{"id":61091,"date":"2025-12-29T19:49:22","date_gmt":"2025-12-29T19:49:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/29\/analiza-ne-birn-jo-me-te-paprekshem\/"},"modified":"2025-12-29T19:49:22","modified_gmt":"2025-12-29T19:49:22","slug":"analiza-ne-birn-jo-me-te-paprekshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/29\/analiza-ne-birn-jo-me-te-paprekshem\/","title":{"rendered":"Analiza n\u00eb BIRN\/ Jo m\u00eb \u201ct\u00eb papreksh\u00ebm\u201d"},"content":{"rendered":"<p><span>Data 10 shkurt e k\u00ebtij viti nisi si nj\u00eb dit\u00eb e zakonshme, me socialist\u00ebt q\u00eb p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb 11 majit dhe opozit\u00ebn q\u00eb prezantonte zbulimin e saj t\u00eb ri, <strong>Chris LaCivita<\/strong>, k\u00ebshilltar i presidentit amerikan, <strong>Donald Trump<\/strong>, si kart\u00eb suksesi p\u00ebr zgjedhjet.<\/span><\/p>\n<p><span>Politikani <strong>Erion Veliaj<\/strong>, i cili gjer\u00ebsisht konceptohej si nj\u00eb trash\u00ebgimtar potencial i pushtetit t\u00eb <strong>Edi Ram\u00ebs<\/strong>, ishte duke b\u00ebr\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn njihej m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb shum\u00eb kanale televizive dhe n\u00eb faqe t\u00eb ndryshme t\u00eb medias sociale, ai u shfaq n\u00eb <em>\u201ctransmetim live\u201d<\/em> nga nj\u00eb kopsht n\u00eb Yzberisht, duke kryer nj\u00eb inagurim dhe duke luajtur me f\u00ebmij\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Por nd\u00ebrsa Veliaj shfaqej n\u00eb <em>\u201ctransmetim live\u201d<\/em> nga Yzberishti, nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl gazetar\u00ebsh t\u00eb kronik\u00ebs dinin se n\u00eb fakt, Veliaj nuk ishte n\u00eb Yzberisht. Ai gjendej n\u00eb zyr\u00ebn e tij, ku oficer\u00ebt e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit i komunikuan urdh\u00ebrarrestin.<\/span><\/p>\n<p><span>Veliaj u arrestua me akuzat e krijimit t\u00eb nj\u00eb skeme p\u00ebr mbledhjen e ryshfeteve p\u00ebrkundrejt firmave t\u00eb tij p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi dhe prokurime publike, <em>\u201cm\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb\u201d<\/em>, nga s\u00eb paku pes\u00eb biznesmen\u00eb. Arrestimi i tij ishte i pari n\u00eb harkun e nj\u00eb viti, ku Prokuroria e Posa\u00e7me sh\u00ebnoi rekorde t\u00eb reja n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Viti po mbyllet me dy telashe t\u00eb tjera madhore p\u00ebr kryeministrin Edi Rama; marrja e pandehur e <strong>Belinda Ballukut<\/strong>, politikania e dyt\u00eb m\u00eb e fuqishme e vendit, si dhe goditja e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal n\u00eb krye t\u00eb manipulimit t\u00eb tenderave t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI \u2013 nj\u00eb institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kryeministrit q\u00eb menaxhon infrastruktur\u00ebn sensitive digjitale t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span>Paralelisht me vendosjen p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb dy prej politikan\u00ebve m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb vendit n\u00eb detyr\u00eb, goditje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme u sh\u00ebnuan ndaj strukturave t\u00eb shumta t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, shpesh t\u00eb b\u00ebra nj\u00ebsh me strukturat e pushtetit politik dhe shtet\u00ebror, dhe me luft\u00eb, e cila me raste ngjau m\u00eb shum\u00eb si p\u00ebrp\u00eblitje, t\u00eb pushtetit politik p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Krahas k\u00ebsaj, vendi p\u00ebrjetoi nj\u00eb rr\u00ebshqitje drejt politik\u00ebs s\u00eb emocioneve, e cila duket se u p\u00ebrdor si kund\u00ebrpesh\u00eb ndaj tronditjes s\u00eb nj\u00eb klase politike nga skandalet korruptive.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>P\u00ebrplasja me drejt\u00ebsin\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Erion Veliaj mb\u00ebrriti n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese me nj\u00eb furgon t\u00eb policis\u00eb s\u00eb burgjeve. Foto: LSA.<\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb vitit 2025 u sh\u00ebnuan disa p\u00ebrplasje mes pushtetit politik dhe sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por m\u00eb e madhja ndodhi n\u00eb mesin e dhjetorit, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb zv\/kryeministres Belinda Balluku.<\/span><\/p>\n<p><span>Prej 16 dhjetorit, k\u00ebrkesa e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr autorizimin e arrestimit t\u00eb Ballukut po zvarritet pa afat nga mazhoranca n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa po fiton koh\u00eb, kryeministri Edi Rama ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se shumica socialiste mund ta kund\u00ebrshtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK me forc\u00ebn e karton\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>Balluku akuzohet p\u00ebr manipulimin e prokurimeve publike n\u00eb rendin e qindramiliona eurove. Ajo u akuzua fillimisht se kishte paracaktuar fituesin e tenderit p\u00ebr projektin kontrovers t\u00eb tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, i cili u ka kushtuar qytetar\u00ebve mbi 190 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa procesi i par\u00eb i prokurimit, me oferta gati 50 milion\u00eb euro m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, ishte anuluar me urdh\u00ebr t\u00eb zv\/kryeministres.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjykata vendosi ta pezulloj\u00eb nga detyra Ballukun, pasi provat e prokuror\u00ebve b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur p\u00ebrcaktimin e fituesve n\u00eb projektet e kushtueshme t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb re si dhe p\u00ebr koncesionin e rrug\u00ebs Thuman\u00eb-Kashar.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrgjat\u00eb dy jav\u00ebve q\u00eb pasuan, sulmet e Ram\u00ebs ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb u b\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme dhe p\u00ebrfunduan me nj\u00eb fitore t\u00eb pjesshme n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, miratuan k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr ngrirjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb <em>\u201cpezullim nga detyra\u201d<\/em> q\u00eb gjykata kishte caktuar p\u00ebr Ballukun.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrgjat\u00eb dit\u00ebve q\u00eb pasuan, Rama sulmoi drejt\u00ebsin\u00eb \u00e7do dit\u00eb nd\u00ebrsa Gjykata Kushtetuese i dha nj\u00eb fitore t\u00eb pjesshme, dhe me gjasa, shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, duke pezulluar mas\u00ebn e gjykat\u00ebs p\u00ebr pezullim dhe duke kaluar pretendimet e Ram\u00ebs n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb caktuar p\u00ebr n\u00eb janar.<\/span><\/p>\n<p><span>Fitorja e vog\u00ebl n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nuk e ndihmoi dot kryeministrin, pasi vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 16 dhjetor, SPAK kreu nj\u00eb goditje tjet\u00ebr trondit\u00ebse: biznesmen\u00ebt <strong>Ergys Agasi<\/strong> dhe <strong>Ermal Beqiraj<\/strong>, u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim, jo thjesht p\u00ebr akuz\u00ebn tashm\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb manipulimit t\u00eb prokurimeve publike, por p\u00ebr rr\u00ebmbim. Sipas provave t\u00eb mbledhura nga SPAK, z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, <strong>Erion Ismaili<\/strong> dyshohet se i ka ndihmuar k\u00ebta t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb nj\u00eb biznesmen tjet\u00ebr, me q\u00ebllim q\u00eb ky i fundit t\u00eb t\u00ebrhiqej nga ankesat p\u00ebr rezultatet e disa tenderave t\u00eb manipuluar t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrplasja e mazhoranc\u00ebs ndaj drejt\u00ebsis\u00eb doli gjithashtu n\u00eb pah n\u00eb dit\u00ebt e trazuara q\u00eb pasuan arrestimin e Veliajt n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/span><\/p>\n<p><span>Mb\u00ebshtet\u00ebsit e Veliajt, m\u00eb s\u00eb shumti, punonj\u00ebs t\u00eb bashkis\u00eb, rrethuan Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese n\u00eb dit\u00ebn kur gjykata shqyrtoi k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb p\u00ebr mas\u00eb sigurie. M\u00eb von\u00eb u m\u00ebsua se, kur administrata e gjykat\u00ebs i pati k\u00ebrkuar masa mbrojt\u00ebse Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, kjo e fundit kishte d\u00ebshtuar t\u2019i p\u00ebrgjigjej. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e Veliajt mbajt\u00ebn q\u00ebndrim k\u00ebrc\u00ebnues ndaj automjeteve t\u00eb prokuroris\u00eb kur k\u00ebto dol\u00ebn nga gjykata pas vendimit p\u00ebr mas\u00eb sigurie arrest me burg p\u00ebr kryebashkiakun.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga qelia e paraburgimit, kryebashkiaku nd\u00ebrmorri nj\u00eb sulm frontal kund\u00ebr prokuroris\u00eb dhe gjykat\u00ebs, duke cil\u00ebsuar prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes si <em>\u201clunatik\u201d<\/em> dhe <em>\u201cpervers\u201d<\/em>. Sulmet e tij nga qelia nuk e ndihmuan shum\u00eb por ai mori edhe nj\u00eb akuz\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb paautorizuar t\u00eb nj\u00eb celulari t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb roje p\u00ebr t\u00eb komunikuar me mb\u00ebshtet\u00ebsit jasht\u00eb, n\u00eb koordinim t\u00eb fushat\u00ebs mediatike kund\u00ebr prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve. Nga jasht\u00eb burgut kryeministri Edi Rama u vu n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb, p\u00ebrmes shfryt\u00ebzimit t\u00eb asimetris\u00eb s\u00eb informacionit t\u00eb siguruar p\u00ebrmes kontrollit pa pyetje t\u00eb shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb medias, p\u00ebr t\u00eb ngritur pretendime faktualisht t\u00eb pabaza, nga pretendimi se <em>\u201cVeliaj \u00ebsht\u00eb arrestuar pa gjyq\u201d<\/em>, te sugjerimet se SPAK po sillet si \u201cSigurimi i Shtetit\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e Ram\u00ebs ndaj drejt\u00ebsis\u00eb u shpeshtuan gjat\u00eb muajve gusht e shtator, ku gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb u sh\u00ebnjestruan me batuta politike dhe individualisht p\u00ebr shkakun se vendimet e tyre nuk i p\u00eblqenin kryeministrit.<\/span><\/p>\n<p><span>Menj\u00ebher\u00eb pas fitores s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebrmes praktikave <em>\u201cjo n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d,<\/em> Rama nd\u00ebrmorri nj\u00eb sulm sistematik kund\u00ebr gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, duke sugjeruar se k\u00ebta t\u00eb fundit jan\u00eb <em>\u201carmiku\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb ironike, Rama theksoi gjat\u00eb sulmeve ndaj gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve \u201ct\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d t\u00eb cil\u00ebn supozohej se ai po e mbron nd\u00ebrsa gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt, po i kund\u00ebrvihen.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt iu p\u00ebrgjigj\u00ebn me ankesa p\u00ebrmes nj\u00eb shoqate q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson interesat e tyre, nd\u00ebrsa v\u00ebzhguesit vun\u00eb re nj\u00eb lloj strategjie mes k\u00ebtyre sulmeve, me q\u00ebllim final, g\u00ebrryerjen e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb m\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Korrupsioni sistemik<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Kar\u00e7anaj gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb verifikimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb SPAK. Foto: LSA.<\/p>\n<p><span>Lufta kund\u00ebr korrupsionit nga ana e SPAK ishte gjat\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb brez t\u00eb gjer\u00eb. Nd\u00ebrsa v\u00ebmendja u p\u00ebrqendrua te <em>\u201cpeshqit e m\u00ebdhenj\u201d<\/em> si Veliaj dhe Balluku, nj\u00eb num\u00ebr i lart\u00eb drejtuesish t\u00eb administrat\u00ebs publike u vun\u00eb gjithashtu n\u00ebn akuza. Ish-presidenti <strong>Ilir Meta<\/strong> dhe ish-bashk\u00ebshortja e tij <strong>Monika Kryemadhi<\/strong> u mor\u00ebn t\u00eb pandehur p\u00ebr korrupsion n\u00eb maj. Meta gjendet n\u00eb burg q\u00eb nga tetori i vitit t\u00eb kaluar.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Mirlinda Kar\u00e7anaj<\/strong>, drejtoresha e AKSHI, u vendos n\u00eb arrest sht\u00ebpie p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tender\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal, nd\u00ebrsa<strong> Jonaid Myzyri<\/strong>, kryetar i Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik, u mor i pandehur n\u00eb qershor.<\/span><\/p>\n<p><span>Kryetari i Bashkis\u00eb Kolonj\u00eb, <strong>Erion Isai<\/strong> u mor i pandehur n\u00eb shtator, nd\u00ebrsa n\u00eb qershor, gjasht\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar u mor\u00ebn t\u00eb pandehur p\u00ebr nj\u00eb nga tender\u00ebt e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe. Kryetarja e Bashkis\u00eb Roskovec, <strong>Majlinda Bufi<\/strong> u akuzua nga SPAK se kishte p\u00ebrdorur pushtetin shtet\u00ebror p\u00ebr t\u00eb shantazhuar nj\u00eb votues, mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e vitit 2023.<\/span><\/p>\n<p><span>Kryebashkiaku i Rrogozhin\u00ebs, <strong>Edison Memolla<\/strong> u d\u00ebnua n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr korrupsion zgjedhor. Vendimi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe Memolla vijon t\u00eb jet\u00eb kryetar.<\/span><\/p>\n<p><span>Rrjedhja e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb kund\u00ebr Agasit d\u00ebrgoi nj\u00eb val\u00eb drith\u00ebrimash te publiku i gjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb mediat proqeveritare, t\u00eb cilat e pat\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos tronditeshin. Sipas asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb dokumentuar nga prokuror\u00ebt, Agasi ka p\u00ebrgjuar veten dhe zyrtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm socialist\u00eb q\u00eb e kan\u00eb vizituar, duke dokumentuar incidentalisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb planin e tij p\u00ebr rr\u00ebmbimin e nj\u00eb biznesmeni.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjuha banale dhe leht\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn Agasi i jepte t\u00eb drejt\u00eb vetes t\u00eb l\u00ebshonte k\u00ebrc\u00ebnime ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm socialist\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb <strong>Damian Gjiknurin<\/strong> kur ai ishte minist\u00ebr, tregojn\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb shteti paralel t\u00eb drejtuar nga krimi i organizuar. Dosja dokumenton se si dhjet\u00ebramiliona euro ik\u00ebn nga xhepat e taksapaguesve p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb xhepat e Agasit, i cili krijoi me k\u00ebto para edhe nj\u00eb koleksion ver\u00ebrash t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb 1 milion euro.<\/span><\/p>\n<p><span>Koleksioni i ver\u00ebrave t\u00eb Agasit si dhe koleksioni i rrobave dhe bizhuterive t\u00eb <strong>Ajola Xox\u00ebs<\/strong>, bashk\u00ebshorte e Veliajt, jan\u00eb ajka e korrupsionit sistemik q\u00eb ka mb\u00ebrthyer vendin prej vitesh dhe t\u00eb cilin, SPAK duket se po e godet n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta, goditje q\u00eb pak vite m\u00eb par\u00eb konsideroheshin t\u00eb paimagjinueshme. <strong>\/Nga Gjergj Erebara, marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/12\/29\/jo-me-te-paprekshem\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/29\/analiza-ne-birn-jo-me-te-paprekshem\/\">Analiza n\u00eb BIRN\/ Jo m\u00eb \u201ct\u00eb papreksh\u00ebm\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Data 10 shkurt e k\u00ebtij viti nisi si nj\u00eb dit\u00eb e zakonshme, me socialist\u00ebt q\u00eb p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb 11 majit dhe opozit\u00ebn q\u00eb prezantonte zbulimin e saj t\u00eb ri, Chris LaCivita, k\u00ebshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kart\u00eb suksesi p\u00ebr zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjer\u00ebsisht konceptohej si nj\u00eb trash\u00ebgimtar potencial [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":61092,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-61091","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61091","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61091"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61091\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61092"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61091"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61091"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61091"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}