{"id":61306,"date":"2025-12-30T20:48:31","date_gmt":"2025-12-30T20:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/30\/mero-baze-viti-i-perplasjes-se-drejtesise-me-pushtetin\/"},"modified":"2025-12-30T20:48:31","modified_gmt":"2025-12-30T20:48:31","slug":"mero-baze-viti-i-perplasjes-se-drejtesise-me-pushtetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/30\/mero-baze-viti-i-perplasjes-se-drejtesise-me-pushtetin\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Viti i p\u00ebrplasjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me pushtetin"},"content":{"rendered":"<p>Viti q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas sh\u00ebnon betej\u00ebn kulmore t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me qeverin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb formalisht i ka hapur llogoret te fronti i korrupsionit, por q\u00eb lexohet qart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr hap\u00ebsira pushteti dhe autoriteti n\u00eb vend.<br \/>\nBeteja, e cila kishte nisur m\u00eb par\u00eb me akuzat ndaj Ahmetajt, Beqajt, Bllakos e disa zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb, deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shihej si legjitime dhe kryeministri Rama kishte adoptuar nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb unifikuar, ku zyrtar\u00ebt dor\u00ebhiqeshin dhe vazhdonin vet\u00eb betej\u00ebn me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2025, beteja u b\u00eb m\u00eb dramatike. Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, u arrestua n\u00eb fillim t\u00eb shkurtit pas padis\u00eb s\u00eb nj\u00eb personi anonim, Anesti Angoni, p\u00ebr nj\u00eb denoncim q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i provuar lidhur me konfliktin e interesit mes Erion Veliajt dhe biznesmenit Gent Sulaj. Sipas Angonit, Veliaj i kishte pun\u00ebsuar gruan z\u00ebvend\u00ebsministre dikur n\u00eb vitin 2013 dhe kishte marr\u00eb tre vila n\u00eb Qerret.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, SPAK as ka gjetur dot ndonj\u00eb vil\u00eb t\u00eb Veliajt nga tre q\u00eb pretendon anonimi Angoni, as nuk p\u00ebrb\u00ebn prov\u00eb fakti q\u00eb Gentiana Sulaj ka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebsministre, pasi z\u00ebvend\u00ebsministrat em\u00ebrohen nga kryeministri.<br \/>\nE gjitha dukej nj\u00eb proces i nisur nga vet\u00eb SPAK, me nj\u00eb kall\u00ebzues anonim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb dhe i vet\u00ebm deri tani n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e re, si\u00e7 quhen institucionet e prokuroris\u00eb speciale.<\/p>\n<p>Erion Veliaj u arrestua n\u00eb zyr\u00eb pa iu ngritur akuza dhe u izolua n\u00eb qeli. Ai ende nuk ka filluar gjyqin n\u00eb themel, edhe pse \u00ebsht\u00eb n\u00eb muajin e 11 t\u00eb burgut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar t\u00eb paligjshme p\u00ebrpjekjen p\u00ebr ta shkarkuar at\u00eb nga detyra. Praktikisht, ai rezulton nj\u00eb kryetar i zgjedhur, i cili \u00ebsht\u00eb pezulluar forc\u00ebrisht nga SPAK, duke u \u00e7uar n\u00eb qeli dhe me \u00e7do kriter t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese duhet t\u00eb kthehet n\u00eb zyr\u00eb deri n\u00eb shqiptimin e nj\u00eb vendimi q\u00eb e shpall fajtor.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb beteja e tij e m\u00ebtejme deri n\u00eb Strasburg, gjykat\u00eb e cila ka anuluar gjer\u00ebsisht vendime t\u00eb SPAK, por q\u00eb ish-kryetari i SPAK, Dumani, i konsideron vendime t\u00eb nxituara dhe n\u00ebn z\u00eb me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e quan dhe gjykat\u00eb t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>Arrestimi i Veliajt krijoi dhjet\u00ebra teori konspiracioni p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb brendshme n\u00eb Partin\u00eb Socialiste dhe trajtimit gati \u00e7njer\u00ebzor n\u00eb burg nga administrata e burgjeve, e drejtuar nga Ulsi Manja. Atij i jan\u00eb refuzuar avokat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nj\u00eb OPGJ i BKH u ka k\u00ebrkuar llogari tre eurodeputet\u00ebve p\u00ebrse duan ta takojn\u00eb Veliajn dhe mb\u00ebshtetet vendimi i tyre n\u00eb ndonj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb (?!).<\/p>\n<p>E gjitha, n\u00eb fakt, duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shfryrje personale e dy prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave p\u00ebr akuzat p\u00ebr t\u00eb cilat e \u00e7uan n\u00eb qeli, jan\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr gjah t\u00eb gjejn\u00eb akuza t\u00eb reja, q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb n\u00ebp\u00ebr takime dhe Dumani, \u201ct\u00eb mos e shoh\u00eb m\u00eb drit\u00ebn e diellit\u201d.<\/p>\n<p>Pas betej\u00ebs s\u00eb SPAK me Veliajn, u pa se m\u00eb militant\u00ebt se SPAK ishte dhe vet\u00eb GJKKO. N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore paraprake, ajo i k\u00ebrkoi prokuroris\u00eb ta konsideroj\u00eb Ilir Beqajn grup kriminal n\u00eb lidhje me koncesionin e sterilizimit, i cili ka p\u00ebrfunduar me sukses dhe i ka kursyer lek\u00eb shtetit shqiptar, si dhe ka p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm sh\u00ebrbimin kirurgjikal n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e paprecedent se si nj\u00eb gjykat\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb nd\u00ebshkim nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb lart se sa prokuroria, dhe GJKKO e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00eb paku n\u00eb tre raste me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, ish-ministra t\u00eb PS-s\u00eb. Fakti q\u00eb Erion Bani, n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj gjykate, \u00ebsht\u00eb I njohur si militant i PD-s\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm. Duket se m\u00eb ka nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebrtej p\u00eblqimeve politike t\u00eb disa prej atyre gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra zyrtar\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb, kryetar\u00eb bashkish dhe titullar\u00eb institucionesh filluan t\u00eb vizitojn\u00eb SPAK-un me nj\u00eb skenar propagandistik t\u00eb \u201cgjyqeve popullore\u201d, ku zyra e shtypit e SPAK, para se t\u00eb shfaqeshin ata n\u00eb oborr, publikon me titra n\u00ebp\u00ebr ekrane detaje dosjesh, q\u00eb shpesh her\u00eb nuk p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, por sh\u00ebrbejn\u00eb q\u00eb populli t\u2019u b\u00ebj\u00eb gjyqin t\u00eb pandehur\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndryshuar situat\u00ebn n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, kryeministri Rama vendosi t\u00eb shkarkoj\u00eb Erion Veliajn dhe t\u00eb shpall\u00eb zgjedhje n\u00eb Tiran\u00eb, por Gjykata Kushtetuese e pengoi, duke e konsideruar t\u00eb paligjsh\u00ebm shkarkimin e Veliajt nga detyra.<br \/>\nBelinda Balluku, e cila u shfaq e fuqizuar n\u00eb qeverin\u00eb e re t\u00eb shtatorit, nd\u00ebrkoh\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb target i prokuroris\u00eb. Nj\u00eb dosje e mbushur me komunikime private mes saj dhe nj\u00eb vart\u00ebsi u kthye n\u00eb telenovel\u00ebn m\u00eb t\u00eb ndjekur komb\u00ebtare, duke shtuar aty dhe fantazin\u00eb e Sali Berish\u00ebs me etiketimet or\u00eb e ditore dhe shpikjet e qindra apartamenteve dhe jahteve luksoze, q\u00eb SPAK as nuk i p\u00ebrg\u00ebnjeshtron, as i pohon, sipas stilit t\u00eb \u201cgjyqit popullor\u201d.<\/p>\n<p>Akuza p\u00ebr pabarazi n\u00eb tendera ndaj ministres bazohet te nj\u00eb kontroll i qart\u00eb i saj mbi detyrat e vart\u00ebsve, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb me shp\u00ebrndarjen e pun\u00ebve te kompanit\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve, duke dh\u00ebn\u00eb porosi p\u00ebr disa kompani, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me PD-n\u00eb, me gjas\u00eb p\u00ebr t\u00eb eliminuar tradit\u00ebn e eliminimit politik.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e till\u00eb ishte kompania e drejtuar nga Shtufi, nj\u00eb njeri i af\u00ebrt i Shk\u00eblzen Berish\u00ebs, Ram Gecit, nj\u00eb ish-sponsor i PD-s\u00eb, Bashkim Ulajt, etj., t\u00eb af\u00ebrt me PD-n\u00eb.<\/p>\n<p>Ende nuk ka ndonj\u00eb gjurm\u00eb apo prov\u00eb q\u00eb zonja Balluku t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb shp\u00ebrblim financiar p\u00ebr faktin e kontrollit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb vart\u00ebsve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb autoritet kontraktor q\u00eb t\u00eb akuzohet p\u00ebr pabarazi n\u00eb tendera. M\u00eb s\u00eb paku ka vend p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm, por nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presionin e mas\u00ebs s\u00eb arrestit me burg, nd\u00ebrsa zyrtar\u00ebt prokurues jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, kjo betej\u00eb duket qart\u00eb se SPAK synon t\u00eb trokas\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe rasti m\u00eb komprometues, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, u shfaq jav\u00ebt e fundit, kur nj\u00eb biznesmen i n\u00ebntok\u00ebs politike, Ergys Aga\u00e7i, duket se ka p\u00ebrfituar tendera n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme te AKSH dhe ka sh\u00ebrbyer dhe si favorizues apo eliminues i kompanive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>E shoq\u00ebruar kjo me telenovelat e vet\u00eb-regjistrimeve t\u00eb tij, ai b\u00ebhet nj\u00eb rast i fort\u00eb zhurmues, q\u00eb mbulon gjith\u00eb betej\u00ebn jakobine t\u00eb SPAK me pushtetin, pasi, sa her\u00eb q\u00eb t\u2019iu kujtohen \u00e7mendurit\u00eb e hetimeve apo lin\u00e7imet personale, ata kan\u00eb s\u00eb fundmi nj\u00eb rast t\u00eb past\u00ebr korrupsioni dhe degradimi t\u00eb nj\u00eb institucioni zyrtar p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve personale.<\/p>\n<p>Dhe duket se nuk do t\u00eb ndalen k\u00ebtu. Flitet se Engj\u00ebll Aga\u00e7i, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kryeministrit, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb penale p\u00ebr nj\u00eb histori t\u00eb diskutueshme lobimi me nj\u00eb biznesmen, pronar tokash n\u00eb Vlor\u00eb, dikur i af\u00ebrt i Sali Berish\u00ebs.<br \/>\nKjo betej\u00eb e paprecedent e SPAK me qeverin\u00eb duket se ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb \u00e7do zyrtar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Edi Ram\u00ebs, natyrisht duke synuar Edi Ram\u00ebn dhe pushtetin.<\/p>\n<p>Ky i fundit, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ndryshoi kursin dhe retorik\u00ebn e tij ndaj SPAK, duke i konsideruar k\u00ebto akte me prapavij\u00eb politike dhe duke folur p\u00ebr nj\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr betej\u00eb me ta, dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb, p\u00ebr \u00e7do rast t\u00eb ri q\u00eb t\u2019i hapet.<br \/>\nKjo betej\u00eb ka entuziazmuar opozit\u00ebn, e cila shpreson se SPAK do ta rr\u00ebzoj\u00eb nga pushteti Edi Ram\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ata, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq akoma vazhdojn\u00eb ta sulmojn\u00eb SPAK se \u201c\u00ebsht\u00eb i Edi Ram\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Paranojat q\u00eb shoq\u00ebruan betej\u00ebn e SPAK me qeverin\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vrull fantazis\u00eb s\u00eb tyre, duke folur p\u00ebr CIA, FBI, BE, MI6, etj., por t\u00eb gjitha jan\u00eb bro\u00e7kulla shqiptare.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe duket qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se prokuror\u00ebt e SPAK testuan dhe provuan se pushteti i tyre \u00ebsht\u00eb i papreksh\u00ebm, se ata nuk japin m\u00eb llogari askund, para asnj\u00eb institucioni n\u00eb Shqip\u00ebri, se gjykatat i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn vete dhe se pushtetin mund ta ndryshojn\u00eb me urdhra arresti.<\/p>\n<p>Kjo, e shoq\u00ebruar me disa prej tyre dhe me tifoz\u00ebri politike, i ka b\u00ebr\u00eb ata nj\u00eb pol pushteti t\u00eb papreksh\u00ebm, t\u00eb pakontrolluesh\u00ebm, t\u00eb pafrenuar dhe shpesh her\u00eb t\u00eb pavetdijsh\u00ebm p\u00ebr kufijt\u00eb e pushtetit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me pushtetet e tjera n\u00eb Republik\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kur gjakrat t\u00eb bien dhe drejt\u00ebsia t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb shtratin e saj profesional, kjo intifad\u00eb nd\u00ebshkuese ndaj politikan\u00ebve shqiptar\u00eb do t\u00eb mbahet mend gjat\u00eb si drejt\u00ebsi jakobine, si fushata m\u00eb e keqp\u00ebdorur n\u00eb gjuh\u00ebn e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, kur betejat humben n\u00eb gjykatat evropiane, atje ku k\u00ebrkon t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet Republika e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb, Republika e Prokuror\u00ebve do ta ket\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb zi n\u00eb bot\u00eb, me statistika q\u00eb dhe kur je an\u00ebtar i BE-s\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrjashtohesh.<\/p>\n<p>Dhe at\u00ebher\u00eb, kur s\u2019do t\u00eb kemi emocionet e nj\u00eb beteje n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr, do t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb ekonomis\u00eb, biznesit, shtypit dhe politik\u00ebs me Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, firmosur nga 140 deputet\u00ebt n\u00ebn presionin e BE dhe SHBA, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ngrit\u00ebm dor\u00ebn si drejt\u00ebsi evropiane dhe po duartrokitet si drejt\u00ebsi jakobine.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/mero-baze-viti-i-perplasjes-se-drejtesise-me-pushtetin\/\">Mero Baze: Viti i p\u00ebrplasjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me pushtetin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas sh\u00ebnon betej\u00ebn kulmore t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me qeverin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb formalisht i ka hapur llogoret te fronti i korrupsionit, por q\u00eb lexohet qart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr hap\u00ebsira pushteti dhe autoriteti n\u00eb vend. Beteja, e cila kishte nisur m\u00eb par\u00eb me akuzat ndaj Ahmetajt, Beqajt, Bllakos e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61306","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61306","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61306"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61306\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61306"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61306"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61306"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}