. I mituri Erald Xhejo u vra me thik\u00eb nga nj\u00eb bashk\u00ebmoshatar, pas nj\u00eb sherri p\u00ebr motive banale.<\/p>\n<p>-Piro Prroni (61 vje\u00e7), u vra m\u00eb 28 gusht 2025 n\u00eb Abat t\u00eb Postrib\u00ebs, nd\u00ebrsa autori Ndoc Ma\u00e7aj u dor\u00ebzua n\u00eb polici.<\/p>\n<p>\u2013Kristian Kola (34 vje\u00e7), u vra m\u00eb 4 shtator 2025 pas nj\u00eb sulmi me arm\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>-Armando Pali dhe Liridon Kraja (alias Lusha), u vran\u00eb m\u00eb 8 shtator 2025 n\u00eb nj\u00eb bar pran\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb sulm me arm\u00eb, ku u plagos\u00ebn edhe t\u00eb tjer\u00eb. Autori Ragip Gila u arrestua.<\/p>\n<p>\u2013M\u00eb 18 shtator u nxor pa jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb humner\u00eb Mirel \u00c7okaj, nd\u00ebrkoh\u00eb familjar\u00ebt e tij pretendojn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr parcelat e kanabisit. Prokuroria e Shkodr\u00ebs ka nisur hetimet.<\/p>\n<p>-Nd\u00ebrkoh\u00eb, ngjarja m\u00eb kriminale e k\u00ebtij viti padyshim ishte vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja m\u00eb 6 tetor 2025 n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Kalaja u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje brenda sall\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb nga nj\u00eb i pandehur gjat\u00eb nj\u00eb seance p\u00ebr nj\u00eb konflikt pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>Dy persona t\u00eb tjer\u00eb u plagos\u00ebn, nd\u00ebrsa p\u00ebr krimin u arrestua Elvis Shkambi, nd\u00ebrsa p\u00ebr p\u00ebrkrahje t\u00eb autorit u arrestua xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Akti tronditi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe pati reagime nga institucionet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>-Krim i dyfisht\u00eb u regjistrua n\u00eb 22 tetor, ku pas nj\u00eb sherri banal u vran\u00eb Flori Palu\u00e7i dhe Aranit Kurti. Ngjarja ndodhi jasht\u00eb nj\u00eb lokali n\u00eb Manz\u00eb, nd\u00ebrsa sherri nisi p\u00ebr nj\u00eb kafe.<\/p>\n<p>-Nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje e r\u00ebnd\u00eb ishte ajo e ndodhur m\u00eb 28 tetor, ku 42-vje\u00e7ari Keli Hoxha u vra nga Kristo Mema. Sherri nisi p\u00ebr kalin e autorit t\u00eb dyshuar t\u00eb krimit. Ky i fundit u arrestua pasi tentoi t\u00eb arratisej.<\/p>\n<p>-Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, m\u00eb 28 tetor, Filip Shehu, 41 vje\u00e7, vrau kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vje\u00e7, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb spital pas goditjeve fatale me thik\u00eb.<\/p>\n<p>-Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje e r\u00ebnd\u00eb pasoi at\u00eb dit\u00eb, ku 25-vje\u00e7ari Marjan Kodheli vrau me thik\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e tyre baban\u00eb, Pjet\u00ebr Kodhelin. Ndon\u00ebse tentoi t\u00eb arratisej, ai u arrestua nga policia.<\/p>\n<p>\u2013M\u00eb 11 n\u00ebntor 2025 u regjistrua atentati n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-s\u00eb, Mu\u00e7i Shaliani (Sheqeri).<\/p>\n<p>-M\u00eb 26 n\u00ebntor, n\u00eb Durr\u00ebs mbeti i plagosur pas nj\u00eb sherri p\u00ebr motive t\u00eb dob\u00ebta 15-vje\u00e7ari Erion Boba. Ai nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb spital pas 9 dit\u00ebsh, nd\u00ebrsa nj\u00eb bashk\u00ebmoshatar u arrestua p\u00ebr krimin q\u00eb zanafill\u00ebn e sherrit e kishte n\u00eb TikTok.<\/p>\n<p>-M\u00eb 30 n\u00ebntor vritet n\u00eb ambientet e biznesit t\u00eb tij, brenda makin\u00ebs Mondi M\u00ebhalla, n\u00eb Elbasan, krim p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb arrestuar disa persona. (Voxnews.al)<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/vrasje-dhe-atentate-mafioze-ngjarjet-kriminale-qe-tronditen-vendin-ne-vitin-2025\/\">Vrasje dhe atentate mafioze, ngjarjet kriminale q\u00eb trondit\u00ebn vendin n\u00eb vitin 2025<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb vitit 2025, Shqip\u00ebria u p\u00ebrball me nj\u00eb seri ngjarjesh t\u00eb r\u00ebnda kriminale, ku vrasjet dhe atentatet trondit\u00ebn opinionin publik n\u00eb disa qytete t\u00eb vendit. Nga Shkodra, Tirana, Lezha e Durr\u00ebsi, deri n\u00eb Elbasan e Vlor\u00eb, krimet u sh\u00ebnuan shpesh p\u00ebr motive hakmarrjeje, gjakmarrjeje, konflikte pron\u00ebsie apo sherresh banale. N\u00eb disa raste autor\u00ebt u arrestuan, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61379","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61379"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61379\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}