{"id":60969,"date":"2025-12-29T11:48:22","date_gmt":"2025-12-29T11:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/29\/me-mire-i-varfer-sesa-i-vjedhur-kontrata-qe-e-mbajti-ne-pushtet-albin-kurtin\/"},"modified":"2025-12-29T11:48:22","modified_gmt":"2025-12-29T11:48:22","slug":"me-mire-i-varfer-sesa-i-vjedhur-kontrata-qe-e-mbajti-ne-pushtet-albin-kurtin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/29\/me-mire-i-varfer-sesa-i-vjedhur-kontrata-qe-e-mbajti-ne-pushtet-albin-kurtin\/","title":{"rendered":"M\u00eb mir\u00eb i varf\u00ebr sesa i vjedhur: Kontrata q\u00eb e mbajti n\u00eb pushtet Albin Kurtin"},"content":{"rendered":"<p>Nga Endri Kajsiu\/ <\/p>\n<p>Albin Kurti fitoi sepse, n\u00eb syt\u00eb e shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, ai mbetet nj\u00eb lider i pakorruptuar. Ai triumfoi n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, pa bler\u00eb vota, pa p\u00ebrdorur grupe kriminale dhe pa u mb\u00ebshtetur te \u201ct\u00eb fort\u00ebt\u201d lokal\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt prej vitesh pas lufte kishin shoq\u00ebruar politik\u00ebn kosovare. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lodhur nga korrupsioni, ndershm\u00ebria mbetet nj\u00eb vler\u00eb e rrall\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrball\u00eb tij q\u00ebndronte nj\u00eb opozit\u00eb e fragmentuar, e paorganizuar dhe pa forc\u00eb bind\u00ebse, e cila \u2013 pavar\u00ebsisht investimeve infrastrukturore t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs \u2013 la pas nj\u00eb shije t\u00eb hidhur keqmenaxhimi. Investimet harrohen, por korrupsioni jo. Mes nj\u00eb lidershipi q\u00eb mund t\u00eb mos ket\u00eb prodhuar ende mrekulli ekonomike dhe nj\u00eb klase politike q\u00eb perceptohet si e korruptuar, zgjedhja e shumic\u00ebs ishte e qart\u00eb: m\u00eb mir\u00eb i varf\u00ebr sesa i vjedhur.<br \/>\nKjo logjik\u00eb i dha Albin Kurtit nj\u00eb fitore t\u00eb fort\u00eb elektorale dhe nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb qeveris\u00ebs. Por pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon prova e tij e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Ndershm\u00ebria personale nuk mjafton<\/p>\n<p>T\u00eb jesh vet\u00eb i ndersh\u00ebm nuk do t\u00eb thot\u00eb automatikisht t\u00eb qeveris\u00ebsh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme. Ky virtyt nuk transmetohet mekanikisht nga kryeministri te ministrat e tij. Ndershm\u00ebrin\u00eb ose e ke n\u00eb gjen, ose nuk e ke; ajo nuk fitohet rrug\u00ebs. Nuk ekziston asnj\u00eb qeveri n\u00eb bot\u00eb plot\u00ebsisht imune ndaj korrupsionit, aq m\u00eb pak n\u00eb nj\u00eb shtet me institucione ende t\u00eb brishta si Kosova. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat, Kurti duhet t\u00eb tregoj\u00eb se ndershm\u00ebria e tij personale p\u00ebrkthehet n\u00eb institucione funksionale, transparente dhe t\u00eb mbrojtura nga kapja politike.<br \/>\nDisa shenja problematike brenda kabinetit t\u00eb tij kan\u00eb d\u00ebshmuar se rreziku ekziston. Prandaj, masat antikorrupsion duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb sistematike dhe pa p\u00ebrjashtime, p\u00ebrpara se praktikat e vjetra t\u00eb normalizohen n\u00ebn petkun e ri.<\/p>\n<p>Nga lider moral n\u00eb lider<br \/>\ngjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat, Kurti duhet t\u00eb dal\u00eb nga roli i liderit protestues dhe t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb lider gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Ai duhet ta bashkoj\u00eb Kosov\u00ebn dhe ta shoh\u00eb opozit\u00ebn jo si armik, por si pjes\u00eb legjitime t\u00eb pluralizmit shtet\u00ebror. Pa dialog dhe kompromis t\u00eb brendsh\u00ebm politik, rreziku i bllokimeve institucionale mbetet gjithmon\u00eb prezent.<br \/>\nPo ashtu, Kryeministri duhet t\u00eb reflektoj\u00eb mbi raportet me Shqip\u00ebrin\u00eb. Pjes\u00ebmarrja e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021 n\u00eb Shqip\u00ebri ishte nj\u00eb eksperiment q\u00eb d\u00ebmtoi narrativ\u00ebn e bashk\u00ebpunimit v\u00ebllaz\u00ebror. Askush nuk i k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet \u201cpateric\u00eb\u201d e Tiran\u00ebs zyrtare, por ta shoh\u00ebsh Tiran\u00ebn si qendr\u00ebn e kombit \u00ebsht\u00eb detyrim identitar. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ndikimi mbi faktor\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut duhet t\u00eb jet\u00eb unifikues dhe jo p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs. Shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb busull t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt orientimi, jo p\u00ebr vija t\u00eb reja ndar\u00ebse.<\/p>\n<p>M\u00eb pak populiz\u00ebm, m\u00eb shum\u00eb shtet<\/p>\n<p>Kurti duhet t\u00eb reduktoj\u00eb dozat e populizmit. Retorika mobilizuese ka kufijt\u00eb e saj dhe zhvillimi ekonomik nuk nd\u00ebrtohet me slogane. Prioritet duhet t\u00eb jen\u00eb ekonomia reale, investimet strategjike dhe forcimi i shtetit ligjor.<br \/>\nN\u00eb politik\u00ebn e jashtme, Kosova nuk e ka luksin e izolimit. Rikthimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta me SHBA-n\u00eb dhe Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb jetik. Me dialogun me Serbin\u00eb ende t\u00eb pazgjidhur dhe munges\u00ebn e ul\u00ebses n\u00eb OKB, aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb nuk jan\u00eb thjesht partner\u00eb, por garantues t\u00eb ekzistenc\u00ebs son\u00eb shtet\u00ebrore.<br \/>\nNj\u00eb shans historik<br \/>\nKosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr ushtri moderne, ekonomi konkurruese dhe integrim euroatlantik. K\u00ebto objektiva jan\u00eb m\u00eb t\u00eb arritshme p\u00ebr nj\u00eb lider q\u00eb g\u00ebzon nj\u00eb kapital t\u00eb madh moral si Albin Kurti. Por ky besim nuk \u00ebsht\u00eb i pakufish\u00ebm.<br \/>\nN\u00ebse ai arrin t\u00eb tejkaloj\u00eb natyr\u00ebn e tij opozitare, t\u00eb pranoj\u00eb kompromiset e m\u00ebdha n\u00eb interes t\u00eb shtetit dhe t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrtej ciklit elektoral, Kurti mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb figur\u00ebn unifikuese t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb tij \u2013 nj\u00eb model i ri i shtetarit q\u00eb i duhet Kosov\u00ebs sot.<br \/>\nN\u00eb fund, suksesi ose d\u00ebshtimi varet nga vet\u00eb ai. Koha do ta tregoj\u00eb n\u00ebse ky mandat do t\u00eb mbetet thjesht nj\u00eb \u201ckulm moral\u201d i izoluar, apo do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si pika e kthes\u00ebs historike p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/me-mire-i-varfer-sesa-i-vjedhur-kontrata-qe-e-mbajti-ne-pushtet-albin-kurtin\/\">M\u00eb mir\u00eb i varf\u00ebr sesa i vjedhur: Kontrata q\u00eb e mbajti n\u00eb pushtet Albin Kurtin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Endri Kajsiu\/ Albin Kurti fitoi sepse, n\u00eb syt\u00eb e shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, ai mbetet nj\u00eb lider i pakorruptuar. Ai triumfoi n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, pa bler\u00eb vota, pa p\u00ebrdorur grupe kriminale dhe pa u mb\u00ebshtetur te \u201ct\u00eb fort\u00ebt\u201d lokal\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt prej vitesh pas lufte kishin shoq\u00ebruar politik\u00ebn kosovare. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60969","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60969","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60969"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60969\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}