{"id":6100,"date":"2025-02-05T07:33:26","date_gmt":"2025-02-05T07:33:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/05\/marco-rubio-el-salvador-ka-pranuar-te-strehoje-kriminelet-e-debuar-nga-shba-perfshire-edhe-shtetasit-amerikane\/"},"modified":"2025-02-05T07:33:26","modified_gmt":"2025-02-05T07:33:26","slug":"marco-rubio-el-salvador-ka-pranuar-te-strehoje-kriminelet-e-debuar-nga-shba-perfshire-edhe-shtetasit-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/05\/marco-rubio-el-salvador-ka-pranuar-te-strehoje-kriminelet-e-debuar-nga-shba-perfshire-edhe-shtetasit-amerikane\/","title":{"rendered":"Marco Rubio: El Salvador ka pranuar t\u00eb strehoj\u00eb kriminel\u00ebt e d\u00ebbuar nga SHBA, p\u00ebrfshir\u00eb edhe shtetasit amerikan\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pritet t\u00eb zhvilloj\u00eb takime t\u00eb mart\u00ebn me zyrtar\u00eb t\u00eb Kosta Rik\u00ebs dhe m\u00eb pas Guatemal\u00ebs si pjes\u00eb t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, q\u00eb u p\u00ebrq\u00ebndrua tekimigrimi, bashk\u00ebpunimi n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe kund\u00ebrp\u00ebrgjigja ndaj ndikimit kinez n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Sekretari Rubio ishte n\u00eb El Salvador t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, ku takoi Presidentin Nayib Bukele dhe nga ku njoftoi se zoti Bukele i kishte ofruar t\u00eb pranonte t\u00eb d\u00ebbuarit nga Shtetet e Bashkuara, pavar\u00ebsisht shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cAi po ashtu ka ofruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb me kriminel\u00ebt q\u00eb aktualisht jan\u00eb n\u00eb burg dhe po vuajn\u00eb d\u00ebnimet n\u00eb Shtetet e Bashkuara edhe n\u00eb rastet kur jan\u00eb shtetas amerikan\u00eb apo kan\u00eb leje q\u00ebndrimi\u201d, deklaroi zoti Rubio.<\/p>\n<p>Sipas ligjeve n\u00eb fuqi, qeveria amerikane nuk mund t\u00eb d\u00ebboj\u00eb shtetasit amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Sekretari Rubio tha se El Salvadori do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb plot\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb riatdhesuar shtetasit e vet t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pa dokumenta n\u00eb Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur marr\u00ebveshjen \u201cm\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshmen p\u00ebr imigrimin n\u00eb bot\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti Bukele shkroi n\u00eb platform\u00ebn X se qeveria e tij i ofroi SHBA-s\u00eb \u201cmund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb bartur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb saj t\u00eb burgjeve\u201d n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb shume monetare p\u00ebr El Salvadorin p\u00ebr t\u00eb mbajtur kriminel\u00ebt e d\u00ebnuar n\u00eb mega burgun n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Burgosje p\u00ebr Terroriz\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cShuma monetare do t\u00eb jet\u00eb relativisht e ul\u00ebt p\u00ebr Shtetet e Bashkuara por e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemin ton\u00eb korrektues t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm\u201d, deklaroi Bukele.<\/p>\n<p>Sipas Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit, Sekretari Rubio gjithashtu foli p\u00ebr strategjit\u00eb p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur ndikimit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste kineze n\u00eb hemisfer\u00ebn per\u00ebndimore p\u00ebr t\u00eb ruajtur sovranitetin dhe interesat e dyja vendeve dhe t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Vizita e tij vjen nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autoritetet amerikane po ristrukturojn\u00eb agjencin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb mbik\u00ebqyr ndihmat p\u00ebr vendet e huaja, gj\u00eb q\u00eb ka nxitur nj\u00eb p\u00ebrplasje nd\u00ebrmjet ligjv\u00ebn\u00ebsve demokrat\u00eb dhe administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Donald Trump.<\/p>\n<p>Sekretari Rubio njoftoi se ai tani do t\u00eb jet\u00eb drejtori n\u00eb detyr\u00eb i Agjencis\u00eb Amerikane p\u00ebr Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por se ia kishte deleguar autoritetin e tij nj\u00eb zyrtari tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ai theksoi se agjencia duhet t\u00eb p\u00ebrshtas\u00eb ndihm\u00ebn amerikane p\u00ebr vendet e huaja me interesat komb\u00ebtare dhe t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb udh\u00ebzimet p\u00ebr politika t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn mbr\u00ebma, Shtetet e Bashkuara dhe El Salvadori gjithashtu n\u00ebnshkruan nj\u00eb memorandum mir\u00ebkuptimi mbi bashk\u00ebpuniumin civil b\u00ebrthamor, duke zgjeruar marr\u00ebdh\u00ebniet strategjike mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit tha se memorandumi i mir\u00ebkuptimit sh\u00ebnon hapin e par\u00eb drejt nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb partneriteti civil b\u00ebrthamor, q\u00eb ka p\u00ebr synim t\u00eb forcoj\u00eb sigurin\u00eb energjetike dhe bashk\u00ebpunimin ekonomik.<\/p>\n<p>Kufizimi i imigrimit t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm<\/p>\n<p>Presidenti Bukele konsiderohet si aleat ky\u00e7 i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb p\u00ebrpjekjet rajonale p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me kriz\u00ebn e imigrimit.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 tetor t\u00eb vitit 2024, Shtetet e Bashkuara dhe El Salvadori n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Ndihm\u00eb t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Doganore, duke p\u00ebrforcuar sigurin\u00eb kufitare dhe leht\u00ebsuar tregtin\u00eb nd\u00ebrmjet dy vendeve.<\/p>\n<p>El Salvadori dikur ishte burimi i tret\u00eb m\u00eb i madh i shtetasve q\u00eb kapeshin n\u00eb kufirin jugper\u00ebndimor t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Sot ai nuk \u00ebsht\u00eb as n\u00eb mesin e dhjet\u00eb vendeve t\u00eb para.<\/p>\n<p>Ndikimi kinez<\/p>\n<p>Presidenti Trump ka mbajtur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngrohta me Presidentin e El Salvadorit, Bukele, i cili gjithashtu forcoi marr\u00ebdh\u00ebniet me Presidentin kinez Xi Jinping pas vizit\u00ebs s\u00eb tij shtet\u00ebrore n\u00eb Pekin n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb zotit Bukele, Kina premtoi miliona dollar\u00eb investime n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb Amerik\u00ebs Qendrore p\u00ebrmes nj\u00eb morie marr\u00ebveshjesh. N\u00eb mesin e tyre ishte nj\u00eb stadium futbolli, nj\u00eb bibliotek\u00eb komb\u00ebtare, nj\u00eb port turistik dhe financime p\u00ebr trajtimin e ujit.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2024, Kina dhe El Salvadori filluan negocitatat p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb, ndon\u00ebse Shtetet e Bashkuara jan\u00eb partneri kryesor tregtar i El Salvadorit.<\/p>\n<p>El Salvadori zyrtarisht njohu Republik\u00ebn Popullore t\u00eb Kin\u00ebs m\u00eb 21 gusht t\u00eb vitit 2018, duke nd\u00ebrprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me Tajvanin.<\/p>\n<p>Panamaja<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, Sekretari Rubio v\u00ebzhgoi p\u00ebrgatitjet p\u00ebr d\u00ebbimin e 32 burrave dhe 11 grave kolumbiane pa dokumente p\u00ebrmes nj\u00eb fluturimi nga aeroporti nd\u00ebrkombt\u00ebar Albrook n\u00eb Panama n\u00eb shtetin e tyre. N\u00eb mesin e t\u00eb d\u00ebbuarve ishin edhe shtat\u00eb individ\u00eb q\u00eb kishin kryer vepra penale.<\/p>\n<p>Sekretari Rubio tha se ky veprim p\u00ebr\u00e7oi \u201cmesazhin e qart\u00eb\u201d q\u00eb ata q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara jasht\u00ebligjsh\u00ebm do t\u00eb ndalohen dhe do t\u00eb kthehen pas tek vendet e tyre t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 korrik, 2024, n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit t\u00eb Panamas\u00eb Jose Raul Mulino, Shtetet e Bashkuara dhe Panamaja n\u00ebnshkruan nj\u00eb memorandum mir\u00ebkuptimi q\u00eb synonte t\u00eb ul\u00eb numrin e imigrant\u00ebve q\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb palighshme nga rajoni Darien i Panamas\u00eb drejt Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Programi financohet nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe zbatohet nga Departamenti p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare. D\u00ebbimet e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs u realizuan n\u00eb baz\u00eb t\u00eb memorandumit t\u00eb mir\u00ebkuptimit dhe pasi q\u00eb Departamenti i Shtetit anuloi pezullimin paraprak t\u00eb ndihm\u00ebs amerikane p\u00ebr shtetet e huaja.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive p\u00ebr t\u00eb ndalur val\u00ebn e imigrimit t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm, t\u00eb imigrimit n\u00eb mas\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrues dhe destabilizues\u201d, deklaroi zoti Rubio n\u00eb aeroportin Albrook.<\/p>\n<p>\u201cKy fluturim i sot\u00ebm u mund\u00ebsua p\u00ebr shkak t\u00eb heqjes s\u00eb mas\u00ebs (p\u00ebr ndihmat),\u201d shtoi ai. \u201cDo t\u00eb nxjerrim edhe nj\u00eb dekret tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb mund\u00ebson vazhdimin e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi\u201d.<br \/>\nSipas memorandumit t\u00eb vitit 2024, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fonde n\u00eb vler\u00eb prej rreth 2.7 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb financuar fluturimet dhe biletat p\u00ebr riatdhesimin e imigrant\u00ebve nga shtetet e tyre t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fluturimi i par\u00eb p\u00ebr riatdhesim m\u00eb 20 gusht t\u00eb vitit 2024, mbi 40 fluturime jan\u00eb kryer nga Panamaja n\u00eb mbi 14 shtete, duke kthyer mbi 1,700 imigrant\u00eb t\u00eb pa dokumente. Destinacionet p\u00ebrfshijn\u00eb Kolumbin\u00eb, Ekuadorin, Indin\u00eb dhe Vietnamin.<\/p>\n<p>Panamaja s\u00eb fundmi njoftoi nj\u00eb r\u00ebnie prej 90 p\u00ebr qind t\u00eb numrit t\u00eb imigrant\u00ebve q\u00eb kaluan n\u00ebp\u00ebr rajonin e Darienit krahasur me shifrat gjat\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb vitin e kaluar.<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn, Sekretari Rubio e paralajm\u00ebroi Panaman\u00eb se Uashingtoni do t\u00eb \u201cmarr\u00eb t\u00eb gjitha masat e nevojshme\u201d n\u00ebse Panamaja nuk merr hapa t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund asaj q\u00eb Presidenti Trump e p\u00ebrshkroi si \u201cndikim dhe kontroll\u201d i Kin\u00ebs mbi Kanalin e Panamas\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSekretari Rubio e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb q\u00eb kjo gjendje e tanishme \u00ebsht\u00eb \u00eb papranueshme\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Departamentit t\u00eb Shtetit, Tammy Bruce, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb pas bisedimeve t\u00eb zotit Rubio me Presidentin Mulino.<\/p>\n<p>Zoti Mulino gjithashtu njoftoi se Panamaja ka vendosur t\u00eb mos ta rip\u00ebrt\u00ebrij\u00eb memorandumin e vitit 2017 me Kin\u00ebn p\u00ebr nism\u00ebn e Pekinit \u2018Nj\u00eb Brez, Nj\u00eb Rrug\u00eb\u2019 dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb t\u00eb anuloj\u00eb marr\u00ebveshjet me qeverin\u00eb kineze para skadimit zyrtar t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cDo ta shqyrtojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrpresim paraprakisht\u201d, deklaroi Presidenti Mulino t\u00eb diel\u00ebn.<\/p>\n<p>Nisma \u2018Nj\u00eb Brez, Nj\u00eb Rrug\u00eb\u2019, nj\u00eb projekt madhor i infrastruktur\u00ebs, i nisur nga Kina n\u00eb vitin 2013 n\u00ebn drejtimin e Presidentit Xi Jinping, synon t\u00eb b\u00ebj\u00eb lidhjen e disa kontinenteve p\u00ebrmes rrug\u00ebve tok\u00ebsore dhe detare.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb paralajm\u00ebruar se kjo nism\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb e nxitur nga misioni i Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb manipuluar dhe minuar sistemin bot\u00ebror t\u00eb tregtis\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb rregulla, p\u00ebr p\u00ebrfitime vetjake\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Kombet e Bashkuara, Ambasadori kinez Fu Cong i hodhi posht\u00eb akuzat ndaj Kin\u00ebs si \u201cplot\u00ebsisht t\u00eb fabrikuara\u201d dhe \u201ct\u00eb kota\u201d. Ai tha se Kina kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb drejtimin apo pjes\u00ebn operacionale t\u00eb Kanalit t\u00eb Panamas\u00eb dhe kurr\u00eb nuk ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tij.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu ritheksoi respektin e Kin\u00ebs p\u00ebr sovranitetin e Panamas\u00eb dhe statusin e Kanalit si nj\u00eb port\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare neutral.<\/p>\n<p>Ambasadori kinez gjithashtu shprehi \u201ckeqardhje\u201d p\u00ebr vendimin e Panamas\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos rip\u00ebrtrir\u00eb marrv\u00ebeshjen p\u00ebr nism\u00ebn \u2018Nj\u00eb Brez, nj\u00eb Rrug\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Pas vizit\u00ebs n\u00eb Panama, El Salvador, Kosta Rik\u00eb dhe Guatemal\u00eb, Sekretari Rubio do ta mbyll\u00eb turneun me vizit\u00ebn n\u00eb Republik\u00ebn Domenikane.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/02\/marco-rubio-el-salvador-ka-pranuar-te-strehoje-kriminelet-e-debuar-nga-shba-perfshire-edhe-shtetasit-amerikane\/\">Marco Rubio: El Salvador ka pranuar t\u00eb strehoj\u00eb kriminel\u00ebt e d\u00ebbuar nga SHBA, p\u00ebrfshir\u00eb edhe shtetasit amerikan\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pritet t\u00eb zhvilloj\u00eb takime t\u00eb mart\u00ebn me zyrtar\u00eb t\u00eb Kosta Rik\u00ebs dhe m\u00eb pas Guatemal\u00ebs si pjes\u00eb t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, q\u00eb u p\u00ebrq\u00ebndrua tekimigrimi, bashk\u00ebpunimi n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe kund\u00ebrp\u00ebrgjigja ndaj ndikimit kinez n\u00eb rajon. Sekretari Rubio ishte n\u00eb El Salvador t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6100","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6100","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6100"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6100\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}