{"id":6110,"date":"2025-02-06T07:00:45","date_gmt":"2025-02-06T07:00:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/06\/mario-bakalli-i-xhiron-157-mln-leke-bosit-te-bixhozit-ardit-kraja-tenderi-denoncohet-ne-kpp\/"},"modified":"2025-02-06T07:00:45","modified_gmt":"2025-02-06T07:00:45","slug":"mario-bakalli-i-xhiron-157-mln-leke-bosit-te-bixhozit-ardit-kraja-tenderi-denoncohet-ne-kpp","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/06\/mario-bakalli-i-xhiron-157-mln-leke-bosit-te-bixhozit-ardit-kraja-tenderi-denoncohet-ne-kpp\/","title":{"rendered":"Mario Bakalli i xhiron 157 MLN lek\u00eb bosit t\u00eb bixhozit Ardit Kraja, tenderi denoncohet n\u00eb KPP"},"content":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Balinda Balluku e l\u00ebvizi Mario Bakallin nga Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Dibr\u00ebs si nj\u00eb kart\u00eb \u201cJoker\u201d p\u00ebr t\u00eb mbyllur shpejt e shpejt pazaret me tenderat n\u00eb Uj\u00ebjell\u00ebsin e Fierit. Dhe ky ia ka nisur me vrull sapo \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb karrigen e drejtorit t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, m\u00eb 2 dhjetor 2024. Menj\u00ebher\u00eb emri i tij ka shkuar n\u00eb KPP, i denoncuar nga biznesi p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<h4><strong>Mario fiton \u201cFlamurin e Kuq\u201d<\/strong><\/h4>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto tendera ku shk\u00eblqen firma e drejtorit Mario \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u201cBlerje Materiale Hidraulike\u201d p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin rajonal. Jan\u00eb 157 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb Mario Bakalli ia xhiron brenda tre muajve bosit t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit Ardit Kraja.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshkrim \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar tenderi nga Open Data Albania. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb \u201cFlamuri i kuq\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>Pra, drejtori nuk ka pyetur p\u00ebr ligjin mbi prokurimet, por e ka manipuluar rezultatin p\u00ebr t\u00eb favorizuar Ardit Kraj\u00ebn<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria Rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Fier SH.A e njoftoi tenderin n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik m\u00eb 14 tetor 2024. Dhe menj\u00ebher\u00eb fondi i caktuar nga komisioni prej 15 687 185,00 lek\u00ebsh t\u00ebrhoqi interesin e tri kompanive. Data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ishte caktuar m\u00eb 30 tetor 2024, por me shkarkimin\u00a0 drejtorit Petrit Kanani dhe ardhjen n\u00eb krye t\u00eb Mario Bakallit, dosja u fut n\u00eb sirtar dhe u hap pas Vitit t\u00eb Ri.<\/p>\n<p>Drejtori i ri ka shpallur fituese kompanin\u00eb A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP me pronar Ardit Kraj\u00ebn. Ky kishte dh\u00ebn\u00eb ofert\u00ebn 14 417 725,00 lek\u00eb, thuajse e barabart\u00eb me fondin limit. N\u00eb k\u00ebto raste, tenderi anulohet, por drejtori i ri e kishte paracaktuar t\u2019ia jepte tenderin Ardit Kraj\u00ebs. Dhe k\u00ebshtu veproi duke e firmosur kontrat\u00ebn m\u00eb 17 janar 2025.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<h4><strong>Fiton oferta m\u00eb e shtrenjt\u00eb <\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb tre operator\u00eb ekonomik\u00eb, megjithat\u00eb tenderi n\u00eb faz\u00ebn e fundit ka vazhduar vet\u00ebm me nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs. Oferta e operatorit ekonomik \u201cA.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP\u201d SHPK \u00ebsht\u00eb 14,417,725 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>\u201cARDIT \u2013 06\u201d shpk ka ofruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender vler\u00ebn ekonomike n\u00eb total 14,946,520 lek\u00eb pa TVSH. Nd\u00ebrsa \u201cSARDO\u201d SHPK ka ofruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender vler\u00ebn ekonomike n\u00eb total 13,400,000 lek\u00eb pa TVSH. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb me propozimin m\u00eb ekonomik. Pa humbur koh\u00eb, komisioni i skualifikoi t\u00eb dy ofertat. Sidomos nj\u00ebra prej tyre duhej marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pasi ishte duksh\u00ebm m\u00eb e ul\u00ebt se sa propozimi i Ardit Kraj\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<h4><strong>Denoncimi n\u00eb KPP<\/strong><\/h4>\n<p>Operatori ekonomik \u201cSARDO\u201d ShPK ka ankimuar vendimin n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) ku ka k\u00ebrkuar\u00a0 \u201cShfuqizimin e vendimit t\u0451 Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave mbi skualifikimin e ofert\u00ebs t\u00eb paraqitur n\u00eb procedur\u00ebn me objekt: \u201cBlerje Materiale Hidraulike\u201d, me fond limit 15,687,185 Lek\u00eb pa TVSH, zhvilluar nga autoriteti kontraktor Shoq\u00ebria Rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Fier Sh.A.\u201d<\/p>\n\n<p>Nga ankesa del e qart\u00eb se komisioni i Marios ka gjetur nj\u00eb justifikim t\u00eb pabaz\u00eb p\u00ebr ta skualifikuar operatorin. P\u00ebrmes nj\u00eb dokumenti \u201cdeklarat\u00eb\u201d t\u00eb ngarkuar n\u00eb sistem, firma shpjegonte se ka sjell\u00eb nj\u00eb most\u00ebr me p\u00ebrmasa m\u00eb t\u00eb vogla dhe me cil\u00ebsin\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbush specifikimet teknike. \u201cP\u00ebrmasa e duhur do t\u00eb garantohet nga ana jon\u00eb kur t\u00eb k\u00ebrkohet l\u00ebvrimi i mallit n\u00eb qoft\u00eb se shpallet fitues, ky artikull \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kushtuesh\u00ebm dhe nuk mund t\u00eb blihet sa p\u00ebr t\u00eb treguar si most\u00ebr, por vet\u00ebm p\u00ebr tu sjell\u00eb si material n\u00eb faz\u00ebn e l\u00ebvrimit t\u00eb mallit\u201d, shpjegonte firma ankuese, por komisioni nuk e ka marr\u00eb parasysh.<\/p>\n<h4><strong>Kush \u00ebsht\u00eb pronari i firm\u00ebs fituese?<\/strong><\/h4>\n<p>Ardit Kraja \u00ebsht\u00eb biznesmeni m\u00eb i suksessh\u00ebm i basteve n\u00eb vend. Vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr kontroll dhe territorit sa i p\u00ebrket lojrave t\u00eb fatit, biznesmeni Kraja ishte n\u00eb rivalitet nga Ervis Martinajn.<\/p>\n<p>Me zhdukjen e Ervis Martinaj, rivalit t\u00eb tij, Ardit Kraja padyshim \u00ebsht\u00eb \u201cmbreti\u201d i lojrave t\u00eb fatit online n\u00eb form\u00eb ilegale, ku siguron miliona euro n\u00eb muaj nga p\u00ebrdoruesit e tyre dhe nuk paguan asnj\u00eb qindark\u00eb detyrim n\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb k\u00ebtu se Ardit Kraja \u00ebsht\u00eb edhe ortaku i biznesmenit t\u00eb nd\u00ebrtimit Aleksand\u00ebr Gova\u00e7i, t\u00eb cilit policia i sekuestroi 400 mij\u00eb dollar\u00eb, pasi do t\u2019ia kalonte v\u00ebllait t\u00eb tij t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vrasje n\u00eb Australi. Aleksand\u00ebr Gavo\u00e7i \u00ebsht\u00eb ortak me 50% me biznesmenin Ardit Kraja, n\u00eb kompanin\u00eb \u201cS.A.R Nd\u00ebrtim\u201d. Emri i Ardit Kraj\u00ebs figuron n\u00eb 10 kompani, mes tyre edhe A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 mars 2024, Kraja u arrestua n\u00eb Kosov\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb pik\u00ebn kufitare n\u00eb V\u00ebrmic\u00eb dhe pas verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishin l\u00ebshuar dy urdh\u00ebr-arreste t\u00eb l\u00ebshuara nga dy gjykata n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht nga Gjykata Themelore n\u00eb Prizren dhe Gjykata Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit t\u00eb bazuar se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cOrganizim i skemave piramidale dhe bixhozit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<h4>Pas ndalimit, ndaj biznesmenit Kraja, Gjykata e Mitrovic\u00ebs vendosi urdh\u00ebr-arresti p\u00ebr 48 or\u00eb deri n\u00eb momentin kur t\u00eb dal\u00eb para gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u2019u njohur me mas\u00ebn e siguris\u00eb.<\/h4>\n<p>Mediat e Kosov\u00ebs, duke iu referuar burimeve t\u00eb af\u00ebrta me hetimin q\u00eb po kryhet kund\u00ebr Ardi Kraj\u00ebs, kishin m\u00ebsuar se i arrestuari kishte nj\u00eb rast t\u00eb ngritur n\u00eb Suharek\u00eb, ku dyshohet se kreu veprimtari ilegale \u201corganizim i jasht\u00ebligjsh\u00ebm i bixhozit\u201d, q\u00eb bie n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Prizrenit. Po ashtu ishte n\u00ebn hetim, edhe p\u00ebr nj\u00eb rast n\u00eb Mitrovic\u00eb q\u00eb bie n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb respektive t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. P\u00ebr t\u00eb dyja rastet ka pasur urdh\u00ebr arresti kund\u00ebr Kraj\u00ebs t\u00eb v\u00ebrtetuar nga t\u00eb dyja gjykatat.<\/p>\n<h4>Nga ana tjet\u00ebr nuk \u00e7uditemi q\u00eb n\u00eb mes t\u00eb pazareve p\u00ebr tendera del emri i Mario Bakallit. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i besuar i z\u00ebvend\u00ebskryeministres.<\/h4>\n<p>Bakalli pasi ishte sprovuar n\u00eb forumet dhe shtabet e Belind\u00ebs gjat\u00eb zgjedhjeve, ka qen\u00eb drejtues i Task Forc\u00ebn e krijuar p\u00ebr menaxhimin e uj\u00ebrave. Ka drejtuar m\u00eb von\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsin e Dibr\u00ebs deri n\u00eb prill 2024, ku ka zhvilluar edhe tendera n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. M\u00eb 39 mars 2024, Komisionieri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit e sanksionoi z. Mario Bakalli me gjob\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 150.000 (nj\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb) lek\u00eb, pasi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arrogante nuk jepte llogari p\u00ebr fondet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kur ishte drejtor, nj\u00eb tender me vler\u00eb rreth 75 mij\u00eb euro i zhvilluar nga Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Dibr\u00ebs ka ngritur dyshime t\u00eb forta p\u00ebr korrupsion duke e detyruar Komisionin e Prokurimeve Publike q\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb nisjen e hetimeve nga Agjencia e Prokurimeve. Tenderi i zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 9 gusht 2023 ka patur si objekt \u201cImplementimin dhe mir\u00ebmbajtjen e sistemit t\u00eb faturimit, migrimin e t\u00eb dh\u00ebnave, ofrimi sh\u00ebrbimit dhe integrimi i sistemit t\u00eb fiskalizimit\u201d p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizime Dib\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Balinda Balluku e l\u00ebvizi Mario Bakallin nga Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Dibr\u00ebs si nj\u00eb kart\u00eb \u201cJoker\u201d p\u00ebr t\u00eb mbyllur shpejt e shpejt pazaret me tenderat n\u00eb Uj\u00ebjell\u00ebsin e Fierit. Dhe ky ia ka nisur me vrull sapo \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb karrigen e drejtorit t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, m\u00eb 2 dhjetor 2024. Menj\u00ebher\u00eb emri i tij ka shkuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6110","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6110","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6110"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6110\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6110"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6110"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6110"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}