{"id":61240,"date":"2025-12-30T15:48:42","date_gmt":"2025-12-30T15:48:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/30\/anuela-si-ndahet-vasil-jovanit-i-jep-edhe-parate-e-palestres-300-mln-leke-me-oferten-me-te-shtrenjte-ortak-djali-i-kryebashkiakut-adriatik-zotka-2\/"},"modified":"2025-12-30T15:48:42","modified_gmt":"2025-12-30T15:48:42","slug":"anuela-si-ndahet-vasil-jovanit-i-jep-edhe-parate-e-palestres-300-mln-leke-me-oferten-me-te-shtrenjte-ortak-djali-i-kryebashkiakut-adriatik-zotka-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/30\/anuela-si-ndahet-vasil-jovanit-i-jep-edhe-parate-e-palestres-300-mln-leke-me-oferten-me-te-shtrenjte-ortak-djali-i-kryebashkiakut-adriatik-zotka-2\/","title":{"rendered":"Anuela s\u2019i ndahet Vasil Jovanit, i jep edhe parat\u00eb e palestr\u00ebs, 300 MLN lek\u00eb me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, ortak djali i kryebashkiakut Adriatik Zotka"},"content":{"rendered":"<p>Kur vjen puna tek palestrat, Anuela Ristani, kryebashkiakja e komanduar n\u00eb vend t\u00eb Veliajt, tregon kujdes dhe hedh para t\u00eb madhe. Trefish e ka b\u00ebr\u00eb fondin e mir\u00ebmbajtjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit. N\u00eb vitin 2022 fondi limit i prokuruar nga Drejtoria e \u00a0Objekteve Publike p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin sh\u00ebrbim ishte 10 440 195,00 lek\u00eb. Tenderi i k\u00ebtyre dit\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim e ka fondin ofro 300 milion\u00eb lek\u00eb!<\/p>\n<p>Kjo nuk lidhet vet\u00ebm pasionin q\u00eb ka kryetarja p\u00ebr st\u00ebrvitjet n\u00eb palest\u00ebr, por edhe me operatorin e kontraktuar, Vasil Jovanin, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mik i ve\u00e7ant\u00eb. Ortak me Jovanin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb publike \u00ebsht\u00eb edhe djali i kryebashkiakut Adriatik Zotkaj. Epo duhen b\u00ebr\u00eb qokat, \u00ebsht\u00eb kryetar i Rilindjes n\u00eb Poli\u00e7an, duhet respektuar!<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn me objekt \u201cMir\u00ebmbajtje e thell\u00eb n\u00eb palestra n\u00eb objektet publike\u201d. Fondi limit i caktuar nga Anuela p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim \u00ebsht\u00eb 28 334 013,54 Lek\u00eb pa Tvsh, q\u00eb mbulon nj\u00eb periudh\u00eb 3-mujore t\u00eb \u201ckujdesit\u201d ndaj palestrave.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb publikuara nga APP n\u00eb buletinin e dat\u00ebs 29 dhjetor 2025, fitues t\u00eb tenderit jan\u00eb shpallur bashkimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cG &amp; M CONSTRUCTION 07\u201d sh.p.k me pronar Maliq Zotkajn dhe \u201cKRONOS KONSTRUKSION\u201d sh.p.k me pronar Vasil Jovanin.<\/p>\n<p>Referuar dokumenteve standarde t\u00eb tenderit, duhet t\u00eb shpallej fituese \u201coferta ekonomikisht m\u00eb e favorshme bazuar n\u00eb \u00e7mim\u201d.<\/p>\n<p>Por ndryshe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimi nga komisioni i Anuel\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Oferta e Vasil Jovanit \u00ebsht\u00eb 26 347 719,3 Lek\u00eb pa Tvsh, por n\u00eb tender jan\u00eb paraqitur oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, q\u00eb nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, operatori ekonomik \u201cNDREGJONI\u201d sh.p.k ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn ekonomike: 21 308 228 Lek\u00eb pa Tvsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kompania \u201cL.T.E CONSTRUCTION\u201d sh.p.k \u00ebsht\u00eb paraqitur me ofert\u00ebn 25 544 578,65 Lek\u00eb pa Tvsh.<\/p>\n<p>Me ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ka aplikuar operatori ekonomik \u201c2 N\u201d sh.p.k q\u00eb ka propozuar ta b\u00ebj\u00eb mir\u00ebmbajtjen me 20 600 000 Lek\u00eb pa Tvsh.<\/p>\n<p>Po ashtu, bashkimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cHASTA ENGINEERING\u201d sh.p.k dhe \u201cO.B KONSTRUKSION\u201d sh.p.k ka ofruar vler\u00ebn 22 390 114.25 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nga diferenca e ofertave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta me at\u00eb fituese kuptohet qart\u00eb se si \u00ebsht\u00eb fryr\u00eb fondi limit q\u00eb t\u00eb mbushet arka e biznesmenit Vasil Jovani dhe e kryebashkiakut Zotkaj.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u201cPeshku i madh i tenderave\u201d <\/strong><\/p>\n<p>Vasil Jovani \u00ebsht\u00eb i mbiquajtur \u201cPeshku i madh i tenderave\u2019. Por k\u00ebt\u00eb vit e ka merituar akoma m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim.<\/p>\n<p>Kompania e tij, s\u00eb fundmi u favorizua n\u00eb nj\u00eb super tender t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb organizuar nga Anuela Ristani,<\/p>\n<p>Kryetarja nuk p\u00ebrmbahet para asnj\u00eb neni t\u00eb ligjit p\u00ebr prokurimet. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, e p\u00ebrshkruan tenderin Open Data Albania dhe e ka sh\u00ebnuar me nj\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, tenderi me objekt \u201cRehabilitimi i rrug\u00ebs Liqeni i That\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb shpallur nga bashkia Tiran\u00eb m\u00eb 5 qershor 2025 dhe \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 20 qershor. M\u00eb 9 korrik 2025 esht\u00eb shpallur fitues Vasil Jovani.<\/p>\n<p>Gjithashtu, para disa dit\u00ebsh, p\u00ebrfundoi nj\u00eb tender fiktiv, me vler\u00eb 1.1 miliard lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kaluar n\u00eb favor t\u00eb biznesmenit Vasil Jovani, nga Blendian Dalipi i OSSH.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes Drejtoris\u00eb Rajnale t\u00eb OSSH Burrel, i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ftesa p\u00ebr t\u00eb firmosur kontrat\u00ebn kompanis\u00eb \u201cKRONOS KONSTRUKSION\u201d Sh.p.k e Vasil Jovanit, e mb\u00ebshtetur nga \u201cNDREGJONI\u201d Sh.p.k. dhe \u201cKORABI 2007\u201d Sh.p.k.. Nga Drejtoria Rajnale e OSSH Burrel, i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ftesa p\u00ebr t\u00eb firmosur kontrat\u00ebn kompanis\u00eb \u201cKRONOS KONSTRUKSION\u201d Sh.p.k e Vasil Jovanit, e mb\u00ebshtetur nga \u201cNDREGJONI\u201d Sh.p.k. dhe \u201cKORABI 2007\u201d Sh.p.k..<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn me objekt \u201cRikonstruksion i rrjetit TM-10KV, TU 0.4kV me kab\u00ebll \u2018A.B.C\u2019 n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Kurbin, Drejtoria Rajonale Burrel, Zona: Bushnesh, Dukagjin\u201d, me fond limit n\u00eb vler\u00ebn:104,175,828 lek\u00eb pa TVSH, me afat zbatimi: 180 dit\u00eb kalendarike nga data e dor\u00ebzimit t\u00eb sheshit t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Vasil Jovani ka hyr\u00eb si em\u00ebr n\u00eb letrat e SPAK sepse \u00ebsht\u00eb ortak n\u00eb tendera i biznesmenit nga Durr\u00ebsi Petrit Kova\u00e7i, me t\u00eb cilin kan\u00eb marr\u00eb miliona euro nga Bashkia, p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb djalit Spartak Kova\u00e7it, q\u00eb ishte drejtor i Uj\u00ebsjell\u00ebsit.<\/p>\n<p>Kompania e tij KRONOS KONSTRUKSION \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e rreth 70 milion\u00eb euro tenderave t\u00eb dyshimt\u00eb, t\u00eb dh\u00ebna n\u00ebn favorizimin e zyrtar\u00ebve. Nd\u00ebrsa me Bashkin\u00eb Tiran\u00eb bashk\u00ebpunimi ka qen\u00eb m\u00eb i fort\u00eb sepse Vasil Jovani ishte pjes\u00eb e skem\u00ebs \u201c5D\u201d (kompania e drejtor\u00ebve t\u00eb Veliajt).<\/p>\n<p>Nga rreth 30 milion\u00eb euro tendera q\u00eb ka marr\u00eb 5D, vet\u00ebm 88 milion\u00eb lek\u00eb, 5D-ja i ka marr\u00eb e vetme, nj\u00eb shum\u00eb modeste n\u00eb raport me vler\u00ebn totale t\u00eb prokurimeve t\u00eb fituara.<\/p>\n<p>Tenderat e m\u00ebdhenj, 5D, edhe p\u00ebr shkak se nuk kishte kapacitete, i ka fituar n\u00eb bashk\u00ebpunim me mbi 15 kompani t\u00eb tjera nd\u00ebrtimi. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cKronos Konstruction\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Vasil Jovani merr fonde nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. Kompania e tij ka p\u00ebrfituar 720 mij\u00eb euro nga IPARDI p\u00ebr investime n\u00eb sektorin e fruta perimeve. Njer\u00ebzit e biznesit, t\u00eb\u00a0 lidhur me qeverin\u00eb, n\u00eb momentin q\u00eb marrin sinjalin q\u00eb ka disa fonde q\u00eb jepen, b\u00ebjn\u00eb letrat p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga k\u00ebto fonde. Dhe Jovani i ka lidhjet e duhura.<\/p>\n<p><strong>Djali i kryebashkiakut Zotkaj merr tenderat e bashkive t\u00eb tjera<\/strong><\/p>\n<p>Dy djemt\u00eb e Adriatik Zotkajt, Maliqi dhe Endi, rezultojn\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb parave publike, p\u00ebrmes tenderave duksh\u00ebm n\u00eb konflikt interesi dhe me natyr\u00eb korruptive. Endi ka p\u00ebrfituar parat\u00eb nga bashkia p\u00ebrmes nj\u00eb farmacie, q\u00eb tashm\u00eb e ka mbyllur. Nd\u00ebrsa Maliq Zotkaj, \u00ebsht\u00eb aksioner me 50 % t\u00eb aksioneve n\u00eb kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit \u201cG &amp; M CONSTRUCTION 07\u201d shpk.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos t\u00eb tjerave, kompania me bashk\u00ebpronar t\u00eb birin e kryebashkiakut t\u00eb Poli\u00e7anit, Adriatik Zotkaj ka marr\u00eb nj\u00eb tender me vler\u00eb 400 mij\u00eb euro nga Bashkia e Fush\u00eb Arr\u00ebsit, me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb skualifikimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve me oferta edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, p\u00ebrve\u00e7 fituesit me ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, gati sa fondi limit.<\/p>\n<p>Maliq Zotkaj ka marr\u00eb tendera edhe n\u00eb bashki t\u00eb tjera, me n\u00eb krye kryebashkiak\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb lidhje shoq\u00ebrore dhe klienteliste me Adriatik Zotkajn.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, djali i tij fitoi dy tendera pa konkurrenc\u00eb, me ofert\u00eb maksimale thuajse 100% t\u00eb fondit limit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u2018v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr\u2019 dy koleget socialiste t\u00eb babait t\u00eb tij, kryetaret e Bashkis\u00eb Dimal dhe Bashkis\u00eb P\u00ebrmet. Kjo e fundit, Alma Hoxha, m\u00eb dhjetor 2024, i ka \u00a0tenderin 300 milion\u00eb lek\u00eb djalit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Poli\u00e7an. Kontrata kishte si objekt \u201cRehabilitimin e rezervuarit Qilarisht\u201d. Fituesi ka konkurruar n\u00eb partneritet me kompanin\u00eb 2T, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Artan Sako dhe Dritan Troksi. Kujtojm\u00eb se Artan Sako \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i ish-komandantit t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, Gramos Sako, aktualisht i zgjedhur kryetar i bashkis\u00eb Tepelen\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi u finalizua me nj\u00eb vler\u00eb prej 24,291,841.78 lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH, e cila p\u00ebrkon me gati 100% t\u00eb fondit limit, q\u00eb ishte 24,805,385.84 lek\u00eb t\u00eb reja. Edhe pse n\u00eb gar\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb pes\u00eb kompani, ku dy prej tyre ofruan vlera m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se fituesi.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/anuela-si-ndahet-vasil-jovanit-i-jep-edhe-parate-e-palestres-300-mln-leke-me-oferten-me-te-shtrenjte-ortak-djali-i-kryebashkiakut-adriatik-zotka\/\">Anuela s\u2019i ndahet Vasil Jovanit, i jep edhe parat\u00eb e palestr\u00ebs, 300 MLN lek\u00eb me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, ortak djali i kryebashkiakut Adriatik Zotka<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur vjen puna tek palestrat, Anuela Ristani, kryebashkiakja e komanduar n\u00eb vend t\u00eb Veliajt, tregon kujdes dhe hedh para t\u00eb madhe. Trefish e ka b\u00ebr\u00eb fondin e mir\u00ebmbajtjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit. N\u00eb vitin 2022 fondi limit i prokuruar nga Drejtoria e \u00a0Objekteve Publike p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin sh\u00ebrbim ishte 10 440 195,00 lek\u00eb. Tenderi i k\u00ebtyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61240","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61240"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61240\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}