{"id":61346,"date":"2025-12-31T08:48:28","date_gmt":"2025-12-31T08:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/31\/pa-dashuri-ska-entuziazem-ska-shprese-nuk-kryhet-asnje-veper-dashuria-e-sinqerte-dhe-te-thelle-duhet-te-jete-si-ata-trendafila-qe-letrat-e-dashurise-s\/"},"modified":"2025-12-31T08:48:28","modified_gmt":"2025-12-31T08:48:28","slug":"pa-dashuri-ska-entuziazem-ska-shprese-nuk-kryhet-asnje-veper-dashuria-e-sinqerte-dhe-te-thelle-duhet-te-jete-si-ata-trendafila-qe-letrat-e-dashurise-s","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/31\/pa-dashuri-ska-entuziazem-ska-shprese-nuk-kryhet-asnje-veper-dashuria-e-sinqerte-dhe-te-thelle-duhet-te-jete-si-ata-trendafila-qe-letrat-e-dashurise-s\/","title":{"rendered":"\u201cPa dashuri s\u2019ka entuziaz\u00ebm, s\u2019ka shpres\u00eb, nuk kryhet asnj\u00eb vep\u00ebr, dashuria e sinqert\u00eb dhe t\u00eb thell\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb si ata tr\u00ebndafila q\u00eb\u2026\u201d\/ Letrat e dashuris\u00eb s\u00eb Mit\u2019had Frash\u00ebrit, p\u00ebr t\u00eb dashur\u00ebn rumune"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dr. Uran Butka<\/p>\n<p>Memorie.al \/ \u201cNj\u00eb let\u00ebr (p\u00ebrmbajtjen e s\u00eb cil\u00ebs, duhet jo vet\u00ebm ta ndjejm\u00eb, akoma ta shijojm\u00eb) p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luks, nj\u00eb d\u00ebfrim i mendjes dhe luksi do nge, do qet\u00ebsi, do nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb pa turbulluar. Luksi i nxituar, degjeneron n\u00eb grotesk. Shkoni dhe shihni qytetin amerikan Atlantic City, ku harbut\u00ebsia e nj\u00eb luksi t\u00eb shpejt\u00eb e b\u00ebn nj\u00eb kontrast aq t\u00eb madh me bukurit\u00eb evropiane t\u00eb shekullit XVII-XVIII\u201d \u2013 Mid\u2019hat Frash\u00ebri.<\/p>\n<p>Let\u00ebrk\u00ebmbimi i Mid\u2019hat Frash\u00ebrit p\u00ebrb\u00ebn kuror\u00ebn e meditimit, t\u00eb veprimtaris\u00eb shkrimore dhe krijimtaris\u00eb s\u00eb tij: aty shfaqen idet\u00eb e reja iluministe t\u00eb tij n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs e t\u00eb mendimit, sfidat dhe vendimmarrja e tij n\u00eb ngjarjet ky\u00e7e t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit, shqiptarizmi si platform\u00eb dhe veprim, p\u00ebrpjekjet titanike n\u00eb mbrojtje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb kriz\u00eb, k\u00ebmb\u00ebngulja e palodhur p\u00ebr zgjidhjen m\u00eb pozitive t\u00eb saj, humanizmi dhe evropianizimi si frym\u00eb e model, diplomacia si mjesht\u00ebri dhe art, debati me argumente dhe logjik\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, elokuenca dhe sjellja fisnike, bashk\u00ebbisedimi dhe polemikat me personalitete t\u00eb shquara historike shqiptare e t\u00eb huaja, p\u00ebrfshir\u00eb president\u00eb shtetesh, kryeministra, ministra, kryetar\u00eb forumesh komb\u00ebtar\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, bashk\u00ebpunimi e bashkimi komb\u00ebtar, haxhiqamilizmi shqiptar, rreziku komunist, lufta p\u00ebr shtet ligjor dhe demokraci, miq\u00ebsia dhe dashuria, por edhe kritika ekzistenciale, largpam\u00ebsia, kultura sip\u00ebrore, informacioni i gjer\u00eb dhe sensi zyrtar, por edhe intim dhe artistik i k\u00ebtij let\u00ebrk\u00ebmbimi.<\/p>\n<p>Tre jan\u00eb kulmet e k\u00ebsaj pasurie epistolare: koha kur ishte an\u00ebtar dhe kryetar i delegacionit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris dhe n\u00eb Lidhen e Kombeve n\u00eb Gjenev\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb identitetit dhe t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr politikave pushtuese serbe, greke dhe italiane, por edhe kund\u00ebr politikave imperialiste t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha shpesh n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tyre, si edhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jug-lindore, t\u00eb okupuara padrejt\u00ebsisht dhe t\u00eb persekutuara deri n\u00eb asgj\u00ebsim;<\/p>\n<p>Gjithashtu mund t\u00eb lexoni<br \/>\n\u201cMustafa Kruja pranoi propozimin italian p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryeminist\u00ebr, pasi Italia ra dakord t\u00eb b\u00ebnte disa koncesione n\u00eb drejtim t\u00eb autonomis\u00eb shqiptare, si\u2026\u201d\/ Refleksionet e historianes s\u00eb njohur<br \/>\n\u201cFrank Shkreli \u00ebsht\u00eb vazhdues i nj\u00eb tradite t\u00eb mendimit kritik shqiptar, q\u00eb shkon nga Konica te Repishti, nga Koliqi te Camaj, nj\u00eb linj\u00eb mendimtar\u00ebsh\u2026\u201d\/ Refleksionet e Prof. Dr. Gjek Marinaj nga SHBA-\u00ebs<br \/>\nLet\u00ebrk\u00ebmbimi kur ishte ambasador i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Greqi, ku mbrojti si askush tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame, duke u p\u00ebrballur me politikat antishqiptare dhe antinjer\u00ebzore t\u00eb helenizmit p\u00ebr shp\u00ebrnguljen barbare dhe shpron\u00ebsimin e popullsis\u00eb shqiptare nga trojet e tyre n\u00eb vitet 1923-1925; dhe let\u00ebrk\u00ebmbimi erotik, q\u00eb zgjati thuajse gjith\u00eb jet\u00ebn, ashtu si\u00e7 zgjati edhe dashuria e tij.<\/p>\n<p>Dashuria e Mid\u2019hat Frash\u00ebrit ishte shpuz\u00eb e amshuar, e mbuluar me hirin e jet\u00ebs. Ai i caklon dhe i shpupurit me pen\u00ebn-pup\u00ebl gacat, q\u00eb vag\u00ebllojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr dhe i derdh me mjesht\u00ebri dhe art n\u00eb letrat e tij. Dashuria e tij \u00ebsht\u00eb e \u00e7ilt\u00ebr, e vetvetishme, e magjishme, emocionale.<\/p>\n<p>Ai e ka provuar at\u00eb me pasion m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb her\u00eb, si njeri i lir\u00eb dhe i kulturuar, at\u00eb ndjesi t\u00eb brendshme t\u00eb patjet\u00ebrsueshme njer\u00ebzore, at\u00eb prush q\u00eb djeg e shqerr, si nj\u00eb drit\u00eb dhe terr, si shend e vuajtje, si poezi e si dram\u00eb, si forc\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb e \u00e7liron dhe e ndryshon bot\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cDashuria, \u2013 shkruan ai, \u2013 \u00ebsht\u00eb kondita e jet\u00ebs. Po t\u00eb mos ekzistoj\u00eb ajo, shkat\u00ebrrohet lidhka n\u00eb mes t\u00eb gjymtyr\u00ebve t\u00eb njeriut, familjes dhe njer\u00ebzis\u00eb, zhduket shija e gjall\u00ebris\u00eb dhe e jet\u00ebs. Pa dashuri s\u2019ka enthuziaz\u00ebm, s\u2019ka shpres\u00eb, nuk kryhet asnj\u00eb vep\u00ebr. Enthuziazmi dhe shpresa, bijat e dashuris\u00eb s\u00eb sinqert\u00eb dhe t\u00eb thell\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb si ata tr\u00ebndafil\u00eb m\u00ebngjesi, q\u00eb \u00e7elin \u00e7do dit\u00eb t\u00eb rinj, si ato lulet, q\u00eb mbyllen nat\u00ebn, por hapen n\u00ebn rrezet e para t\u00eb diellit\u201d.<\/p>\n<p>Letrat e dashuris\u00eb mes intelektuales rumune Angela Romano dhe Mid\u2019hatit, zgjasin e dokumentohen p\u00ebr 24 vjet me radh\u00eb, pak m\u00eb tep\u00ebr se letrat e dashuris\u00eb mes Balzakut dhe Princesh\u00ebs Hanska, por edhe me nj\u00eb pathos t\u00eb pa p\u00ebrshkruar. Pyetjes pse nuk u martua kurr\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebri, i japin p\u00ebrgjigje letrat e tij dhe t\u00eb dashurave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>E zhuritur nga malli dhe larg\u00ebsia, Angela Romano e grish n\u00eb Bukuresht t\u00eb dashurin e saj, ku i kishte t\u00eb gjitha komoditetet q\u00eb t\u00eb jetonin s\u00eb bashku \u201cme idhullin e saj, shpres\u00ebn e saj t\u00eb parealizueshme\u201d, si\u00e7 shprehet ajo n\u00eb let\u00ebr. Por Mid\u2019hati zgjedh midis Angel\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebt\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn dhe ajo ia kthen: \u201cJam e lumtur p\u00ebr ty dhe p\u00ebr vendin t\u00ebnd\u201d.<\/p>\n<p>Mid\u2019hati i p\u00ebrgjigjet s\u00eb dashur\u00ebs Emma: \u201dTi e di s\u00ebmundjen morale nga e cila un\u00eb vuaj, ajo mani p\u00ebr t\u2019i analizuar gj\u00ebrat, ajo ngasje p\u00ebr t\u00eb g\u00ebrmuar p\u00ebrher\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb tyre, duke dashur t\u00eb shoh larg, ta konsideroj shum\u00eb shpesh t\u00eb tashmen si preokupim t\u00eb s\u00eb ardhmes. Nj\u00eb martes\u00eb, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e pamundur dhe jam i sigurt se, nuk do ta b\u00ebja kurrsesi t\u00eb lumtur\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn drejtuar Els\u00ebs, Mid\u2019hati shkruante: \u201cT\u00eb dua t\u00eb lumtur, Elsa. Po luftoj midis zemr\u00ebs dhe arsyes, midis dashuris\u00eb dhe detyr\u00ebs, pik\u00ebrisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj dashurie\u201d. Elsa: \u201cMbase \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebzi e madhe dashuria ime p\u00ebr ty, q\u00eb e do aq shum\u00eb lirin\u00eb, t\u00eb udh\u00ebtosh, t\u2019i biesh bot\u00ebs qark, tek do ndryshimin, jet\u00ebn pa halle, pa telashe\u201d.<\/p>\n<p>Mid\u2019hati ishte nj\u00eb qytetar i lir\u00eb evropian, ndaj p\u00ebrpiqej jo pa dilema, q\u00eb pasioni dhe jeta familjare t\u00eb mos ia pengonin dashurin\u00eb e madhe ndaj atdheut dhe detyr\u00ebn ndaj \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, si edhe t\u00eb mos l\u00ebndonin njer\u00ebzit e dashur.<\/p>\n<p>Mid\u2019hati pati nj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim t\u00eb pazakont\u00eb, nga p\u00ebrmbajtja e thukt\u00eb, por edhe nga shum\u00ebsia e letrave, q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb mij\u00ebra e mij\u00ebra. T\u00eb habit fakti q\u00eb ku e ka gjetur koh\u00ebn t\u00eb shkruaj\u00eb letra pa fund, kur ka pasur nj\u00eb veprimtari tejet intensive atdhetare, politike, diplomatike, pedagogjike, kulturore, studimore, albanologjike, kritike, botuese, letrare, memoriale, bibliografike dhe p\u00ebrshkrime udh\u00ebtimesh brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka shkruar dhe k\u00ebmbyer letra nga nevoja e koh\u00ebs, me personalitete, por edhe njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb bot\u00ebs shqiptare si; Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Mehmet Konica, Kristo Luarasi, Gaetano Petrota, Dr. Ibrahim Temo, Dr. Mihal Turtulli, Fan Noli, Sulejman Delvina, Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, Gjergj Fishta, Gjergj Pekmezi, Ahmet Zogu, Sotir Kolea, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Dhimit\u00ebr Berati, Aqif Pash\u00eb Elbasani, Eshref Frash\u00ebri, Pandeli Evangjeli, Arif Dino, Asdreni, Kol\u00eb Tromara, Kost\u00eb \u00c7ekrezi, Mihal Grameno, Avni Rustemi, Samin Visoka, Branko Merxhani, Mirash Ivanaj, Seit Kemal, Hil Mosi, Kol\u00eb Kamsi, Karl Gurakuqi, Musine Kokalari, Emine Frash\u00ebri, Abaz Kupi, Dhimit\u00ebr Falo, Safet Butka, Sali Mani etj.;<\/p>\n<p>por edhe me personalitete te shquara t\u00eb politik\u00ebs e diplomacis\u00eb bot\u00ebrore, si presidenti Wilson, Lord Robert Cecil, kryetar i Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes n\u00eb Paris, Jules Cambon, kryetar i Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve, Eric Drumond, sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Lidhjes s\u00eb Kombeve, D\u2019Estornuelles de Constand, Lloyd George, Aristide Briand, Aubrey Herbert, Edit Durham, Justin Godart, Baron Hayashi, Telford Erickson, Jean Pelissier, I. S. Barnes, Morton Eden, A. J. Balfour, Rene Vivian, K. Ishii, Bill Maklin, Alexand\u00ebr Kirk, Julian Emer etj., si edhe ministra, deputet\u00eb, k\u00ebshilltar\u00eb, ambasador\u00eb, shkrimtar\u00eb, kryeredaktor\u00eb agjencish, gazetash e revistash, miq dhe armiq t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit.<\/p>\n<p>Po ashtu, pati let\u00ebrk\u00ebmbim me personalitete te shkenc\u00ebs evropiane si; M. Shuflai, G. Weigand, E. Pittard, M. Roques, M. Tomasie, H. Pedersen, N. Jokli, Prof. Meillet, E. Legrand etj. Let\u00ebrk\u00ebmbimi \u00ebsht\u00eb hulumtuar dhe nxjerr\u00eb n\u00eb Arkivin Qendror t\u00eb Shtetit, Arkivin e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme dhe arkivat e bibliotekat e Turqis\u00eb, Franc\u00ebs, Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, SHBA-s\u00eb, Greqis\u00eb, Rumanis\u00eb, Bullgaris\u00eb, Zvicr\u00ebs, Gjermanis\u00eb, Italis\u00eb, etj., kryesisht n\u00eb gjuh\u00ebt shqip, fr\u00ebngjisht, anglisht. Ky let\u00ebrk\u00ebmbim, \u00ebsht\u00eb ng\u00ebrthyer tek v\u00ebllimi VI dhe VII i kolan\u00ebs \u201cMid\u2019hat Frash\u00ebri\u201d. \/ Memorie.al<\/p>\n<p>\u00a9 BalkanWeb<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/pa-dashuri-ska-entuziazem-ska-shprese-nuk-kryhet-asnje-veper-dashuria-e-sinqerte-dhe-te-thelle-duhet-te-jete-si-ata-trendafila-qe-letrat-e-dashurise-s\/\">\u201cPa dashuri s\u2019ka entuziaz\u00ebm, s\u2019ka shpres\u00eb, nuk kryhet asnj\u00eb vep\u00ebr, dashuria e sinqert\u00eb dhe t\u00eb thell\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb si ata tr\u00ebndafila q\u00eb\u2026\u201d\/ Letrat e dashuris\u00eb s\u00eb Mit\u2019had Frash\u00ebrit, p\u00ebr t\u00eb dashur\u00ebn rumune<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dr. Uran Butka Memorie.al \/ \u201cNj\u00eb let\u00ebr (p\u00ebrmbajtjen e s\u00eb cil\u00ebs, duhet jo vet\u00ebm ta ndjejm\u00eb, akoma ta shijojm\u00eb) p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luks, nj\u00eb d\u00ebfrim i mendjes dhe luksi do nge, do qet\u00ebsi, do nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb pa turbulluar. Luksi i nxituar, degjeneron n\u00eb grotesk. Shkoni dhe shihni qytetin amerikan Atlantic City, ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61346","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61346","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61346"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61346\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61346"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61346"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61346"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}