{"id":61245,"date":"2025-12-30T15:48:48","date_gmt":"2025-12-30T15:48:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/30\/pas-polemikave-ne-rrjet-viktor-zhusti-sqaron-episodin-me-adriatik-lapajn-te-dashur-miqte-e-mi-te-vjeter-dhe-ju-armiqte-e-rinj\/"},"modified":"2025-12-30T15:48:48","modified_gmt":"2025-12-30T15:48:48","slug":"pas-polemikave-ne-rrjet-viktor-zhusti-sqaron-episodin-me-adriatik-lapajn-te-dashur-miqte-e-mi-te-vjeter-dhe-ju-armiqte-e-rinj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/30\/pas-polemikave-ne-rrjet-viktor-zhusti-sqaron-episodin-me-adriatik-lapajn-te-dashur-miqte-e-mi-te-vjeter-dhe-ju-armiqte-e-rinj\/","title":{"rendered":"Pas polemikave n\u00eb rrjet, Viktor Zhusti sqaron \u2018episodin\u2019 me Adriatik Lapajn: T\u00eb dashur miqt\u00eb e mi t\u00eb vjet\u00ebr dhe ju, \u201carmiqt\u00eb\u201d e rinj"},"content":{"rendered":"<p>(Ese me rastin e Krishtlindjes)<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb jave stuhie, kur Deti Facebook u p\u00ebrzie me keq se ai Adriatik dhe cunami ngriti n\u00eb sip\u00ebrfaqe e nxorri n\u00eb breg, vlera dhe zgjyr\u00eb, p\u00ebr aq koh\u00eb t\u00eb mbetura n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, tani q\u00eb u v\u00ebrtetua, nga t\u00eb dy an\u00ebt e llogoreve, sa t\u00eb gatsh\u00ebm e me gisht n\u00eb k\u00ebmb\u00ebz ishim (ca nga vigjilenca, ca nga rajall\u00ebku e ca p\u00ebr hakmarrje), tani, q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, u mor vesh mir\u00eb: kush ka frik\u00eb dhe nga kush, kush \u00ebsht\u00eb \u00e7donjeri e me k\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb spiun dhe i kujt, kush turp\u00ebroi veten dhe para kujt, kush \u00ebsht\u00eb patronazhist dhe i kujt, kush \u00ebsht\u00eb mashtrues dhe p\u00ebrse, kush e ka fjalorin m\u00eb t\u00eb pasur dhe me se, kush meriton respekt dhe prej kujt, kush nxiu faqen dhe para kujt, tani q\u00eb yryshi, inati e verb\u00ebria, me t\u00eb cil\u00ebn iu sul\u00ebm p\u00ebr ta shqyer njeri-tjetrin, disi ka rreshtur, t\u00eb mbushemi me frym\u00eb dhe t\u00eb pyes\u00eb gjithsecili veten: \u201cp\u00ebrse dhe kujt i sh\u00ebrbeu gjith\u00eb kjo\u201d? Dhe, duke \u201cl\u00ebpir\u00eb plag\u00ebt\u201d (si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb eg\u00ebrsirat kur mbaron ose t\u00ebrhiqen nga p\u00ebrleshja), duke u munduar, me sa mend kemi, na kan\u00eb mbetur a na kan\u00eb l\u00ebn\u00eb (pavar\u00ebsisht se nga \u00e7\u2019an\u00eb e llogores jemi reshtuar), t\u00eb gjejm\u00eb: \u201cIa vlejti?! Kush fitoi dhe \u00e7far\u00eb?!\u201d<\/p>\n<p>Ndam\u00eb, \u00e7\u2019kishim p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb: mendimet, opinionet, p\u00ebrshtypjet, konsiderat\u00ebn, antipatit\u00eb, urrejtjen, vrerin, njollosjen, partit\u00eb\u2026 pa llogaritur q\u00eb hidh\u00ebrimi dhe armiq\u00ebsia q\u00eb le pas gjith\u00eb kjo, nuk \u00ebsht\u00eb si \u201c\u00e7udia m\u00eb e madhe q\u00eb zgjat vet\u00ebm tri dit\u00eb\u201d. Gjith\u00eb ky sulm i furrish\u00ebm dhe i papritur, m\u00eb v\u00ebrtetoi q\u00eb askush nuk t\u00eb ndjek e kontrollon m\u00eb tep\u00ebr se njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebve nuk u p\u00eblqen ose u ke shkelur n\u00eb kallo.<\/p>\n<p>Lexoj shum\u00eb komente e deklarata q\u00eb, reagimi im qe pasoj\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnimit q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb (?!), nga q\u00eb reagimi erdhi dy dit\u00eb pas postimit t\u00eb fotografis\u00eb. N\u00eb at\u00eb postim vura dhe nj\u00eb foto t\u00eb mesazhit q\u00eb i d\u00ebrgova bashk\u00ebluftetarit t\u00eb tij t\u00eb af\u00ebrm, dhjet\u00eb minuta pas takimit, pra, q\u00ebnkam k\u00ebrc\u00ebnuar para se t\u00eb shihnin foton. Nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata q\u00eb, me t\u00eb drejt\u00eb, pyesin p\u00ebrse nuk reagova menj\u00ebher\u00eb pas postimit, por prita dy dit\u00eb dhe, kjo p\u00ebr faktin se nuk i b\u00ebra t\u00eb njohura mesazhet e shumta (mund t\u2019ia ve n\u00eb dispozicion kujtdo), mesazhe tep\u00ebr lut\u00ebse q\u00eb fotoja t\u00eb hiqej ose t\u00eb ndryshohej di\u00e7itura: \u201cerdhi na takoi\u2026 na dha energji pozitive\u2026 ju pres n\u00eb protest\u00ebn e t\u00eb shtun\u00ebs\u2026\u201d. N\u00ebse bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt do t\u2019ia raportonin shefit t\u00eb gjitha k\u00ebto, do ishte evituar edhe zhurma dhe kryq\u00ebzata.<\/p>\n<p>S\u2019jam indiferent dhe as i shenjt\u00eb q\u00eb, kur m\u00eb godasin, t\u00eb them \u201cFali Zot se nuk din\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb\u201d. Jo. Jo. E njoh dhe e kontrolloj fytyr\u00ebn time, madje dhe at\u00eb \u201czon\u00eb gri\u201d t\u00eb nd\u00ebrgjegjes dhe n\u00ebse (n\u00eb disa raste) dua dhe fal, fal jo se s\u2019 din\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb, por i keqardhur, nga q\u00eb e kuptoj p\u00ebrse e b\u00ebjn\u00eb. Duke mos u pajtuar me nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb men\u00e7ur q\u00eb p\u00ebr t\u00eb tilla raste k\u00ebshillon: \u201cmos u nevrikos me ata q\u00eb flasin keq p\u00ebr ty, thjesht m\u00ebshiroji\u2026\u201d, vendosa t\u00eb reagoj, madje dhe m\u00eb ashp\u00ebr e hidhur nga \u00e7\u2019m\u00eb njohin, jo nga motua \u201cderri do plumb\u201d, por nga q\u00eb ndjeva se heshtja dhe t\u00ebrheqja u dha shum\u00eb zem\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebve, t\u00eb bindur q\u00eb heshtjen dhe mir\u00ebsin\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrdorin si shkall\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb hipur mbi shpin\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i militant\u00ebve qe i ashp\u00ebr dhe i pap\u00ebrmbajtsh\u00ebm: sforco, britma, \u00e7jerrje, lin\u00e7ime, p\u00ebrdhosje; s\u2019u la asgj\u00eb pa u n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur e p\u00ebrlyer, u kalua \u00e7do mas\u00eb, u harrua \u00e7do vler\u00eb, \u201cu flak, si\u00e7 thot\u00eb Marksi, bashk\u00eb me ujin e pist\u00eb dhe foshnja\u201d e s\u2019mbeti asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u shijuar. Q\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuz\u00ebsh nj\u00eb vler\u00eb (e ke \u00e7muar dikur) duhet t\u00eb njoh\u00ebsh, t\u00eb vler\u00ebsosh, t\u00eb kesh konsiderat\u00eb e t\u00eb nderosh, s\u00eb pari, veten. Paturp\u00ebsia nuk mund dhe as duhet t\u00eb konsiderohet guxim e kurajo, nga q\u00eb zbulon formim t\u00eb mang\u00ebt, karakter t\u00eb dob\u00ebt dhe, n\u00eb koh\u00ebn e sotme, t\u00eb ekspozon. Dikur \u201cat\u00eb\u201d (t\u00eb marrin, hajdutin, mashtruesin, perversin, xhahilin\u2026) e njihte vet\u00ebm familja, mundet lagjja e shum\u00eb-shum\u00eb fshati, kurse tani, p\u00ebrmes Facebook-ut, nami merr berihan\u00eb.<\/p>\n<p>Nga komentet e disave, kuptova q\u00eb paskam prer\u00eb deg\u00ebn mbi t\u00eb cil\u00ebn q\u00ebndroja, pasi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb njeri q\u00eb deklaron: \u201ckisha respekt p\u00ebr ty, po pas k\u00ebsaj e hoqa respektin\u201d. Respektuesi im i vjet\u00ebr dhe tani \u201carmik\u201d i ri. Respekti nuk \u00ebsht\u00eb priz\u00eb p\u00ebr t\u00eb karikuar telefonin. Ti (keq m\u00eb vjen) s\u2019ke pasur kurr\u00eb respekt p\u00ebr mua, pasi (m\u00eb fal) nuk e kupton at\u00eb si koncept e kategori. E ke d\u00ebgjuar, e p\u00ebrs\u00ebrit. Pse kishe respekt p\u00ebr mua e di? Po pse e hoqe e di? Se un\u00eb, miq\u00ebsisht ta them, edhe pse e kishe edhe pse e hoqe, nuk ndjehem i keqardhur. Nuk m\u00eb vjen keq q\u00eb t\u00eb humba, trishtohem q\u00eb t\u00eb kisha. Do m\u00eb ngrohte e dhimbte respekti yt, n\u00ebse do kuptoja q\u00eb ti respekton, s\u00eb pari, veten t\u00ebnde. Nuk mund t\u2019i pengoj njer\u00ebzit t\u00eb mendojn\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb duan, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ky \u00ebsht\u00eb i vetmi ngush\u00ebllim p\u00ebr ta, por s\u2019mund ta l\u00eb pa theksuar at\u00eb q\u00eb m\u00eb ka m\u00ebsuar jeta dhe ndonj\u00eb lib\u00ebr: \u201cnjeriu \u00ebsht\u00eb i bukur, kur \u00ebsht\u00eb i bukur nga brenda\u2026\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, sado t\u00eb fshihesh, nuk mbetet gj\u00eb pa dal\u00eb n\u00eb mexhlis. Shum\u00eb nga vigjilent\u00ebt vigj\u00eblues, duke lexuar \u201cmidis reshtave\u201d, nuhat\u00ebn q\u00eb q\u00ebnkam k\u00ebrc\u00ebnuar nga \u201cAi\u201d p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e ndyra, m\u00eb paska futur po \u201cAi\u201d p\u00ebr t\u00eb sabotuar protest\u00ebn. Nga t\u00eb gjitha k\u00ebto, m\u00eb qendis\u00ebn nj\u00eb karakteristik\u00eb plot epitete: i pafytyr\u00eb, pa dinjitet, pa karakter, i shitur, i futur, i infiltruar, madje dhe pa k\u00ebllqe. Disa zbuluan se q\u00ebnkam dhe \u201cspiun i grekut\u201d, t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb cil\u00ebsuan \u201cSorosian\u201d. Nj\u00eb tjet\u00ebr zbuloi q\u00eb u katandisa aktor n\u00eb Shqip\u00ebri, nga q\u00eb m\u00eb zbuan nga Greqia. Nj\u00eb tjet\u00ebr thelloi aktakuz\u00ebn duke deklaruar se jam futur n\u00eb burg p\u00ebr 7 kg drog\u00eb, e t\u00eb tjera shpifje. Megjithat\u00eb, po, e v\u00ebrtet\u00eb, jam spiun: lexoj, shkruaj, p\u00ebrkthej e shikoj teat\u00ebr n\u00eb Greqi. \u201cSpiun i kompletuar\u201d.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga militant\u00ebt opinionist\u00eb, t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e Kombit dhe Demokracis\u00eb, nuk gjejn\u00eb koh\u00eb t\u00eb kthejn\u00eb shikimin brenda vetes. Demokracia presupozon lirin\u00eb e t\u00eb shprehurit, jo sharjes e shpifjes; debat, jo kryq\u00ebzim e kacafytje; votim t\u00eb lir\u00eb, jo nostalgji p\u00ebr rezultatet 99.99%. M\u00eb quajt\u00ebt frikacak, sh\u00ebrb\u00ebtor, t\u00eb shitur, komunist, vet\u00ebm se thash\u00eb: \u201cShqip\u00ebria b\u00ebhet vet\u00ebm nga ata q\u00eb po luftoni\u201d. E thash\u00eb. E pranoj. Gabim. Fatal. Miop. Po, miop europian, ama.<\/p>\n<p>Burrat e v\u00ebrtet\u00eb edhe m\u00ebrziten, edhe d\u00ebshtojn\u00eb, edhe qajn\u00eb dhe her\u00eb-her\u00eb i tregojn\u00eb dob\u00ebsit\u00eb. Edhe rr\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb, pasi kthehet n\u00eb m\u00ebsim e p\u00ebrvoj\u00eb, ve\u00e7 mos harrojm\u00eb t\u00eb marrim me vete njeriun dhe mir\u00ebsin\u00eb. M\u00eb lejoni t\u00eb jem ky q\u00eb jam: njeriu q\u00eb ka gabuar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar. Vazhdoj t\u00eb eci, pa bastun, pa frik\u00eb, duke par\u00eb p\u00ebrpara, drejt, larg.<\/p>\n<p>Kur diskutohet p\u00ebr politik\u00eb, lexoj shpesh se \u201cky popull kaq meriton\u201d. Kurr\u00eb nuk e kam par\u00eb popullin tim si turm\u00eb apo kope. Aktori \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shpirtit t\u00eb popullit; atje ku t\u00eb tjer\u00ebt shohin turma, aktori sheh njer\u00ebz. Teatri jeton n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin dramaturg\u2013teat\u00ebr\u2013publik, ku spektatori \u00ebsht\u00eb frym\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe gjykat\u00ebsi m\u00eb i \u00e7muar. Arti \u00ebsht\u00eb i t\u00eb gjith\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb festash, mendja ndri\u00e7ohet, shpirti qet\u00ebsohet e toleron. Falim, jo se tjetri e meriton, por sepse ne meritojm\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb \u00e7liruar. Kur me artin t\u00ebnd p\u00ebrpiqesh t\u00eb ndri\u00e7osh rrug\u00ebn dhe shpirtin e dikujt, ndri\u00e7ohet dhe rruga e shpirti yt.<\/p>\n<p>N\u00ebse gjith\u00e7ka q\u00eb shkrova do t\u00eb konsiderohet hipokrizi, at\u00ebher\u00eb riniseni betej\u00ebn, shtoni sharjet e denoncimet. Deri tani po u afrohem 1500 like, mbi 1000 komente dhe mbi 80 postime; nuk jam lodhur e as m\u00ebrzitur. Kjo qenka \u201cbursa\u201d e suksesit. Vura bast se deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, kush do ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb like, komente dhe postime, do fitoj\u00eb. Dhurata dhe emri i fituesit do shpallen n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p>Festat e M\u00ebdha t\u00eb Fundvitit sjellin edhe trishtim, por jan\u00eb t\u00eb shenjta p\u00ebr reflektim. N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, shohim tjetrin me sy t\u00eb zbutur. Krishtlindje, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb dhuratat; p\u00ebr ne, dhurat\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mund t\u00eb jap\u00ebsh nga vetja. Uroj q\u00eb gjithkush t\u00eb ket\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb. \u00cbsht\u00eb kaq e nevojshme n\u00eb acarin e k\u00ebtij dimri social.<\/p>\n<p>I juaji,<br \/>\nViktor Zhusti.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/pas-polemikave-ne-rrjet-viktor-zhusti-sqaron-episodin-me-adriatik-lapajn-te-dashur-miqte-e-mi-te-vjeter-dhe-ju-armiqte-e-rinj\/\">Pas polemikave n\u00eb rrjet, Viktor Zhusti sqaron \u2018episodin\u2019 me Adriatik Lapajn: T\u00eb dashur miqt\u00eb e mi t\u00eb vjet\u00ebr dhe ju, \u201carmiqt\u00eb\u201d e rinj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Ese me rastin e Krishtlindjes) Pas nj\u00eb jave stuhie, kur Deti Facebook u p\u00ebrzie me keq se ai Adriatik dhe cunami ngriti n\u00eb sip\u00ebrfaqe e nxorri n\u00eb breg, vlera dhe zgjyr\u00eb, p\u00ebr aq koh\u00eb t\u00eb mbetura n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, tani q\u00eb u v\u00ebrtetua, nga t\u00eb dy an\u00ebt e llogoreve, sa t\u00eb gatsh\u00ebm e me gisht n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61245","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61245","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61245"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61245\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}